E premte, 25.07.2025, 01:23 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ismet Tahiraj

E shtune, 09.05.2009, 10:55 AM


1.SHAJKAÇKE  IKËN
 
(Zeqir e Demir Tahiraj)

Mbi pllaja te Çabrës
derdhshin gjarprinj,
që s’ që kohë e tyre
e rrëmonin nëpër lëkurat tona.

Dhe vetëtima të tmerrshme
U ratë gjarprinjeve,
Shajkaçke ikën
Me lutje qiellore.

Për një kopsht Edeni
U përhapë  fjala,
Mbi Çabër e tutje
Qe duhet  te ishin
Lule parrisi...

2.KORNIZA  E DERËS
(Mehmet sinan Tahiraj martir i kombit)

nëpër  murana
ju përthinin
gjarprinjt.

Në katin e epërm
Bumbullonte muzika,
Në katin e poshtëm
Laheshit nëpër gjak.

Me nofulla
Të zgërdhira.
2.
korniza s’ doli nga dera
nga korniza s’ doli njeriu,
minjtë i brejti letra
a letrën bre e brejtën minjtë
e kurrë e lexuar deri  më tash.

Se kush ishte xhelat
Se kush ishte regjistër-kasap.

3.KRAHAROR PËR  FISHEK
(Tahir h. Tahiraj martir i kombit)

zguronjavebjeshkë
s’ të la të ikësh
se shtatin e kishe
për plumbin fatal
e kraharorin  për
krehër fishekesh.

Se mësysh të ra dielli
Kurrë më s’ duhej,
Te përgjakej
Serish fati ynë
I përgjakshëm.

Se plisin e bëri
Shkumë bardhësie
Për yllin tënd
Shqiptarqe....

4.PRITA TE PËRÇUDNUARA
(Halil rama-Tahiraj )

as kodrat
me drith orizi,
kurrë s’ pushonin
gjithçka për ty.

As rrufetë e udhëve
Që të rrahnin,
Si kamxhik
S’  duhet të ishin
Shpesh prita
Të përçudnuara.

Se ti i thithe
Shkronjat e Abetarës,
Për ta (ri)përtri
Gjakun damarëve.

Dhe në odat e shtëpisë
E vëre elektrikun,
Pë një jetë  më të mirë
Me llambadar diell.

Për dike ishte më mirë
Snobi sekret,
Sekreti kobnjeri...

5.ZVARRANIKE
(Ali a. Tahiraj,pleqnar)

luadh u bëre thashethemave
luadh ferrash,
që të ngatërrohën nëpër to
këmbëzvarrët
zvarranikët.

Se ku mësove
Zejen e mehlemit,
Si nëna foshnjën
Që e miklon në gji.
2.
s’ duhet të shkrepnin
krisma fatale,
dhe i shurdhove
(ngatrrëstare ) tytat.

Më ndryshk
Kohësh....

6.NË  SEKUESTURË
(Ahmet Tahiraj i burgosur i ndërgjegjejës)

ishte (vetëm) një
u bënë tre
në sekuesturë.

A  çelë
Guri-gojë.

Nga sekuestura
Dilnin gjarprinjë,
Qe rrufeshëm
Versulshin
E tmerrshëm u hynte
Frika në palcë.

Përgjakshin muret
Gjymtyrët shkatërroheshin.

Fortë mirë
Lojë finoke.

Se nënat lindin
(akoma) djem atdhetar....

7.KUTURU  E HARRUAN VETËN
(Izet Tahiraj minator grevist i Trepës)

as vetëtimat e xehës ari
as shkëlqim kristalesh,
nuk e ngashjenin.

E rrinte ngeshëm
Ball për ball,
Me currilatuji qe pikshin
Me thepat e gurëve,
Ne bujtinat e minjerës
Me të vetëmit minator
Vëlla...

E boat sillshin aty pari
E kërmillçe  rrinin te tjerët,
Ata që ishin
Masha e agrarit
Bela...

Dhe u trandet themelet
Më boa e kërminjë,
Dhe strofulla e tyre
U shkye sa më s’ ka
Bela...

E ikën kuturu
Dhe kuturu,
Vetvetën e kanë harruar...

8.NË  LLUGA

Në gjiun tënd
Shartonte pemë mjeshtri
Për ti  zhbërë thërrat
Të gatunte
ëndrrën e bukës.

Zorret ishte dro
Do ja hajë sorra.
2.
se kaçkçe e mori çikën nuse
se kaçkçe e vërrtiti hutën.

Shartonte meshmollë
Ta ëmbësonin njerëzia gojën.

Isai i zhbënte thërrat
Aman.
2.
tetëdhjetë konake
u shtuan
prill-dhjetor

Isai ndërtonte
Shtëpia
Amon...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx