E merkure, 30.04.2025, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Sherafedin Kadriu: Si më shfaqesh

E shtune, 09.05.2009, 10:50 AM


Si më shfaqesh
(Mehmetali Rexhepit)

Sherafedin Kadriu

Shpesh të kanë grryer
si bregdetin kripa
herë drita
e ti mbete se mbete
poemë plagësh
që rrjedh
e kurrë s’e shkrove
poezinë melhem
as për shpirtin tënd
Dhe nuk u ndale
as kur t’i kallën ëndrrat
as kur të gjuajtën me gurë
po ngjalle buzëqeshje
si deti që s’ka mort
Hej miku im i mirë
ruaju hapave të lagjes
aty - këtu nëpër oborre
kur bënë udhë
se shumë do të vdesin
me zemër të thyer
se atje, tej në trotuare
vdekja shetit bulqifryer
Tashmë gjithnjë më shfaqesh
nuk më zhdavaritesh nga sytë
herë si vegim hirplotë
herë si diell që vezullim s’lë pas
në u takofshim njëherë në këtë botë
le ta pijmë vrullshëm nga një gotë

Çegran, më 6 maj 1999



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx