E merkure, 30.04.2025, 08:33 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Gashi: Babait tim Hamit Gashit

E premte, 15.05.2009, 10:29 PM


Hamit Gashi (1931-2006)
Hamit Gashi (1931-2006)

Sot më 12.05.2009, u mbushën tri vite nga vdekja e bashkëshortit, babait, vëllaut dhe gjyshit tonë

HAMIT BAJRUSH GASHI
Nga Akllapi
(1931-2006)

Të shkruhet përkujtimi për Ty qenka vështirë, por na ngushllon fakti se Ti ishe njeriu që na mbushe me gëzime, jetë e krenari gjatë gjithë jetës sate. Sa na mungon nuk ka përshkrim. Jetove duke e dashur atdheun dhe lirinë e Kosovës, duke na dashur ne si familje, miqësinë dhe shoqërinë. Endërrën që ta festosh ditën e pavarsisë nuk e arrite por fli i qetë se ke pasardhës që do ta gëzojnë ate.Krenaria dhe dashuria që kemi për Ty, po na e lehtsojnë dhëmbjen që më nuk të kemi pranë dhe në sofrat tona.
Kujtimi për ty do të na mbajë të gjallë derisa mos të ketë jetë në këtë botë.

Të përkujtojnë;Bashkëshortja Fikrija, djemt Agimi, Samiu, Afrimi dhe Agroni, vajzat Drita, Afërdita, Shpresa dhe Besa, vllëzërit Sabiti, Ragipi, Fadili dhe Milazimi, motrat Hanumshahja dhe Nurija, nipat e stërnipat, mbesat dhe stërmbesat nga Lipjani, Akllapi, Prishtina, Gjermania, Suedia, Kanada, Zvicra etj.

Agim Gashi

BABAIT TIM HAMIT GASHIT

Ditë e premte në mëngjez
M´erdhi lajmi n´kurbet t´zi,
T´ka vdekë baba mu më thanë
Pa e pa edhe njiherë me sy.

Dymbdhet Maji muej me lule
Paska vdekë baba im,
Pa më pa edhe niherë
E me marrë në përqafim.

Terri i zi kaploi dynjanë
Edhe dielli spo ban dritë,
Mos me qenë në varrim t´prindit
Unë kët´ gja nuk e kam pritë.

Ah kurbet ti qofsh mallkue
Që po i ndanë njerzit për t´gjallë,
Mos me kanë edhe n´ditë të vdekjes
N´botën tjetër shkojnë me mallë.

E kam ditë që s´jeton gjithmonë
Në kurbet të kisha mall´ ,
Jo ske vdekë për zemrën time
Do të jeshë gjithmonë i gjallë.

Vepra jote e kësaj bote
Më jep forcë e më jep nderë,
Kah të eci e kah të shkoi
N´kujtim timin do t´jeshë përherë.

Lamtumirë babë i dashur
Fli i qetë në tokë kosove,
Do t´jetoj me mall´ t´pashuem
Se i gjallë je ti për ne.

Dashunija për babë e nanë
Ashtë dashni që ska përshkrim,
Kur të ikun pa i pa
Jeta ma nuk ka kuptim.

Nat´e ditë të kam në mendje
Në atë botë kur kem me u pa,
Do të qmallemi për dy botnat
E ma kurrë skem me u nda.

Babai Hamit Gashi me të birin Agim gashin dhe vajzën Afërditen
Babai Hamit Gashi me të birin Agim gashin dhe vajzën Afërditen

Në vitin 1999 Hamit Gashi para shtëpisë së djegur nga barbaria serbe
Në vitin 1999 Hamit Gashi para shtëpisë së djegur nga barbaria serbe
Hamit Gashi me bashkëshorten Fikrijen dhe vajzën Shpresën
Hamit Gashi me bashkëshorten Fikrijen dhe vajzën Shpresën
Hamit Gashi gjat një mëngjezi
Hamit Gashi gjat një mëngjezi
Agim Gashi te varri i Babait me nënën Fikrijen
Te varri i babait tim
Te varri i babait tim


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx