E diele, 28.04.2024, 09:01 AM (GMT+1)

Kulturë

Milazim F. Kadriu: Vjersha për fëmijë

E diele, 17.05.2009, 02:23 PM


Milazim F. KADRIU
 
TRI SHKRONJA
 
I mësova tri shkronja të dashura
A – Atdhe
B – Besnikëri
D – Dashuri
 
Gati i harrova
S’do të mund t’i ruaja
Po mos t’ i mësoja
Tri shkronja të tjera.
 
Shkronjat A, B dhe D i shpëtuan
U – Ushtria
Ç – Çlirimtare
K – Kosovës .
 
Falë UÇK – së
Kam atdhe
Besnikëri dhe
Dashuri.
 
PRITËM GJATË POR ERDHI
 
Pritëm gjatë por erdhi
Arriti më në fund kjo ditë
Vendi ynë festoi gjatë
Agoi ditë e re
Republika e Kosovës
Është shteti ynë
S’ka forcë që e ndal
Ishim të robëruar,luftuam
Andaj tani jemi të lirë
Erdhi dita jonë
Kosova Pavarësinë gëzon
O trima të vendit të rënë për liri
Sot jeni rilindur
O vdekje,o liri,patët thënë
Vendi falë jush lirinë po gëzon
Është stolisur çdo anë
Sot me respekt për ju,Pavarësinë festojmë.
 
PAVARËSI

 
Edhe atëherë
Kur Kosova quhej Dardani
Shqiptarët luftuan
Për të shtrenjtën liri.
 
Kaluan shumë shekuj
Dhe asnjëherë s’u dorëzuam
Luftë pas lufte
Shqiptarët zhvilluan.
 
Që nga dardania
Asnjëherë s’e deshën tiraninë
Djemtë trima tan
Kosovës i sollën lirinë.
 
Pushka e solli këtë liri
Tani lypset punë e dituri
Që Kosova të ec përpara
Me Pavarësi.
 
KËNGA JONË

 
Kudo dëgjohet kënga jonë
Kënga ngadhënjimtare
Në të katër anët e Kosovës
Për liri luftoi Ushtria Çlirimtare.
 
Flamuri kuq e zi, lartë valon tani
Trimave të rënë u këndojë lavdi
Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Na e solli këtë liri.
 
MËSUESI I HISTORISË
 
Mësuesi shikon hartën
Dhe shpjegon histori
U tregon nxënësve për shqiptarët
Kudo që janë shtri.
 
Përmend Shqipërinë, Kosovën,
Maqedoninë Malin e Zi,
Kosovën Lindore, Çamërinë, Italinë…
Dhe çdo vend ku është iliri.
 
Pse ndarë e prerë Shqipëria
Pyesin nxënësit në kaq shumë pjesë
Ah Evropa ajo shtriga plakë
I preu Shqipërisë këmbë e krahë.
 
SKËNDERBEU NË PRISHTINË

 
Se nga Kruja në Prishtinë
Mori rrugën Skënderbeu trim
Kohë të gjatë këtej s’kishte qenë
Kishin kaluar 500 vjet.
 
Posa hyri në Kosovë
Në çdo vend u përshëndet me heronj
Me dëshmorët e lirisë
Që këtu shporren korbat e Serbisë.
 
Përshëndeti të gjithë me radhë
Heronjtë e UÇK – së, trimat kosovarë
Që i mundësuan pas shumë vitesh
I lirë në Prishtinë me ardhë .
 
E në Prishtinë në qendër kur hyri
Aty e priti Zahiri trim
Që një vit këtu jam
Duke të pritur kryetrimi ynë.
 
Tani afër jemi këtu
Më pas  do  vijnë edhe të tjerë
Adem Jashari me shumë shokë
Të bashkuar do të jemi më të fortë.
 
SHQIPONJA

 
Kur e shohim krahëhapur
Në flamur kur valon
Shqiponja jonë krenare
Zemrat na i gëzon.
 
Nga Mollë e Kuqe
Deri në Çamëri
Gjithmonë krenare qëndroi
Në luftërat tona për liri.
 
Që nga Skënderbeu e këtej
Gjithmonë në flamur qëndrove krenare
Në luftëra dhe dasma
Shqiponja jonë e madhe.
 
DRENICË
 
Drenicë,
Zemër e Dardanisë
Dy mijë vjet beteja
Për tokën e Arbërisë.
 
Drenicë,
Dy mijë vjet gjakim
Për liri e mbijetesë
Me barbarët e pabesë.
 
Drenicë,
E Ahmet Delisë
Shotës e Azem Galicës
Drenicë e Hasan Prishtinës.
 
Drenicë,
Rrite trima ndër brezni
Çdo herë qe djep I trimërisë
Por edhe varr I barbarisë.
 
Drenicë,
Edhe për ty agoi ditë e bardhë
Adem Jashari me shokë
Ta kthej krenarinë që ke pas.
 
Drenicë,
Në Prekaz ke Tempullin e Trimërisë
Aty ku u thur Epopeja
Që ia ndërroi rrjedhën historisë.
 
DRINI I BARDHË
 
Një ditë me nxënësit e mi
Burimit të Drinit të Bardhë
I bëhet një vizitë
Për t’ia shijuar bukuritë.
 
Posa mbërrimë aty
Pamë shumë bukuri
Uji i kthjelltë
Dhe shkëmbinjtë përmbi.
 
Ja këtu buron Drini i Bardhë
Nga kjo bjeshkë e Rusolisë
Nga këtu fillon udhëtimin
Drejtë Shqipërisë.
 
Qëndruam shumë kohë
S’ ngopeshim me ato bukuri
Ishin shumë të kënaqur
Këtë ditë nxënësit e mi.
 
GJARPINJTË
 
Ishin deri te Molla e Kuqe
Por gjarpinjtë na larguan
Erdhën gojëhapur nga Karpatet
Dhe çdo gjë e helmuan.
 
Menduan edhe më tutje
Tokën, ujin, ajrin e gjakun
Të na I helmojnë
Por më nuk do t’ i lejojmë.
 
I shurrëm nga këtu
Por gojëhapur kanë mbetur
Gjarpinjtë e Karpateve
Me gojë plotë helm.
 
LISAT KRENARË QËNDROJNË
 
Fryn erë e madhe
Thuajse çdo gjë e rrotullon
Ushtojnë malet
E lisat e gjatë krenar qëndrojnë.
 
Edhe pse erërat nganjëherë
Ndonjë degë ua kanë thye
Prapë të palëkundur qëndrojnë
Sepse rrënjët thellë i kanë përforcuar.
 
Shumë furtuna mbi ta
Kanë kaluar
Por të gjithave
U kanë qëndruar.
 
Rrënjët i kanë në tokën e vet
Nuk janë të mbjellur
Por të mbirë kaherë.
 
SHKËMBI I BARDHË
 
Shkëmbi i Bardhë
Ruan shumë histori
Më 1909, aty në kullën e tij
Hys Popova shpalosi Flamurin Kuq e Zi
Rreth këtij shkëmbi vite me radhë
Lufta të rrepta u zhvilluan
Aty në një kohë lidhën besën
Llapi me Shalën
Nga Shkëmbi I Bardh shihet
Vendlindja e Ukshin Kovaçicës
Dhe më afër Shkëmbi t Sokolit
Ku luftoj çeta Bajçinovci
Shihet lisi I xhandarit
Majet e malet të Qiçavicës
Fshati i Përpellacit,
Tabet e Llapashticës
Shihen malet e Sharrit
Alpet Shqiptare
Të mbuluara me borë
Mbi të duke fluturuar ndonjë shqiponjë
Ky shkëmb ka dhembje
Por ka edhe krenari
Shumë bij të Kosovës
Këtu ranë për liri.
 
SHQIPONJA NË ALBANIK
 
Udhëtojnë hije të zeza
Albanikut kryq e tërthor
Duan edhe rrezet e diellit
Me të zeza t’i mbulojnë
Por aty dalin shqiponjat
Dhe hijet e zeza i shqyejnë
Mbi tokë e qiell
Udhët e hijeve të zeza
Aty përfundojnë
Se përmbi Albanik
Shqiponjat krenare qëndrojë.
 
DERI KUR?
 
Deri kur
Ngado që të kalojnë
Lulin e Vocërr
Do ta takojnë ?!!
 
Deri kur
Luli i Vocërr
Do të ketë shokë
Edhe në shkollën tonë ?!!
 
Deri kur
Luli i Vocërr
Do të shet cigare, fara……
Zotërinjtë duke i lutur ?!!
 
Deri kur
Do të kemi frikë
Se tullumbat e Lulit,
Mësuesin do ta përpijnë ?!!
 
SHKOLLA SHQIPE
 
Në vitet e largëta
Në kohën e Arbërisë
Gjon Buzuku shkroi librin e parë
Të emërtuar "Meshar".
 
E Pandeli Sotiri
Në Korçën trime
Në gjuhën shqipe
Ligjëroi të parat mësime.
 
Më vonë në Manastir
U mblodhën shkrimtarë e gjuhëtarë
Dhe në atë Kongres
Vunë themelet e alfabetit shqiptar.
 
Disa bisha dikur
Shkollën shqipe e penguan
Para një kohe jo të largët
Nëpër shtëpia nxënësit mësuan.
 
Shkolla shqipe
Lirshëm tani frymon
Mësojnë nxënësit të lirë
Askush si pengon.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora