E shtune, 27.04.2024, 10:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Trimrron Rexhepi: E bukura e tokës

E diele, 17.05.2009, 02:20 PM


Trimrron Rexhepi

E bukura e tokës

Fryma e gjelbërimit pranveror 

Të gjithë njerëzit dëshirojnë të dëgjojnë zërin e pranverës dhe, në natyrën e bukur bashkë me këngën e dashur të kanarinave, bilbilave e shpezëve tjera lirike, do të ndalen pak sa për t’i qetësuar zemrat e tyre të pikëlluara.
Dielli largon gjumin e thellë të natës, që shtatin e gjelbër të pranverës e liron nga kafazi i ftohtë dimëror. Edhe një herë tjetër, pleqëria i rikthehet djalërisë. Kjo kënaqësi është dhuratë e rrotullimit të përpiktë të tokës rreth diellit.
Nëse nuk e shohim me sytë tanë, nuk do besonim se një trung i zhveshur dhe pa gjethe, i hap sytë pas erës së lehtë pranverore… Dhe në pranverë vesh kostumet e blerta.
Toka rrotullohet rreth diellit për gjatë katër stinëve dhe njerëzve u dhuron akujt e vapën. Pranvera shtrihet në mes pra, në hijen e bukurive  të këtilla nuk duhet derdhur lot. Çelja e luleve dhe ngjyrat e tyre fisnikërojnë jetën. Edhe zemrat e njerëzve hapin dyert e mbyllura për të hyrë aromat dhe ngrohtësia në zemra e në natyrë.

Sa i gjelbër jam sot

Pranvera është zgjimi i ndjenjës dhe burim i shembëlltimit të njerëzimit. Pas të blertës shtrihet verdhësia e verës, ndërsa dimri vjen me tregime të gjelbërta dhe trishtësinë e së ftohtës.
Por, pranvera nuk është krejtësisht e gjelbër, ngase pamja e natyrës në pranverë është përzier edhe me ngjyrime tjera të hijshme. Kështu, çdo gjë zbukurohet me ngjyrën e vet  dhe, në këtë mënyrë krijohet një portret vigan, i jashtëzakonshëm. Lulet e verdha, të bardha dhe të kuqërremta, lumenjtë të cilët  rrjedhin pa ndalur me ujë të borës e të shiut. 
Këto janë porositë e pranverës që  na thotë: përcilleni vitin e vjetër… Errësira dimërore ngadhnjehet nga drita e shpresës, lodhjet dhe dobësitë i largohen nga freskia. Pra, pranvera, edhe pse përsëritet çdo vit, gjithçka e saj është e re dhe e freskët, pra ligjet e luleve, drunjve dhe të kullosës janë të këtilla. Shumë herë e kemi vërejtur se si errësira dimërore nga një fllad i lehtë pranveror është zëvendësuar me pranverën. Mirëpo, me njeriun nuk ndodh e njëjta. Ne nuk mundemi sikur pranvera të qëndrojmë të njomë. Për arsye se ne nuk jemi as drunj, as lule e as kullosë. Ne jemi krijesa më e përsosur. Përsosmëria dhe ndryshimi ynë nuk është në formë qarku.
Gjatë jetës sonë pranvera, vera, vjeshta dhe dimri vijnë dhe shkojnë, mirëpo, shpirti ynë nuk   qarkullon ashtu. Po sikur të ndodhte një gjë e këtillë, ne nuk do të përfitonim asgjë nga kjo jetë kalimtare dhe, do të shteroheshin energjitë tona, por ne u përshtatemi me veshje e infrastrukturë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora