E diele, 28.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Telegrami urimi nga Shoqata e Shkrimtareve ne Amerike drejtuar grupit letrar "P.K. Negovani" Prishtine?

E diele, 17.05.2009, 01:57 PM


Të nderuar profesorë,

Të nderuar studentë të grupit krijues të letrave shqip “Papa Kristo Negovani” në Universitetin e Prishtinës,

Këtë shekull, e kam quajtur shekullin e shqiptarëve.

Fitoret kanë sjellë gëzime njëri pas tjetrit.

Nënat kosovare, kur ju mëkonin me qumështin e gjoksit, në ninullat e tyre ju këndonin juve dhe i luteshin Zotit të bëheshit trima për Atdheun.

I duheshin Atdheut trimat, dhe këta trima u dhanë nga ato nëna të bukura, të ndershme, të hijshme dhe fisnike.

Një pjesë e madhe e tyre  i lexuan emrat e bijëve të tyre në listat e vdekjes, pa i parë e prekur, nje pjesë tjetër janë në lapidare…

Këto nëna janë krenaria e atdheut, janë heroinat pa zë, janë një burimi i pashtershëm i historisë shumëshekullore.

Atdheut i erdhi koha e dijes, ndërsa Pavarsia e Kosovës është fitorja më e madhe pas 28 Nëntorit 1912.

Ne si shoqatë ndjemë një tjetër gëzim, për krijimin e grupit të krijuesve të Universietit tuaj.

Kemi dëshirë t'ju shprehim gjithë c'ndjejmë, që t'ju bindim për c'duam t'ju themi, se kështu lehtësohemi, ngase themi një shpërthim shpirti, por jo, as ne as ndonjë tjetër, kurrë s'do munden të perkthejne fjalorin e ndjenjave që kemi brenda, sa abstrakt aq dhe konkret.

Mos harroni, se një shkrimtar i mirë është një patriot i madh.

Kohët po pësojnë evolim të shpejtë, konkurrenca si kudo dhe në art, bëhet më e ashpër, ndaj dhe duhet një përgatitje më e lartë, tepër cilësore.

Nga ju do të dalin krijuesit që do t’i shtojnë lavdinë Atdheut.

Ju do bëheni më të mirë se brezi ynë, kjo është aksiomë, se Bota  s'do zvogëlohej kaq tepër, në qoftë se fëmijët s'do bëheshin më të mirë se prindërit.

Mbani ndezur zjarrin e shpirtit patriotik, dashurinë për Atdheun. 

Atdheun duajeni, nderojeni me gjuhën e ëmbël shqipe, respektojeni, rinoheni atë! 

Kjo është detyrë e krijuesve.

Mësoni, se s'jeni njerëz të zakonshëm, ju keni aftësinë e një komunikimi hyjnor,

që ju bën të privilegjuar.

Krijoni pa u nxituar, pa xhelozira, me frymëzim zemre.

Sekreti i jetëgjatësisë suaj, është cilësia e shkrimit.

Krijoni shtratin tuaj, për t'u dalluar që larg nga lexuesi, i cili bëhet për ditë e më i kulturuar për rrjedhojë kërkon ushqim më cilësor!

Ai s'është mik me asnjë, vec me artin e fjalës së bukur, mendimin e thellë e të kulluar, ndjenjën.

Ushqeni shpirtin ta hidhni në letër, për të ngjallur emocione te lexuesi shqiptar dhe më tej.

Më gëzuat shumë, si gjithë të tjerëve, por mua personalisht si kryetar i shoqatës së shkrimtarëve në Amerikë, më hoqët sa vite të rënda… që mbaj mbi shpinë.

Përtej Atllantikut në Amerikën tonë dhe tuajën, vite më parë vigani i letërsisë, Gjekë Marinaj krijoi Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Në emër të gjithë anëtarëve të kësaj shoqate të presidentit të saj z.Adnan Mehmetit si dhe në emrin tim ju uroj shëndet dhe suksese profesorëve të nderuar dhe studentëve, krenarisë së tyre.

 

Presidenti                                  Kryetari

Adnan Mehmeti                   Dalan Luzaj

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora