E shtune, 27.04.2024, 11:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Ledri Kurti dhe Mimoza Sali, fituese të vendit të parë në “Takimet e Poeteshave...

E diele, 17.05.2009, 01:42 PM


Ledri Kurti dhe Mimoza Sali, fituese të vendit të parë në “Takimet e Poeteshave Shqiptare-Vushtrria 2009”

VUSHTRRI,16 MAJ 2009 (VushtrriaPress) - Nën moton “Vushtrria frymon me poezinë” si dhe me një organizim të shkëlqyer madje i cilësuar si ndër më të mirët që prej fillimit të këtij festivali me përmasa  gjithëkombëtare Vushtrria ka arritur që për të njëzeteshtatën herë me radhë të përmbyllë suksesshëm Festivalin tradicional dy ditorë “Takimet e Poeteshave Shqiptare-Vushtrria 2009. Në emër të Qeverisë së Kosovës me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i cili është shprehur se Qeveria e çmon mendimin e lirë dhe shprehjet letrare. Ndërsa Kryetarja e Këshillit Organizativ Xhevahire Izmaku, në fjalën e saj hyrëse në këto takime letrare ka çmuar lartë kontributin e këtyre takimeve në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta kulturore dhe letrare. Juria e festivalit në përbërje të së cilës ishin:Avdullah Konushevci, Xhevahire Izmaku si dhe Bedri Tahiri kanë vendosur që dy poeteshat Ledri Kurti dhe Mimoza Sali të jenë fituese të vendit të parë, kurse fituese të vendit të dytë janë shpallur Aida Rexhepi dhe Kozeta Zavalani, fituese të vendit të tretë janë shpallur Meri Lala dhe Marjela Mango. Drejtoria për Arsim në Vushtrri po ashtu ka ndarë dy çmime speciale për Etleva Tafën dhe Merushe Gjoshaj. Këto takime janë mbyllur për këtë vit me një tribunë letrare me temë “Poezia e Lasgush Poradecit” si dhe me një program të pasur kulturo-artistik.

Nga Vushtrria njofton: Hajdin ISLAMI



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora