Kulturë
Neshat Sh. Mehmedi: Falënderim publik dhe Referat
E shtune, 13.12.2025, 06:59 PM
Falënderim publik dhe Referat
Më
30 nëntor 2025, në qytetin e Kaçanikut, Republika e Kosovës
Shkruan:
Neshat Sh Mehmedi
Shoqata
Kulturore “Karnavalet Ilire” dhe Këshilli Organizativ, me rastin e mbajtjes së
Manifestimit Kulturor Tradicional “Ringjallja e Trashëgimisë”, që u
zhvillua më 30 nëntor 2025 në Kaçanik – qytetin legjendar të mikpritjes,
bujarisë, besës, trimërisë dhe heroizmit – shprehin mirënjohjen më të thellë
për të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj feste të madhe kulturore.
Ky
manifestim, që rrjedh nga lashtësia e të parëve tanë ilirë, u prit me
ngrohtësi, emocion dhe vlera falë pjesëmarrjes së dashamirëve të kulturës nga
të gjitha trevat shqiptare: nga Kaçaniku e katundet përreth, nga qytete të
Republikës së Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës
dhe Malit të Zi.
Me
respekt të veçantë, falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
(MKRS) për mbështetjen dhe përkrahjen financiare ndaj “Karnavaleve Ilire”.
Pjesëmarrës
dhe Falënderime të Veçanta
Falënderojmë
gjithashtu:
-Z.
Nexhat Shahini, Drejtor i QRTK-së – për praninë dhe fjalën e tij mbështetëse
-Z.
Zahir Doda, Drejtor i Arsimit në Komunën e Kaçanikut – për përkrahjen
institucionale dhe fjalën e tij përkrahëse
-Drejtorin
Gani Nuha dhe drejtorin Fatmir Qaka
-Berat
Luzha, ish i burgosur politik – për praninë dhe fjalën e tij mbështetëse
-Prof.
Dr. Nexhat Çoçaj – për praninë dhe fjalën e tij përkrahëse
-Ismet
Krasniqi Lala, artist dhe aktor i mirënjohur – për fjalën e tij mbështetëse
-Eralda
Baze, etnografe, me grupin e saj
-Rapsodin-lahutarin
Nazmi Hajdari
-“Bilbilat
e Malësisë së Sharrit” – Vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu, Halim Rakipi,
Hikmet Arifi, si dhe vogëlushi Valon Merxhani
-Instrumentalistët
Isak Abduramani Poti dhe nipi i tij Leotrim Abdurhamani
-Prof.
Ibush Luzha
-Mjekët
specialistë Skender Gashi, Trim Gashi, Rexhep Emurllai dhe Lavdrim Mehmedi
-Rrahim
Sadiku; Drejtorin Perparim Laçi me zonjën e tij
-Prof.
Ymer Domi; Prof. Perparim Peposhi; Prof. Bajram H. Bytyçi; Sociologun Nuhi S.
Bytyçi; mjekun Ibish Ahmeti; Prof. Januz Mazreku
-Mësuesin
Samidin Dauti; inxhinierin Shaban Rexhepallari; drejtorin Hazer J. Shala;
deputeten znj. Kosovare Murseli; Prof. Ali Salhi; Idriz Sinani; z. Nexhati
Husejni; mësuesit Shefedin Dino Ismaili dhe Zeh Nazifi; znj. Janet Reineck,
mike e madhe e shqiptarëve; Nexhmi Muçollin; z. Halit Fazliu; z. Fadil Fadili
Kazazi; z. Sherif Sulejmani; Avni Vejseli; Ilver Ziberi
-Z.
Fadil Zeneli, moderator i manifestimit “Karnavalet Ilire” dhe drejtor i AKV
“Emin Duraku” – Shkup, për moderimin e shkëlqyer dhe kontributin e pakursyer;
AKV "Emin Duraku" Shkup dhe ndihmësit e tij: Avni Zeneli dhe Xheneta
Zeneli – për përkushtimin dhe profesionalizmin
-Studio
“Bora”, kameramanët dhe fotografët – për dokumentimin e mrekullueshëm të
manifestimit
-Policia
e rendit dhe e komunikacionit – për bashkëpunimin dhe mbështetjen gjatë gjithë
zhvillimit të aktivitetit
-Ekipi
i ndihmës së shpejtë – për gatishmërinë dhe përgjegjësinë profesionale
-Hoteli
“Fontana” dhe Restoranti “Titaniku” – për mikpritjen dhe mbështetjen logjistike
-Tupanxhinjtë
dhe zurletarët – për atmosferën e paharrueshme tradicionale
-Shoferin
e autobusit – për transportin e sigurt dhe bashkëpunimin korrekt
Mirënjohje
të veçantë për mësimdhënësit, punonjësit e shëndetësisë, studiuesit, artistët,
drejtuesit e shoqatave, anëtarët e ansambleve, përfaqësuesit e mediave dhe të
gjithë miqtë e trashëgimisë, të cilët me zemër dhe përkushtim e bënë këtë ditë
një kujtim të paharrueshëm.
Faleminderit
të gjithëve që dhuruat atë ndjenjë të veçantë bashkimi, krenarie dhe
ringjalljeje të rrënjëve tona ilire.
REFERATI
PËR RINGJALLJEN E TRASHËGIMISË DHE KARNAVALEVE ILIRE
Kaçanik, 30 Nëntor 2025
Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së
Kulturës, Rinisë dhe Sportit;
Kryetar i Komunës së Kaçanikut, z. Besim
Ilazi;
përfaqësues të institucioneve kulturore e
arsimore;
mësimdhënës, punonjës të shëndetësisë,
studiues e artistë;
drejtues shoqatash, anëtarë ansamblesh;
përfaqësues të mediave, miq të trashëgimisë
nga të gjitha shtresat e shoqërisë;
dhe ju të pranishëm nga të gjitha trevat
shqiptare…
Mirë se erdhët në Kaçanikun e
historisë,
në
qytetin e qëndresës dhe të krenarisë kombëtare!
Kaçaniku
është qyteti ku gurët flasin,
ku
rrjedhat e historisë kanë shkruar epitete nderi,
qyteti
ku u hartua Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Këtu u përplasën perandoritë,
por
nuk u përkul kurrë shpirti i shqiptarit.
Sot
kemi ardhur këtu, me ritin e lashtë të paraardhësve,
për
të ndezur flakën e Karnavaleve Ilire –
një
manifestim kulturor e shpirtëror që ka mbijetuar shekujve dhe pushtimeve,
për
të na kujtuar kush jemi, nga vijmë dhe pse duhet të mbetemi bashkë.
Sot
Kaçaniku bëhet skenë e një feste të lavdishme:
Karnavalet Ilire – trashëgimia e gjallë e mijëvjeçarëve tanë.
Të
dashur të pranishëm,
në emër të Shoqatës Kulturore “Karnavalet Ilire” nga katundi Bozovcë, komuna e
Tetovës, në emër të Këshillit Organizativ dhe në emrin tim personal, shpreh
falënderimin e përzemërt ndaj:
-Ministrisë
së Kulturës, Rinisë dhe Sportit – për përkrahjen dhe financimin e këtij
manifestimi;
-Komunës
së Kaçanikut – për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin institucional;
-Juve
të gjithëve – që me praninë tuaj nderoni kulturën, trashëgiminë dhe identitetin
tonë kombëtar.
Të
dashur të pranishëm, Karnavalet Ilire janë një manifestim i lashtë,
që
lidh lashtësinë me të tashmen, që na çon tek rrënjët tona ilire për të shkundur
pluhurin e harresës.
Në maskat e karnavaleve nuk fshihet fytyra – zbulohet shpirti i shqiptarëve:
gëzimi, rezistenca, e vërteta e historisë.
Karnavalet
Ilire janë dëshmi e fuqisë shpirtërore që s’u shua kurrë, që mbijetoi në
thellësi të Malësisë së Sharrit të Tetovës, në katundet Bozovcë, Veshallë,
Brodec, Vicë, Sellcë, Shipkovicë, Lisec, Gajre e më gjerë, duke dëshmuar se
trashëgimia jonë kulturore nuk u shter asnjëherë.
Ky
rit i vjetër, që në vise të ndryshme mban emra të ndryshëm – “Vasalica” në
Malësinë e Sharrit, “Gogolët” në Opojë, “Plakzat” në Vrin e “Llazoret” në jug
të Shqipërisë – është i njëjti zë i lashtësisë që na thërret të mos harrojmë
rrënjët.
Këto
maska simbolizojnë humorin, solidaritetin, sakrificën dhe
bashkëpunimin – vlera të trashëgimisë sonë, të rrënjosura në jetën e familjeve
patriarkale dhe të pranishme në natën e kënasë në dasma, si edhe në festimet
tona tradicionale.
Po
aq sa këto vlera, na bashkon edhe gjuha shqipe – siç thoshte Sami Frashëri:
“Gjuha
është shpirti i kombit, dhe kush e do kombin, duhet ta dojë gjuhën.”
Na
bashkon flamuri ynë kuq e zi, që flet pa fjalë. Na bashkojnë zakonet, kënga,
vallet, gëzimi dhe kujtesa e përbashkët.
Askush
nuk mban mend fillimin e Karnavaleve Ilire, por ato janë kremtuar brez pas
brezi në Bozovcë dhe katundet përreth e më gjerë.
Tradita u ndërpre më 1981, për shkak të ndalimeve politike, por kultura nuk
shuhet.
Në
vitin 2009, me vullnet dhe dashuri për trashëgiminë tonë, i ringjallëm
karnavalet dhe i rikthyem në skenë, duke i shndërruar sërish në festë të
popullit.
Që
nga ai vit, edicionet janë organizuar rregullisht çdo vit. Këtë vit shënuam
edicionin e 17-të, ndërsa në Republikën e Kosovës jemi në vitin e tretë të
mbajtjes së tyre:
-20
mars 2022 – Prishtinë, Sheshi “Skënderbeu”
-18
qershor 2022 – Suharekë
-27
shtator 2024 – Prizren, Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit dhe Shatërvan
-Sot,
30 nëntor 2025 – Kaçanik, Sheshi i Qytetit
Edicionet
e mbajtura në qytete të ndryshme,
dëshmojnë
se Karnavalet Ilire nuk janë thjesht një traditë e ringjallur,
por
një trashëgimi e gjallë,
që
vazhdon të zgjerojë kufijtë e saj kulturorë
dhe
që bashkon kombin tonë shqiptar,
shpirtërisht
dhe në identitet.
Ky
rrugëtim, i nisur vazhdon edhe sot me të njëjtën dashuri për kulturën dhe
identitetin tonë mijëravjeçar.
Ky
aktivitet lidhet edhe me festat e Nëntorit:
-22
Nëntor – Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-28
Nëntor – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë
Gëzuar
22 Nëntorin dhe 28 Nëntorin!
Për ju të pranishëm, për shqiptarët në të gjitha trojet tona dhe diasporë!
Të
dashur të pranishëm,
Karnavalet nuk janë vetëm festë. Ato janë mësim për brezat:
-Njohja
e rrënjëve
-Ruajtja
e identitetit
-Kujtesa
e historisë
Si
thoshte Faik Konica: “Kombi mbahet gjallë jo vetëm me pushkë, por me penë, me
kulturë, me gjuhë dhe me krenari.”
Karnavalet
Ilire janë:
-Flaka
e kujtesës, që nuk shuhet kurrë
-Drita
e traditës, që ndriçon brezat
-Ura
që lidh trojet shqiptare pa kufij
-Zëri
i gjallë i identitetit tonë kombëtar
Kur
maskat dalin nëpër rrugë, dalin shpirtrat e brezave në ne, ata që kanë kënduar,
punuar, luftuar dhe ruajtur dinjitetin tonë.
Janë maska që nuk mbartin frikë, por gëzim.
Edhe
në këtë manifestim, krah traditës së lashtë, kemi përfshirë telehisjen e nuseve
– një zakon që deri në fund të shekullit XX shënonte gëzimin e nusërisë.
E kemi bërë këtë që ky zakon të mos tretet në harresë, por të jetojë si pjesë e
kujtesës sonë shpirtërore.
Ky
aktivitet lidhet ngushtë me mesazhin “Shtyllat e kombit”, që vjen nga
Kaçaniku si një thirrje e fuqishme për ruajtjen e vlerave tona më të thella.
Luftimi i harresës përmes shkollimit dhe dijes është themel i qytetarisë
dhe zhvillimit. Vetëm një popull që mëson, që di dhe që ruan historinë e vet,
mund të ecë përpara me vetëdije dhe vizion.
Të
dashur të pranishëm,
krenaria jonë është kultura, sporti dhe trashëgimia shpirtërore –
pasaporta jonë morale para botës.
Përmes tyre dëshmojmë kush jemi, çfarë vlerash ruajmë dhe ç’fuqi krijuese mbart
shpirti shqiptar.
Dinjiteti
ynë
– është ekonomia dhe ushtria – janë dy shtylla që garantojnë
mirëqenien dhe sigurinë e shtetit.
Ekonomia e qëndrueshme ndërton të ardhmen, ndërsa ushtria ruan paqen, lirinë
dhe shtetësinë.
Uniteti kombëtar dhe besa shqiptare janë forca më e madhe e një populli.
Kur qëndrojmë bashkë, si një trup i vetëm, sfidat bëhen më të lehta dhe rruga
drejt së ardhmes më e sigurt.
Rinia
– është gjaku i ri i së ardhmes – energjia dhe drita e kombit.
E ardhmja ndërtohet mbi krahët, ëndrrat dhe vendosmërinë e të rinjve.
Sepse një komb që investon në dije, që ruan kulturën, që forcon ekonominë dhe
ushtrinë, që mban gjallë unitetin dhe që beson te rinia, është komb që ecën
krenar drejt së ardhmes.
Të
dashur të pranishëm,
kjo ngjarje kulturore është më shumë se një festë – është një mision i shenjtë
për të mbrojtur trashëgiminë tonë.
Le të ruajmë, të zhvillojmë dhe të përcjellim këtë trashëgimi te brezat e
ardhshëm. Jo rastësisht, sot kemi karnavalistë nga Tetova, Kaçaniku, Prizreni,
Mitrovica e Skrapari – përfaqësues të kulturës dhe traditës tonë që lidh trojet
shqiptare.
Pra,
Karnavalet Ilire janë urë që lidh Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut,
Luginën e Preshevës, Malin e Zi, Çamërinë dhe diasporën tonë.
Kultura është më e fortë se politika, gjuha më e qëndrueshme se pushteti,
flamuri më i dashur se jeta, kujtesa më e gjatë se çdo perandori.
Sot,
nga ky qytet simbol i rezistencës, le të përcjellim një mesazh të fuqishëm:
-Ta
duam kulturën tonë si ajrin që marrim frymë
-Ta
duam gjuhën si dritën e syve
-Ta
duam flamurin si trupi shpirtin
-Ta
duam arsimin si dritën e diellit
-Ta
duam kombin siç e do zemra gjakun!
Nga
zemra e Kaçanikut, bëjmë thirrje që Karnavalet Ilire të shpallen festë
kulturore mbarëkombëtare:
-Një
vit në Shqipëri
-Një
vit në Kosovë
-Një
vit në Maqedoninë e Veriut
Dëshmi
e bashkimit shpirtëror të shqiptarëve.
Faleminderit
që jeni sot këtu,
faleminderit që e mbani gjallë kujtesën, traditën dhe kulturën tonë kombëtare!
Ju
uroj momente të bukura, gëzim, shëndet e mbarësi për të gjithë!Faleminderit!
Neshat
Mehmedi
Organizator-Kryetar
i Shoqatës Kulturore
“Karnavalet
Ilire” në fsh. Bozovcë-Tetovë

Manifestimi
tradicional kulturor mijëravjeçar Karnavalet Ilire, më 30 Nëntor2025, Kaçanik


Fadil
Zeneli, moderator i manifestimit Karnavalet Ilire, në Kaçanik, më 30 Nëntor
2025

Kryetari
dhe organizatori Neshat Mehmedi gjatë leximit të referatit në manifestimin e
mbajtur në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Zahir
Doda, përfaqësues i Komunës së Kaçanikut, gjatë fjalimit përshëndetës në
manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor
2025.

Nexhat
Shahini, përfaqësues i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës
së Kosovës, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional
“Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Berat
Luzha -i burgosur politik, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor
tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Prof.
dr. Nexhat Çoçaj, gjatë fjalimit përshëndetës në manifestimin kulturor
tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Artisti-Aktori
Ismet Krasniqi Lala-anëtarë nderi i Karnavaleve Ilire, gjatë fjalimit
përshëndetës në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në
Kaçanik, më 30 nëntor 2025.

Rapsodi–lahutari
Nazmi Hajdari, performon në manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet
Ilire”, në Kaçanik, më 30
nëntor 2025.

Rapsodët,
vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu – “bilbilat” e Malësisë së Sharrit, të
Tetovës dhe më gjerë – këndojnë këngën “Oh moj shqipe vaj me det” në
manifestimin kulturor tradicional “Karnavalet Ilire”, në Kaçanik, më 30 nëntor
2025.

Rapsodi-Lahutari
Nazmi Hajdari, në manifestimin tradicional Karnavalet Ilire, më 30 nëntor 2025,
Kaëanik.

Neshat Mehmedi gjatë parakalimit në qytetin e
Kaçanikut afër Kalasë - Eralda Baze, e
telehisur sipas traditës së nuseve të Malësisë së Sharrit dhe e veshur me
kostumin e nuses lumjane të Kukësit, në manifestimin “Karnavalet Ilire”, në
Kaçanik. Kirsteni me veshje tradicionale të katundit Gurguricë të Tetovës.

Eralda
Baze e telehisur, Neshat Mehmedi dhe Janet Reineck- Amerikane, në Karnavalet
Ilire në Kaçanik, më 30.11.2025

Usta
Sabo-KINGI (Sabahudin Rexhepi), Nexhmi Muçolli nga Podujeva, Kirsteni, Eralda
Baze dhe Neshat Mehmedi.

Nga
e majta: mësuesi Kasam Arifi dhe profesori Xhemail Ramadani, anëtarë të
kryesisë së Shoqatës “Karnavalet Ilire”.

AKV
“EMIN DURAKU” shkup në manifestimin kulturor Karnavalet Ilire, Kaçanik, më
30.11.2025, edhe gjatë parakalimit.


Në
rreshtin e parë nga e majta: Bajram Bytiëi, Xhemail Ramadani, Isak Abduramani,
Miranda Troci Derti, D. Mehmedi, K. Rexhepi, Eralda Baze, Neshat Mehmedi, Ismet
Krasniqi Lala, Jashar Sejdiu, Nazmi Hajdari, Moderator Fadil Zejneli, Azis
Jakupi, Fadil Kazazi,...


Nexhmi
Muçolli – i pari karnavalist me flamur


Nga
e djathta: Ismet Krasniqi Lala, Hazer Shalla, Kosovare Murseli, Neshat Mehmedi,
Nazmi Hajdari, Altin Arifi, Hikmet Arifi dhe Halim Rakipi, në Kranavalet Ilire,
Kaçanik, më 30nëntor 2025.

Nga
e majta: Sami Peposhi, Perparim Peposhi, Zmer Domi, Xhemail Ramadani, Nexhat
Ëoëaj, Eralda Baze, Neshat Mehmedi, Kasam Arifi, , Samidin Dauti dhe Shaban
Rexhepallari







Ulur
nga e majta: Ilver Ziberi, Avni Vejseli, Sherif Sulejmani. Në Këmbë Kasam
Arifi, Kirsten R. D. Mehmedi, Eralda Baze Neshat Mehmedi, Perparim Laëi, Janet
-Amerikanja

Januz
Mazrekaj, Neshat Mehmedi, Hikmet Arifi, Ismet Karasniqi Lala, Bajram Bytyçi.





Valle
Instrumentale nga Isak abduramani dhe Leotrim abduramani në manifestimin
Karnavalet Ilire, në Kaçanik.


Nga
e djathta : Ali Salihi, Idriz Sinani, Eralda Baze, dhe Miranda T. Derti









