E merkure, 10.12.2025, 11:12 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poezish nga Eduard M. Dilo

E merkure, 10.12.2025, 06:52 PM


EDUARD M. DILO

Vëllezërit Frashëri

Ishin ajka kombëtare

Pishtarë dije, patriotë

Idealistë, mendimtarë

Lum se ç'bij lindi kjo tokë

Punuan për  Kombin tonë

Që ai të  përparonte

Si ata askush s'punoi    

Zërin gjithkush ua dëgjonte

Aktivistë të pa lodhur

Gjuhën tonë pasuruan

Naimi poet Kombëtar

Në pedestal ke qëndruar

Zgjuan ndërgjegjen kombëtare

Fjalë e tyre ngrinte peshë

Në luftë shkuan luftëtarët

Flamurtarë në rrebesh

Nëpër breza do kujtohen

Këta pishtarë Kombëtarë

Të pa vdekshëm në  çdo kohë

Nder, lavdi mbarë na dhanë

Ata  s'kursyen asgjë

Pasuri, jetën e tyre

Veç per Komb ata luftuan

Ndaj ngelën përherë yje

ASGJË  S'NDRYSHOI

Njerzit tanë nuk i shpëtuan dot territ,

Por në karakter nuk ndryshuan

U syrgjynosën në diktaturën e enverit

Por me dinjitet çdo gjë përballuan

Jeta u kaloi në burgje, internime 

Të merrnin frymë i ndaluan,

U prenë bukën,  pa  ujë i lanë,

Në galeritë e Spaçit i torturuan

U tha erdhi ndryshimi ,

U tha ndryshoi sistemi,

Veç emerit asgje s'ndryshoi

Janë po ata, ne siç kemi qenë, jemi...

PRINDERVE

Më merr malli për Ata...

Me atë mall bie të flë,

Bëj të fle, gjumi s'më zë

Mall i pa tretur gjithnjë

Oh sa vite kanë kaluar

Zemra, shpirti janë çpuar,

Kudo shumë të munguar

Prinder, o Prinder larguar.

O sa vite kanë kaluar,

Zemra, shpirti më janë tharë

Mall një mall i patreguar

Shuhet veç kur tu vi pranë.

Popujt kërkojnë veç Liri

Popujt kërkojne veç liri

Të jetojnë, pa luftë, padrejtesi

Duan veç Demokraci

Ku të respektohet qënia Njeri!

Pushtuesit janë shkatërrimtarë

Vrasin e presin, janë barbarë

Gjakosin, lumenj gjaku krjojnë

S'duan të dinë çfarë gjëmë shkaktojnë

MBETESH NJERI

Dhe ndërsa jeta të godet me padrejtësi,

ti, çuditërisht, mbetesh Njeri —

i brishtë, por i pandryshuar në brendi

Ashtu u gatove, ashtu mbete ti

Jeta të dha telashe dhe ndodhi

Me fat gjithcka, nuk haesh me të

Nuk e meritoni këtë që kaluat

Por Zoti e ka shkruar për të vuar

Ndjej dhimbje zemëre për çka kaloj

Asgjë s'kam në dorë të ndryshoj

Veç po i përshtatem fatit që me ra

Shëndet uroj-se gjë mbi të nuk ka!

JETA NUK ESHTE KOLLAJ

Jeta nuk eshte kollaj

Në të ndeshesh me shumë djaj

Që të prishin, nxijnë ditën

Kur i sheh që pranë harritën

Të shikojnë, të buzëqeshin

Sa largohesh të sulmojnë

Mohojnë fjalët që të thanë

Si zagarët të kafshojnë

Të qënit pa karakter

Të bën  të jetosh pa nder

Bëhesh krejt njeri pa vlerë

Humbet besim tek të tjerë

Jeta e gjatë në dukje

Por është veç se tri minuta

Sa hap edhe mbyll sytë :

Erdha, pashë edhe ika...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx