Kulturë
Sevdail Hyseni: Kozmodisku identitar
E diele, 07.12.2025, 12:50 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
Kozmodisku
identitar
(Satirë nga periudha komuniste)
Shqiptari
plisbardh n’Beograd me një zaman,
kalonte
me biçikletë parkut në “Kalemegdan”.
Një
ditë e pret polici me shkop gome në dorë,
e
kërcënon, e fyen, e rrah shpinës për disa orë.
Përsëri:
- Hej ti, me gips në kokë, ndalu aty!
Vazhdonte
polici ta ndalte shqiptarin hallexhi.
Ai,
nuk reagonte, heshte pa thënë asnjë fjalë,
edhe
pse dhimbjet i shtoheshin shpinës si mal.
Një
ditë shqiptari tha: “Mjaft më me këtë lojë,
plisin
po e heq, në kokë të vejë tjetër mbulojë!”
E
vuri shajkaçën, një kapelë serbe aq të vjetër,
si
maskë mbijetese, një kurth i ngritur si letër.
Polici
u çudit: - Çka është kjo, bre, mbi krye?!
Shqiptari
ia ktheu lehtë, me buzëqeshje ironie:
-
Kozmodisk është, për shpinën time me halle,
mos
t’më dhembin brinjët prej rrahjes brutale!
Polici
ia dha një të qeshure me britma histerie,
s’kuptoi
që humori është diplomaci fshehtësie.
Është
arma e vetme, që s’e kupton dot sistemi,
për
t’i tejkaluar maltretimet me gracka karremi.
Kur
shtypja tenton plisin e bardhë me zënë pisk,
shqiptari
me mjeshtri e shndërron n’Kozmodisk.
Ngase
identiteti nuk shuhet mbrohet me intelekt,
me
mbijetesën si humor, sarkazëm edhe marifet.
(Karikatura marrë nga
interneti)









