E diele, 07.12.2025, 11:03 PM (GMT)

Kulturë

Bashkim Saliasi: Balzak - 'Iluzionet e humbura'

E diele, 07.12.2025, 12:52 PM


BALZAK, “ILUZIONET E HUMBURA”

Perjetime

Nga Bashkim Saliasi

Duke lexuar librin e Balzakut, “Iluzionet e humbura”, shkruar gjatë viteve 1835-1843, njihesh më nga afër me “Komedinë e njerëzve”, pre e së cilës bien në një luftë për jetë a vdekje të mbijetesës personazhet e romanit.

Për Balzakun arti është mjeti më i fuqishëm për përmirësimin e jetës shoqërore. “Mësimi poezisë është që ta ngrej mendimin në ato lartësi, nga të cilat ai do të shihet e do të kuptohet prej njerëzve”.

Nëpërmjet leximit të romanit të “Iluzionet e humbura”, të Balzakut lexuesi fiton shumë mesazhe për jetën.

Njeriut të cilit i janë mbyllur të gjitha shtigjet e jetës, si rezultat i sistemit shoqëror. Edhe pse është i talentuar, atij i janë mbyllur të gjitha shtigjet dhe bie pre e gjuetis së shtrigave brenda familjes, midis të jatit dhe të birit.

Lufta brenda lloit është shumë më e ashpër se jashtë llojit.

Figurat letrare të përdorura nga Balzaku pasqyrojnë realitetin dhe po të krahsojmë ndodhitë e shekullit XXI me ato të shekullit XX-të, ngjarjet janë një përsëritje që ngjasojnë shumë me njëra-tjetrën.

“Kopracia fillon atje, ku mbaron varfëria”. Dhe shprehja tjetër filozofike:

-“Por është vënë re se zakonet që ka njeriu në rini, shfaqen në pleqëri”.

Seshari e vërtetoi këtë; sa më shumë plakej, aq më tepër i pëlqente të pinte.

Ajo që mësojmë nga leximi romanit, Iluzionet e humbura të Balzakut, është se sado që babai kërkon që ta skllavëroj të birin, prap se prapë nuk i pëlqen që i biri të mos reagoi dhe të bier pre e mashtrimit të konkurentëve, që i jati i njeh mirë se kush janë. Në njën farë mënyre e shtynë ndjesia e të lënit të trashgimisë në një dorë të sigurtë dhe kërkon që i biri të ruaj genin e trashgimisë së fituar nga i jati.

-“Kur blerësi është i shkathët në pazarllëk, do të thotë se ai është një tregtar i zoti, që di ti mbroj interest e veta”.

-“Ai që s’bënë pazarllëk, thoshte plaku Seshar, - S’paguan asgjë”.

…”Kopraci, po ashtu si dashnori, ka veti të parashikojë, rreziqet e ardhshme, ai i parandien, i nxit që të shpërthejnë sa më parë.

Personazhi i romanit, Iluzionet e Humbura, plaku Seshar, shkrimtari Honorare de Balzak, që në roman i vesh të gjitha atributet që ka njeriu i keq në shpirt është shumë aktual edhe në ditët tona, të cilin po e ndeshim në njerëzit e veshur me pushtet dhe janë bërë objekt publik i lajmeve televizive, në çdo mbrëmje në opinionet që japin stacionet televizive shtetrore dhe ato private.

-“Vjedhja sjell gjithnjë me vete vrasjen”.

Fenomen, që po e ndeshim dhe dëgjojë çdo ditë në informacionet që jepen në shtypin e shkruar dhe lajmet televizive.

Personazhi romanit, Lusieni, shok, i cili fal talentit të tij, arrin të futet në shoqërinë e lartë në Angulema, nuk i humbet shpresat dhe vendos që të largohet për në Paris, ku gruaja që dashuron mundohet ta fus në shoqërinë e lartë, bie viktimë e dashurisë…

-“Dy veta jepen pas manovrimit të ndjenjave, flasin po nuk veprojnë, ndeshen në fushë të hapët, por nuk hidhen në sulm”…

“Një burr duhet ta studjojë mirë gruan para se ti shfaq ndjenjat dhe mendimet e veta ashtu siç vijnë”.

Një dashnore që është sa e dhimshur, aq dhe shpirtmadhe, vë buzën në gaz kur dëgjon fjalë miturishte të cilat ajo i kupton të gjitha; por ndonjë tjetër, që është kryelartë nuk ia fal dashnorit fjalët dhe sjelljet foshnjarake, mendjelehtësinë, shpirtëvogëlsinë.

Shumë gra i zmadhojnë ndjenjat dhe duan ta quajnë si hyjni idhullin e tyre; kurse gra të tjera që e dashurojnë një njeri më shumë për atë vet se për vetem e tyre, adhurojnë sa të metat dhe meritat e tij.

Balzaku në roman i vendos personazhet që të mendojnë ndryshe dhe të luftojnë që e reja të triumfojë me një luftë të ashpër rivaliteti, ku njeriu kërkon të haj njeriun.

Lufta për ekzistencë ka viktimat e veta dhe,-“kur deti turbullohet e leshterikët dalin në sipërfaqe, delfinët shkojnë në drejtim të fundit të detit, kur stuhia mbaron, leshterikët fundërrojnë dhe delfinët dalin në sipërfaqe dhe qartësojnë shikimin”.

Ndryshimet e sistemit sollën viktimat e veta që ranë pre e iluzioneve të tyre. Sa e sa djem braktisën familjet e tyre me shpresën se do gjejnë avenirin në tokë të huaj. Pati dhe ka nga ata që kanë humbur kontaktin me familjen dhe të afrmit e tyre dhe janë berë subjekt i emisioneve, “Njerëz të humbur”.

Njeriu duhet të gjej vetveten dhe të ngushëllohet me shpresën se ditë më të mira do të gëzojë. Sa më shumë ta vësh në punë trurin dhe të medosh pozitivë, aq më shumë arrinë suksese në jetë.

Njeriu duhet të guxojë dhe ta marrë rrezikun në sy, kur jetën mos e shoh bardh e zi, por në kolor. Jeta është e bukur kur jetohet me të mirat dhe të këqiat që njeriu ndesh në rrugët e jetës.

Atë që ëndërron duhet ta bëjë realitet dhe mos të jetoj me iluzione. Sa herë që lexon një libër, në kokë të lindin lloi-lloi idesh. Personazhi i romanit, shoku i ngusht i Davidit, Lusieni, i cili i përketë shtresës së ulët kërkon që të futet në shtresën e aristokracisë.

Poetit edhe pse i bëhet krah një grua e dështuar në jetë, por që rron në mes të lluksit dhe nderimit të emrit të mirë që ka treshëguar nga familja. Njëra nga fatkeqësitë, të cilat u nënshtrohen njerëzit e mençur, është aftësia për të kuptuar pa dashur, gjithçka, si veset dhe virtytet.

Të dy shokët e gjykonin shoqërinë pa mëshirë duke u ndodhur në shkallën më të ulët të saj, sepse njerëzit e papërfillur, për shkak të gjendjes së tyre të poshtruar, hakmerren kundër shoqërisë, të cilën e dënojnë me krenari.

…”Kau e ka të thënë të rropatet në arë, kurse zogu të bëjë një jetë të shkujdesur”. Sa e sa raste kemi nga periudha 50 vjeçare e shekullit të kaluar të personave që vinin nga shtresë e ulët e shoqërisë mundoheshin të lidhnin miqësi me familjet që kishin “gëzuar” fisnikërin, pavarsishtë se për momentin e kishin humbur.

E njëjta situate edhe në vitet 2009, ku shumë djem e vajza bënë para me rrugë të pandershme dhe muarën në sy rrezikun, ndërtuan bizneset e tyre dhe kërkojnë që të fitojnë kulturë të lartë, kur atyre u mungon shkollimi bazë.

Leku bën gjithçka, - thotë populli. Para viteve ’90 isha ulur në një lokal në Bogovë dhe prisja autobuzin e linjës Skrapar-Poliçan. Në tavolinën fqinj ishin ulur dy burra dhe pa dashje më kapi veshi këtë bisedë.

-E, kulak, si po ia kalon, se ti nuk e do këtë sistem, por do kapitalizëm…

-Ja ke mbetur vetëm dhe trisk fronti nuk të dhanë…

-Dëgjo këtu ti, o lapanjoz, iu përgjigj tjetri qetë-qetë.

- “Mua kulak më bëri Partia dhe një ditë do më hiqet nga Perëndia, po TY që ta ka dhënë Perëndia, harbut kush do ta heq, partia apo Perëndia”.

Tjetri uli kokën dhe nuk tha asnjë fjalë, por doli jashtë dhe nuk u duk më në shesh…

Nga leximi këtij libri mësojmë:

-Njeriu duhet të shoh punën e vet dhe mos merret me hallin e tjetrit.

Tiranë/ 07/12/2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx