Kulturë
Përparim Hysi: "Parfumi i shtrenjtë" ruhet në shishe të vogla
E shtune, 13.12.2025, 02:41 PM
"Parfumi i shtrenjtë" ruhet në shishe të vogla
Libri
me poezi"Qerpikë të shqetësuar" të Poetes, HAVA MIHASI MUÇOLLARI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Fare
rastësisht hasa me këtë libër me poezi. Në klubin "AJAN" ku pi
kafenë, pak a shumë i "abonuar" atje, pronarja e klubit, zonja
VALBONA KOÇI, ngaqë e di që shkruaj dhe, sidomos, poezi, sot më tha:-A e njeh
një Poete HAVA MUÇOLLARI? Kur pa që ngrita supet me shenjë mohimi, rendi nga
klubi në shtëpi dhe ma dha librin. Unë,
sado që jam i rënduar shëndetërisht, por leximin e kam si karburant që ia hedh
"motorit" tim dhe relaksohem shpirtërisht. Jo vetëm e lexova me një
frymë se, edhe po të doja, ta ndërprisja, nuk më linin poezitë, si në atë
përrallën e Nastradinit që thuhet:sa më tutje zhytesha në lumë(e kishih hedhur
për ta mbytur si"prishës të qetësisë") aq "syska" dhe
"bjejka" nxirrja.
*
Jam
çuditur dhe jam befasuar në të njëjtën
kohë. Dhe kam arsye pse? Autorja ka mbaruar të lartën për ekonomi bujqësore
dhe, mandej, ka një varg diplomash si në ekonomi, por edhe në drejtësi, por veç tyre, është një POETE që në
vlerësimin tim, i gjithë libri me poezi
është si"Parfum i shtrenjtë". Francezët që kanë lincencën botërore të
parfumeve, thonë:- Sa më i shtrenjtë parfumi, aq më e vogël shishja ku rri
mbyllur". Analogjia për poezitë e saj, është veç një opinion vetjak që, pak nga pak, do ta mbrojë
me shkrimin tim.
Kur
përmenda arsimimin e HAVA MIHASI MUÇOLLARI, e kini vënë re që asnjë degë e
arsimimit të saj, nuk ka të bëjë as me letërsinë dhe, ca më pak, me poezinë.
Atëherë, drejtpërdrejt, lind pyetja:- Po si është e mundur, që jo vetëm
shkruan poezi, por ato, siç deklaron
qenkan si një"parfum i shtrenjtë"?
Për
të mbrojtur idenë time, më vjen ndërmend, veç tjerash, POETI i madh ruso-hebre-amerikan JOSEPH BRODSKI.
Kur
jetonte në Rusi, rebelohej shpesh me
regjimin(qe pushteti sovjetik), e patën arrestuar dhe në një nga gjyqet(me sa
më kujtohet qe rasti i trembëdhjetë që dilte në gjyq), e pyet gjykatsi:
-I
pandehur, çfarë pune bën?
-
Unë jam poet, -tha Brodski.
-Poet
ti? Po ku e gjete shkollën për poet, - u
tall gjykatsi.
-
Unë e di, - tha poeti, - që poezia ëhtë
peshqesh nga ZOTI. Dhe ky, gjasme i pashkollë për poezi, u arratis nga Rusia, shkoi në AMERIKë dhe në
vitin 1988 mor çmimn Nobel.
Dhe
një shembull tjetër për"peshqesh nga ZOTI". LEO BASGALIA
thotë:"Talenti është peshqesh nga ZOTI dhe pastaj varet nga ti si e
shpërndanë këtë dhuratë nga ZOTI". Duke botuar këtë libër si"peshqesh
nga ZOTI" ajo ua ka dhuruar lexuesëve dhe
e ka faqen të bardhë, se, "Kur boton një libër(unë e kam jetuar
këtë ndjesi), -thotë CEZARE PAVEZE, - ndjen një gëzim të dyfishtë:për vete si
autor, por mbush me gëzim një mori lexuesish. Dhe së, fundi, meqë autorja është profesioniste
në ekonomi, i kemi me fakte POETË si,
MITRUSH KUTELI apo i mrekullueshmi FATOS ARAPI që vinin me arsim ekonomik.
*
Libri
"Qerpikë të shqetësuar" që në titull pohon një botë shpirtërore të
POETES. Para se të ndalem në poezi të veçanta të saj, siç vë re, kjo është një
tumb me poezi të dala nga një shpirt i brishtë, që kërkon që bota të jetë sa më
paqësore. Tek hyj brendapërbrenda të çdo poezie, e përfytyroj POETEN sikur e qendis vargun,
ashtu si nuset e dikurshme qendisnin pajën mbi gjergjef. Siç e shoh dhe gjykoj,
mbi"gjergjefin e saj, janë përdorur"moline" të ngjyrave të
ndryshme: aty gjen të kuqen e dadhurisë dhe të lirisë, të blertën e shppress,
të bardhën e paqes, por dhe të verdhën e trishtimit.Shkurt, ky libër me poezi
është si një qilim me të gjitha motivet. Se asgjë njerëzore, nuk është e huaj
për poeten. Aty gjen gëzimin, gjen dashurinë, gjen natyrën, gjen rrugët ku ka shkelur, gjen mallin për
vendlindjen;për prindërit dhe, po ta
ndjekësh, ashtu siç ka mallin e
dashurinë që merr me vete, ka dhe
poezinë. Me të ka ndodhur po ajo"risi" për të cilën..i pavdekshmi,
DRITËRO AGOLLI, këndoi:"Shkoi në EVROPË/brodhi në AZI/por nga flokët gjer
tek thonjtë/mbeti DEVOLLI:"
Shikojini poezitë:të shkruar në vende të ndryshem , deri në ishujt
pranë Oqeanit Indian dhe mbresat e
poezisë janë me ADN malli për ATDHENË.
Nga
ana letrare: në katër reshta.jep një mesazh të madh. Poezitë e saj janë lirike Dhe herë e ruan
rimën, herë me asonancë, por sa fine: "Një poezi ilirike, -thoshte liriku
i madh Rus, SERGEJ ESENIN, nuk duhet të jetë më e gjatë se katër strofa".
Koniçize, por kuptimplote, Ajo që ia
rrit vlerë vëllimit është një fakt shumë domethënës: në poezitë saj,
has me nje realitet(të kthyer në art, sigurisht).gjen një copë fshat;
gjen qiell, det, ngjyrë dhe aspak, në asnjë poezi nuk gjen diçka abstrakte. Figurat letrare, si, krahasimi,
metafora janë ato, që me një gjuhë pak
poullore"thela mbi bisht", apo me deliatesë"qershia mbi
tortë". Poezitë e saj janë si një
muzikë që të kënaq shpirtin.Nëse e titullon librin "Qepikë të
shqetësuar", se ajo e di mirë që, nën qepikë, janë sytë.Sytë janë pasqyrë e shpirtit
dhe mjafton të lexosh poezitë dhe do
hasësh një shpirt të brishtë që di, sa të gëzohete, por dhe të trishtohet, se
ajo botën e do paqësore d he të ngrohtë.
*
Për
të shijuar pak nga vëllimi:
Mall
Ra
nata dhe dritat e natës u shuan
Ylli
që shoqëron hënën po ndrin aty
Neonët
ndan rrugice i fshehën teje hijet
Si
unë që kërkoj të fsheh mallin për ty.
Ose
në njëpoezi tjetër.
Kush
e shpiku mërinë
Që
shpesh e rëndë rri si kurorë
G
J I T H Ç KA do të jepja për një fjalë
Veç
për një fjalë.Një fjalë të gjorë
Miqtë
e mirë
Miqtë
e mirë flasin pak
Miqësia
e tyre flet më shumë
Tek
sodis një det të tërë
Brenda
tij sodis ço lummë.
Ndiej
hapa të harruara
Nëpër
rrugicat e shpirtit tim
Zgjohet
përmallshëm kujtimi për ty
Ka
kohë që një lule e qendisur në ag
Bën
që ato hapa të harruara, t'i ndiej përsëri
Pulsi
i dhimbjes
Bie
përmallshhëm telefoni
Harrohet,
zmbrapset e bie përsëri
Ka
kohë që mat pulsin e një dhimbjeje
Që drejtohesh nga muaj nga ti
Sikur.mos
privohesha nga shëndeti do sillja dhe të tjera,
por duke e mbyllur JU them:"kam shkruar ashtu siç i shijova dhe i
uroj POETES(sa pashë, më duket është libri i pestë i saj me poezi), me poezi të
tjera që janë sa të"shkurtëra" aq të gjata e me vlerë, për mesazhet
që sjellin.Po të përdorja një metaforë, do të thosha:"Siç ka emrin HAVA,
POETJA të ngre peshë me vargun e saj dhe të çon në hava!!!
NGa"havaja" të zbret në tokëse poezia e saj është sa njrëzore, po dhe
aq artistike. Përsa i përket stilit, ka një stil të thjeshtë,
të "tretshëm" për
çdo"stomak lexuesish" dhe ajo që ia rrit vlerat poezive të
kësaj autoreje, është shkurtmëria.
"Shkurtmëria, është
mençuri, thotë SHEKSPIRI.
Tiranë, 9 dhjetor 2025.









