Kulturë
Bashkim Saliasi: Teodor Drajzer - 'Viktima e dashurisë së gabuar'
E premte, 12.12.2025, 06:27 PM
VIKTIMA E DASHURISË SË GABUAR, I SHKRIMTARIT TEODOR DRAJZER
Përjetime
pas leximit të romanit “Viktima e dashurisë së gabuar”
Nga
Bashkim Saliasi
Romani
“Viktima e dashurisë së gabuar” e shkrimtarit Teodor Drajzer, një aktualitet i
ditëve tona. Drajzer me një gjuhë të thjeshtë na përshkruan me mjeshtëri se,
shtresat e shoqërisë në çdo kohë janë të ndara në klasa dhe i varfëri është
shërbëtor i të pasurit. Në konteksin e arsyes padashje i varfëri bëhet pre e
tragjedisë.
Personazhi
kryesor i romanit, Roberta mbasi shkollohet dhe kualifikohet, kërkon një jetë
më të mirë dhe shkon nga fshati e, vendoset në qytet. Nga ana tjetër personazhi
tjetër i romanit, Klajdi, që dikur familja e tij ka qënë e pasur, por është
rrënuar dhe ka humbur gjithça.
Duke
kaluar tragjedin me të motrën, e cila lind një vajzë, Klajdi nuk denjon të
bëhet pre e dashurisë së gabuar, por ndjenja e egoizmit dhe hyrja në ambjentet
e shoqërisë aristokrate e shtyjnë që të kalojë në ekstremin tjetër duke i marrë
jetën Robertës dhe të jetonte me Sondrën, e cila i përket shtresës së tij, që
ai përkohësishtë e kishte humbur.
Me
një penë të mprehtë dhe me një mjeshtëri të përkryer Drajzer na përshkruan
ndarjen e Robertës nga shoqja e saj Gerta Marri për hir të dashurisë. Roberta
në roman na përshkruhet si një personazh i ardhur nga rrethinat, por që kërkon
një jetë më të mirë dhe fal zgjuarsisë së saj ajo arrinë që të zërë një
pozicion të mirë në fabrikë, ku u njoh edhe me Klajdin, punonjësin e
administratës, i cili ra në dashuri, që në momentin e parë të prezantimit me
Robertën.
Roberta
i dorzohet Klajdit tërësisht dhe harron se shtresa e saj nuk i përket asaj të
Klajdit. Në roman del qart se bota ka sy dhe vesh dhe sado që mundohej Klajdi
me Robertën t’u fshiheshin syve të atyre ata prapseprap ishin pjesë e thashethemeve,
që qarkullonin jo vetëm në ambjentet e fabrikës, por edhe në shtresat e larta
të qytetit, pjesë e sëcilës u bë Klajdi me njohjen e Sondrës.
Klajdi
i ruhej syve të botës dhe ia kishte frikën Sondrës, se po ta merrte vesh ajo,
do humbiste gjithë avenirin e tij. Një njeri egoist siç ishte Klajdi u lejojua
nga Roberta të livadhiste në kurrizin e saj derisa atë e çoi drejtë vdekjes.
Sondra
duke qënë se zotronte një pushtet apsolut mbi të tjerët e dashuron Klajdin dhe
merr në konsideratë anën fizike, pa i kushtuar vëmendje parave që i mungonin
Klajdit. Te Sondra shfaqet ndjenja e egoizmit, që për të përbuzur kushëririn e
Klajdit që nuk ia var asaj, miqësohet me Klajdin dhe më pas bie në dashuri.
Duke
qënë se i jati Sondrës gëzon një pushtet mbi të tjerët dhe ajo është e aftë që
të përdor të gjitha dredhitë që të shmang prindërit e saj nga diktati për ta
zgjedhur vet mënyrën e jetesës dhe familjen e saj, pasi të mbush 18 vjeç.
Një
fenomen i till jo rrall herë po vihet re edhe te ne sidomos pas viteve ‘2000.
Shumë djem e vajza pasi martohen edhe nëse janë fëmijë të vetëm nuk dëshirojnë
të jetojnë me prindërit, por duan ta ndërtojnë vet jetën e tyre familjare. Ka
raste që i braktisin prindërit e tyre pensionist, të cilët kanë nevojë për
ndihmën e fëmijve, por ata shikojnë
trezin e tyre.
Një
episode që na përshkruan Drajzer, kur Sondra bashkë me të vëllanë pas mbrëmjes
e marrin në shtëpinë e tyre Klajdin dhe vëllai e lë në guzhinë. Ai habitet me
arenditë dhe paisjet shtëpiake të cilat nuk i kishte parë kurrë më parë.
…Ai
mend bërtiti: -O Zot, po ç’është kjo parajsë, por e përmbajti vetem, që mos
krijonte përshtypjen e një njeriu tribal. Ndërmendi varfërinë, me të cilën
ishte mësuar që i vogël dhe, duke kuptuar nga fjalët e Sondrës, se ajo nuk
kishte ide për ndonjë mjedis më modest se ky i saj, ndjeu edhe më shumë
adhurim, për atë botë ku jetonte.
Bota
e bollëkut!
Bota
e begatisë! Ç’lumturi të martohesh me një vajzë si Sondra dhe të shijosh çdo
ditë veç trupit të saj të mrekullueshëm edhe tërë këtë lluks… me këto mendime
jetonte Klajdi dhe e harroi Robertën, të cilën e deshi që ditën e parë, që ajo
i afroi miqësi të sinqertë.
Njohja
me Sondrën po e largonte atë dalngadal nga Roberta, e cila e nuhati, por nuk
donte që ta besonte që ai të arrinte deri atje sa ta braktiste atë në momentin
më kritikë të jetës së saj, kur ajo i tha se do bëhej nënë.
Hipokrizija
e Klajdit për të zhdukur fillimisht krijesën që Zoti ua bëri kismet arrin
kulmin dhe ndjenja e të jetuarit në shoqërinë e lartë të Sondrës kalon kufinjt
njerëzor dhe bën që dashje apo padashje të bëhesh pjesë e krimit.
Janë
të shumtë djemtë e vajzat e vendit tone, që pas hapjes së kufijve braktisën
familjet e tyre dhe ranë pre e tutorve, viktima të kërkimit të një jete më të
mirë të gënjyera nga dhe mashtruara nga gjoja të dashurit e tyre.
Midis
tyre kishte edhe djem dhe vajza të shkolluara të cilat mendonin dhe mendojnë se
përtej kufijve do të gjejnë parajsën, por nuk janë të pakta rastet e dashurisë
së gabuar që kanë humbur jetën dhe nuk u dihet as varri.
Populli
ynë ka një proverb që thothë: -Kush kërkon ti bëj varrin tjetrit ia ka bërë
vetes. Drajzer me mjaftë mjeshtëri na përshkruan vdekjen e Robertës, por mbas
këtij ai e vendos Klajdin para drejtësisë e cila do ta çojë edhe atë drejtë një
vdekje të sigurtë…
-Nga
leximi këtij romani mësojmë:
-Kush
kërkon ti bëj gropën tjetrit, ia ka bërë vetes.
-Mos
kërko të arrish majat me djersën e tjetrit, se bie dhe thyen kokën.
-T’a
jetosh jetën i qetë, s’duhet të bëhesh pjesë e dallavereve.
-Kush
beson dhe nuk kontrollon, jetën e tij e sterron.
-Mos
e moho atë që të ka bërë kokën, se vetes i bën gropën.
-Mos
e harro bukën e prindërve, se e mira të zë sytë.
-Ç’marrëzi
kanë bërë prindërit, i lanë fëmija.
-Çapitu
tre herë dhe mendo një herë, mos harro vendlindjen ku ke lerë.
-Shtrij
këmbët sa ke jorganin…









