E enjte, 11.12.2025, 08:39 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Shyti: Ndeza qiri në zemrën time

E enjte, 11.12.2025, 06:50 PM


Vladimir Shyti

Ndeza qiri në zemrën time

Ekziston brenda teje një zë pa fjalë,

E dëgjonë me veshët e tolerancës,

E vështronë me sytë e zemrës,

Komunikon me gjuhën e dashurisë,

Dhe gonxhja bëhet trëndafil,

E këputa në rrezet e mëngjezit,

I çmendur i dehur nga dashuria,

Lodëruam  në shkëlqimin e hënës,

U puthëm nën perëndimin e diellit,

Eh, ç'nuk i rrëmbyem jetës,

Ku gabova s'e di!?

Mos vallë ngrita zërin e jo fjalët,

Dhe trëndafili zuri të vyshkej,

Më mundën trillet burrërore,

U verbova, dëgjova fjalët e të tjerve,

Trëndafili im po shuhej si kandili,

Nga rrënoja mora shpresë,

Mallëkova dorën që e këputi,

Ndeza qiri në zemrën time,

Dhe, plot aromë u mbush lulja ime.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx