| E enjte, 11.12.2025, 06:50 PM |
Vladimir Shyti
Ndeza
qiri në zemrën time
Ekziston
brenda teje një zë pa fjalë,
E
dëgjonë me veshët e tolerancës,
E
vështronë me sytë e zemrës,
Komunikon
me gjuhën e dashurisë,
Dhe
gonxhja bëhet trëndafil,
E
këputa në rrezet e mëngjezit,
I
çmendur i dehur nga dashuria,
Lodëruam në shkëlqimin e hënës,
U
puthëm nën perëndimin e diellit,
Eh,
ç'nuk i rrëmbyem jetës,
Ku
gabova s'e di!?
Mos
vallë ngrita zërin e jo fjalët,
Dhe
trëndafili zuri të vyshkej,
Më
mundën trillet burrërore,
U
verbova, dëgjova fjalët e të tjerve,
Trëndafili
im po shuhej si kandili,
Nga
rrënoja mora shpresë,
Mallëkova
dorën që e këputi,
Ndeza
qiri në zemrën time,
Dhe,
plot aromë u mbush lulja ime.