Kerko: a
Muhamet D. Rogova: Vlera të mirëfillta të shkrimeve analitike
E merkure, 23.07.2025, 06:56 PM
Muhamet D. Rogova dhe Prend N. Buzhala
VLERA TË MIRËFILLTA TË SHKRIMEVE ANALITIKE
(Pasthënie)
Nga Prof. Mr. Muhamet D. ROGOVA
1. Hyrje
Duke
e marrur dorëshkrimin e veprës së studimeve të Brahim (Ibish) Avdylit rreth
veprave të Prend (Ndue) Buzhalës, “Parametrat e dimensioneve letrare”,
më ngjalli menjëherë mendime të mirëfillta, se si dy shkrimtarë të mëdhenj e
shohin kaq mirë njëri-tjetrin. Në përgjithësi, ata këmbehen me vepra.
Janë dy autorë që i shpalosin vlerat e tyre letrare.
Autori i studimeve letrare Brahim Avdyli, që merret me shtatë vepra të Prend
Ndue Buzhalës, i cili jo vetëm se ka një përvojë të gjatë në fushën e letrave
shqipe që nga vitet e djalërisë së tij, duke botuar vepra poetike, në prozë,
dokumentare, publicistike e shtjelluese, si dhe mjaft vepra me vlerë të
kritikave e studimeve letrare, por mbetet si shqiptar i vertetë dhe i denjë;
nga ana tjetër, Brahim Avdyli, merret me shkrime që kur ishte nxënës i ri, në
shkollën fillore (si 14 vjeçar e ka
dorëzuar dorëshkrimin e vet për botim, te Rifat Kukaj, që ishte me vargje për
të rinjtë dhe për të moshuarit, gjë që nuk u botua) dhe në periudhën fundit
ka botime të veprave në zhanre të ndryshme, si poezi lirike, tregime e novela,
dramë, studime, gazetari, shkrime historike (mbi
50 shkrime janë tani të botuara), etj.
Jam
mbledhës i shënimeve apo vështrimeve të veprave të tij. Tani është me studimet
për veprën e Prend Ndue Buzhalës, një vëpër studimore kjo që i arrinë mbi
katërqind faqe të formatit të madh. Ka vite që punon pët këto vepra. Janë
shtuar edhe dy vepra të Prendit në këtë shqyrtim: “Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme”, SHB “Lena”, Prishtinë, 2024 dhe vepra e parë
poetike, “O Amë, O Amë”, Klubi Letrar
“Vorea Ujko”, Klinë, 1995, që i
përmbyllë në veprën e studimeve të tij prej veprës së parë e deri në veprën e
sivjetshme, një krijimtari që është e mirëfilltë e shkrimtarit në fjalë, Prend
Buzhala.
Në
të vërtëtë, këto vepra që po studiohen po i përfshijmë në këtë pasthënie. Në
këtë vit i feston Prend Buzhala shtatëdhjetë e katër vite jetese, të mbushura
me veprimtari të larmishme letrare, me 81 vepra kritike e studime letrare,
eseitikë dhe monografi; 29 vepra të poezisë; 4 romane; 9 përmbledhje me tregime
të shkurtëra; 4 vepra të pumblicistikës historike dhe kulturore, përveç veprave
të tjera të përgaditura për shtyp me autor të tjerë, rreth 19 vepra.
Janë
edhe 7 vepra që autorët e tjerë i kanë shkruar për te. Kjo është vepra e tetë e
këtyre veprave. Veprës së studimeve i prinë punimi “Fillimi i dritës (Për Prend Ndue Buzhalën, në vend të parathënies)”.
Në vazhdim vijnë katër punime me karakter studimor që iu kushtohen shtatë veprave
të Prend Buzhalës: katër veprave në poezi (
“O Amë, O Amë”, “Ani i ilirishteve”, „Këngëz me errësirë blu“, dhe “Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme” ) dhe tri veprave në prozë që janë me tregime
të shkurta (“Heroi i rrugës” dhe „Sizifi
pa gurin e tij“ dhe “Një re pa atdhe”). Në fund vjen edhe punimi “Parametrat e dimensioneve letrare (Në vend
të përmbylljes)”. Përderisa tek parathënia e tij Brahim Avdyli konstaton se
“shkrimtari i ndjen inspirimet e tij ndër
mendime e meditime të përgjithshme, të nxjerra nga shpirti krijues dhe përvojat
e bëra aty, të përjetuara e të matura me zemër. Përvoja dallon në bazë të
sasisë së përgjithshme jetësore dhe të leximeve gjatë kohëve të ndryshme”,
te teksti përmbyllës autori përkufizon studimin e tij në kërkimin e shtatë
dimensioneve të veprës letrare të Prend (Ndue) Buzhalës: postmodernizimin,
ngjarjet simbolike dhe alegorike të tij, të marruara nga realiteti ynë
me intertekstualitetin si prirje krijuese,
liria e lindur në i-lirishte, si Këngë e Parë, poetika e zhanrit letrar
të prozave të shkurta, dimensioni i parafundit: credo-ja e kombit tonë në
veçanti dhe e humanizmit, në përgjithësi dhe i fundit shtresat mitologjike.
Punimet e Brahim Avdylit ofrojnë një analizë të thellë dhe nuancuar të poezive
dhe tregimeve të tij, duke theksuar veçori si ironia, simbolizmi dhe natyra e
identitetit. Ai i qaset veprës duke u fokusuar në ndjesitë e izolimit dhe
padukshmërisë që ndjejnë personazhet në një shoqëri që shpesh i ngulfat, apo në
pasurinë e motiveve poetike. Leximi i
kësaj vepre është një përvojë estetike që sfidon lexuesin të kërkojë e
shtjellojë thellësinë e ndjenjave dhe
ideve. Buzhala, si poet dhe studiues, ka krijuar një univers letrar që
reflekton përvojat e tij personale dhe historike, duke sjellë një kombinim të
lirizmit dhe filozofisë.
2.
Shkrimi i studimeve të mirëfillta vlerësuese, siç
thotë kjo vepër e studiusit Brahim Avdyli për të gjitha dimensionet letrare të
këtij krijuesi të madh kombëtar, madje edhe në të tërë diametrin ndërkombëtar,
Prend Ndue Buzhala, të cilin e kanë lënë të pastudiuar aq sa duhet dhe aq sa e
meriton ky krijues multidimensional, me të gjitha veprat e tija letrare,
eseistike, kritike, monografike, etj., shumë vepra të ndryshme, vetëm pa dramë,
me të gjithë krijimtarinë e tij, qoftë si poet postmodern, tregimtar i rrëfimeve
të shkurta, që i studion këtu ish nxënësi im i jashtëzakonshëm dhe miku im i
vazhdueshëm, shkrimtari dhe studiusi i mirëfilltë, Brahim Avdyli; romansier; vështrime
kritike, recensione, studime të të gjitha llojeve të veprave posmoderne, etj.,
dhe i mjaft shkrimeve të tjera; me vlerat e tija të veçanta nëpër disa shkrime
mjaft të posaçme, sikurse ato krijime të cilat janë mjaft mirë të qëlluara;
nëpër manifestimet kombëtare dhe gjithëkombëtare për Plisin tonë, etj., duke
filluar prej veprës së parë poetiko-eseistike, “O Amë, O Amë”, “Vorea Ujko”,
Klinë, 1995, vijnë të pashkëputura parametrat e dimensioneve letrare, të cilat
fillojnë të shtohem gradualisht prej veprë së parë e deri më tani.
Po e them se me të vërtetë shkrimtari i dalluar
shqiptar dhe i tërë mërgatës së madhe e më të gjërë nëpër botë dhe shqiptar i
mirëfilltë, Brahim Avdyli, që ishte dikur një nxënës shumë i dalluar i
Gjimnazit, politikisht mjaft i përfilltë gjithëshqiptar, na i shqyrton jo vetëm
veprat e zgjedhura të polidimenzioneve ideore, por edhe të sferës
ideologjiko-poetike, si p.sh. këngëzat e tij të mikropoezisë dhe oratorinë e
fjalëve më të hirshme të tij. Ai i zgjodhi vetëm këto vepra të tij, të veçanta
e të papritura, që janë gjithsejt shtatë vepra, po t’a njohësh dhe t’a studiosh
këtë njeri, pendë, shkrimtar e mendimtar gjithëshqiptar, aty i gjënë edhe
përkufizimet e mendimet e tija të metafizikës, mu aty ku nuk duket imateria,
apo ku përfundon të duket materia e fillon imateria. E njohë mirëfilli këtë
njeri të veçantë.
Pse na i zgjodhi pikërisht shtatë vepra? Sepse
numri shtatë është numri bazë i Zotave, sikurse numri pesë, sikurse numri tre,
e veçanërisht numri NJË, i cili simbolizohet me Zotin e Madh, është “matematikë e imateries”, pra metafizikë.
Në radhë të parë studiusi ynë Brahim Avdyli na i
sheh këto vepra të jashtëzakonshme të shkrimtarit Prend Ndue Buzhala nëpër vetë
shfaqjen e pazëvendësueshme të tij me vullnetin e gjërë e të pazëvendësuar shpirtëror
e gjithëkombëtar, pikërisht nëpër këto vepra të zgjedhura të tij. Të mos e
njihnim profilin e studiusit metafiziko-filozofik të tij, të mikut tonë jetësor
e të përhershëm, Brahim Avdylit, nuk do të kishim as të qartë e të mirëkuptuar
domethënien e këtyre shtatë veprave të Prend Ndue Buzhalës, por edhe
dimensionin e vërtetë eseistik, etik, e artistik të poemës recitative të veprës
së tij të parë.
Edhe një profil të autorit Prend Buzhala na
shtrohet ndër këto studime: profili i mësimdhënësit dijetar estetiko-etik, kur
i qe ndaluar rreptësisht misioni i mësimdhënësit me nxënës. Vepra e tij e parë,
e shkruar sikur një poemë recitative artistike na i përmbledhte të tërën ate që
i dretohej Hyjit, si ankesë e absolutisht e pa pranuar të kësaj jete nën dhunë
të hapur të pushtuesit të pa shpirtë, të grumbulluara e të thëna për amën
hyjnore, nënën tonë të madhe të kësaj jete, që do t’i mblidhte të gjitha nënat e
popullit tonë, të vuajtura multidimensionalisht, për të shfryer mllefin e autorit,
poashtu të vuajtur nëpër burgje për LIRI, e të mbledhura së bashku të një jete
të padrejtë.
Vepra e tij eseistike, e shkruar si një poezi me
pjesë të caktuara, duke i përmbledhë nëpër njëqind e pesëdhjetë e shtatë (157)
emra simbolike të amës shenjtërore, nënës sonë multidimensionale, të thëna
letrarisht e eseistikisht prej tij, me thëniet ultimative të tij, drejtë
Hyjniut, për të gjithë shqiptarët e Kosovës, të cilët i përmbledhë edhe
artistikisht në vepër, dhe i lutej Atit të Madh të shihte këtë përpjekje të
paskrupullt të pushtetit më të rrebtë e më fashizode serbo-jugosllave, e cila
na e kishte dënuar edhe këtë edukator e student pas diplomës së fakultetit, të
mos punonte në arsim, në mes viteve 1982-1995, sikurse e pat dënuar mikun tim,
Brahim Avdylin me burg shtëpiak në prag të vrasjes së vëllezërve Jusuf e
Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarit tjetër Kadri Zeka, paralelisht me dënimin tim
prapa grilave, në të njëjten kohë, në të cilën i premtova Brahimit, se edhe po
të ma presin kokën, kurrë nuk do ta dëshmoja veprimtarinë e tij politike së
bashku me ne, me të gjithë grupin tonë politik. I kam mbajtur 9 vite burg të
rëndë politik dhe ma pamundësoj kështu pushteti okupues edhe mua punën
edukative.
Brahim Avdyli do ta analizojë në të gjitha anët
këtë vepër të parë etike e estetike nëpër thirrjet artistike të AMËS sonë, të
cilat të gjithëve na përfinin me të gjitha format e vuajtjeve tona, pranë
spirales së vuajtjeve të autorit Prend Buzhala, deri në Gjithësi. Është një
thirrje e dyfishtë estetike ndaj Hyjniut, duke mos harruar kohën, shkencat dhe
filozofinë.
Është e pamundur të mos e vërejmë formën
analitike të kësaj vepre letrare, e cila, duke e ngritur këtë vepër të autorit,
e ngritë edhe veten lart si studius të mirëfilltë, pa dashur të thotë ndonjë
gjë për veten e tij. Së bashku ngritet etika, eseistika dhe filozofia e veprës,
edhe pikëpamjet filolozike-etike dhe eseistike të studiusit analitik të këtyre
veprave artistike.
3.
Te punimi tjetër i
vërejmë këndin e qasjeve të veçanta të poezisë. Poezia e Prend Buzhalës,
sidomos në veprën e tij “Ani i
ilirishteve”, ofron një pamje të pasur dhe komplekse të identitetit dhe
kulturës shqiptare. Veprat e Buzhalës janë të organizuara në tri cikle: “Ani i ilirishteve”, “Ilirishtet e mia”, dhe “Oratorio në korin e ilirishterve”. Kjo
strukturë sugjeron një evoluim në mendimin poetik, duke e ndarë krijimtarinë në
etapa që trajtojnë identitetin, kulturën dhe shpirtin e ilirishtes. Cikli i
dytë, me theksin në "i-lirishte",
nënkupton një lidhje të thellë me trashëgiminë kulturore dhe historike. Titulli
“Ani i ilirishteve” ka një ngarkesë
simbolike të thellë. “Ani” referon jo
vetëm aspektin biologjik të jetës, por gjithashtu thekson rëndësinë e krijimit
dhe ripërtëritjes. Poezia e Buzhalës shpesh eksploron marrëdhëniet ndërmjet
individëve dhe trashëgimisë së tyre kulturore, duke e vënë në pah
domosdoshmërinë e njohjes dhe ruajtjes së identitetit. Ciklet e librit paraqesin një udhëtim nga hyrja, në përjetime lirike,
deri në një përfundim që përmbledh të gjitha temat e trajtuara. Interpretimi i
fjalës “ani” si një tipar themelor i
krijimit artistik dhe identitetit është shumë i rëndësishëm. Buzhala përdor
gjuhën dhe figurat artistike për të sjellë në jetë temat e lashta ilire dhe për
të reflektuar mbi identitetin dhe historinë shqiptare. Kjo lirikë është jo
vetëm një shprehje artistike, por edhe një refleksion filozofik mbi ekzistencën
dhe trashëgiminë. Kjo vepër na sjell një kuptim të thellë të historisë dhe
identitetit shqiptar, duke lidhur të kaluarën me të tashmen dhe duke krijuar
një dialog mes brezave. Këto pika nxjerrin në pah kompleksitetin dhe thellësinë
e veprës, duke e bërë atë një kontribuese të rëndësishme në letërsinë shqiptare
moderne.
Poezinë e Buzhalës trajton edhe te punimi i dytë
me titull “Vlera e përjetshme e mikropoezisë shqipe (Studim për veprën
poetike të Prend N. Buzhalës, „Këngëz me errësirë blu“, LENA Grafik, Prishtinë
2022)”.
Mikropoezia e këtij vëllimi poetik është e ndarë në katër pjesë,
secila me tituj sinjifikativë që pasqyrojnë përjetime të thella: „E parrëfyer kjo lumturi“, „Para derës së rruzullimit“, „E shqipërishme“ dhe „Shpirti i qetësisë së një peme“. Duke i
kaluar nëpërmjet strukturave të tilla, autori arrin të shprehë ndjenja të
shumta dhe të krijojë një atmosferë të pasur me simbolikë. Prend Ndue Buzhala e
shfrytëzon minimalizmin në poezinë e tij, duke e bërë këtë vepër një shembull
të bukur të mikropoezisë. Koncepti i minimalizmit në letërsi është një tendencë
e fortë në artin bashkëkohor, e cila kërkon që autorët të ndihmojnë lexuesit të
gjejnë thelbin në shprehjet më të thjeshta. Një nga aspektet më të rëndësishme
të „Këngëz me errësirë blu“ është
elipsa poetike që ndihmon në thellimin e përvojës jetësore të autorit. Ai e
transformon çdo varg në një mundësi për meditimin mbi natyrën e jetës,
dashurisë dhe ekzistencës. Poezia e tij shpreh një vetëdijesim të përgjithshëm
për shkurtesat dhe koncizitetin, duke theksuar rëndësinë e thënies së gjërave
në mënyrë mjaft të thjeshtë, por të thellë.
Mikropoezia, si një formë e veçantë e shprehjes
artistike, ka origjinën e saj në traditat e lashta, si tanka dhe haiku
japoneze. Prend Ndue Buzhala, me veprën e tij „Këngëz me errësirë blu“, i përshtat këto tradita në një mënyrë
origjinale, duke krijuar mikropoezi që është e lirë nga rregullat strikte të
metrikës, por e ngjeshur me kuptim. Titulli „Këngëz
me errësirë blu“ vetë përmban një kontradiktë interesante. Errësira blu
sugjeron një botë ku ndjenjat e melankolisë dhe brengës janë të lidhura me
bukurinë dhe paqen. Buzhala na bën të mendojmë për kalimin nga jeta në një jetë
paralele, përmes një grimi të ngjyrave dhe emocioneve. Errësira blu është një
hapësirë ku poeti, përmes vargjeve të tij, eksploron natyrën e jetës, për të
kaluarën dhe të ardhmen, dhe e gjithë kjo ndihmon në thellimin e kuptimit të
mikropoezisë.
4.
Dy
punimet në vazhdim flasin për dy vëllime në prozë me tregime të shkurta, apo si
i quan ato Prend Ndue Buzhala “tregime me
pak fjalë”.
Kështu,
te punimi studimor “Rrugët e ndërdijes,
përplasja e ralitetit dhe kontradiktat e të vërtetës - Studim për librin me
tregime të shkurtra, “Heroi i rrugës”, të botuar nga SHB «ROZAFA», Prishtinë
2017, autori vë në pah se krijuesi shfaq një mënyrë të
veçantë të të shkruarit që e pozicionon midis prozës poetike dhe prozës
moderne. Ky veprim ndihmon në krijimin e një realiteti të ri, që përballë
vështirësive të jetës dhe kontradiktave shoqërore, e ndihmon lexuesin të eksplorojë
temat e thella të natyrës njerëzore. Brahim Avdyli vë në theks
intertekstualitetin për t'i ripërcaktuar konceptet tradicionale të
origjinalitetit. Tregimet e Buzhalës karakterizohen nga një ekonomi gjuhësore e
fortë, duke përdorur pak fjalë për të transmetuar mendime të thella. Kjo e bën
prozën e tij të ngjashme me poezinë, duke e shndërruar leximin në një përvojë
reflektive. Këtu, autori shpesh lë të nënkuptohen detaje, duke kërkuar nga
lexuesi që të angazhohet aktivisht në interpretimin e tekstit. Buzhala zgjidh
temat e tij me kujdes, duke reflektuar mbi jetën e përditshme dhe realitetin
shoqëror. Rrethi i gjerë i temave të tij, që ndonjëherë përfshin çështje të
ndjeshme shoqërore, e bën veprën të rëndësishme dhe relevante për publikun.
Tregimet e Buzhalës janë të zhveshura nga rrëfimi i zgjatur, duke ofruar një
formë të shkurtër, të thukët dhe të qartë. Ky format i lejon lexuesit të
përjetojë prozën në mënyrë të menjëhershme, duke e bërë të lehtë për t'u lexuar
në çdo situatë. Librin “Heroi i rrugës”
e hap titulli simbolik që përfshin dy figura: “Heroi i rrugës” dhe “vajza
me fjongo të zezë”. Ky titull përmbledh një dualitet të thellë që shfaqet
gjatë gjithë veprës dhe sugjeron një trajtim të vetëdijes njerëzore. Titulli “Heroi i rrugës” nënkupton një individ
që, përmes sakrificave të tij, aspiron të lë një gjurmë në realitetin e tij. Në
anën tjetër, “vajza me fjongo të zezë” simbolizon
humbjen, nostalgjinë dhe dashurinë e pamundshme. Kjo antitezë krijon një
tension emocional që e shoqëron lexuesin gjatë gjithë tregimeve. Çdo tregim, si
“Mrekullia e shikimit” dhe “E bukura ra për tokë e u lëndua”, është
ndërtuar me kujdes, duke përdorur pak fjalë për të shkaktuar emocione të thella
dhe refleksione mbi jetën. Në tregimin “Ndodhitë
e çuditshme të një Këshilltari shpirtëror”, Buzhala fut idenë se dashuria
është forca që mund të shpëtojë njerëzimin nga shkatërrimi. Ky koncept i lidhë
ngushtë fjalët e shenjëtores Nëna Terezë me përvojat e personazheve, duke i
inkurajuar ata të kërkojnë kuptim dhe shpresë në një botë që shpesh duket e
errët.
Punimi i fundit analitik e studimor me titull
"E vërteta simbolike dhe trefishi
ideor i një vepre (Studim për veprën me tregime të shkurta „Sizifi pa gurin e
tij“, SHB „Lena“, Prishtinë, 2020)", Brahim Avdyli nënvizon se ky vëllim
na sjell një univers letrar të ndërlikuar, ku figura e Sizifit shërben si
metaforë për jetën dhe sfidat e saj. Kjo vepër e pasur me tregime të shkurtra
është e mbushur me figura artistike, metafora ironike dhe sarkazëm, që krijojnë
një atmosferë të veçantë letrare. Buzhala e përdor metaforën e Sizifit për të
reflektuar mbi realitetin e hidhur që e përjetojmë. Ai e shndërron Sizifin në
një simbol të përpjekjeve të përditshme, duke e vendosur atë në një kontekst që
flet për ankesat dhe frustrimet e shoqërisë moderne. Një nga karakteristikat
dalluese të kësaj vepre është përdorimi i ironisë dhe sarkazmës. Buzhala e
zhvillon ironinë përmes krahasimeve dhe figurave që sjellin një dritë të re mbi
situatat e zakonshme. Buzhala e përdor këtë për të na treguar se shpesh,
përpjekjet tona për t’i përmirësuar situatat përballen me absurditet dhe, në
shumë raste, me dështim. Me një stil të pasur dhe një qasje kritike, Buzhala na
fton të mendojmë mbi realitetet tona, duke na bërë të reflektojmë mbi natyrën e
vërtetë të përpjekjeve tona dhe kuptimin që ato mund të sjellin. Autori B.
Avdyli analizon edhe ciklin „Fleta
Sizifiane e Jetës“. Buzhala niset nga ideja se çdo njeri, pavarësisht
kombësisë ose etnisë, ka potencialin për të krijuar. Cikli „Solilok për fluturimin e zogut“ thekson një dimension të thellë
dhe introspektiv. Soliloku, si një formë e shprehjes artistike, shërben si një
mjet për të shprehur tensionet dhe konflikte të brendshme, ashtu siç e bën
Hamleti në monologun e tij. Buzhala, duke përdorur një gjuhë të thjeshtë dhe
figura artistike, arrin të komunikojë mesazhe të thella në një formë të
përmbledhur, duke u fokusuar te përvoja njerëzore në një kontekst të veçantë
shqiptar. Subjekti i tregimeve është shpesh i thjeshtë dhe i ndërthurur me
përvoja jetësore dhe filozofike, duke inkurajuar lexuesin të mendojë mbi
identitetin dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore. Autori i librit Brahim Avdyli,
përsiat mbi ironinë dhe natyrën njerëzore në tregimet e Prend Ndue Buzhalës,
tregime që ofrojnë një pamje të ngjeshur mbi gjendjen e individëve në një
shoqëri që e ndien veten të marginalizuar. Kritiku e studiuesi Brahim Avdyli
ofron një analizë të thellë dhe të nuancuar të tregimeve të tij, duke theksuar
elemente si ironia, simbolizmi dhe natyra e identitetit.
5.
Dua të cekë se në të gjitha analizat e studimeve
të Brahim Avdylit, që janë tërësisht të thella, bazën e këtyre analizave i
bëjnë edhe vepra të mira të teorisë botërore dhe moderne, por edhe të teorisë
së letërsisë e të kritikës shqiptare. Po e zë në gojë disa nga këto vepra të
zgjedhura, të cilat janë të dhëna nëpër fusnota, si p.sh., Mario Andreotti, “Sruktura e letersisë moderne”; Linda
Huetschon, “Poetika e postmodernizmit/
Historia; Teoria; Fiksioni”; Nathalie Piégay-Gros, „Poetika e intertekstualitetit“; Aristoteli, “Poetika”; Rene Uellek, Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“; por edhe shqiptarë,
si p.sh., Agim Vinca, “Kurs i teorive
letrare”, Zejnullah Rrahmani, “Kurs i
letërsisë”, “Arti i poezisë” dhe “Teoritë moderne të letërsisë”, etj.;
vepra të tjera historike, si p.sh., Niko Stylo, “Etruskishte-toskërishte”; Qazim Namani, etj.; të vetat, si
ilustrime të këtyre studimeve, të cilat, me një lexim mjaft të kujdeshëm të
këtyre studimeve analitike, e këtu po i drejtohemi pikërisht studimit në radhë
të veprës së Prend Buzhalës, “Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme”, i cili vazhdon të na bëjë për vete, me të
gjitha vlerësimet analitike të studiusit Brahim Avdyli. Shpesh herë i referohet
internetit dhe jep shpjegime të tyre, edhe sa i përket oratorisë sonë (oratorio e oratorium), epikleza,
epifania, këngëz blu, mikropoezia, poezinë
minimaliste (Haiku), apo paradigma etj.
Sa i përket poezisë apo prozës së Prend Ndue Buzhalës, duhet të them se studiusi
Brahim Avdyli bazohet në ilustrimet shkencore, të përgjithshme apo historike,
sikurse në analizat që na janë si nisje e përgjithsimeve kritike të tërë
krijimtarisë së Buzhalës, që bazohej edhe në veprat teorike dhe shkencore, si
p.sh. të mitologjisë, C. Scott Lttlenton, “Das
grosse Buch der Mythologie” (Libri i madh i mitologjisë); Wilhelm Vollmer, „Wörterbuch der
Mythologie“ (Libri i fjalëve të mitologjisë); Gerold
Dommermuth-Gudrich, „Mitet më të famshme
të lashtësisë“; e shumë vepra të tjera, p.sh., të historisë e të letërsisë,
të cilat nuk po i përmendim me këtë rast, na tregojnë një listë të tërë të
veprave që studiusi na i ka lexuar. Sa herë kemi menduar se Brahim Avdyli humbi
në tërësinë e mendimeve të tij dikund në botën e gjërë, ai na rikthehet në
secilën formë më i madh, si shkencor e letrar.
Brahim Avdyli nuk i harron thëniet e tij
shkencore e letrare apo të filosofisë, shkencore e historike për t’i ilustruar
edhe me ndonjë thënie të arkeologjisë së re, që na i zhvendos thëniet e
deritashme me thënie të vërtetuara të lashtësisë historike. Në këtë kuptim na
lidhë edhe me gjetjet e reja të arkeologjisë të Kryqit të Drenicës Vuçake, i
cili i takon periudhës historike të parahistorisë, para lindjes së katolicizmit
romak e Vatikanit, i cili ende nuk është vlerësuar nga arkeologët e vërtetë botërore
e ndërkombëtare. Ata ende nuk i njohin thëniet e historianëve e arkeologëve të
vërtetë të Kosovës, si p.sh., Qazim Namani, me të cilin kemi qenë së bashku
edhe në Kuvendin Ndërkombëtar, “Rrënjet
tona”, të vazhdimësisë historiko-gjuhësore dhe etnokulturore të të gjithë
shqiptarëve, ku bukës i thonë “bukë”
e ujit “ujë”, përmes mijëvjeçarëve,
në Tiranë, 9-12 maj 2019[1], i
cili i vërteton thëniet e vjetra me vërtetësinë shkencore e historike për
Qytetin e vjetër “Kasova” dhe “Kalanë e Kasovës”, sipas dëshmive
latino-turke, kundër dëshmive të rrejshme serbo-ruso-sllave. Studiusi Brahim
Avdyli jo vetëm se bazohet njëherë në të vërtetat, por i analizon poezitë e
vërteta të kësaj përmbledhje të Prend Buzhalës, në veprën e tij “Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme”,
dhe po e përmendim poezinë e tij në tri pjesë “Oratorio për Dritën që kosovon”, të cilën e kishin lënë pa e zënë pa
e vështruar mirë këtë poezi të këtij libri. Artikullimi i mirëfilltë si folje
shqipe “që kosovon” na del një folje
e re, duke mos i njohur dëshmitë e reja historike dhe duke i bazuar
interpretimet e historisë së Shqipërisë, të cilat më shumë bazoheshin në konsideratat
pellazge se sa në iliro-pellazge, e jo në shkencën e historisë së re, të cilat
na i rizgjon poetikisht e artistikisht edhe autori i kësaj përmbledhje, Prend
Buzhala. Brahimi, në analisat e veprës “Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme” të Prendit, na e merr edhe këtë fjalë si folje
të re.
Në këtë vepër e gjëjmë plotësisht atdheun, që
autori i këtyre studimeve e quan “AT-DHEU”, prej Atit tonë të dheut shqiptar,
të mbetur gjysmë e të shpërndarë gjatë dhunës romano-turko-sllave rreth një
grushti malesh, siç thotë vetë ai, me një poezi të hershme, të mbetur gjallë
pas dhjetra mija vitesh (qe 25’000 vite
p.e.s. kanë qënë të parët arbanët/arbërit me gjuhë!), por kanë nxjerrë pipa
të rij, nga të prerat e shumëfishta të tij. Prej yllirëve[2], para
ilirëve e albanëve e kemi udhëhequr dikur mbarë botën, por shqiptarët sot na
kanë mbetur në një gjendje të ligë dhe janë shkapërderdhur nëpër tërë botën, edhe
të shpërfillur si komb. Studiusi Brahim Avdyli na thotë se atëherë nuk quheshim
kështu dhe nuk dëshironin të flisnim për veten, por për punë të përgjithshme
tonën, sepse ishim për përmirësimin e jetës së përgjithshme, pranë nesh. Ne, quheshim
“ar-ban” (arë=ari, ban=bëjmë), ata të cilët e bëjnë me punë jetën më të
vlershme, pra jeta është më e vlershme se sa ari.
Janë të shumta analizat të veprave të shkrimtarit
Pren Ndue Buzhala. Kur t’i lexosh disa herë veprat e tija dhe analizat e
studiusit tonë Avdyli, do të mbetesh i pa fjalë, pse nuk i ke vlerësuar me kohë
këto vepra të rralla të Prendit. Si ka mundur ky analizues t’u sillet në të
gjitha anët e vlerësimeve e t’i studiojë kaq thellë e gjithëpërfshirës, e kaq
bukur t’i nxjerrë në shesh këto vepra të rralla dhe t’i zgjedhë pikërisht këto
vepra.
Kjo është vepër e mrekullueshme e studimeve të
Brahim Avdylit dhe jam mëse i impresionuar.
6.
Patjetër duhet të ndalemi në analizën e veprës “Një re pa atdhe”, e cila i ka retë e
dendura të së pavërtetës, siç thotë autori, apo retë e dendura të fatit të
përgjithshëm. Kur thotë se janë vragnuar retë e dendura të së pavërtetës, e
kemi jo vetëm qeverisjen sipërfaqësore, jo vetëm se të padenjë, sipas ndarjeve
administrative, por edhe ndarjen përfundimtare sipas etjes së madhe të ujqërve
të polikës antishqiptare. Njeriu i ynë shkon me tru të shpërlarë kundër
vetvetes. Ai nuk e di se ka mbetur një kukëll në duar e poli (a)tikës.
Ky është fati i shqiptarëve të nëpërkëmbur. Kur zemra e
kombit është e ndarë në disa pjesë, që thonë se e kanë gëzuar “lirinë” në kuptimin social, ai nuk e ka
gëzuar lirinë kombëtare, sepse është i ndarë në njësi të padrejta.
Në këtë pjesë, në Republikën e Kosovës, të themi “pjesa e zemrës”, e ka gëzuar lirës
sociale dhe të jetë i barabartë me të tjerët, por nuk realizohet bashkimi
kombëtar sipas nevojës sonë dhe dëshirës së mirëfilltë të popullit, edhe pse
nuk di si t’a thotë ai, por realizohet “bashkimi”
i përqafuar me armiqtë e tij në Bashkimin Europian. Armiqtë janë të shumtë.
Duket sikur mbetet pa atdheun e tij, pa atdheun që do t’a shfrytëzojë ajo pjesë
e kombit që jeton këtu, jo politikanët që shtyhen e etiketohen me njëri tjetrin
për të plaçkitur “arkën kombëtare”, e
jo për t’a qeverisur ashtu siç do të duhej të qeverisej, dhe këte na i shpjegon
mirëfilli studiusi, në sjelljen e tij rrotull të të gjitha veprave të Pendit,
të vrojtuara në këtë vepër të studimeve, ndërsa pasuritë nëntokësore të kësaj
pjese të tokës i kanë futur në duar të veta bilionerët e mëdhenj të Europës së
Bashkuar dhe Botës. Kur të vjen ky “bashkim”, ajka e vendit po shkon!
Bashkimi i lirë i të gjitha tokave tona në një shtet, që e flasin gjuhën
shqipe, e që e qeverisin vetë për nevojat e popullatës shqiptare, anë e përtej,
e si duket, vështirë mund të vjen.
Kam shkruar gjatë dhe sipas njohurisë së denjtë e të
vërtetë të mikut tim të jashtëzakonshën, Brahimit. Mendimet e tij janë të
përcjellura tek unë. E deshi shumë ATDHEUN e KOMBIN e tij! Çuditërisht, si duket, e kanë lënë si „të parëndësi“. Ecin
përtej të vërtetës dhe nuk e dinë sa dhembje të mëdha i kanë shkaktuar këtij burri
të Malësisë së Gjakovës, që e deshi vërtetë e mjaft mirë bashkimin gjithëkombëtar.
Të gjithë flasin për bashkimin kombëtar, por nuk e ndjejnë si ai, me zemrën e
mbetur jetim. Brahim Ibish Avdyli u kthehet disa veprave të Prend Ndue Buzhalës
dhe kësaj radhe veprës „Një re pa atdhe“.
Të gjitha tregimet e përfshira në këtë vepër, në pjeset e
saj, “Gjethja që nuk po binte”, “Rrugë e vështirë e kthimit në shtëpi”, “Gjarpëri nën diskun e Diellit” dhe “Duke pritur në bregun e jetës”, janë
vërtetë rrëfime postmoderne, të shkruara mirëfilli, në forma të zgjedhura
artistike. Jo vetëm se na sqarohet “Letra
e Bardhë” në disa faqe të kësaj krijimtarie të mirëfilltë, por edhe në
analizat e përkryera të studiusit Brahim Avdyli.
Ndonëse ai i ka venë para vetes së tij disa vepra të
tilla të letërsisë zvicrane e botërore, edhe të faqes së këtillë elektronike të
Orell Fyeslit, me fjalën latine “Tabulla
Rasa”, shqip “Tabela Zero”, pra
FAQJA E BARDHË, analizuesi e shpjegon këtë fjalë në disa faqe deri në fund të
kësaj vepre, si letra e pashkruar e një fëmije, e shpirtit të bardhë të tij, e
në të cilën shkruajnë e shkarravitin të gjithë, nga familja, nga rrethi, nga
shkolla, nga njerëzit e këtij gjysmë apo çerek-kombi. Mbi zemrën e fëmiut
ngritet apo nuk ngritet vlera e tij aq sa është edhe niveli i përgjithshëm i
kësaj pjese të kombit.
“Pika
zero është pika e bardhë e shpirtit”, thotë analizuesi,
që do të kishte shkuar Hyji apo Zoti i Madh, por ai e provon njeriun në vendin në
të cilin është i lindur, prej njerëzve të një gjuhë, prej atdheut të mbuluar me
dhunë.
Pastaj, që në fillim të veprës analizohet “botologjia”. Prendi, në një fjalë
ironike e nxjerrë “botologjinë”, që
duhet të jetë “shkenca” e saj. Me “botologjinë” shkruan ironikisht Prend
Ndue Buzhala bazën e jetës ireale mbi botën reale. Siç thotë studiusi, e kishim
prej sundimit të Perandorisë Osmane kalkën “batall”,
e kjo “shkencë” do të rezultonte “batologjinë”, cila e fshikullon “veprimtarinë” e bashkëvendasve të
Prendit, popullit shqiptar dhe pjesës së kombit shqiptar të Kosovës. Pjesa
dërmuese e këtyre qyetatëve janë të hendikepuar prej mosveprimit; e kalojnë
kohën kot; janë pipa të ligj të dalur me përdhunë në trungun dikur të shëndoshë
të kombit yllor, yllir, iliro-arbanë, arbëresh e shqiptar.
Këtë tregim ironik e analizon autori mirë në disa
rrjeshta, e “botologjia” na i
përfshinë neve të gjitha “rragatat” e
Prendit (rrugëtimet e vështira). Ato kalojnë
në të “Përtejmen”, në “Andejbotë”, në “Këndejbotë”, në “Mbibotë”,
në “Nënbotë” dhe në “Anashbotë”.
Më tutje, na shpjegohet detalisht edhe “Koha digitale”, “Fleta digitale”, “Letra
digitale”, të cilat i kopjojnë pavetëdijshëm qytetarët tanë dhe u bëhet i
pandarë nga jeta telefoni celular sa një kuti në xhep, p.sh., shkruajnë me te.
Kjo është lojë e pashpirtësisë e të mëdhenjëve dhe serbëve, apo siç thotë edhe
studiusi Brahim Avdyli, “është një lojë
me të gjitha të vërtetat njerëzore”, në të cilën shihet përtej skene ajo
forcë e madhe që po luante me masën, përmes një të padituri në skenë dhe
vajzave sherrake. Rrëfimi quhet “Loja e
dikujt tjetër” dhe është shumë i thellë! Lexoni veprat e Prend Ndue
Buzhalës dhe lexoni veprën studimore të Brahim Avdylit. Lexoni edhe këto
analiza të mia!
E përmendi këtë rrëfim në të cilën na vihen në lojë ata që
luajnë si kukulla në penjtë që nuk duken, por me të gjitha mundësitë janë të “atillët”, që dje luanin tjetër “lojë”, me pandreka apo me kondakun e
pushkëve të ushtarëve të tyre, apo edhe me plumba, siç vriteshin ushtarët e
UÇK-së dhe fëmijët, apo siç vritet qeni i madh i ujkut në vend të Brahim
Avdylit nga Milicia Serbo-Jugosllave. Këtë lojë, e bëjnë sot të tjerët, në vend
të të parëve, me të gjithë krijuesit e popullin punues, që është masa, në këtë
rrëfim.
Ata nuk e kuptojnë apo nuk duan ta kuptojnë këtë lojë të
praptë se ç’është digitalizimi, e ky digitalizim kryhet nga të mëdhenjt e të
mëdhenjëve deri te Kryedemoni, ndër të cilët njerëzimi është në njëfarë dore
një “tepricë teknologjike”, që duhet
të zhduket nga skena, që duhet të pakësohet...
Në përmbledhjen e tregimeve të shkurta janë mjaft tregime
të ngjeshura me pak falë, siç thotë edhe studiuesi apo edhe vetë autori “rrëfime me pak fjalë”, të cilat e
meritojnë që të lexohen dhe të shihet edhe ky studim, që nuk do të jetë i teti
për veprat e Prend Buzhalën, por një prej atyre më të spikatura, që na e shplon
Prendin një spektër më të gjërë, e t’a njohim e t’a lexojmë edhe njëherë, për
të ditur thellësinë e tregimeve apo të poezive të tij.
Unë këtu po ndalem në analizat e tregimit të fundit,
sepse ky recension më shkoi gjatë. Tregimi quhet “Rrëfimi i shkruar me pika gjaku”. Vetë kam qenë një prej atyre që
ka vuajtur kohë të gjatë i burgosur nga serbo-jugosllavët, por edhe autori ka
qenë vetë i burgosur për të njëjten arësye. Edhe miku im dhe ish-nxënësi im, ka
vuajtur dhe po vuan kështu me të tjerët për bashkimin kombëtar. Pjesa dërmuese
janë të janë kthyer në anën tjetër e nuk dëshirojnë të pajtohen me një qeveri
të vetme e të bashkuar të një kombi, dy etnive, gegë e toskë. Rrëfimet tona, të
shkruara apo të pashkruara, të pikëzuara në shkronja të gjalla, shkojnë të
shkruara me pika gjaku në fletën e madhe të së ardhmes sonë. Të gjitha këto
rrëfime i kemi të pakryera, edhe pse jeta jonë një ditë, do të marrë fund. Siç
shprehet autori, ua lëmë amanet brezave tanë që të vazhdojnë rrjeshtat e
shkruara më tutje për të ardhmen e tyre...
7. Në përfundim
Analizat ofrojnë një vështrim të thellë mbi
simbolizmin dhe figurat artistike, duke e ndihmuar lexuesin të kuptojë
kontekstin më të gjerë dhe mesazhet e fshehura në poezi e në tregime. Vlerat e
shkrimeve analitike të autorit Brahim Avdyli janë të mirëfillta dhe përfshijnë
disa aspekte të rëndësishme. Analizat e tilla i ndihmojnë lexuesit t’i kuptojnë
më thellë tematikat dhe mesazhet që autori dëshiron të na i përcjellë, siç janë
identiteti, ekzistenca dhe tensionet shoqërore. Ato ofrojnë një kontekst më të
gjerë për veprën, lidhur me traditat letrare dhe tendencat e kohës, duke i
vendosur tregimet në një dialog me autorë dhe lëmi të tjera. Analizat
kontribuojnë në krijimin e një tradite kritike që e vlerëson letërsinë
shqiptare dhe e pasuron diskutimin mbi të. Duke ofruar perspektiva të ndryshme,
këto shkrime inkurajojnë lexuesit të reflektojnë më thellë dhe të zhvillojnë
mendimin kritik. Duke vendosur veprën e Buzhalës në një kontekst më të gjerë
letrar dhe kulturor, analizat e ndihmojnë lexuesit të kuptojnë vendin e tij
brenda traditës letrare shqiptare dhe përtej saj.
Shkrimet analitike nxisin lexuesin të reflektojë mbi çështjet ekzistenciale, identitetin dhe ndjenjat e izolimit, duke e bërë leximin një përvojë më të thellë dhe transformuese. Kështu, shkrimet analitike jo vetëm që i japin kuptim veprave të Buzhalës, por gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e një kulture leximi më kritike dhe më reflektive.
[1] Brahim
Avdyli e kishte edhe një punim shkencor, të botuar në Qendrën Kombëtare „Rrënjët Tona“, Libri i parë (I) i
Kuvendit Kombëtar, „Dardania e vjetër dhe
Kosova“, Tiranë, 2019, 128-132.
[2] Mendoj se
autori Brahim Avdyli ka të drejtë që i llogaritë si Yllirët, prej gjenezës së tyre, gigantët/ giga/ gegët, së bashku me
toscanët/ toskët, edhe pse historiani i njohur kombëtar, Muzafer Korkuti, në veprën
e tij „Parailirët, ilirët,
arbërit/Histori e shkurtër“, Botimet TOENA, Tiranë, 2003, i quan parailirë, sepse shkenca ynë nuk i merr
parasysh të parët tanë, para alfabeteve të pellazgëve dhe të Kadmit apo ndarjet
e popujve të së njëjtës gjuhë.