Kerko: a
Ndue Ukaj: Mashtrimi i ri i Albin Kurtit
E shtune, 25.01.2025, 07:58 PM
Ndue Ukaj:
“Aspekti
më tmerrues i komunizmit ishte aftësia e tij për ta dëbuar të vërtetën prej
çështjeve njerëzore dhe për ta detyruar krejt popullatën të jetonte brenda
gënjeshtrës”, thoshte presidenti Vaclav Havel, shkrimtar e president, një
udhëheqës i kulturuar, që fliste për të vërteten dhe besonte në të.
Nëse
e kontekstualizojmë këtë fjali të Havelit
brenda sjelljeve e gjuhës politike të Albin Kurtit, e shohim qartësisht
se kryeministri i Kosovës është pjellë e kësaj ideologjie dhe përfaqëson këtë
mendësi.
Kjo
është arsyeja pse ai çirret e bërtet, turfullon e fyen, sepse, synim ka ta
bindë elektoratin, të mos i besojë të vërtetës, dhe kjo ka bërë që përbrenda
oborrit të tij plot palaço, të mbizotërojë një indiferencë e tmerrshme kundrejt
të vërtetës.
Kosova
është nën sanksione të Amerikës e të Europës, për shkak të qeverisjes
thellësisht joperëndimore dhe kjo është tema kryesore e vendit tonë, një temë
që duhet ta bëjë me marre e me faj secilin njeri normal.
Po,
njerëz, vendi ynë është në anën negative të zhvillimeve politike perëndimore.
Më
e keqja, kryeministri ynë i ka dyert e mbyllura në Shtëpi të Bardhë e në
shumicën e vendeve perëndimore.
Kjo
është njollë e zezë që nuk e fshin asnjë propagandë.
Të
anashkalosh këtë temë, ndërkaq, domethënë t’i shtysh njerëzit me gjithë makinerinë e propagandës së
shtetit, të jetojnë brenda gënjeshtrës së pushtetit.
Këtë
gjë e bën përditë pushteti i gënjeshtrave, me tërë makinerinë e propagandës së
egër.
Sepse
nuk e do të vërtetën. Dhe siç dihet historikisht, gënjeshtra e pushtetit, është
më e rrezikshme se çdo lloj gënjeshtre tjetër. Më e rrezikshme se gënjeshtrat e
mediave, e opozitës e të dreqit e të birit, sepse është gënjeshtër e fuqisë së
pushtetit që mund t’i mbivendoset krejt shoqërisë.
Është
e vërtetë se Kosova ka humbur miliona euro për shkak të sanksioneve të
perëndimit dhe më keqja, vendi ynë sot ka imazhin më negativ në rajon, si një
vend që ngulfat konceptet themelore të demokracisë perëndimore.
Por,
kryeministrit tonë i duhet një lopë patriotike për ta mjelë, e meqë i është
shterë ajo lopa patriotike e temave për flamurin, bashkim kombëtar e dokrra
tjera, ai ka nisë një mashtrimi të ri: për veriun.
Veriu
është lopë patriotike për t’i magjeps elektoratin e për të stimuluar një
patriotizëm të stisur.
Në
historinë politike, nuk mbahen mend ata politikanë ose parti që kanë fituar
përqindje të mëdha votash, por mbahen mend ata që kanë lënë vepra të vërteta.
Ne,
ketër vite po i lëmë prapa dhe trashëgimia e kësaj kohe janë tonelata urrejtje,
përçarje dhe rezultatet më negative të historisë sonë të re.
Kurti
përditë po dëshmon se është politikan populist e primitiv dhe si plot të tillë
do të përfundojë në anën negativet të historisë.
Me
qasjen e tij e standardet aq të ulëta të menduarit për Res Publicen, ai është
kthyer në një barrierë të madhe për shëndetin politik të vendit tonë dhe për
zhvillim të demokracisë.