Mendime
Skender Jashari: Mitet islamike në territorin izraelit të Palestinës
E hene, 11.12.2023, 08:55 PM
Mitet islamike në territorin izraelit të Palestinës
Nga
Skender Jashari
Sikur
serbët që kanë krijuar mite për “Kosovën si djep të tyre” e njejta gjë ka
ndodhur edhe me arabët gjegjësisht islamikët, të cilët kanë krijuar mite për
tokën Izraelite. Shkaku i miteve të renditura më poshtë, që Islamizmi dhe
Kurani i ka përvetësuar dhe përshtatur, mbi bazën e të cilave fashizmi
teokratik islamik[1]
pretendon sundimin mbi territoret, popullatat, sisteme juridiko-politike, në
emër të fesë.
Mitologjia
ishte tejet e përhapur në lashtësi dhe atë në të gjitha hapësirat( Amerikë,
Oqeani, Europë, Azi, Afrikë), sa që kishte ndërthurje në mes aspekteve
mitologjike dhe teologjike të religjioneve antike, duke derivuar shumë elemente
fetare prej mitologjive,[2]
e që mitet pothuajse gjithmonë kanë lidhje me ndonjë fe,[3] e që
të gjitha mitet janë fetare dhe të shenjta dhe nuk mund të ekzistojnë të ndara,[4]
në rast të humbjes së kësaj ndërlidhje, atëherë humb edhe relevanca e një miti
për komunitetin dhe rëndësinë e shenjtërisë
duke u bërë në legjendë ose folklore.[5]
Përgjithësisht
mitologjia konsiderohet si një ndër komponentet e fesë,[6] apo
përgjithësisht është komponenti kryesorë i fesë krahas riteve.[7]
Shumica e feve kanë edhe mitologjitë e tyre. Mitet janë krijime popullore, që
kanë të bëjnë me karakteret kryesore si hyjnit, gjysmëhyjnit ose njerëzit
mbinatyrorë dhe demonët.[8]
Edhe
mitet janë miratuar nga sundimtarët, priftërit a prifteria dhe kanë qenë të
lidhura ngushtë me religjionin dhe përshpirtërinë, e që shumica prej miteve
konsiderohen si të vërteta në një të kaluar të largët.[9]
Shumica
e feve, qoftë antike a moderne, ndajnë elemente të përbashkëta, të tilla siç
janë edhe mitet fetare, të cilat përfshijnë:
Parajsën
fillestare në fillim të krijimit të botës;
Historia
e një zoti-hyjnie që i nënshtrohet vdekjes dhe rilindjes;[10]
Mitologjia
gjeografike e Axis mundi ose qendrës së kosmosit;[11]
Miti mbi krijimin e botës;[12]
Hyjni supreme, në shumicën e mitologjive dhe
Udhëtimi
heroik/i heroit.[13]
Mitet
në islamizëm
Për
dallim Kurani dhe Islami është më shumë kanë të bëjnë me rendin social dhe
ligjin sesa me ritet fetare dhe mitet.[14]
Legjendat kuranore, ndajnë tema të njejta me ato legjendat të krishtera dhe
judaike.[15]
Pothuajse shumicën e miteve që janë përfshirë në Besëlidhjen e vjetër të
krishtere, janë përfshirë edhe në Kuran,[16] ku
përfshihen më shumë se 50 të figurat qendrore,[17] të krishtera
dhe judaike si: Jezusi( Isa), Maria( Mejremi),[18]
Jozefi( Jusufi), Abrahami( Ibrahimi),[19]
Mojsiu(Musa)[20]
etj. Në Kuran janë shkurtuar, duke marrë vetëm poentat moralo-fetare,[21]
kurse më gjerësisht shpjegohen në hadithe. Prandaj një numër i legjendave të përvetësuara
në islamizëm, nga karakteret biblike
judaike dhe të krishtera, i ndryshojnë në disa detaje.[22]
Mitet
e tilla si dhe tregimet për subjektet judaike me origjin hebreje, të përvetësuara
në islam, janë marrur nga burime jashtë islamike( isra’iliyyat-Izraelitët).
Isra’iliyyat-i derivonte nga fetë tjera si krishterizmi dhe zoroastrianizmi,[23]e
që shumica e të cilave të përfshira në “tregimet e profetëve”( Qisas Al-Anbiya) apo edhe në
“ekzegjetën-komentimin e Kuranit”(Tafsir), edhe përveç adaptimit të shkrimeve
biblike judaike dhe të krishtera, islamizmi i adoptoi shkrimet Apokrife dhe
Midrash-e.[24]
Një nga transmetuesit më të njohur islamik
të Isra’iliyyat-it( Izraelizmit), ishte Vahab ibn Munabbih( 655-732),[25]
i cili ishte pasues që ndjeku shokët e Muhamedit,[26] i
cili jetoi në kohën e “sahabëve”( shokëve të Muhamedit), po ashtu edhe Ka’b
al-Akhbar( që vdiq më 652),[27]
pastaj edhe Abdullah ibn Salam,[28]
këta dy të fundit ishin hebrenj që u konvertuan në islam.[29]
Mitet
për krijimin e botës
Miti për krijimin e botës, i përvetësuar nga mitologjia
Mesopotameze,[30] e përshtatur besimit në një Zot, të popullit izraelit,[31] që
kritikon teologjinë mesopotame të krijimit politeist dhe afirmon monoteizmin,[32] i treguar në Librat e Zanafillës. Studiuesit kanë gjetur shumë përvetësime
që hebraizmi ka bërë nga mitet Mesopotamase si:
Kapitulli 1-11 i
Zanafillës,[33] ku përfshihet
miti Enuma Elish nga mitologjia mesopotamase;[34]
Ngjajshmëritë me Rrethin Baal të
Ugarit( Latakias së sotme në Siri);[35]
Enuma Elish( Zanafillës 2:6)që Eva zëvendësonte “Nënën e Hyjnive”(Zanafillën 4:1);[36]
Kapitulli 2-11 i Zanafillës ka
paralelizëm me mitin Mesopotamian të Atra-Hasis-it,
në lidhje me përmbytjen, pasojat shumë detaje të ngjajshme.[37]
Gjashtë ditët e krijimit( Zanafilla
1:3-2:3), si dhe paralelizmi Enuma Elish dhe kapitullit 38 të Librit të Jobit,[38] krijimin e botës në ditën e parë( Zanafilla 1:3-5);[39] ditën e dytë( Zanafilla 1:6-8) në lidhje me krijimin që
trashëgohen nga mitologjia Egjiptiane dhe Mesopotamiane,[40] e kështu me rradhë.
Miti
për krijimin e botës nga asgjëja( ex nihilo), në ditët e sotme është thelbësore
në islam, krishterizëm dhe judaizëm, vetëm
në mesjetë filozofi hebre Maimonides, e futi si koncept në tre këto religjione,[41]
e që nuk ka bazë as në Zanafillën e Besëlidhjes së krishtere e as në Biblën
hebraike.[42]
Mitet në lidhje me krijimin
e Adamit dhe Evës( shkaktar i diskriminimit gjinorë)
Disa studiues theksojnë që sistemi
patriarkal, lëshoi rrënjë rreth 6.000 vjet përpara gjegjësisht në vitet 4000
para Krishtit, kur koncepti i atësisë lëshoi rrënjë mund të merret si fillimi i
shpërndarjes së sistemit patriarkal.[43] E që ideologjia patriarkaliste u rrënjos edhe në fetë
monoteiste. Adami dhe Eva, konsiderohen
sipas mitologjisë herbreje, njerëzit e parë në tokë,[44] e që është përvetësuar dhe ndikuar nga mitologjia
babilonase.[45] Ky mit trajtohen në të tre fetë monoteiste abrahamike.[46] Në Librin e Zbulesës, kapitulli 1 deri në 5, shpjegohet ky
mit,[47] kurse në Kuran ky mit, shpjegohet në Nenin El Bekare 2:31
deri 2:37; neni El A’raf 7:19-7:36.
Në kuadër të feve, ka
dallim gjinor, qoftë i klasifikuar si dallim i brendshëm a i jashtëm,[48] e që në çështjet e brendshme religjioze, trajtojhen nga
perspektiva që feja i jep të drejtat dhe rolin në shoqëri, qeverisje, edukim
dhe adhurim, në lidhje me hyjnitë dhe figurat fetare, por edhe në lidhje me
origjinën dhe kuptimin e gjinisë etj. Kurse në çështjet e jashtme religjioze,
trajtohet nga një prizëm më i gjerë, ndikimin, diferencën dhe mes pikëpamjeve
në çështjet sociale etj.[49]
Ndasia gjinore, predominimi
dhe dominimi mashkullor, është tejet i thellë, nuk është e lehtë të gjenden
fillet. Shkurtimisht:
Miti i krijimit të njeriut- burrit së pari, e pastaj në
krijimin e femrës prej brinjës së burrit-e që këtë version e kanë të gjitha fetë
monoteiste abrahamike.
Miti i Mollës së Ndaluar dhe rënijes( fajësimit) të gruas
për rënije në mëkatin e Parë.
Armiqësi ndërgjinore me terme shumë më të qarta shprehen në
Kuran, por kjo armiqësi është trashëguar në një masë edhe në Biblën hebraike
dhe të krishtere. Vërejmë:
“Zbritni (dilni), jeni armik i njëri-tjetrit,…”-Neni El
Bekare 2:36( burri e gruaja do jenë armiq mes vete-autori)”.
”Ai (Allahu) iu tha: “Zbritni prej aty, që të gjithë do të
jeni armiq të njëri-tjetrit.”-Neni Ta Ha 20:123.
“O ju që besuat, vërtet disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga
fëmijët tuaj janë armiq tuaj,…” Neni Et-Tegbun 64:14.
Kurse të njejtën frymë, është edhe transmetimi që Muhamedit
që ka thënë se nuk ka lënë mbrapa vetes “fitne” më të madhe sesa gruan për
burrat.[50]
Miti për
kopshtin e Edenit
Miti
për kopshtin e Edenit, poashtu i ngjajshëm me mitin Babilonas.[51]
“Pema e Jetës” është motiv i përvetësuar nga Epi i Gilgameshit, ku heroit, i
jepet një bimë, emri i së cilës është”
njeriu bëhet i ri në moshën e vjetër”, por gjarrpëri ia vjedh atë,[52]
kurse sipas mitologjisë hebraike, Zoti ia ndaloi Adamit dhe Evës, që mos të
hanin vetëm nga një pemë( Pema e jetës).[53] Si
mallkim nga Zoti, gruaja do pësoj dhimbje në lindje të fëmijëve dhe do jenë e dëshiruar
për burrin e saj dhe do të sundohet nga burri i saj,[54]
mashkulli dënohej me vdekje.
Teologjia islamike mitin për kopshtin e Edenit, e përshtat në disa aspekt, si Adami ishte dërguar
na majën e malit al-Safa dhe Eva në al-Marvah, ku qau 40 ditë dhe u pendu, e që
Zoti e dërgoi në Haxh( tek Guri i zi), për t’u bashkuar me Evën në rrafshinën e
Arafatit-afër Mekës.[55]
Miti për Sodomën dhe Gomorën
Miti për Sodomën dhe Gomorën, i
shtjelluar në tre fetë monoteiste: Urtia 10:6-8, 19:17; 3 Makabenjët 2:5; 2
Esdra 5:1-13, 7:106, në Besëlidhjen e Re, është përfshirë edhe në: Mateu
10:1-15, 11:20-24; Luka 10:1-12, 17:28-30; Romakët 9:29; 2 Pjetri 2:4-10; Juda
1:7; Zbulesa 11:7-8),poashtu edhe në Kuran( përmendet në:Kuran 26:170-171) dhe
traditën(hadithe) e Muhamedit.[56]
Miti për përmbytjen e madhe
Miti për përmbytjen e madhe, e që është
i ngjajshëm me mitin për përmbytjen e madhe antike, që rrëfehet në mbarë botën.
Ky mitështë tek Epi i Gilgameshit, e që asirologu George Smith në shekullin XIX
e përktheu versionin që është shumë i ngjajshëm me atë që përfshihet në Zbulesën
e Biblës hebreje( kapitulli 6-9).[57]
Shumica e studiuesëve besojnë që versioni i tillë është kopje e njejtë me Atra-Hasis, e cila daton rreth shekullit
XVIII para Krishtit,[58] prej së cilës edhe Epi i Gilgameshit përmban
pjesë të saj.[59] E që këtë mit, e kanë përvetësuar të tre fetë
monoteiste.
Miti për kullën e Babelit
Miti
për kullën e Babelit, është e regjistruar në Librin e Zanafillës 11:1-9.[60]
Miti asirian besohet që daton nga shekulli VIII para Krishtit, e që ka shumë
ngjajshmëri më mitin biblik.[61]Mit
ka ardhur edhe nga sumerët, në Enmerkar dhe Zoti i Aratta-s,[62] i cili ndërtoi një zigurat
të madh në Eridu të Mesopotamisë. Zigurati quhej Etemenanki, që në gjuhën
sumere do me thënë tempulli i themelit të tokës dhe parajsës, i cili i
dedikohej Marduk-ut në qytetain e Babilonit.[63] Sipas
disa studiuesëve, tregimi biblik për kullën e Babelit, është influencuar nga
Etemenanki gjatë robërisë babilonase të hebrenjëve.[64] Zigurati
i tillë, ishte rindërtuar edhe në shekullin e VI para Krishtit, na dinastia e
sundimtarit Nabopolasar dhe Nabukadanazor II, ndërsa është shkatërruar me qëllimin
për t’u rindërtuar sërish nga Aleksandri i Madh, në vitin 323 para Krishtit,[65]
por vdekja e tij e ndërpreu rindërtimin.[66] Të
tre fetë monoteiste e përvetësojnë këtë mit.
Tradita
islamike nuk e përmend në Kuran, me emër kullën e Babelit, por ka tregim të
ngjajshëm, të cilin e zhvendos në Egjipt. Në nenin( suren) 2:102, të Kuranit përmendet
me emër “Babil” ku tregohet që dy engjuj Harut-i dhe Marut-i, i mësuan magjinë
disa njerzëve në Babiloni dhe i treguan të tillëve që maqia është mëkat dhe se i kishin mësuar për
t’ia testuar besimin. Për tregimin për kullën e Babelit, në islamizëm ka
shkruar Jakut-i(Y?q?t Shih?b al-D?n ibn-'Abdull?h al-R?m? al-Hamaw? 1179–1229)
si dhe Lisan al-Arab(Lis?n al-?Arab Ibn Man??r 1233-1311/1312) pa përmendur kullën. Kurse vetëm teologu
islamik Al-Tabari, në shekullin IX, në
librin e tij, “Historia e profetit dhe mbretit”, e jep versionim më të plotë, ku thotë që Nimrod-i kishte ndërtuar
Babil-in, por Zoti ia shkatërroi dhe gjuhën siriane që e kishte dikur njerëzimi,
ia ngatërroi duke i bërë 72 gjuhë tjera.[67]
Parajsa dhe ferri
Teologjia
judaike, ka zhvilluar dhe përshtatur një konglomerat mitesh në lidhje me jetën
pas vdekjes, eskatologjinë, engjëllogjinë etj. E që të njejtat janë përshtatur
edhe në fetë tjera monoteiste. Në lidhje me parajsën dhe ferrinm, jetën në
varr, ferr dhe në parajsë, seksualitetin në parajsë etj janë të stërmbarsura me
mite, e që çdo ditë edhe në vendin tonë dëgjojmë përralla, tregime, mite për
këto tema.
Engjujt
Engjujt, janë krijesa që ekzistojnë
edhe në besimet e tjera fetare në
regjionet e Mesdheut, mirëpo më shumë
dhe lloje e emërtime të ndryshme përmenden në islam, pasiqë engjujt për
islamizmin janë burimi primar.[68]
Zanafilla e engjujve a e shpirtërave që
ndërmjetësojnë mes Zotit dhe njeriut, është përvetësuar nga popujt tjerë
semitik,[69] gjegjësisht
gjurmët na dërgojnë në Babiloni. Çdo hyjni e madhe Mesopotame a Hitite, kanë
pasur shërbyesit-ministrat e tyre( të quajtur sukkallu) dhe bartës të fronit(
të quajtur guzalu), ndërsa hyjnitë kryesore( të mëdhat), komunikonim mes vete përmes lajmëtarit hyjnorë( të
quajtur ml’km).[70] Në
teozofinë babilonase, për herë të parë hynë engjujt( sukallin),[71]
prej nga shihet paralelja mes engjullit të Zotit në Nebo, që ishte si lajmëtar(
i dërguar) ose interpretues i Merodak-ut,[72]
madje engjujt quheshin edhe “bijë të hyjit” që e zëvendësonin dhe i ekzekutonin
urdhërimet e tij, e që Ninip-i ishte “shef i engjujve,[73]
i cili ishte lajmëtar(i dërguar) i En-lilit.[74]
Krijesa mitologjike
Disa
figura mitologjike, të cilat janë shtuar si primesa në islamizëm, e që nuk i përkasin
as judaizmit, e as krishterizmit, por që vijnë drejtëpërdrejt nga mitologjitë
antike, mes tyre janë edhe: Krijesat shpirtërore, në Kuran dhe islamizëm zënë
një vend të rëndësishëm, të njejtën rëndësi apo edhe më shumë në jetën e përditshme,
folklorin e tyre etj, arabët beduinë besojnë në mite, bestytni, krijesa
mitologjike etj, të cilat sipas tyre banojnë në shkretëtirë, e që vendet shumë
të shkreta, luajnë rol shumë të rëndësishëm në imagjinatën e njerzëve.[75]
Të tilla si: Kiraman Katibin;[76]Maalik,
është engjulli që është roje dhe administrues i ferrit;[77] Munkiri
dhe Nekiri( i mohuari dhe mohuesi),[78] të
përvetësuar nga Zoroastriane;[79]
Haruti dhe Maruti, janë dy engjuj tjerë të përmendur me emër në Kuran,[80]
e që besohet që janë Haurvatat dhe Ameretat, që janë dy kryeengjuj të
Zoroastrianizmit;[81]
Xhinët( Jinn) sipas teologjisë islamike, thuhet që janë krijuar nga përzierja e
zjarrit dhe ajrit, zjarrit patym( marigin min nar),[82] e që krijesat e tilla janë
të ngjajshme në mitologjinë e shumë vendeve të lindjes së mesme të periudhës
paraislamike: Sumerët besonin në Pazuzu,[83] apo Mesopotaminë antike, ishte edhe galla,[84]
Babilonasit besonin në Utukku,[85]
kurse në Judaizëm përshkruhet
xhini pothuajse plotësisht njejtë me emërtimin shedim, që vje nga mitologjia
hebreje, madje disa studijues, kanë vërejtur ngjajshmëri siç xhinët ndjekin
ligjin e sjellë nga Muhamedi, të njejtën
bëjnë edhe shedim-ët që ndjekin ligjin e Mojsiut.[86]
Më: 10.12.2023
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master drejtimi
juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] Fashizmi islamik është
ideologji politike, lëvizje dhe sundim që ideologjia islmike shpesh e arsyeton
supremacinë, teosupremacinë e tyre mbi kombet, etnitë dhe fetë tjera.
[2] Egyptian Mythology, A to Z, Pat Remler, 2010, faqe IX-X.
[3] Wall Streets Infected by Arab Spring, Steve Esomba, faqe 66.
[4] Myth: A Very Short Introduction, Robert A. Segal, Oxford: Oxford UP, 2004, faqe 61.
[5] Religion & Mythology: "An Inseparable Legacy", Paul F. Kisak, 2015, kapitulli I.
[6] Greek
Myths and Mesopotamia,Parallels and Influence in the Homeric Hymns and Hesiod, Charles
Penglase, 2003, faqe 9.
[7] KEerygma and Myth, Hans Werner Bartsch. Rudolf Bultmann, Harper & Row, 2005, faqe 21; Religion is Not about God: How Spiritual Traditions Nurture Our Biological Nature and what to Expect when They Fail. Loyal D. Rue, Rutgers University Press, 2005, faqe 144-145, 315; The Oxford Companion to World Mythology (ePub ed.) David Leeming, Oxford University Press, 2005, hyrje xi.
[8] The Forms of Folklore: Prose Narratives, William Russell Bascom, University of California, 1965, faqe 9; Hindu Myths, Wendy Doniger O'Flaherty, Penguin, 1975, faqe 19.
[9] The Forms of Folklore: Prose Narratives, William Russell Bascom, University of California, 1965, faqe 9.
[10] Kerygma and Myth, Hans Werner Bartsch. Rudolf Bultmann, Harper & Row, 2005, faqe 21.
[11]Myths, Rites, Symbols: A Mircea Eliade Reader, Mircea Eliade, 1976, faqe 372-375.
[12] Symbols and Meaning: A Concise Introduction, Mari Womack, AltaMira Press, 2005,faqe 81; "Creation Stories". Signs & Symbols – An Illustrated Guide to Their Origins and Meanings. DK Publishing, 2008, faqe 157.
[13] The Hero with a Thousand Faces (1st ed.), Joseph Campbell, Princeton, NJ: Princeton University Press, 1949, faqe 23.
[14] "Islamic Mythology". The Oxford Companion to World Mythology. David Leeming, Oxford University Press, 2005, faqe 207–211.
[15] Historia and Fabula: Myths and Legends in Historical Thought from Antiquity to the Modern Ages, Peter G. Bietenholz, E.J. Brill, 1994, faqe 123.
[16] 40 Questions about Islam, Matthew Bennett, Kregel Academic,2020, faqe 199; Islam in the World, Third edition, Malise Ruthven, Oxford University Press, 2006, faqe 113.
[17] Aroni(Haruni) Ekzodi 7:1, në Kuran 19:28; Abrahami(Ibrahimi) Zanafilla 17:3-5 në Kuran 2:124; Adami( Ademi) Zanafilla 5:2, në Kuran 3:59; Aleksandri i Madh, 1 Makabejt 1:1, në Kuran 18:83; Amram( Imran) Ekzodi 6:20, në Kuran 3:33; Kiri i madh( Dhul-Karnajn) Isaia 45:1-4, në Kuran 18:83; Mbreti David( Davud), 1 Samuelit 17:58, në Kuran 2:251; Apostujt( al-Havarixhët), Marku 3:16-19, në Kuran 62:14; Elia( Iljas) 2 Mbretërve 1:8, në Kuran 37:123; Elisha( al-Jasa), 1 Mbretërve 19:16, në Kuran 6:86; Enoku( Idrizi) Zanafilla 5:24, në Kuran 19:56; Ezekiel( Hizikil- Dhul Kifi) Ezekieli 1:3, në Kuran 38:48; Ezra( Uzair), Ezra 7:1, në Kuran 9:30; Gabrieli( Xhibrili) Luka 1:19, në Kuran 2:97; Gogu dhe Magogu( Xhuxhi dhe Maxhuxhi), Ezekieli 38:2, në Kuran 21:96; Goliati( Jaluti) 1 Samuleit 17:4, në Kuran 2:251; Isak( Isak) Zanafilla 17:19, në Kuran 19:49; Ismael( Ismail) Zanafilla 16:11, në Kuran 38:48; Jakobi( Jakubi) Zanafilla 32:1, në Kuran 19:49; Jethro( Shuajbi), Ekzodi 3:1, në Kuran 26:177; Jezusi( Isa) Mateu 1:16, Kuran 3:59; Joakimi( Imrani) Luka 3:23, në Kuran 19:28; Jobi( Ajubi) Jobi 1:1, në Kuran6:84; Gjon Pagëzuesi( Jahja) Luka 1:13, në Kuran 19:7; Jona( Junuzi- Dhun-Nun) Jona 3:4, në Kuran 37:139; Jozefi( Jusufi) Zanafilla 30:24, në Kuran 6:84; Loti( Luti), Zanafilla 11:27, në Kuran 66:10; Gruaja e Lotit( Gruaja e Lutit) Zanafilla 19:26, në Kuran 26:170; Maria( Mejremi), Mateu 1:16, në Kuran 19:34; Miriam( motra e Musës), Ekzodi 6:20, në Kuran 28:11; Mikaeli( Mikaili) Zbulesa 12:7, në Kuran 19:54; Mojsiu( Musa), Ekzodi 6:20, në Kuran 33:7; Noa( Nuhi) Zanafilla 5:29, në Kuran 33:7; Faraoni( Firauni), Ekzodi 1:11, në Kuran 20:60; Mbretëresha Sheba( Mbretëresha Saba ose Bilkis) 1Mbretërve 10:1, në Kuran 27:29; Mbreti Saul( Talut) 1 Samuelit 17:33, në Kuran 2:246; Satani( Shejtani) Zanafilla 3:14, në Kuran 7:11; Solomoni( Sylejmani), 1 Mbretëve 10:23, në Kuran 34:12; Tera( Tarah ose Tarak) Zanafilla 11:24, në Kuran 6:74; Zakaria( Zekirijah) Luka 1:13, në Kuran 19:7; Zimri( al-Samiri) Numrat 25:14, në Kuran 20:85, etj.
[18] Kurani 19:16-33.
[19] Kurani 14:35-52.
[20] Kurani 17:2.
[21] Muslims, Their Religious Beliefs and Practices, Teresa Bernheimer, Andrew Rippin,Routledge Taylor & Francis Group, 2013, faqe 23.
[22] "Islamic Mythology". The Oxford Companion to World
Mythology, David Leeming,. Oxford
University Press, 2005, faqe 207–211.
[23] Isabel Lang Intertextualität als
hermeneutischer Zugang zur Auslegung des Korans: Eine Betrachtung am Beispiel
der Verwendung von Israiliyyat in der Rezeption der Davidserzählung in Sure 38:
21-25 Logos Verlag Berlin GmbH, 31.12.2015, faqe 30.
[24] Po aty.
[25] Disa burime e theksojnë që edhe ky ishte
kthyer në islam nga judaizmi, siç thekson A;-Tibr al-Masluk( shih: The Jewish
Encyclopedia, A Descriptive Record of the History, Religion, Literature and
Customs of the Jewish People from the Earliest Times to the Present Day, Volume
12, 1925, faqe 455), mirëpo këtë disa biograf të tij e mohojnë, si Al-Navavi
dhe Ibn Khallikan.
[26] https://www.islamic-awareness.org/hadith/ulum/israel (qasur më:14.10.2023).
[27] "Ka?b al-A?b?r". Encyclopaedia of Islam. 4 (2nd ed.), M. Schmitz, Brill Academic Publishers, 197, faqe 316–317; ?abar?
(4 November 1999). The History of Al-Tabari: The Sasanids, the Lakhmids, and
Yemen. 5.SUNY Press, faqe 146.
[28] Gender in Judaism and Islam,Common Lives, Uncommon Heritage, 2015, faqe 50; Jews, Christians and Muslims in
Medieval and Early Modern Times, A Festschrift in Honor of Mark R. Cohen, 2014,
faqe 150; Journal of the Royal Asiatic Society,Vol. 18, No. 4, 2008, Cambridge University Press on behalf of the
Royal Asiatic Society of Great Britain and Ireland, artikulli
:“A Jew on Java, a Model Malay
Rabbi and a Tamil Torah Scholar: Representations of Abdullah Ibnu Salam in the
"Book of One Thousand Questions"”, Ronit Ricci, faqe 481-495.
[29] Shumicën e
Isra’iliyyat(Izraelit) që e importuan në islam, janë bërë Vahb Ibn Munabbih dhe
Ka`b al-Ahbar, shih: https://www.islamic-awareness.org/hadith/ulum/israel ).
[30] "A New Look at the Babylonian Background of Genesis", W.
G. Lambert, The Journal of Theological Studies, 1965,16 (2), faqe 287–300; "Genesis:
Introduction and Annotations", In Berlin, Adele; Brettler, Marc Zvi (eds.),
The Jewish study Bible, Jon D. Levenson, Oxford University Press, 2004, faqe 9.
[31] "The Mists of Time: Genesis I–II". In Feyerick, Ada (ed.). Genesis: World of Myths and Patriarchs, Nahum M. Sarna, New York: NYU Press, 1997, faqe 50.
[32] "Genesis". In Dunn, James Douglas Grant; Rogerson, J. John William (eds.). Eerdmans Commentary on the Bible. Gordon Wenham, 2003, faqe 37.
[33] Between Heaven and Earth: Divine Presence and Absence in the Book of Ezekiel, John F. Kutsko, Eisenbrauns, 2000, faqe 62; "A New Look at the Babylonian Background of Genesis". The Journal of Theological Studies, W. G. Lambert, 1965, 16 (2), faqe 287–300.
[34] "Genesis: Introduction and Annotations". In Berlin, Adele; Brettler, Marc Zvi (eds.). The Jewish study Bible, Jon D.Levenson, Oxford University Press, 2004,faqe 9.
[35] The Ugaritic Baal Cycle: Volume II. Introduction with Text, Translation and Commentary of KTU/CAT 1.3-1.4, Mark Smith; Wayne Pitard, BRILL, 2008, faqe 615.
[36] Prologue to History: The Yahwist As Historian in Genesis. New International Commentary on the Old Testament, John Van Seters, Westminster John Knox Press, 1992, faqe 122-124.
[37] Reading the Fractures in Genesis, David M. Carr, Westminster John Knox Press, 1996, faqe 64.
[38] Creation, Un-Creation, Re-Creation: A Discursive Commentary on Genesis 1–11, Joseph Blenkinsopp, T&T Clarke International, 2011,faqe 21-22.
[39] "Creation". In T. Desmond Alexander, David Weston Baker (ed.). Dictionary of the Old Testament: Pentateuch, John H. Walton, InterVarsity Press, 2003, faqe 158.
[40] "The Firmament and the Water Above: The Meaning of Raqia in Genesis 1:6–8" (PDF), Paul H. Seeley, Westminster Theological Journal, 1991, 53, faqe 227–240.
[41] "Creatio ex nihilo: its Jewish and Christian
foundations". In David B. Burrell; Carlo Cogliati; Janet M.Soskice; William
R Stoeger,Creation and the God of Abraham, Janet M. Soskice, Cambridge University Press, 2010, faqe 24.
[42] "Creation in Paul's Theology", Yair Hoffman; Henning Graf
Reventlow, Creation in Jewish and Christian Tradition, Gottfried Nebe, Sheffield
Academic Press, 2002, faqe 119.
[43] "The Origins of Fatherhood: An Ancient Family Process", Sebastian
Kraemer, Family Process, 1991,30 (4), faqe 377–392.
[44] "Adam". Watson E. Mills; Roger Aubrey Bullard, Mercer
Dictionary of the Bible. Stephen Z. Hearne, Mercer University Press, 1990, faqe
9.
[45] Berossus and Genesis, Manetho and Exodus: Hellenistic Histories and
the Date of the Pentateuch, Russell Gmirkin, Bloomsbury Publishing, 2006, faqe
6.
[46] Symbols and Meaning: A Concise Introduction, Mari Womack, Altamira Press,2005, faqe 81; Creation Myths
of the World: Parts I-II, David Leeming, 2010, faqe 303.
[47] "Eve", David Noel Freedman, Allen C. Myers, Eerdmans Dictionary of the Bible, Julie Galambush, Amsterdam University Press, 2000,faqe 436.
[48] Resources in Women's Educational Equity, Special Issue 2, 1980,
faqe 100.
[49] "Gender." In ed. J. Hinnels. The Routledge Companion to the Study of Religion, Darlene Juschka, 2nd ed., New York: Routledge, 2010, faqe 245-258.
[50] Islam, Questions and Answers - Jurisprudence and Islamic Rulings: Transactions - Part 2, Muhammad Saed Abdul-Rahman, 2004, faqe 267; Fataawa al-Mar’ah al-Muslimah (2/981).
[51] "The Pentateuch". Steven L.McKenzie, M. Patrick Graham, The Hebrew Bible Today: An Introduction to Critical Issues, John Van Seters, Westminster John Knox Press, 1998, faqe 22.
[52] Genesis 1–11, Robert Davidson, Cambridge University Press, 1973,faqe 29; "Genesis: Introduction and Annotations", The Jewish study Bible, Jon D. Levenson, Oxford University Press, 2004, faqe 9.
[53] The Five Books of Moses, Robert Alter, W. W. Norton & Company, 2004,faqe 27-28.
[54] Genesis 1–11:26, K. A. Mathews, B&H Publishing Group, 1996, faqe
248.
[55] Mecca and Eden: Ritual, Relics, and Territory in Islam, Brannon M.
Wheeler, 2006, faqe 85.
[56]). What is Islamic Philosophy? Roy Jackson, 2014, faqe 119.
[57] From Eden to Exile: Unraveling Mysteries of the Bible, Eric H. Cline, National Geographic, 2007, faqe 20–27; Evolution: Fact or Faith? Has science become a religion?, Harold Lerch, 2020, faqe 62.
[58] The Evolution of the Gilgamesh Epic, Jeffrey H. Tigay, Bolchazy-Carducci
Publishers, (2002) [1982], faqe 23, 218, 224, 238.
[59] The Epic of Gilgamesh, përkthyer nga Andrew R. George, London:
Penguin Books, 2003, faqe xxx.
[60] The Oxford Guide To People And Places of the Bible, Bruce Manning Metzger, Michael D Coogan, Oxford University Press, 2004, faqe 28; "Genesis: Introduction and Annotations", In Berlin, Adele; Brettler, Marc Zvi (eds.), Jon D Levenson, The Jewish Study Bible. Oxford University Press, 2004, faqe 29; Hebrew Myths: The Book of Genesis, Robert Graves, Raphael Patai, Random House, 1986, faqe 315.
[61] "Gateway to the Heavens: The Assyrian Account to the Tower of Babel", Petros Koutoupis, Ancient Origins.
[62] "The 'Babel of Tongues': A Sumerian Version", Samuel Noah Kramer, Journal of the American Oriental Society, 1968, 88 (1), faqe 108–111.
[63] The
Catholic Church & Science, Answering the Questions, Exposing the Myths, Benjamin
Wiker, 2011, kapitulli: The second Confusion: “The middle Ages were a time of
scientific darkness; https://www.ancient.eu/image/11755/recreation-of-the-etemenanki-in-babylon/ .
[64] Understanding the Bible, Stephen L. Harris, McGraw-Hill, 2002, faqe
50–51.
[65] Diodorus Siculus, 2.9.9; Strabo, Geography, 16.1.5.
[66] "Darius III, Alexander the Great and Babylonian
scholarship" in: Achaemenid History XIII, R.J. van der Spek, (Leiden 2003),
faqe 289–346.
[67] Prophets
and Patriarchs, The Histori of al-Tabari, Volume II, Ab?-?a?far Mu?ammad
Ibn-?ar?r ?abar?, 1987, faqe 108-111.
[68] Angels in Islam: Jalal al-Din al-Suyuti's al-Haba'ik fi akhbar al-mala'ik, Stephen Burge, Routledge, 2015, faqe 23.
[69] The Catholic Encyclopedia, An International Work of Reference on
the Constitution, Doctrine, Discipline, and History of the Catholic Church,
Volume 1, 1913, faqe 480.
[70] Interpreters Bible Dictionary, Keith R. Crim, Nashville, faqe 129.
[71] The Catholic Encyclopedia, A General Work of Reference for Art,
Biography, Education, History, Law, Literature, Philosophy, the Sciences,
Religion, and the Church, Volume 1, 1936, faqe 514; Dictionary of Angels, Gustav Davidson, 1994, faqe 280; https://www.giffordlectures.org/lectures/religions-ancient-egypt-and-babylonia .
[72] The Religions of Ancient Egypt and Babylonia, Archibald Henry Sayce,
Gifford Lectures, 1901, faqe 355;
Forgery in Christianity, Joseph Wheless, 2007, faqe 26; The Catholic
Encyclopedia , An International Work of Reference on the Constitution,
Doctrine, Discipline, and History of the Catholic Church, Volume 1, 1913, faqe 480.
[73] The Religions of Ancient Egypt and Babylonia, Archibald Henry
Sayce, Gifford Lectures, 1901, faqe 355.
[74] Po aty faqe 496.
[75] The Arabic Ghoul and its Western Transformation, Ahmed K. Al-Rawi, faqe 294, publikuar online: 11.11.2009 ( qasje online: https://www.tandfonline.com/doi/abs/10.1080/00155870903219730 ), faqe 294.
[76] Kuran 50:16-18.
[77] Kuran 74:30.
[78] Halaal Love Starts After Nikah: Each soul striving hard to fall in
Halaal Love which Al-Malik has made unknown to Them Their Names Were Woven in
Crate, Dr. Taqiya Sultana, 2020, faqe 16; Blood & Roses, C. Edward Samuels,
2014, faqe 225;
[79] Mezopotamyal? Tanr? Nergal’den Zerdü?ti Kutsiyetlere Münker ile Nekir’in Garip Maceralar? (On the Astrological Background and the Cultural Origins of An Islamic Belief: The Strange Adventures of Munkar and Nakir from the Mesopotamian god Nergal to the Zoroastrian Divinities), Gürdal Aksoy, 2017, faqe 3.
[80] Kuran 2:102.
[81]The Holy Bible, According to the Authorized Version (A.D. 1611): Ezekiel. Daniel, and the minor prophets,1876, faqe 350.
[82] Healing with the Medicine of the Prophet, Mu?ammad ibn Ab? Bakr Ibn Qayyim al-Jawz?yah, 2003, faqe 33; The Unseen, Adam Yahaya Abdul Rahaman, 2010, faqe 79; Encyclopaedia of the Qur??n: vol. 3, Jane Dammen McAuliffe, Brill, 2005, faqe 48; Classical Arabic Humanities in Their Own Terms: Festschrift for Wolfhart Heinrichs on His 65th Birthday, Beatrice Gruendler, Michael Cooperson, BRILL, 2008, faqe 104.
[83] Gods, Demons and
Symbols of Ancient Mesopotamia: An Illustrated Dictionary, Jeremy Black,
Anthony Green, The British Museum Press, 1992. faqe 147-148; Legends of the
Fire Spirits: Jinn and Genies from Arabia to Zanzibar. Robert Lebling, New York
City, 2010, faqe 1–10.
[84] Ndryshe i emërtuar edhe gallûs, gallas dhe gallû.
[85] Ndryshe quhej edhe
Udug.
[86] The Koran: Commonly Called the Alcoran of Mohammed,J. W. J. W.
Moore, Savary (M., Claude Etienne), 1853, faqe 20.