Mendime
Florim Zeqa: Pse mungoi Dita e Zisë për Liridonen?!
E premte, 08.12.2023, 08:47 PM
Pse mungoi Dita e Zisë për Liridonen?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Muaji
Nëntor, muaji i festave të mëdha kombëtare u kthye në muaj kobzi për motrat dhe
nënat shqiptare. Pas zhdukjes së mistershme më 9 Nëntor 2015 të Donjeta
Pajazitajt, e cila rezultoj të jetë e dhunuar dhe më pas e vrarë mizorisht,
vrasja makabre e Liridona Ademajt është vrasja më e rëndë e ndodhur ndonjëherë
ndër shqiptarë!
Mungesa e ndjesisë
njerëzore
Për
mua, si analist dhe qytetar i zakonshëm i këtij vendi, mbetet i
pajustifikueshëm fakti pse drejtuesit e institucioneve shtetërore (kryeministri
dhe presidentja) nuk e shpallen Ditë Zie ditën e rivarrimit të Liridona
Ademajt!!!
Fati
tragjik e deshi që gjatë fushatës 16 ditore Kundër Dhunës Gjinore të ndodhin
disa raste të dhunës mbi baza gjinore, madje ndodhi edhe njëra nga vrasjet më
makabre të Nënës 30 vjeçare, por të gjitha u përdoren për marketing politik
gjatë fushatës “vetëdijësuese”!
E
vetmja gjë “pozitive” është termi “Femicid” që e shpikën pushtetarët, i cili i
ka vënë në lajthitje qytetarët e zakonshëm, se mos vallë është ndonjë preparat
farmaceutik për t’i ndaluar vrasjet e vajzave dhe grave në Kosovë!
Të
flitet aq shumë dhe aq gjatë nga të gjithë, të ndjehen aq të tronditur dhe të
shqetësuar të gjithë dhe të mos i bie askujt ndërmend për shpalljen e Ditës së
Zisë për Liridona Ademaj, për aq sa është anakronike, është edhe imorale.
Mbështetja
gojore për familjen e Liridona Ademajt pa mbështetjen morale dhe materiale
njëkohësisht mbetet më shumë hipokrizi e më pak ndjesi njerëzore.
Ndodhë
kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të pasur ose janë gjysëm të varfër,
ndodhë kështu kur familjarët e viktimave nuk janë të lidhur me pushtetarët apo
të fortët e politikës në Kosovë!
Përdorimi
nga ana e pushtetarëve e akteve të dhunës gjinore dhe i rastit më tragjik në
fushatën Kundër Dhunës Gjinore, pa e demonstruar në vepër dhimbjen shpirtërore
me aktin moral të “Ditës së Zisë” kombëtare në shenjë dhimbje dhe solidarizimi
me familjen e Liridona Ademajt, është pak më tepër se papërgjegjësi shtetërore,
është abuzim me dhimbjen familjare dhe mbarëkombëtare!
Nuk
është thënë kot, “Një vepër e mirë më e vlershme sesa një mijë fjalë”. Dita e
Zisë kombëtare do të ishte qetësim shpirti për prindërit e Liridones dhe
familjarët në përgjithësi. Dita e Zisë do të ishte vlerëmadhe dhe
shumëdimensionale si kundërpërgjigje serioze ndaj aktit monstruoz! Jam
thellësisht i bindur se, sikur familja e Liridona Ademajt të ishin të lidhur me
krerët e politikës në Kosovë, që në ditën e varrimit të saj do të shpallej Ditë
Zie!
Por,
edhe pse ndodhi zhvarrosja dhe rivarrimi, prapë se prapë mungoj Dita e Zisë për
Liridonen!
Fillimi
i mbarë i drejtësisë në rastin e Liridones është shpresëdhënës. Lutem që fati i
zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit dhe dënimi të jenë në përputhje me
peshën e krimit, e të mos ndodhë assesi kontrabandimi i drejtësisë sikurse në
rastin e Donjeta Pajazitit!