Mendime
Skender Jashari: Fillet e islamizimit të dhunshëm në Luginë (At Pjetër Bogdani) dhe Liria nga “ISIS-lamizmi”
E merkure, 06.12.2023, 09:02 PM
Fillet e islamizimit të dhunshëm në Luginë (At Pjetër Bogdani) dhe Liria nga “ISIS-lamizmi”
Nga
Skender Jashari
Gjithënjë
e më shqetësuese është duke u bërë radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi
islamik, i cili edhe në ditët e sotme është duke u përdorur si vegël e
agjenturave armiqësore kundër Interesave Kombëtare Shqiptare si dhe
njëkohësisht edhe kundër Aleatëve të vendit tonë.
Hapur
dhe shpesh e deklarojnë hoxhallarët, që “islami është sistem jete,…” që
“rregullon sesi të sjellen në çdo rast besimtarët e kësaj feje” etj. Gjithashtu
edhe studiuesit e huaj e theksojnë që Kurani dhe Islami kanë bëjnë më shumë me
rendin social dhe ligjin sesa me ritet fetare dhe mitet. Historikisht, është
faktuar, që e vetmja fe, që ka arritur të asimiloj, arabizoj në kohën e
Perandorisë Arabe, e njejtë pastaj të asimiloj dhe turqizojë në kohën e
Perandorisë Osmane ishte islamizmi. Me imponimin e Islamit nga Perandoria
Arabe, filloi edhe shpërndarja e fiseve arabe, të cilat migruan dhe u vendosën
në regjione të ndryshme duke përfshirë edhe Levantin, Mesopotaminë, Egjiptin,
Sudanin, Magrebin dhe Khuzestanin, e të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e
demografisë dhe kanë çuar në rritjen e numrit të popullatës arabe. Madje duke
luajtur rolë të rëndësishëm në asimilimin dhe arabizimin etnik, kulturor,
gjuhësor dhe gjenetik të Levantit dhe Afrikës Veriore. E njejta gjë ndodhi edhe
në kohën e Perandorisë Osmane, fatkeqësisht edhe në Trojet tona.
Prandaj
shohim që tentojnë që çdo gjë ta arabizojnë dhe turqizojnë përmes islamizimit.
Duke filluar nga pamja( veshjet dhe dukja), sjelljet dhe fjalori( gjuha),
bindjet politike-sociale-ekonomike etj, për të vazhduar pastaj me ndryshime të
tjera shoqërore, juridike, politike, kulturore etj. Prandaj sa më ndikues të
jenë islamizmi në Trojet tona, aq më pak Shqiptar do jenë Shqiptarët.
Pushtimi
Osman në Luginë të Preshevës, kishte ardhur në fazat e para të pushtimit të
Trojeve Shqipëtare. Madje dokumentarisht faktohet që Perandoria Osmane, kishte
vendosur garnizonin Osman në Sopot, për të siguruar kanalin rrugor
Morava-Vardar. Brenda garnizonit Osman në vitin 1410 ndërtohet xhamia e parë në
Trojet Shqipëtare( disa shqipfolës dhe pseudohistorian, tentojnë të kopjojnë me
porosi historiografinë ruso-serbe, që tentojnë këtë xhami ta bartin për vite
para pushtimit Osman- për gjoja të argumentojnë ardhjen e islamit para
pushtimit osman). Xhami tjera nuk kishte në Luginë të Preshevës deri në vitet
1735.
Por
edhe fakti mbresëlënës, që nëpër Luginë të Preshevës, ishte Gjergj Kastrioti
dhe 300 arbërorët, që u Rikthyen për të Ngritur Arbërinë. Edhe sot, Lugina e
Preshevës do duhej të bëhej simboli i parë, që do kërkoj Liri nga Robëria
Isislamike, pas të cilës do bashkohen gjitha Trojet tona në këtë iniciativë.
Shqipëtarët
e Luginës së Preshevës nuk u konvertuan me dhunë në fillim të pushtimit Osman,
konvertimi i dhunshëm filloi pas dështimit të Kryengritjes antiosmane të vitit
1689. Konvertimet e interesit ishin evidente edhe në Luginë të Preshevës para
vitit 1689.
Lidhja
e Shenjtë u formu më 1684, mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës e pas dy
vitesh hyri edhe Rusia. Aleanca e Shenjtë, filloi veprimet ushtarake
anti-osmane më 1686, ku ushtritë austirake zgjeruan territorin kundër Osmanëve,
në Bosnje, Bullgari, njejtë bënë edhe Venecianët si në Dalmaci ashtu edhe në
More. Derisa popujt e Gadishullit Ilirik( kryesuar nga Shqipëtarët, pastaj
bullgarët, serbët, grekët etj), nxiteshin nga Perandori Austriak, për
kryengritje antiosmane, e komanduar nga At Pjetër Bogdani.
Kalvari
i parë i Luginës së Preshevës (Karadakut), ishte Kryengritja anti-osmane e
vitit 1689. Ushtritë Austriake depërtuan deri në Shkup, pra përmes Luginës së
Preshevës, ku Shqipëtarët i bashkoheshin masivisht kryengritjes anti-osmane( sa
që deri më sot, janë përcjellur gojdhana e deri këngë lufte për luftën e
tillë). Njejtë edhe Shqipëtarët e Kosovës, iu bashkuan ushtrive austriake.
Fatkeqësia ndodhi në Grykën e Kaçanikut, përmes së cilës pritej bashkimi i
Ushtrive Austriake, të asaj që çliroi Kosovën, me atë që kishte çliruar përmes
Luginës së Preshevës për në Shkup, prej nga do vazhdonin çlirimin e Selanikut e
tutje. Dështimi i Betejës për marrjen e Grykës së Kaçanikut, bëri që të
dështonte e gjithë Kryengritja anti-osmane dhe Lufta anti-osmane e udhëhequr
nga Austria.
Me
janar 1690, pra me dështimin e Luftës Austriake kundër Osmanëve dhe në të
njejtën kohë dështimin e kryengritjes sidomos Shqipëtare kundër osmanëve,
filloi kalvari i tmerrshëm për Kombin Shqipëtar. Prej qershor 1453, kur
Perandoria Osmane kishte lidhur aleancë me Patrikanën e Stambollit( Kishën
Ortodokse greko-sllave), vetëm Shqipëtarët u akuzuan për Kryengritjen
anti-osmane të 1689. Represioni brutal i pushtuesit osmane në bashkësundim me
Patrikanën e Stambollit, u vu në veprim. Shqipëtarët e Luginës së Preshevës që
deri në këtë periudhë ishin pothuajsë % për % katolik, u detyruan të iknin: ose
maleve të Karadakut, ose për në drejtim të Vojvodinës( tokës së Austrisë).
Pushteti Osman në hakmarrje spastroi etnikisht dhe kreu xhihad mbi Shqipëtarët
edhe të kësaj treve, e në vend të tyre vendosën sllav apo edhe më pas ( pas
viteve 1705) edhe shqipëtar të muslimanizuar-këto ende tregohen me frikë nga
gojdhanat e popullit të kësaj ane. Në vitet 1690-1735, në Luginë të Preshevës,
hapësira e ultësirës kishte pësu ndryshim të tmerrshëm etno-teologjik, më nuk
kishte katolik. U zhdukën fshatra të shumta Shqipëtare të rrafshit të Luginës
së Preshevës, duke përfshirë edhe Rahovicën, e kryesisht fshatrat që ndodheshin
në fusha. Madje gojtaria e popullit ka përcjellur edhe:” sollën Shqipëtarët
musliman nga ana e Shkodrës derisa atje bëhej kryengritje anti-osmane,
pushtuesit Osman i ofronin faljen e jetës së familjeve të kryengritsëve dhe
vendosjen edhe në Luginë të Preshevës, si familje muslimane”. Në shumicën e Shqipëtarëve
të Luginës së Preshevës, mund të thonë që origjina e tyre është nga Malësia e
mbi Shkodrës, e që lidhet me shpërnguljen e viteve 1690-1735, mirëpo nëse
rrëmon më thellë do shohësh që një pjesë e tyre realisht janë vendas, por që
pushteti serb i pas viteve 1912 dhe hoxhallarët e Mbretërisë
serbo-kroato-sllovene ia imponuan një vetëquajtje të tillë për nga origjina.
Zhvendosja e dhunshme nga një vendbanim Shqipëtar, në vendbanimin tjetër
Shqipëtar, ishte taktikë ushtarake me të cilën pushtuesit Osman arrinin t’i
tjetërsonin fetarisht Shqipëtarët, sa që psikologjikisht edhe sot e vërejmë që
:”Shqipëtarët turpërohen për një të keqe vetëm para atyre që njihen e jo edhe
para atyre që nuk i njohin.”.
Historiografia
serbe e quajti këtë gjoja ikja e serbëve, por në fakt nga Lugina e Preshevës
vetëm Shqipëtarë kishte dhe vetëm të tillët u detyruan të iknin. Emrat edhe të
Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës ishin të shumtë të tipit bizantin, të
cilët më pas u përvetësuan si emra gjoja sllav e bullgar.
Kisha
katolike përpjekej në forma të ndryshme për mbrojtjen e besimtarëve të saj, por
asnjëra nuk dha rezultat. Madje disa raste Kisha katolike i vuri në mes dy
zjarresh Shqipëtarët, duke kërkuar që të bëjnë ç’të jenë e mundur, që të ruajnë
identitetin fetar katolik, ose në të kundërtën shkishërohen. Shumë Shqipëtar në
këtë periudhë u bënë “shkije” u shkishëruan edhe në Luginë të Preshevës.
Tjetërsimi
fetar i ngjarë sidomos në vitet 1690-1735) i parapriu tjetërsimit kombëtar të
Shqipëtarëve. Në këtë periudhë mund të flasim për islamizimin e rrafshit të
Luginës së Preshevës dhe mbetjen tërësisht të krishter katolik të malësisë së
Karadakut të Luginës së Preshevës. Në vitet 1836-1908, në mënyrë të vazhdueshme
ndodhi gjenocidi Osman kundër Shqipëtarëve në Karadak dhe në rrafshin e
Luginës. Për fat sot, kujton Kombi yn, vetëm rastin e Martirëve të Karadakut(
Stubllës), por Shqipëtarët katolik të Karadakut të Luginës së Preshevës, nuk e
patën fatin të kishin prijësin fetar pas vitit 1705( Kuvendit të Arbërit), gjë
që askush nuk ishte zë i tyre. Kjo periudhë njihej si periudhë e “trashjes së
zullumit osman”, gjegjësisht në ndërdije të parëve tonë, identifikohet si
Kalvari i dytë i Luginës së Preshevës( Karadakut).
Si
përfundim, Lugina e Preshevës edhe pse kishte një rrol vendimtar në
Kryengritjen anti-osmane të vitit 1690, ky vit njihet si viti i shkëputjes së
të kaluarës tonë mijëravjeçare nga Europa dhe lidhja me islamin, të keqën që do
e bartim në supe vazhdimisht deri më sot. Natyrisht sot jemi para një
udhëkryqi, të Rilindjes dhe Shpëtimit të Kombit tonë, apo të pranimit të
islamizmit si fe, kulturë, traditë, identitet dhe rend-sistem, e që në atë rast
do zhduket qenia jonë Kombëtare, Kulturore, Gjuhësore, Etnike, Politike etj,
siç janë zhdukur qindër etni, kombe, kultura, tradita jo arabe në territoret e
“arabëve.”
Më:06.12.2023
Skender Jashari, ish i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna
e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit
në burgimin politik.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.