E premte, 11.10.2024, 10:18 PM (GMT+1)

Mendime

Elidon Cahani: Unë si qytetar i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm

E enjte, 30.11.2023, 08:54 PM


Tema: Unë si qytetar i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm

Nga Elidon Cahani

Unë jam një qytetar i Bashkisë së Hasit,  por veten nuk e konsideroj vetem qytetar të Hasit, por edhe qytetar të Tiranes, të Vlorës,  të Londres, një qytetar të mbarë globit.  Ndaj dhe duke u nisur nga një parim i tillë, ndjej dhe një përgjegjesi të shtuar që veprimet që kryej të jenë në përshtatje të plotë me çdo normë apo rregull. Pra, përpiqem të veproj si një qytetar i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm. Kur njeriu përballë të keqes, zgjedh të mirën, ai dëshmon forcë dhe ngre në piedestal vullnetin. Të qenët i ndershëm dhe i ndërgjegjshëm nuk do të thotë që jam njeri i dobët, përkundrazi, do të thotë që arrij të barazpeshoj njëlloj si të mirën, ashtu edhe të keqen, por arrij që me forcë të hekurt dhe vullnet të palëkundur të zgjedh të mirën. Kështu shkoj drejt gjërave të mëdha në çdo aspekt të jetës. Por edhe unë si shumë të tjerë duke qënë në ndërveprim të vazhduar me komunitetin ku bëjme pjesë, shpesh dyzohem përballë zgjedhjeve,  i gjendur midis shumë mundësive. Çdo zgjedhje krijon jo pak herë pështjellim tek mendjet tona: A po zgjedhim të drejtën, të duhurën, të ndershmen, të ndërgjegjshmën? Kur gjendem përballë një dyzimi të tillë, arrij të bëj arsyetime të pastra që të zgjedh të drejtën, të duhurën, të ndershmen e të ndërgjegjshmen. Por edhe nëse logjika nuk anon në anën e të drejtës,të ndërshmes e të ndërgjegjshmes, jam në gjendje të heq dorë nga veprimi që planifikoja të kryeja. Arrij të heq dorë si një mënyrë për të mos dëmtuar komunitetin tim me veprimet e mia, për të mos njollosur emrin e familjes time, emrin tim. Bazat e para të formimit njeriu i merr në familjen e tij më pas ai i zgjeron, i përpunon ndërsa përparon me njohuri të reja të marra nga shkolla e kombinuar me përvojë jetësore. Si individ, si Elidon e quaj veten me shumë fat që të dy prindërit e mi i kam arsimtarë e që kanë pasur një ndikim të madh në formimin tim në aspektin arsimor dhe atë njerzor, në konceptimin e të ndershmes dhe të ndërgjegjshmes.  Tek unë  prindërit kanë pasqyruar virtytet me të larta që një njeri mbi tokë mund të mbartë: kanë ushqyer mirësinë, ndershmërinë, ndërgjegjjen, cilësitë më të mira që një edukator dëshiron të shohë tek brezi i ri, tek ai brez që rrit dhe formon vetë. Për mua ata nuk janë vetem prindër por një “busull orientuese” në zgjedhjet dhe hapat që ndërmarr.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora