Mendime
Hasan Hasanramaj: Shqiptarët që nuk synojnë bashkimin kombëtar
E marte, 21.11.2023, 08:53 PM
Shqiptarët që nuk synojnë bashkimin kombëtar
Çka
u duhen parullat “Jemi vëllezër të një gjaku e të një gjuhe”?! ...
Nga
Hasan Hasanramaj
Para
dashamirëve të shumtë të librit, diplomateve dhe aktivistë të shumtë të
Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, me rastin
e promovimit të botimeve të reja, të autorëve
të cilët në këto promovime në diskutimet e tyre mjaft interesante në Kosovë dhe
trojet tjera shqiptare janë hapur dilemat dhe mundësit e diskutimeve në
hapësirat e tokave shqiptare. Në debatet
interesante të publicistit dhe të diplomateve unanimisht u potencua së ka
ardhur koha që ne shqiptarët e të gjitha trojeve tona stërgjyshore të
komunikojmë më shumë ndërmjet vete rreth temave të cilat edhe sot e kësaj dite
kanë mbetur të pazgjedhura.
A kanë gabuar, apo janë mashtruar
shqiptaret pas iluzioneve ?! ...
Në botimet e shumta të veprave të reja në vitet e fundit haptas u shtrua problematika e të kuptuarit, se ku kanë gabuar me dashje apo pa dashje shqiptarët, ku janë mashtruar nga padijenia apo nga naivitet pas iluzioneve për bashkim-vëllazërim, si janë gjunjëzuar disa herë për shkak të frikësimit, apo të shpresave të rrejshme me një qëllim për të dalë nga kthetrat sllavo-komuniste. Stili dhe gjuha e përdorur në librat e reja të botuara të çdo lexuesi ia shtojnë oreksin për të shijuar përmbajtjen e lëndës. Gjërat thuhen qartë e troç pa i vënë lexuesit në mundim që të dallojnë nëntekstet, edhe në botime e reja janë trajtuar mjaft probleme delikate që mund të prekin nganjëherë ndjeshmërinë e njerëzve që kanë pikëpamje të tjera, përvoja të tjera, nga ato të autoreve, ose se janë mësuar me gjuhë të mjegullt librash dhe nuk i përtypin dot lehtë të vërtetat e paraqitura lakuriq para syve të të gjithëve... Nacionalistet, humanistet dhe shkrimtaret tonë të botës shqiptare me kohë e ka formuar dhe afirmuar personalitetin e tyre të njohur, si njerëz të vyeshëm të punës, si pjesëmarrës të tubimeve të ndryshme si figura aktive dhe si organizues i lëvizjes shqiptare për çlirimin kombëtar të Kosovës dhe bashkimin me “nënën Shqipëri”. Këta njerëz me veprimtarinë e tyre të palodhshme politike në emigracion ka qenë të përkushtuar fuqimisht për çështjen kombëtare i cila me kohë është bërë i njohur si ngjarjeve historike dhe i zhvillimore e politike të kohës, çka është pasqyruar shpesh në shkrimet e tij publicistike dhe në tubimet me karakter politik e studimor. Në librat e letrareve tonë të promovuar në vitet e fundit,kanë vërtetua dhe vërtetojnë më së miri atë që ka shprehur vetë autoret për të cilin burgu u bë shkollë për pajisjen e tij me njohuri se si kanë luftuar shqiptarët e si duhet të luftojnë për komb e për atdhe, për dinjitet njerëzor e për fe. Gjithë rrëfimet e tij hedhin dritë mbi rëndësinë dhe rolin e pazëvendësueshëm që ka vatra familjare për edukimin e parë, themeltar e të pashlyeshëm patriotik e kombëtar të shqiptarit. Në librat e tyre të promovuar ka shumë portrete mbresë lënës njerëzish realë e në veprim, jo personazhesh të sajuar, të largët me ngjarjet. Janë portretet e gjyshërve, të prindërve, të vëllezërve, të motrave, të njerëzve më të afërt që autori i ka njohur, ose ka dëgjuar për ta, portrete të njohurish qysh nga fëmijëria e më vonë, te të cilët autori ka gjetur dikur strehë, mbështetje, ngushëllim, prej të cilëve ka marrë zemër dhe të cilëve u ka dhënë zemër. Janë të shumtë në librat portretet e fshatarëve, të zejtarëve, të intelektualëve, të klerikëve, të veprimtarëve politikë të organizatave ilegale, deri të gardianëve zemërmirë e me ndjesi shqiptare të burgjeve, të cilët kanë dhënë ndihmesat e tyre në rezistencën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë dhe gjitha trevat tjera kombëtare dhe më larg. Autoret e shumte në librat e tyre me shumë ndjenjë dhe me fjalë të zgjedhura shpreh dhimbsuni të posaçme për fatin e jetën e gjysheve dhe stërgjysheve, të nënave e të motrave shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare dhe diasporë, në përgjithësi, të cilat kanë mbajtur mbi supet e tyre barrën më të rëndë psikologjike, ekonomike e fizike të rezistencës së tyre heroike.
Të
gjitha këto dhe shumë fakte të tjera rrëqethëse apo lumturuese, dëshpëruese apo
shpresëdhënëse në faqet e librave të tyre
janë rreshtuar e përshkruar nga një
njeri që kur shkruan duket se i bindet vetëm besnikërisë ndaj idealit të vet,
përcaktimit të vet politik, vullnetit të vet, ndjesive të veta, perceptimeve të
veta, pa pasur tjetër frenues të penës së vet ...
Çka
na duhet parulla : “Jemi vëllezër të një gjaku dhe të një gjuhe, kur nuk jemi
bashkë dhe punojmë kundër njeri tjetrit ?...
Te promovimet dhe botimet librat të reja brumi i tyre,
janë të drejtuar kryesisht për realizimin e një ideali - ideali i shqiptareve është bashkimi
kombëtar. Kjo tani për tani është
një ndër çështjet më madhore dhe të pashmangshme.
Problematika themelore që dalin nga promovimi
i botimeve të reja, janë akti më i drejtë i detyrës madhore e parësore
të shqiptarëve. Nëse në këto momente ne shqiptarët nuk përcaktohem drejt dhe me
kohë që më në fund t’i shërbejmë vetvetes, e jo të huajve. Problemi më serioz i
shqiptarëve sot është prezent: të
ekzistojmë si komb dhe të punojmë më shumë për realizimin e qëllimeve
shekullore për bashkimin kombëtar. Nëse nuk synojmë bashki min kombëtar, çka na
duhen parullat “Jemi vëllezër të një gjaku e një gjuhe”?!. E vërteta është së
jemi vëllezër të një gjaku, por nuk jemi bashkë e kjo është për momentin
bregolja ma e madhe e cila duhet të na brengos çdo shqiptarë pa marrë parasysh
ku është.
Pra, jemi vëllezër të një gjaku dhe të
një gjuhe që e duam bashkimin kombëtar.
Në këto momente ne
shqiptaret kudo që jemi duhet ta dimë së të gjitha rrugët që na çojnë në
drejtim të bashkimit kombëtar janë të lejueshme, demokratike dhe të pranueshme.
Në asnjë mënyrë nuk duhet të heqim dorë, nga e drejta, nga aspiratat dhe nga garancitë
tona për të ekzistuar si shtet dhe komb në një shtet. Ku është miku, është edhe
armiku. Armiku i shqiptareve është regjimi ortodoks i cili qe njëqind e dyzet e
e pesë vjet ka punuar dhe po punon edhe tani për shfarosjen dhe zhvendosjen e
shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore dhe sipërfaqja e dheut. Pra, ka
ardhur koha që historia shqiptare të shkruhet me një ardhshmëri kombëtare.
Neutraliteti nuk është kategori- çështje e marrëdhënieve ndërkombëtare. Në
shkencë nuk ka neutralitet, por ka vetëm të vërteta dhe të pavërteta, të drejta
dhe të padrejta. Ne shqiptarët po e rrejmë vetveten. Këtë po e bëjnë strukturat
udhëheqëse shtetërore të cilat po deklarojnë: “Shqiptarët në Ballkan dhe më
larg janë faktor paqeje dhe stabiliteti. Dorën në zemër në Ballkan nuk jemi as
faktor paqeje dhe as stabiliteti. Mund të jesh faktor paqeje, kur e ke mundësinë
ta prishësh paqen, por je burrë i mirë dhe nuk e prish...
Mbledhja
e Bujanit ishte tradhti kombëtare ?! ...
Kur i përmendim tubimet historike ekzistojnë dy mendime që
i kundërvihen njëri-tjetrit. Deri më tani mjerisht tubimi në Bujan dhe mjedise
të tjera është vlerësuar si vlerë kombëtare e krahasuar me pavarësinë e
Shqipërisë. Vlerësimi i NDSH-së, i intelektualeve të ndershëm dhe i të
përndjekurve politikë për mbledhjen e Bujanit
ishte: kundërvlerë apo tradhti kombëtare? Çka është edhe më tragjike
bujanistët në delegacionet e tyre nuk patën njerëz të pjekur, të cilët e
harruan kujtesën historike, e harruan apo nuk ditën, e harruan perandorinë e
Dushanit dhe sundimin e tij të egër që
me barbari të papara e ushtroi mbi popullatën e pafajshme shqiptare, të cilit
në shekullin e dymbëdhjetë ia dhunoi fenë dhe kombin. Shumë shqiptarë, për fat
të keq, i harruan ngjarjet tragjike që pasuan para dhe pas Kongresit të
Berlinit, ku u zbrazën shtatëqind e sa fshatra shqiptare. E harruan Serbinë e
parë dhe të dytën. Nga rezoluta e Konferencës së Bujanit vetëm një pikë është
realizua. E ajo është largimi i okupatorit dhe i armiqve klasorë, gjë që “do të
na mundësonte marrjen e pushtetit në duar tona”...