Mendime
Florim Zeqa: Ndarja në baza etnike, antihumane dhe antikushtetuese!
E marte, 14.11.2023, 08:50 PM
Ndarja në baza etnike, antihumane dhe antikushtetuese!
Nga
Florim Zeqa
Mosbërja
publike e dokumentit të “Draft-Statutit” për Asociacionin e Komunave Sebe në
veri, përveq dilemave të mëdha, paraqet rrezik të madh për vendin. Mjafton ta
kthejmë kujtesën në kompetencat ekzekutive, statutin dhe logon e këtij
Asociacioni, i cili përveq bashkimit të komunave serbe, më pas ky subjekt do të
del me autonomi të gjerë. Duhet kujtuar lexuesve dhe opinionit të gjërë se
Asociacioni i ka edhe organet e veta drejtuese, Kuvendin, si kryetarin, bordin
drejtues dhe të gjitha organet drejtuese që i ka një (Autionomi) shtet i
pavarur.
“Draft” i errësirës
politike
Këto
fakte e shtrojnë domosdoshmërinë që Qeveria duhet ta publikoj sa më parë
“Draft-Statutin”. Pavarësisht përmbajtjes së draftit, populli duhet të dijë se
çka ka dhe kah po shkon Republika e ndërtuar me gjak dhe sakrifica të mëdha.
Dikush
po e merr guximin pa e ditur përmbatjtjen e “Draft-Statutit” dhe po e quan
finale të suksesshme të dialogut Kosovë-Serbi!
Dikush
thotë e kam pa, tjetri s’e kam pa!
Kryeministri
thotë e di, kurse herën tjetër nuk e di!
Opozita
është e ndarë dhe e pakoordinuar pas takimeve me Lajçakun!
Përderisa
lideri i PDK-së dhe përfaqësuesi i LDK-së thonë se e kanë lexuar “shkarazi”
përmbajtjen, lideri i AAK-së thotë se e ka lexuar, sipas të cilit
“Draft-Staturi” është në përputhje me Kushtetutën e vendit!
Kujt
t’i besohet!?
Përderisa
nuk ka të dhëna mbi përmbajtjen e Asociacionit, çdo gjë që flitet është
hipotetike!
Mungesa
e transparencës politike e BE-së i vë mëdyshjet për përmbajtjen e Asociacionit!
Një
Asociacioni jashtë normave kushtetuese herët apo vonë do të paraqet rrezik për
shpërbërjen e shtetit të Kosovës (multi) etnike!
Kërkesa
me ngulm e Parlamentit Evropian që të implementohet marrëveshja për
Asociacionin është tendencë që ngjarja e Banjskës të tejkalohet në heshtje dhe
të shpëtohet Serbia pa u ndëshkuar për sulmin në veri.
Në
të njëjtën linjë është edhe kërkesa e kryeministrit Albin Kurti që mos të
shpaloset përmbajtja e “Draft-Statutit” dhe ajo që është biseduar në takimin e
fundit të Brukselit lidhur me temën e Asociacionit.
Vetë
titulli i draftit, “Draft-Statut” nëse ekziston, është i panjour dhe
antikushtetues.
Pasi
në Kushtetutën e Republikës së Kosovës askund nuk permendet përkatësia
nacionale, por ajo multi-etnike! Pra, nuk ka ndarje në baza etnike.
Florim Zeqa
12.11.2023