Mendime
Bajram Kabashi: Ekipi shtetëror i Izraelit në futboll duhet të ndihet i mirëseardhur në Kosovë
E diele, 12.11.2023, 12:07 PM
Bajram Kabashi:
Mendoj
se Shqiptarët Sot e kanë një rast të papërsëritshëm historik në ndeshjen në mes
të Izraelit dhe Kosovës, që t'ua heshtin krejtësisht zërin antishqiptarëve.
Nuk
duhet harruar kurrë se Shqiptarët janë në vendin e vet, zot të tokës e qiellit,
ndërsa ata që urdhërohen të mbjellin sherre e ndezin zjarre të huaja, të na
bëjnë pjesë të konflikteve që nuk janë tonat në emër të përkatësisë së caktuar
fetare, janë armiqët e atij vendi dhe populli!
Ata
domosdo që duhet ti konsiderojmë të huaj dhe armiq të vendit tonë, edhe nëse
"na i ka ba nana!".
Nuk
ka më turp, ma përulje e vetshembje kombëtare, se sa që Sot të mos dëgjohet
zëshëm zëri i arsyeshëm i shqiptarëve.
Të
gjithë e presim fitoren e Kosovës në futboll, por asnjë gabim që mund të vije
si rrjedhim i provokimit panislamik, qysh u paralajmërua nga një
kryesindikalist i islamizuar dje.
Ekipi
shtetëror i Izraelit në futboll duhet të ndihet i mirëseardhur tek një vend që
është mirënjohës ndaj shtetit të tyre, jo vetëm për njohjen e shtetit të
Kosovës por edhe për një mori ngjashmërishë dhe faktesh historike.
Shqiptarët
duhet të jenë zot në vendin e vet, duke mos iu lejuar asnjë shfaqje islamike
antishqiptarëve, të cilët në thelb udhëhiqen nga policia e moralit islamik.
Policia
islamike nuk ka mundësi të jetë polici shqiptare, por vetëm Anti-Shqiptare,
prandaj, si e tillë ajo meriton të dënohet e goditet fuqishëm, për secilën
paraqitje të saj antishqiptare!
Falja
në stadion para apo pas ndeshjes e ndonjë futbollisti, po ashtu është një
provokim islamik, ku përgjegjësia mbetët tek udhëheqja e ekipit futbollistik të
Kosovës.
Pavarësisht
se provokimet e tilla nxiten prej islamistëve politik dhe të hoxhallarëve
shovenistë religjioz, gjithmonë me masën e
"xhamatlinjve" të verbët pas vetës.