Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Kabashi: Ekipi shtetëror i Izraelit në futboll duhet të ndihet i mirëseardhur në Kosovë

| E diele, 12.11.2023, 12:07 PM |


Bajram Kabashi:

Mendoj se Shqiptarët Sot e kanë një rast të papërsëritshëm historik në ndeshjen në mes të Izraelit dhe Kosovës, që t'ua heshtin krejtësisht zërin antishqiptarëve.

Nuk duhet harruar kurrë se Shqiptarët janë në vendin e vet, zot të tokës e qiellit, ndërsa ata që urdhërohen të mbjellin sherre e ndezin zjarre të huaja, të na bëjnë pjesë të konflikteve që nuk janë tonat në emër të përkatësisë së caktuar fetare, janë armiqët e atij vendi dhe populli!

Ata domosdo që duhet ti konsiderojmë të huaj dhe armiq të vendit tonë, edhe nëse "na i ka ba nana!".

Nuk ka më turp, ma përulje e vetshembje kombëtare, se sa që Sot të mos dëgjohet zëshëm zëri i arsyeshëm i shqiptarëve.

Të gjithë e presim fitoren e Kosovës në futboll, por asnjë gabim që mund të vije si rrjedhim i provokimit panislamik, qysh u paralajmërua nga një kryesindikalist i islamizuar dje.

Ekipi shtetëror i Izraelit në futboll duhet të ndihet i mirëseardhur tek një vend që është mirënjohës ndaj shtetit të tyre, jo vetëm për njohjen e shtetit të Kosovës por edhe për një mori ngjashmërishë dhe faktesh historike.

Shqiptarët duhet të jenë zot në vendin e vet, duke mos iu lejuar asnjë shfaqje islamike antishqiptarëve, të cilët në thelb udhëhiqen nga policia e moralit islamik.

Policia islamike nuk ka mundësi të jetë polici shqiptare, por vetëm Anti-Shqiptare, prandaj, si e tillë ajo meriton të dënohet e goditet fuqishëm, për secilën paraqitje të saj antishqiptare!

Falja në stadion para apo pas ndeshjes e ndonjë futbollisti, po ashtu është një provokim islamik, ku përgjegjësia mbetët tek udhëheqja e ekipit futbollistik të Kosovës.

Pavarësisht se provokimet e tilla nxiten prej islamistëve politik dhe të hoxhallarëve shovenistë religjioz, gjithmonë me masën e  "xhamatlinjve" të verbët pas vetës.