Mendime
Skender Jashari: Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës
E diele, 12.11.2023, 08:56 PM
Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës
Nga
Skender Jashari
Në ditët e sotme,
shohim që arabët e Palestinës, valëvisin një flamur, i cili është flamur i
fashizmit islamik arab, që më parë( 1916) ishte i Revoltës Arabe kundër
Perandorisë Osmane.
Popujt e robëruar
nën pushtimin e Perandorisë Osmane, të cilët ishin të besimit islam, u
ballafaquan me një sfidë të pakalueshme, që kishte shkaktuar islamizmi. Pasiqë
feja islame, siç edhe më parë edhe fetë e tjera, kishin shërbyer për të mbajtur
nën kontroll përfshirë edhe nën robëri, por edhe për t’i asimilu popuj e
robëruar. Derisa Revolucioni Anglez dhe sidomos ai Francez i 1789, gradualisht
idetë e tyre, përhapeshin në drejtime ekscentrike, bëri që shekulli XIX dhe XX
të përfshinte popullatat e krishtera ortodokse edhe ato Ballkanike, por as pas
vitit 1912, kjo nuk ndodhi me popullatat islamike të cilat ishin të pushtuara
nga Perandoria Osmane.
Prandaj islamizmi,
ishte faktori kryesor që mbajti më gjatë pushtimin në të gjithë popujt që
kishin fenë islame, p.sh: tek Shqiptarët, tek Kurdët dhe arabët. Gjithashtu,
islamizmi dërmoi-shkatërroi intelektualët, civilizimet, kulturat, përpjekjet
për liri dhe çlirim kombëtar, duke i shërbyer si armë më efikase për
Perandorinë Osmane, që të vazhdonte t’i mbante nën pushtim të pushtuarit madje
edhe për t’i asimiluar-zhdukur të tillët, edhe kur forcat ushtarake osmane
ishin të pafuqishme për t’i mbatur nën pushtim. Pasiqë islamizmi kishte vonuar
emancipimin e shoqërive që ishin të varura në moçalin ideologjik dhe teologjik
i saj, sa që për disa vende të tilla u shtu nevoja e ushtrimit të mandateve nga
vendet perëndimore, si fazë tranzicionale, drejt emancipimit dhe përgatitjes së
tyre për shtet modern. Nga ana tjetër duke mos pasur kombe, gjegjësisht për
gjatë sundimit të gjatë islamik qoftë të perandorisë Arabe, ashtu edhe të
Perandorisë Osmane, ndikuan që të asimiloheshin dhe zhdukeshin kombet dhe të
krijohej kombi sipas përkufizimin islamik, gjegjësisht të arabizoheshin edhe të
tjerët. Prandaj sot, shohim që në botën arabe, nocioni komb është i ngatërruar
me fe dhe i pandashëm nga feja. Fryma e rilindjes dhe renesancës në vendet
arabe dhe në përgjithësi në shoqëritë islamike u vonu, në krahasim me shoqëritë
dhe vendet që ishin më afër vendeve të Europës Perëndimore. Krijimi i shteteve
të pavarura arabe dhe tek popujt islamik, që ishin nën sundimin e Perandorisë
Osmane, kryesisht ndodhën si vakum i pushtetit e shumë pak si vullnet dhe
organizim shoqëror i popullatave të këtyre vendeve. Pasiqë Perandoria Osmane në
Luftën e I Botërore ishte rreshtuar në krahun e Fuqive të Boshtit, kjo kuptohet
që si humbës, këto fuqi humbën edhe kolonitë e tyre, derisa të kolonizuarit nuk
ishin deri në atë çast të gatshëm e as të interesuar për shtet të tyre. P.sh:
Arabët në Revoltën Arabe u nxitën nga Anglezët për t’a mposhtrë Perandorinë
Osmane. Sharifi i Mekës Hussein bin Ali, ishte caktuar nga sulltani i
Perandorisë Osmane më parë se të vinin në pushtet xhon turqit më 1908, e që ky
ishte kundër këtyre të fundit, gjë që bëri të ishte pro Revoltës Arabe. Ky fakt
ishte theksuar shpesh në konferenca dhe traktate ndërkombëtare, ashtu edhe në
Deklaratën Anglo-Franceze të 9 nëntorit 1918, që thuhej “përfundimin dhe
çlirimin përfundimtarë të popujve që aq gjatë ishin shtypur nga Turqit dhe
krijimi i qeverive kombëtare dhe administrimi që derivon nga autoriteti i tyre
i buruar nga zgjedhja e lirë e popujve autokton.”
Kishat ortodokse
në Ballkan, luajtën rolin vendimtar në emancipimin, bashkimin dhe çlirimin e
sllavëve, grekëve etj. Kurse xhamitë, përfshirë edhe në Atdheun tonë, luajtën
një rol tepër destruktiv, përkundër përpjekjeve të panumërta të patriotëve
Shqiptar, që ato t’i përdornin në shërbim të Kombit dhe Atdheut tonë, ato
shërbyen më shumë qëllimeve pushtuese Osmane dhe atyre të fqinjëve sllav e
grek.
Me përfundimin e
Luftës së I Botërore, në Traktatin e Versajës, Siria u kthy në Mandat Francez,
kurse Iraku, Palestina dhe Transjordania u kthyen në Mandatin Britanik. Derisa
edhe nën Mandatin Britanik, Hashemitët instaluan monarki në Transjordani dhe në
Irak. Konventa e Lidhjes së Kombeve, në
nenin 22, parashihet krijimin e mandateve për kolonit dhe territoret të cilat
ishin pushtuar dhe si pasojë e luftës kishte pushu sovraniteti i shteteve që
formalisht i qeverisnin, e që njerëzit e të cilave nuk ishin ende të gatshëm që
të qëndronin vetëm në kushtet e botës moderne, do aplikoheshin parimet për
mirëqenie dhe zhvillim të tyre, e kjo do u besohej shteteve të civilizuara, që
ta bënin këtë me mirëbesim. Në tipi A i mandateve, përfshinte kolonitë e
Perandorisë Osmane, të cilat vlerësoheshin”…që kishin arritur stadin e
zhvillimit ku ekzistenca e tyre si të pavarur mund përkohësisht të njihet por
duke iu dhënë këshilla administrative dhe ndihmë nga Mandatori deri në kohën që
ata janë të aftë të qëndrojnë vetë.” E që Mandate të Tipit A, për Siri dhe
Liban kishte Franca, kurse Britania për Palestinë dhe Irak.
Origjina e krijimit të flamurit të Revoltës Arabe dhe të arabëve të
territorit izraelit të Palestinës
Flamuri i sotëm që
e përdorin arabët e Palestinës, ka sugjerime që është dizajnuar nga diplomati
anglez Sir Mark Sykes, në përpjekje për të krijuar ndjenjën “Arabe” për të
ushqyer revoltën, kundër Perandorisë Osmane më 1916-1918. Ky flamur për herë të parë u shpikë në vitin
1916, si flamur i Revoltës Arabe ose i Hexhazit. Kjo është theksuar edhe nga biografi i Sykes më 1923, ashtu edhe nga
Hussein ibn Ali al-Hashimi, i cili ia kishte thënë Woodrow Wilson-it që ky
flamur simbolizonte sundimin Hashemit mbi botën Arabe. E që Sykes, për të
sfiduar valvitjen e flamurit Francez në botën Arabe, ia paraqiti disa dizajne
flamujsh Husseinit, i cili e zgjodhi këtë.
Figure 1. Flamujt e vendeve arabe, qe janë ndikuar nga flamuri i Revoltës Arabe
Revolta arabe ose
ndryshe e njohur si Revolta e Madhe Arabe, e kishte flamurin e Hexhazit e që
ishte flamur i përdorur edhe nga Hussein bin Ali dhe aleatët e tij,
nacionalistët arab, gjatë kësaj revolte kundër Perandorisë Osmane gjatë Luftës
së I Botërore, gjithashtu ishte flamuri i parë i Mbretërisë së Hexhazit. E që i
njejti flamur më pas u bë edhe Jordanisë(1921), Palestinës(1922),
Kuvajtit(1961), Emirateve të Bashkuara Arabe(1961), Saharasë Perëndimore (1976),
Somalisë(1996), Sudanit, Sirisë, e që kishte ndikim edhe në shumë flamuj të
shteteve të tjera arabe, si: Sirisë, Palestinës, Jordanit, Egjiptit, Irakut,
Kuvajtit, Sudanit, Jemenit, Republikës Demokratike Arabëve të Saharës( Saharës
Perëndimore) dhe Libisë.
Hashemitët arritën
të sundonin në Hexhaz të Arabisë( pasi Arabia Saudite pushtoi Hexhazin
1924-1925), Jordani( mbetën në pushtet), Irak( deri më 1958, kur ndodhi
grusht-shteti) dhe shkurt në Siri( pasiqë kjo pushoi së ekzistuari disa muaj më
pas). Jordania si flamur të parë, kishte flamurin e njejtë të Revoltës Arabe,
në vitet 1921-1928. Edhe Iraku e kishte tërësisht të njejtë flamurin me atë të
Revoltës Arabe, prej 23 gusht 1921 deri më 10 korrik 1924. Edhe Republika
Demokratike e Sudanit, më 20 maj 1970, adoptoi flamurin e ngjajshëm të Revoltës
Arabe, deri më 1985, për të vazhduar më pas me të ngjajshëm flamur prej 1985
deri më 2019 nga Republika e Sudanit. Mbretëria arabe e Sirisë, kishte flamur
të njejtë me flamurin e Revoltës Arabe, por që në trekëndëshin e kuq, kishte
një yll 7 cepësh, e që ky flamur u përdorë prej 30 shtator 1918 deri më 8 mars
1920.
Mbretëria e
Hexhazit, në vitet 1917 deri më 1920, e pati flamurin e njejtë me atë të
Revoltës arabe, kurse nga viti 1920 e ndryshoi, duke ndërruar ngjyrën e gjelbër
në vend të ngjyrës së bardhë-pra shpikën të njejtin flamur që sot e
përdorin arabët e territorit izraelit të
Palestinës. Kurse pastaj Jordania më 16
prill 1928 deri 1939, respektivisht si Transjordani deri më 17 qershor 1946,
kur arriti pavarësinë e plotë. Mirëpo Transjordania më 1946, arriti pavarësinë
e plotë.Siç vërehet që flamuri i sotëm i Palestinës, është kopjuar prej këtij flamuri, vetëm se në vend të yllit
7 cepësh është vendosur gjysmëhëna me kryqin katolik në krah, 10 vite më pas më
1938.
Figure 2. Flamuri i Mbretërisë së Hexhazit 1920-1925 dhe Jordanisë prej 16 prill 1928 deri 1938
Më 1958, si
kundërpërgjegje ndaj bashkimit të Egjiptit dhe Sirisë në Republikën e Bashkuar
Arabe, edhe dy mbretëritë Hashemite ajo e Irakut dhe Jordanit formuan Federatën
Arabe. Federata Arabe, në nenin 7 të saj, theksonte që flamuri i tyre ishte
flamuri i Revoltës Arabe, por që ky union zgjati për më pak se 6 muaj, shkaku i
Revolucionit në Irak më 1958.
Gjithashtu Kuvajti
kishte flamur të ngjajshëm. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga 2 dhjetor
1971, adoptuan flamur të ngjajshëm me atë të Revoltës Arabe. Edhe Republika
Demokratike Arabe e Saharas( Saharasë Perëndimore), që nga 27 shkurt 1976, ka
flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe. Edhe Republika e Sudanit, që
nga 20 maj 1970 ka flamur të ngjajshëm me flamurin e Revoltës Arabe.
Më: 11.11.2023
Skender Jashari i
burgosur politik nga EULEX, për rastet
e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në
Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e
marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.