Mendime
Refik Hasani: Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës, përmes pasivizimit të adresave
E enjte, 16.11.2023, 08:26 PM
Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës, përmes pasivizimit të adresave
Nga
Refik HASANI
Pasivizimi,
heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe
Preshevës, do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:
Nëse,
nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i
Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor.
Apo
jam ligjërisht i pa asnjë të drejte të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe
ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve
tjera që janë të garantuara edhe me kartën
OKB-së.
Nëse,
nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile
të identifikimit nga institucionet administrative.
Sa
më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e
ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.
Nëse,
nuk jam shtetas rezident, atëherë si:
Humbi
vendbanimin (adresën),në Republikës e Serbisë, humbi të drejtën të kem qasje në
kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile,humbi të
drejtën të blejë ose të shes pronë, humbi të drejtën të regjistrojë, e
trashigojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme.
Do
të humbi të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, e
pasaportën, humbi të drejtën të jemë i votuar apo të votojë,nuk mund të kryej
veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.
Nëse,
si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk jam
rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.
Këto
janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të
neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona,
shtëpitë, tokat.
Do
të humbi përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që
kemi paguar deri tani.
Serbia
po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime
konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Medvegjën, Bujanocin e Preshevën.
Në
krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që
përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na
pasivizohen adresat.
Ky
është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.
Kjo
Krahinë është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Mbi
të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të
gjitha zhvillimeve.