E diele, 21.07.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Mosndëshkimi i krimit në Banjskë, e bënë palë në krime BE-në me Serbinë!

E enjte, 16.11.2023, 08:52 PM


MOSNDËSHKIMI I KRIMIT NË BANJSKË, E BËNË PALË NË KRIME BE-NË ME SERBINË!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

"Krimi i pandëshkruar rrezikon të përsëritet". Dhe, kjo dëshmohet me dosjet e jurisprudencës. Ngjarjës së përgjakshme të 24 shtatorit, i kanë paraprirë provokimet, në vijimësi, të bandave serbe në veriun e Kosovës. Kronologjia e ngjarjeve banditeske, nismon në shkurtin e viti 2000. Vrasja e një duzinë shqiptarësh etnik, tej lumit Ibër dhe dëbimi i mijëra të tjerëve, nga vatrat e tyre lindake, u bë në prezencën e KFOR-istëve francezë, me praninë edhe të SHTAB-istëve të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Agim Çeku me shokë.

Dhe, të gjitha këto krime u tejkaluan në heshtje, pa hetime, pa zbulime dhe pa asfarë ndëshkimi. Arsyeja ishte dhe është e njohur: "Komandantët" pa ushtarë të LPK, respektivisht, të PAN-it të sotëm, por me banda të fuqishme, u zhytën në krime monstrume, gjatë dhe pas luftës. Thjeshtë, kidnapuan, burgosën, torturuan, deri në vrasjen e shumë qindra shqiptarëve, kundërshtarë politikë. Ndërkombëtarët dhe Serbia, nga provat faktike, hartuan dosjet penale, të cilat i përdorën dhe vazhdojnë t`i përdorin si shantazh, për të përfituar favore të ndryshme Serbia, madje deri në gadishmërinë për të dhënë pjesë nga territori i Kosovës.

Sulmi terrorist i Serbisë agresore, me bandat e saj të specializuara, i 24 shtatorit, është rrjedhojë logjike i lëshimeve të bëra Serbisë, përgjatë tej dy dekadave. Vrasja e policit të Kosovës, Enver Zymeri, tashmë, Heroi i Kosovës, në Doganën e veriut dhe bllokimi i policëve tjerë atje, i shpëtoi KFOR-i kroat, askush nuk dha përgjegjësi, askush nuk u penalizua për krimin e bërë.

Barrikadat e përsëritura të bandave serbe në veriun e Kosovës, me kohë-zgjatje deri një muaj, Policia e Eulex-it dhe KFOR-i, edhe pse përsërisnin slloganin bajat, "jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e njëriut dhe lëvizjen e lirë të njerëzve". Ndërkohë që edhe makinat e tyre ishin bllokuar dhe ata lëviznin në këmbë, në rrugët mushkatore e dhiare! E turpshme, deri në pakufi!

Më 29 maj 2023, në Zveçan, bandat serbe, me urdhër të Vuçiqit dhe Radoiçiqit, goditën me gurë, stupca, e plumba kundër policisë, ushtarakëve të KFOR-it, gazetarëve, popullit vendorë, duke turpëruar EULEX-in dhe KFOR-in!

"Të ndëshkohen protestuesit e dhunshëm",- tha Borrell dhe ndërkombëtarët tjerë. Dhe, pas 3 apo 4 arrestimeve, po ky Borrell me shokë, reagoi, thekshëm e turpshëm, se "qeveria e Kosovës po i provokon serbët!"  Njëjtë vepruan  edhe për barrikadimet e rrugëve, kur thanë se "serbët kanë të drejtë të vënë barrikada!" Dhe, për këmbët e amputuara, të dy ushtarëve të KFOR-it hungarezë, nga plumbat e banditëve protestues serbë, pjesë e krimit të drejtëpërdrejtë, krahas bandave serbe, janë edhe ndërkombëtarët ndërmjetësues, të cilët, në vijimësi, ishin palë me Serbinë, duke i përligjur krimet e saj!

Është fat në fatkeqësi, që sulmi i organizuar terrorist në Banjskë, më 24 shtator, përfundoi vetëm me vrasjen e rreshterit policor, Afrim Bnjaku, tani, Hero i Kosovës dhe plagosjen e dy kolegëve të tij, duke pasur parasysh gamën e armatimit dhe shumësinë e banditëve. Dhe, kjo falë burrave dhe djemëve trima e profesionistë të Policisë të Kosovës, të cilët kanë një përkushtim atdhetar e heroik në mbrojtjen e Atdheut-Kosovë.

Heshtja ogurzezë e terrorit në Banjskë, është qyqarllëk!

"Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, gjithçka do të jetë ndryshe",- paralajmëron kryeministri Albin Kurti. Dhe, vërtet, duhet të ngulmohet, për të ndryshuar, në formë dhe përmbajtje, dialogu dhe raporti Kosovë-Serbi. Tashmë, Serbia "është zënë me pelë për dore",- thotë populli kur fajësia është lëndore. Andaj, urojmë që Kurti ta mbajë fjalën, duke filluar nga heqja nga agjenda e dialogut të -Asociacionit- të stisur, të shpikur dhe shpalljen e paligjshme të -Listës Serbe"-.

Penalizimi i bandës së porositur nga Beogradi zyrtar, është i shumëfishtë:

Thyerja e kufirit dhe shkelja e sovranitetit shtetëror;

Posedimi i armatimit numerikë dhe special;

Bllokimi i rrugëve rajonale dhe lokale";

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, për rrjedhojë një i vrarë dhe dy të plagosur;

Përdorimi i Manastirit të Banjskës, për strehim dhe barrikadim luftimi;

Terrorizimi i popullatës vendore....

Për rrjedhojë, situata aktuale në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës, janë të acaruara skajshëm, gjë që vështirësojnë edhe më shumë normalizimin në mes të dy  shteteve tona. Me pranimin e Millan Radoiçiq se, gjoja, ai, krye në vete dhe pa dijeninë e Beogradit dhe presidentit Vuçiq, ka organizuar sulmin terrorist ndaj shtetit të Kosovës, pretendon ta shfajëson Serbinë. Dhe, kjo gënjeshtër bëhet në koordinim me Beogradin zyrtar.

Kërkesa këmbëngulëse e Qeverisë së Kosovës, për sanksionimin e Serbisë, po anashkalohet me arsyetimin se "janë duke hetuar rastin!" Në fakt, ka pak interesim, për ta ndëshkuar Serbinë. Ndërkohë, Vuçiq, për ta amortizuar krimin e rëndë terrorist, ka urdhëruar Listën Serbe të kërkojë zgjedhje në 4 (katër) komunat e veriut të Kosovës, duke mos përmendur kushtet e mëparshme.

Qeveria Kurti, pas aktit kriminal e terrorist, nuk ka gadishmëri për ta filluar dialogun, pa disa kushte paraprake. Madje, është e pakënaqur nga ndërmjetësuesit aktual, të cilët i konsideron, skajmërisht, të njëanshëm dhe dështakë. Ndërkohë, paradoksalisht, BE-ja dhe SHBA ngulmojnë se "ata janë të denjë, për ta vazhduar detyrën e ndërmjetësuesit profesionalisht të dialogut, por edhe parimisht e moralisht!"

Ngutia e Asociacionit të mos imponohet nga gjeopolitika konfliktuoze

Natyrshëm, shpërthimi i konfliktit, deri në luftë të armatosur në mes të Palestinës dhe Izraelit, me provokimin e përgjakshëm të organizatës terroriste "Hamas", mund ta largojë vëmendjen e ndërkombëtarëve për konfliktin në, vazhdimësi, Kosovë-Serbi. Megjithatë, BE-ja dhe SHBA, kanë paralajmëruar angazhimin e tyre të mëtejshëm, madje, të intensifikuar, siç është pritja e afërme të emisarëve të shteteve të Quintit dhe të SHBA-së, në Kosovë dhe Serbi.

Thirrja e tyre, ende pa shkarkuar në Ballkan, është se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, pa alternativë, për t`i përmbushur marrëveshjet e diskutuara në Bruksel dhe Ohër, duke mos dëgjuar zërat e shtuar të Kosovës, se "nuk mund të vazhdohet me "avazin" e vjetër, sikur nuk ka ndodhur asgjë më 24 shtator, në veriun e Kosovës, respektivisht, në Banjskë!"

Ekziston dyshimi i bazuar se krahas Rusisë, edhe Serbia ka hisën e vet në luftën aktuale në mes Palestinës dhe Izraelit. Është njoftuar se grupet terroriste të Hamasit, vazhdojnë të përdorin raketat e prodhuara dhe të dërguara nga Serbia. Miqësia e Palestinës me Serbinë, daton e hershme. Kur Sllobodan Millosheviq, ishte shpallur terrorist nga bota demokratike, klerikët othodokës të Palestinës e ftuan atë për Krishtlindjet e tyre. Qeveria izraelite reagoi dhe kërcënoi se "nëse Millosheviq merr guximin për të ardhur në Palestinë, do ta arrestojmë si kriminel".

Ndërkohë, ambasadorët dhe zyrtarët tjerë të lartë të Palestinës, si argatë dhe tellallë të Rusisë dhe të Serbisë, në çdo rast janë përkrah Serbisë dhe kundër Kosovës, edhe pse shqiptarët, dikur, koxha ndjenja dhimbje e simpatie kanë investuar për ate, në veçanti, dhe botën arabe, në përgjithësi.

BE-ja dhe ndërkombëtarët tjerë, fillimisht, i dhanë mbështetje pa rezerva Izraelit, për goditjen e rëndë që mori nga Hamasi terrorist, me arsyetimin se Izraeli "ka të drejtë të mbrohet", që nënkupton përgjigjen ushtarake, hakmarrëse. Por, tani që përmasat e kundër-përgjigjës, janë të vrazhdëta dhe po marrin edhe jetë të civilëve të pafajshëm, bota demokratike, përfshi edhe BE-në, po apelojnë për përmbajtje. Dilema është se luftimi i grupeve terroriste të Hamasit, është i vështirë, në mos i pamundur, pa viktima civile, sepse terroristët i përdorin si mburojë.

Edhe pse zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Izraelit thotë se "nuk godasim civilët", dhe kjo dëshmohet me thirrjen paralajmëruese, për zhvendosjen e popullatës në jug të Gazës. Por kjo është, skajshëm, e zorshme, sepse bëhet fjalë për tej dy milionë njerëzve. Përflitet se Izraeli vështirë e kapërdinë goditjen fatale, me shumë qindra të vrarë, të masakruar, të marrë peng dhe më dëme enorme. Siç duket, nuk do të mjaftohet vetëm me Gazën, por pretendon edhe përfshirjen e Bregut Perëndimor. Dhe, kjo do të jetë fatale për Palestinën dhe me gjerë.

Sidoqoftë, përfundimi i këtij konflikti të pakohshëm dhe fort të dëmshëm, për Ukrainën dhe Kosovën, njëherësh, urojmë të përfundojë sa më parë. Natyrshëm, do të ishte i mirëpritur, qoftë për dy vendet në konflikt si dhe botën mbarë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mihal Gjergji: Liria në gjyq Refik Hasani: Serbia po kryen spastrim etnik në Luginë të Preshevës, përmes pasivizimit të adresave Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXVIII) Leonora Laçi: Një takim me Majoren e Fairview, New Jersey, pukjanen Violetta Berisha Florim Zeqa: Ndarja në baza etnike, antihumane dhe antikushtetuese! Kalosh Çeliku: Plumbi del me plumb Idriz Zeqiraj: Rugova - "Kosova ka zot shtëpie. Zyrtarët e Tiranës të mos përzihen në punët e saj!" Florim Zeqa: A është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK!? Skender Jashari: Origjina e flamurit të arabëve të territorit izraelit të Palestinës Nikoleta Kovaçi: Dje u trishtova shume per kte djalin! Bajram Kabashi: Ekipi shtetëror i Izraelit në futboll duhet të ndihet i mirëseardhur në Kosovë Florim Zeqa: Gjeneza e politikanëve milionerë nga paratë e vjedhura! Gjekë Gjonaj: Mosndëshkimi i kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe medieve në Mal të Zi është i papranueshëm Llesh Ndoi: Kur s’ke by…, kacavirresh pas karrikes! Ndue Dedaj: PD nuk është 'kor' i Berishës Fritz Radovani: Zeqir Lushaj – Guri dhe vorba Reshat Nexhipi: "Shqiponjën'' po e rrezikon ''korbi i zi'' Agron Gjekmarkaj: Ne duhet të krijojmë kushtet që lezhjanët të kthehen dhe jo t'i zevendesojmë ata Asllan Dibrani: Studio “Kojshia Show”, Sadri Imeri a është moderator apo ekstremist islamik? Aurel Dasareti: Liria për të besuar është gjithashtu liri nga besimi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora