Mendime
Florim Zeqa: Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!
E shtune, 18.11.2023, 07:47 PM
Kuvendi i zarfeve dhe aklamacionit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Përderisa
shprehja e lirë dhe respektimi i mendimit të tjetrit janë parim bazë i
demokracisë, e drejta për të zgjedh dhe për të qenë i zgjedhur janë parime bazë
të Kuvendit Zgjedhor të një partie politike.
Histori e zhgënjimeve të
mëdha dhe të njëpasnjëshme
Në
Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së në Klinë, të shtunën e dytë të nëntorit
2023, ndodhi shkelja e të gjitha normava statutore të partisë dhe rregullave
bazë të demokracisë.
Shkelja
e parë skandaloze ndodhi me tërheqjen nga zarfi e kryetarit të ri, e shoqëruar
me duartrokije si shprehje e aklamacionit pa votim!
Hajde,
po supozojme që kryetari u zgjodh me koncensus për shkak të rrethanave të
krijuara, nxjerrja në pako e kryesisë pa koncensus paraprak me delegatët
pjesëmarrës në Kuvend, pa e hudhur fare në votim, por vetëm me duartrokitje
aklamacioniste jane kulmi i dhunimit të demokracisë në Degën e LDK-së në Klinë!
Me
këto dy veprime aklamacionistet i kanë injoruar deri në përbuzje delegatët
prezent, të zgjedhur me votën e lirë të nëndegëve dhe e kanë fyer deri në
përbuzje elektoratin e LDK-së!
Kjo
stërkeqje e lidershipit jolegjitim deri në perbuzje të elektoratit rugovian të
LDK-së është për t’u qarë dhe për t’u vajtuar!
“Kuvendi
Zgjedhor” i Degës së LDK-së gjithçka tjetër mund të quhet, veq kuvend Jo.
Vetem
hapje zarfi dhe duartrokitje, ky ishte epilogu i një maskarade zgjedhore sipas
orekseve të klaneve uzurpatore në LDK!
E
mora guximin t’i quaja pikërisht kështu, për faktin se, sikur të ishte ndryshe,
që moti është dashur të vetëlargohen nga Kryesia e Degës, në shenjë të aktit
moral për humbjen e të gjitha zgjedhjeve komunale në Klinë.
Për
rikujtesën e lexuesve, pas zgjedhjeve të para komunale të pasluftës, kur Ismet
Rraci i ndjerë u zgjodh Kryetarë me votën plebishitare të qytetarëve të Klinës,
nga ajo kohë e deri më sot LDK-ja në Klinë asnjëherë më nuk e shijojë gëzimin e
fitores!
Madje,
në zgjedhjet e fundit lokale, LDK-ja e preku fundin e ‘pusit politik’ në Klinë!
Fundja,
më poshtë se kaq nuk ka ku shkon,veq me dal fare!
Mirëpo,
paradoksalisht, si humbës serik të zgjedhjeve LDK-ja gjithmonë ka qenë në
pushtet me rivalët politik, jo duke e ngritur dhe nderuar LDK-në, por duke e
ulur atë, për të përfituar një grusht njerëzish në pushtet të turpit në nivel
lokal!
Kësisoji,
një grup njerëzish të papërgjshëm ndaj premtimeve të dhëna para elektoratit në
fushatat zgjedhore, pas balotazhit i janë vardisur partisë fituese për kënaqjen
e egos personale për pushtet dhe privilegje, duke e lënë në harresë të plotë
elektoratit për katër vjetët e ardhshme.
Edhe
pse me ndërgjegje të vrarë, humbësit serik të zgjedhjeve në Klinë në çdo katër
vjet sërish i ktheheshin elektoratit me të njëjtat premtime, duke e mashtruar
sërish në të njëjtën trajtë dhe në të njëjtën formë!
Kulminacioni i një
maskarade zgjedhore
Pas
thyerjeve të mëdha, ndarjeve dhe përçarjeve të njëpasnjëshme, Kuvendi i fundit
Zgjedhor në Degën e LDK-së e shënon kulminacionin e maskaradës zgjedhore!
Kuvendi
zgjedhor ishte një vazhdimësi e pergaditur paraprakisht, por me skenar të ri,
më të keq se asnjëherë më parë!
Pamundësimi
i propozimeve dhe i votimit njëkohësisht për delegatët, ishte ndjenja më e keqe
e përjetuar ndonjëherë në karrierën e tyre politike! Pamundësimi i fjalës së
lirë ishte dhunim ekstrem i demokracisë.
Për
të kuptuar më mirë lexuesit ecurinë, ngase nuk bëhet fjalë për mbarëvajtje të
Kuvendit, në vazhdim po ua sjelli disa rrëfimet e delegatëve pjesëmarrës të
mskarades zgjedhore.
“Jam
njeriu më i lumtur që nuk ma kanë lexuar emrin tim sot për kryesi të degës.
Edhe po të ndodhte kjo, në asnjë rrethanë nuk do të pranoja pa ju nënshtruar
votës së lirë të Kuvendit Zgjedhor”, thotë aktivisti shumëvjeçar i kësaj dege.
“Nuk
e di për çfarë legjitimiteti zgjedhor bëhet fjalë, kur anëtarët e zgjedhur të
kryesisë përmes zarfit as që e dinë që janë të zgjedhur”, përfundon tjetri.
“Situata
të tilla, jo vetëm që nuk kanë ndodhur asnjëherë në LDK-në rugovine, nuk kanë
ndodhur as në komunizëm. Në të kaluarën, të paktën i jepshim propozimet tona
dhe më pas i votonim, e tash të gjitha në zarf”, rrëfehet ish anëtari i
kryesisë së degës.
“Nuk
ka ku shkon më keq e më zi, kur baba bashkë me djalë futen në kryesi, kur nipi
me dajë futen në kryesi, kur fqinji me fqinjë futen në kryesi, kur miku me mik
futen në kryesi”, rrëfen njëri nga më të moshuarit që ishte pjesëmarrës në
maskaradën zgjedhore!
”Të
gjitha kishin qenë të përgatitura paraparkisht, duke filluar nga emri i
kryetarit, anëtarëve të kryesisë dhe delegatëve për ‘Konventen Zgjedhore në
Prishtinë!, e perfundon rrefimin njëri nga veprimtarët e orëve të para të
LDK-së, delegat pjesëmarrës i “Kuvendit Zgjedhor” ne lokalet e Hotel NORA.
Epilog
Kështu
pra, aklamacionistet e sollen LDK-në këtë deregje, të denigrimit në vlerat e
saj me fuqizimin e nepotizmit dhe klientelizmit!
Ku
mbeti meritokracia dhe gjithëpërfshirja që ishin dikur në LDK?!
Perderisa
heshtin ata që duhet të flasin, gjërat asnjëherë nuk do ta marrin të mbaren.
Të
gjithë ata që heshtën kur ndodhën padrejtësitë në Kuvend, janë bërë
bashkëpjesëmarrës në krimin politik kundër të ardhmes së LDK-s!!
Kuvendi,
nëse mund ta quajmë ashtu, ishte kulmi i marrëzisë e mbase edhe fundi politik i
LDK-së në Kline!!!
Mbetet
shqetësuese mospjesëmarrja e Koordinatorit të Degëve të LDK-së për Rrafshin e
Dukagjinit, z. Gazmend Muhaxheri i cili ishte ai që e kishte shkarkuar komplet
kryesinë e Degës në Klinë disa muaj më parë!
Nuk
i di arsyet e mospjesëmarrjes së tij, por edhe përkundër arsyeve të shumta që
mund të ketë pasur, Gazmend Muhaxheri është dashur të jetë prezent në Kuvend
për të sqaruar në detaje arsyen e shkarkimit të kryesisë së Degës së LDK-së
muaj më parë!
Mbi
të gjitha, ai ka qenë koordinator i caktuar nga qendra për mbarëvajtjen e tërë
procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Klinë!
Megjithatë,
kryetari u ndërru, por jo edhe ata që e rrahin këmbanën?
Edhe
pse po mungon atmosfera post-festive në Klinen tonë pas “Kuvendit Zgjedhor”,
shfrytëzojë nga rasti që ta urojë nga zemra Alban (Ismet) Rracin për zgjedhjen
në postin e kryetarit të Degës së LDK-së! Të priftë e mbara kryetar në
rrugetimin e vështirë politik!
Florim Zeqa
13.11.2023