Mendime
Kimete Berisha: Albin?
E shtune, 25.11.2023, 08:56 PM
Albin?
Nga
Kimete Berisha
-
Kur e kam bindur babën tim që ta votoj Albinin, më ka thënë:
'Bijë,
ne jemi të Drenicës, ti e di se neve na e kanë inat, ne duhet ta mbajmë
njëri-tjetrin'.
-
Në vend të
përgjigjes
ia kam dhënë emrat që duhet t'i votonte:
E
para Saranda, e dyta Vasfija; e treta Adriana, e katërta Donika, i pesti:
Vitija.
-
Me nanën kollaj.
Ajo
nuk ma ka prishur qejfin.
Prandaj,
unë i dua ata që më 'lëmojnë'.
Unë
e di që ajo dashuri 'me lëmime
s'është
e vërtetë (është zbukurim
i
dashurisë),
por
aq magjike më duket ajo ndjenjë, sa që e
jap të vërtetën për të, përkohësisht.
S'janë
as 3 veta që më
marrin
me të mirë 'më lëmojnë', fati im, se isha shkrirë.
-
Më pëlqen të
shkrihem,
e jo të thyhem.
-
Sipas Shopenhauer-it, mua më pëlqen të zvogëlohem, se vetëm kur më 'lëmojnë
kokën', ma ulin kokën.
Dhe
vetëm kur e ulë kokën e ndjehem e vogël - unë ndjehem mirë.
-
Atëbotë, kur unë e çova peshë Mitrovicën dhe diasporën për Albin Kurtin, ai nuk
kishte sekrete.
-
Lëre që nuk kishte sekrete, por ua interpretonte të gjithë kundërshtarëve edhe
mendimet më të errëta.
-
Prandaj, më pëlqente.
Se
dukej: shkollar por bandit;
intelektual
por rebel;
filozof
por popullor;
më
pëlqente se dukej edhe arrogant i krisur, i lirë, më i lirë se çlirimi.
-
Dhe Liria e bënte lider.
Unë
i besoja shumë.
Tash,
ku je?
Nuk
të gjej.
-
E ka zbutur pushteti (ata që të lëmojnë - të zbusin), e shoh që mban sekrete me
Serbinë, me evropianët, me krejt mëhallat e botës, e veç popullin e tij e
privon nga e drejta për ta ditur fatin e tij, shkruar nga orakulli i Delfit.
A
është e mundur?
Është
e mundur.
E
shihni vet, me Aleksandër Vuçiqin e mban sekret fatin e Kosovës në Asociacion.
-
Albini u bë truproje e sekretit të
përkohshëm,
se ky sekreti i draftit të
Asociacionit
është sekret publik, sekret qesharak, i ndarë me krejt botën, përveç me t'shtëpisë....
se
sikur të ishte sekret i përhershëm, nuk do t'i binte hise këtij.
-
S'ka gajle që s'është fer, por nuk është punë e mençur të kesh sekrete.
Sekreti
ta turbullon mendjen.
Sekreti
të rrudhë.
Sekreti
të bën të dyshimtë.
Sekreti
ta humb kreativitetin.
Sekreti
është tregues se Ti s'je i lirë.
Sekreti
është i pamoralshëm.
-
I ke parë ato gratë
e
burrat e zënë në dy-a më shumë afera (ata i quajnë
dashuri
se janë të
mjerë,
nuk e dinë se dashuria është e lirë, nuk duron pushtet, nuk duron errësirë, nuk
duron sekrete.
....
Të
ishte mollë e ndaluar - dashuria do të ishte mëkat...
Po
si mund ta dijë
çka
është dashuria njeriu i robëruar, i bodrumeve, i territ,... e i fshehtësive).
-
I urrej sekretet...dhe befasitë.
Sikur
ta kisha një sekret, nuk do të mund të
shkruaja
të vërtetën, se për ta thënë të vërtetën duhet të
jesh
i lirë...
e
sekreti të frikëson, të
shantazhon,
të
dirigjon...
Prandaj,
Liria indkviduale vjen nga pastërtia.
-
Albin!
Ti
duhet t'ia tregosh shoqes tënde (që nuk i gjendet shoqja), draftin e
Asociacionit, jo për hatrin tim, por për të mirën tënde.
Ti
nuk je truproje e sekreteve të
përkohshme.
Ata
që kërkojnë nga ti t'ua ruash sekretin kundër popullit tënd, ata janë 'askushi',
nuk janë liderë!
- Se asnjë opozitë, asnjë kundërshtar, asnjë
armik nuk të ka dëmtuar më shumë se sa gabimi yt që ke pranuar të ndash sekrete
me Aleksandër Vuçiqin, fshehur popullit tënd.
-
Është grackë qesharake kjo, që të bën të përdorshëm, sepse as sekret nuk është,
që
thashë...
sekreti
të lidh me errësirën përgjithmonë, e në rastin tënd sekreti është fals.
-
Anipse e kam
ditur
se shumë gjatë
do
të jesh në pushtet, unë kam shkruar pa pushim kundër teje (shpesh e kam
tepruar, e di)...
sepse
vërtetë të kam
besuar
dhe vërtetë, me loçkë të zemrës jam zhgënjyer. ...
Dhe
e kam
paguar
shtrenjtë, në atmosferën e një
vetmie
kozmike.
-
Unë ende jam aty ku kam qenë - shpesh vuaj, por Liria individuale më shëron!
-
S'di qysh.....ndodhi.., mbeta një idealiste budallaqe që kurrë s'u mbush mend!
-
Por, ne mund të pajtohemi, nëse
i
përmirëson sjelljet.
-
Dhe një ditë baba më tha:
Krejt
- krejt, por Donikën pse më the ta votoj.
Kësaj
here iu përgjigja:
-
Sepse gjithmonë më kanë mashtruar, Miftar (se unë kur hidhërohem i thërras
njerëzit me emër e mbiemër).
-
Por unë asnjëherë në jetë askënd nuk e kam mashtruar.
Sepse,
jam e lirë.
P.S.
25.11.2023.
Borë.
Sikurse
gjuha e gojës, asnjë fjollë bore nuk është e njëjtë me tjetrën.
Kjo
më jep pak 'shpresë të ftohtë', si 'sarkazma e thatë'
që
kurrë nuk arrij ta kuptoj.
-
Për dashuri do t'ju shkruaj pasdite.
Se
përveç
krizës
së besimit, po e kaloj edhe një krizë të dashurisë.
Jam
e pafajshme.
-
Nëse dal ta kërkoj Zotin që
më
ka humbur përpara syve, kam frikë se do ta humb rrugën e s'do të dijë të
kthehem në shtëpi.
-
Një fustani i kuq po thahët mbi telat e ngrohjes.
-
Rrotat e dimrit i kam në hotel.
-
Në prehër e kam librin e Veli Karahodës 'Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit'.
Por,
e ndala leximin tek faqja 120, veç për një fjalë..
(Ky
shkrim u shkrua për së dyti, sepse herën e parë shkrimi m'u 'zhduk' para
syve...
Veç
kush e ka provuar e di çfarë po ndjej, e meqë jam fillikat vetëm, e s'pata kujt
t'i qahem...
nuk
guxova t'i gjuhem vetes.
/oh....jo....mos....të
lutem...jooo...
e
lypa në notes, nuk e
gjeta,
e qita një kafe...
u
mërzita pak dhe e shkruva prej fillimit, e vetëdijshme
se
'dy herë nuk hyhet në të njëjtin lum').
-
Ju dua -Ju urrej!