Mendime
Klajd Kapinova: De-komunistizimi i shkodranëve është domosdoshmëri
E merkure, 22.11.2023, 08:52 PM
De-komunistizimi i shkodranëve dhe qytetit të Labeatëve apo Gentit dhe Teutës është domosdoshmëri e kohës post-komuniste
“Është shumë lehtë ta bësh de-komunistizimin për
të vdekurit. De-komunistizimi nuk u bë kur duhej, se ata që erdhën në pushtet
në 1992 kishin porosi të mos e bënin. Siç kishin porosi të mos hapnin kurrë
dosjet e sigurimit të shtetit. Siç patën porosi që dy partitë kryesore të
postkomunizmit, që i krijoi KQ i PPSh, të amnistonin penalisht korrupsionin e
krerëve të qeverive të njera-tjetrës gjatë alternimit të rakorduar të
pushtetit. Ndërkaq nomeklatura e lartë e vjetër komuniste ka vdekur, kështu që
nuk e prek dot de-komunistizimi. Sepse de-komunistizimi, nuk bëhet pas 30 apo
70 vitesh, por bëhet që në ditët dhe në vitet e para të pushtetit demokratik,
siç u bë de-nazifikimi në Gjermani menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.
Parimi i parë themelor i de-komunistizimit të vërtetë dhe i de-nazifikimit të
vërtetë është dhe duhet të jetë ndërprerja ligjore e trashëgimisë dhe e
zinxhirit të kalimit të stafetës së pushtetit politik dhe ekonomik nga etërit
te bijtë e diktaturës. Nuk pati në Gjermani pas shembjes së nazizmit trashëgimi
të pushtetit dhe asnjë nga fëmijtë e nomeklaturës së lartë naziste nuk u bë
kurrë pas luftës ministër në qeveritë demokratike gjermane. Por në Shqipëri
gjatë periudhës së demokracisë dhjetra fëmijë të ministrave të nomeklaturës së
lartë të diktaturës komunise u bënë ministra në kolltuqet e pushtetit të
baballarëve të tyre dhe ringritën rrjetet tribale ideologjike dhe krahinore të
fuqisë politike dhe ekonomike, e ngjyrosur me emrin nanuritës të republikës
demokratike. Pushtetin e trashëguan fëmijtë e nomeklaturës së lartë komuniste,
të cilët nuk dinin dhe nuk kishin provuar kurrë rradhët torturuese komuniste të
qumështit, të mishit, të vezëve, të vajgurit, të druve, etj. pra ata që nuk ia
ditën dhe nuk ia qanë kurë hallet popullit si në komunizëm, ashtu dhe në
demokraci. Për t’u tallur me popullin dhe me të përndjekurit është shpikur
alibia demagogjike se fëmijtë nuk trashëgojnë fajet e etërve. Çeshtja është jo
për trashëgiminë e fajeve, por për trashëgimin e pushtetit të baballarëve të
tyre. Madje pacipëria është aq e madhe sa që sot fëmijtë e ministrave apo
sekretarëve të parë të diktaturës komuniste janë emëruar guru të partive
kryesore politike shqiptare. De-komunistizimin pritet ta bëjë parlamenti, i
cili priti 31 vjet ta ndërmerrte këtë hap sa të jepte dorëheqjen si kryetar i
parlamentit ministri i brendshëm i fundit i diktaturës komuniste dhe Sekretar i
Parë i PPSH në një rreth të jugut. A e dini se Shqipëria dhe Kosova janë të
vetmit shtete në gjithë vendet ish-komuniste, që kryeministrat e kohës së
diktaturës komuniste i pati përsëri kryeministra edhe në kohën e demokracisë?
Kjo nuk don të thotë se populli është i pamençur, për don të thotë se sistemi
politik në thelb nuk i ka ndryshuar sunduesit. Trimëri është t’a bësh
dekomunistizimin me të gjallët, me bijtë e nomeklaturës së lartë, që
trashëgojnë pushtetin politik dhe ekonomik të baballarëve të tyre. Të vdekurit
e nomeklaturës së lartë komuniste janë gati ta pranojnë dekomunistizimin, vetëm
që ky de-komunistizim të mos prekë pushtetin, që ua lanë fëmijve dhe me siguri
edhe nipërve e stërnipërve të tyre, nëse ky shtet dhe ky populli nuk do ta
flakin tej rrasën e varrit të rajait të përjetëshëm, që mbajnë në kurriz.”
– Shaban Murati, gazeta “Dielli”, New York
Nga Klajd Kapinova
Sa herë që rastësisht shoh lajme në kanalin YouTube apo
rrjetet sociale si FAKEbook, X, etj.,
për qytetin e Shkodrës dhe banorët e tij të çuditshëm
dhe kontradiktor me realitetin historik, habitëm se sa mbrapa kohës dhe
hipokrit janë banorët e tij në shumë dukuri negative të habitshme, që
manifestojnë hapur dhe kjo fatkeqsisht reflektohet çdo
ditë prej disa dekadave edhe në kohën e re formalisht post komuniste…
Këto dukuri të turpshme dhe kontradiktore të vazhdueshme
dhe përsëritshme, të bëjnë me qesh me zor… dhe nga ana e tjetër të turpërojnë,
kur kujton se kush ishte dikur ky qytet dhe banorët e tij ndër shekuj…
Duke parë një emision informativ në TV-Shkodra mbi
përkujtimin e 100-vjetorit të një shkolle 9-vjeçare
të qytetit me emrin e çuditshëm poskomunist Ndoc Mazi, u shukova e
natyshëm më lindi pyetja e logjikshme retorike:
Pse nuk e riktheni dinjitetin tuaj,
pra emrin e parë të shkollës që ka pasur ajo në vitin 1923, kur dhe hap dyert
për herë të parë kjo shkollë, për nxënësit e parë shkodranë të lagjes!!!?
Kjo për fatin e mirë, se sepse shkolla e parë asokohe
paska pas emnin fatlum të heroit kombëtar Skanderbeg (Gjergj Gjon
Kastriotit).
Ky emri i fundit Ndoc Mazi, është fallco e i vendosur me
dhunë (forcërisht) nga komunizmi për komunistët e tij dhe s’ka pas dhe nuk ka
asnjë lidhje me shkollën fillore dhe 9-vjeçare
më vonë dhe popullin rreth saj.
Qyteti dhe banorët më të persekutuar në Shqipëri, gjatë
viteve të zeza të diktaturës komuniste 1944-1990, ende sot në mënyrë absurde
dhe me dashuri mbajnë me krenari simbolet e dhunës dhe propagandës së
komunizmit dhe fatkeqsisht ato fekale kundërmuese ia transmetojnë me mburrje
këto përçudnime
fyese dhe idiote edhe femijëve naiv dhe brezave të ardhshme të qytetit, pa
vetëdije dhe ndërgjegje me kujtesë fatkeqsisht zero historike.
Nëse ai (pra, Ndoci) nuk do t’i kishte shërbyer
komunizmit barbar dhe terrorist, emni i tij me siguri absolute nuk do të
ekzistonte në këtë shkollë, që fatkeqsisht vazhdon turpërisht të jetë pjesë e
propagandës së madhe përjetësuese komuniste në mënyrë të saktë dhe
tekstualisht, sikurse në kohën e Dullës…
Shkodranët e qytetit sot në vitin 2024, fatkeqsisht pa
asnjë përqindje të ndërgjegjës dhe kujtesës historike, vetëm me fjalë dhe
zhurmë teorike boshe, vazhdojnë me rrah gjoksin grope si vlonjatët kot së
koti, se historikisht kanë “qenë” dhe “janë” kundër komunizmit, kurse në
fakt me ligje të vijimsisë komuniste dhe vepra konkrete që shihen ditën për
diell, i mbrojnë me fanatizëm dhe farefisni simbolet e komunizmit, vetëm pse ai
(komunist) ose ajo (komuniste) është ilakai im apo atij tjetrit,
duke ia zgjatur me vetëdije të plotë tesh 70 vjet me radhë edhe më shumë jetën
komunizmit të zi…
Ato vuajnë sot nga Sindroma e Stokholmit, për të
cilin fenomen konkret në Shkodër kam shkruar disa muaj më parë, kur fatkeqsisht
për mugesë të thellë të ndërgjegjës dhe trushpërlarjes komunizimi rimori frenat
e pushtetit sundues lokal, në qytetin më të masakruar dhe hipokrit në botë…
Edhe sikur të duan disa individë qëllimmirë të bëjnë me
njetin e mirë de-komunistizmin e qytetit dhe banorëve të tejlodhur nga kujtesa
dhe dramet e kaluar mbi shpinë… kjo gjë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, mbas
ri-ardhjes në pushtet të bijve të komunistëve, që dikur e sunduan me dorë të
herkut qytetin dhe banorët e tij, sërisht sot kokëulur dhe fatkeq nga mendja e
shpërlarë dhe jo nga koha.
Përballë kësaj situate absurdi, ku fatkeqsisht ndodhet
sot ky qytet, mendoj se aksioni aq i nevojshëm dhe domosdoshëm de-komunistizimit
do të futet në kalendrat greke, për të mos u hapur dhe prekur kurrë më si
histori e de-komunistizimit të Veriut të Shqipërisë, që ishte kështjella e
fundit e andrres anti-komuniste.
Pa u ba realisht de-komunistiizimi real i Shkodrës dhe
banorëve të tij pro komunist dhe pro socialist, sundimi i tij (largkjoftit) do
të vazhdoi gjatë dhe shumë gjatë…
Le t’i marrim dhe analizojmë shkurtimisht më konkretisht
simbolet e komunizmit, që kanë zënë rrënjë të thella në muret e lashta të
Rozafatit dhe zemrat e banorëve trushpërlarë shkodranë:
Pse shkolla me emrin e komunistes
vrastare Shejnaze Juka?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje retorike, po i
referohemi burimeve historike të qytetit dhe vetë kësaj “shkollare” anafabete.
Lexoni dhe meditoni sa të doni, por me kujdes se çfarë
shkruan vetë historiografia komuniste dhe post-komuniste, për këte bij të
komunizmit sharlatan dhe kryeneç.
Shkrimi mbi jetën kësaj “heroine” të popullit,
fatkeqsisht ekziston edhe në faqen Wikipedia dhe ka edhe faqe të tjera
intereneti kushtuar asaj si dhe grupe në rrjetet sociale si Facebook, X etj.,
dhe që mbahen gjallë dhe rifreskohen apo ushqehen me genjeshtra të reja po nga
vetë shkodranët anti-komunist:
“Shejnaze Juka (Shkodër, 1924 - Zgosht, 21 shkurt
1944) veprimtare e Frontit Nacional-Çlirimtar në rezistencën shqiptare. Më 21
shkurt 1974 Presidiumi i Kuvendit Populor i jep titullin "Heroinë e
Popullit". Biografia: Lindi në Shkodër. Mësimet e para i mori në
vendlindje dhe në Institutin Femëror "Donika Kastrioti" në Tiranë.
Ishte edhe anëtare e organizatës së Rinisë Komuniste që nga themelimi i saj.
Mori pjesë në disa demonstrata antifashiste. Veprimtarinë revolucionare e
zhvilloi në Tiranë dhe më 1942 u hodh në ilegalitet për të punuar me rininë e
qytetit të Elbasanit. Më vonë u rreshtua në batalionin partizan të Çermenikës.
Punoi në zonën e Shën Gjergjit të Elbasanit për mobilizimin e rinisë në luftë
kundër armikut. Punoi gjithashtu edhe si mësuese në zonat e çliruara të qarkut
të Elbasanit. U vra duke luftuar kundër gjermanëve në Zdrajsh të Çermenikës më
20 dhjetor 1944. (pra, nuk u vra duke luftuar për të çliruar
qytetin e saj Shkodrën, ku thuhet në
biografi se ka lindur, shënimi im K.K.) Në
ditët tona, një institucion i arsimit të mesëm, në qytetin e Shkodrës mban emrin
e nderuar, Shejnaze Juka.” (nëse nuk i besoni syve tuaj
rilexojeni prap, mbasi të kërkoni në duckduckgo.com) Dhe referencat për
jetën dhe aktivitetin e saj terrorist-komunist, mund t’a lexoni edhe në këtë
literaturë të krijuar nga autorët shkodranë, si më poshtë:
Referime:
Dibra, Zenepe (2009). Fjalor enciklopedik i gruas shqiptare, Shkodër:
Camaj-Pipa. fq. 271–272.; Familja Juka, Mes
nderimeve dhe persekutimit Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar
më 13.08.2016; Fjalor enciklopedik shqiptar, Akademia e Shkencave e Shqipërisë,
Tiranë 2008, fq. 1074; Media brenda Shkollës "Shejnaze Juka" -
Shkodër Vizituar më 13.08.2016. (pra, Shkolla e Mesme e Gjuhëve të Huaja
“Shejnaze Juka” (në lagjen Zdrale), Shkodër, 2024, ku ndodhet edhe busti para shkollës
në përkujtim të saj).
Sikurse shihet nga kjo biografi, del se ajo nuk kishte
mbaruar universitetin brenda ose jashtë vendit. Ajo nuk zotëronte asnjë gjuhë
të huaj dhe nuk kishte asnjë prirje intelektuale.
E vetmja shkollë e saj ishte ajo e
terroristëve kjomunistë, për të vrarë sa më shumë anti-komunistë shqiptar
nacionalistë të Organizatës Nacionaliste “Ballit Kombëtar”, që
vepronin asokohe në Jug të Shqipërisë dhe në veçanti
në krahinën malore të Çermenikës, para dhe pas vitit 1944…
Pse shkolla për nder të komunistit
bukëpjekës analfabet Vasil Shanto!?
Vasil Shanto
(1913-1944), i quajtur Vasko ishte një nga themeluesit e Partisë
Komuniste Shqiptare. Ai ishte drejtuesi, së bashku me Qemal Stafën, i
grupit komunist të Shkodrës. Një nga delegatët e partisë, ai dërgohej shpesh në
takime me Partinë Komuniste Jugosllave.
Shanto lindi më 17
gusht 1913 në Shkodër. Familja e tij kishte një furrë buke në Shkodër, me
prejardhje nga Struga. Para Luftës së Dytë Botërore, familja kishte një furrë
buke në Tiranë. Në vitin 1928, ai u bashkua me Partinë Komuniste (të hershme)
Shqiptare. Ai punonte si bukëpjekës.
Në kohën e pushtimit
italian të Shqipërisë (7-12 prill 1939), grupi komunist i Shkodrës përfshinte
Qemal Stafa student, Shanto, artizan, Liri Gega, intelektuale, Imer Dishnica,
mjek, Zef Mala e të tjerë. Drejtuesit ishin Mala, Shanto, Stafa dhe Themelko.
Aktivitetet e grupit të Shkodrës shtriheshin edhe në Kosovë dhe Maqedoninë
perëndimore, dhe organizata përfshinte disa emigrantë nga Gjakova dhe vende të
tjera të Kosovës, të cilët ishin shpërngulur në Shqipëri midis viteve 1930 dhe
1937.
Në pranverë të vitit
1941, Shanto dhe Stafa u takuan me kolegun komunist Fadil Hoxha për shkak të
kontaktit të tij të mëparshëm me komunistin jugosllav Miladin Popoviç. Miladin
Popoviç dhe Dushan Mugosha ishin delegatët jugosllavë që ndihmuan në bashkimin
e grupeve komuniste shqiptare në vitin 1941.
Në gusht 1941, Partia
Komuniste Shqiptare u krijua me marrëveshjen midis grupeve komuniste të
Shkodrës (të udhëhequr nga Shanto dhe Qemal Stafa), të Korçës dhe të Tiranës
(në krye me Enver Hoxhën).
Ai ishte një nga
asambleistët themelues të grupit të Shkodrës së bashku me Stafën, Kristo
Themelkon dhe Tuk Jakovën, më 8-14 nëntor 1941 në Tiranë. Ndër anëtarët themelues
ishin 8 anëtarë të krishterë: Koço Tashko, Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Gjin Marku,
Vasil Shanto, Tuk Jakova, Kristo Themelko dhe Anastas Lula; dhe 5 anëtarë
myslimanë: Enver Hoxha, Qemal Stafa, Ramadan Çitaku, Kadri Hoxha dhe Sadik
Premte. Në prill të vitit 1942, në Shqipëri kishte vetëm 300 komunistë.
Rreth 8 nëntorit
1943, Shanto mbërriti në selinë e Korpusit të 2-të të Partizanëve Jugosllavë në
Kolashin (tani Mali i Zi).
Ai erdhi në cilësinë
e delegacionit të Komitetit Qendror të Komunistëve Shqiptarë për t'u takuar me
Ivan Milutinoviqin dhe Korpusin e II-të për çështje partiake, politike dhe
ushtarake të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të komunistëve shqiptarë.
Ai ra në konflikt me
Hoxhën, por kjo u fsheh nga populli. Ai u vra në aksion më 1 shkurt 1944, në
një përleshje me forcat shqiptare të udhëhequra nga gjermanët në Shkodër.
Motra e Shantos,
Elisaveta, ishte e martuar me Petar Bulatovi?-Bulat (Petro Bullati), i cili ishte ish-kolonel në Ministrinë e Punëve të
Brendshme të Shqipërisë, me shtetësi të dyfishtë (shqiptare dhe jugosllave).
Bullati u akuzua në vitin 1956 si “armik i popullit” dhe “agjent i UDBA-së” dhe
u ekzekutua. Motra e Shantos me pjesën tjetër të familjes u dërguan në një kamp
internimi.
Pas vdekjes mori
titullin nderi shqiptar “Hero i Popullit”. Ai ishte një nga pesë anëtarët e
komunitetit jugosllav të Shqipërisë, së bashku me Branko Kadijen, Jordan Misja,
Vojo Kushin dhe Danilo Mateja, të cilët morën çmimin.
Referencat: Shih tek Instituti i Historisë Ushtarake
1969, f. 81; Instituti për Historinë Bashkëkohore 1984, f. 325; Vasil Shanto: një jetë në shërbim të Partisë
Komuniste të Shqipërisë Autor Myslim Islami Botues "8 Nëntori",
1981; Zoran Laki? dhe Tomislav Žugi? (1990). “Pozita e pakicave jugosllave në Shqipëri 1945-1990”.
Rastko; Instituti për Historinë Bashkëkohore (1984). Punimet e mbledhura. Vëll.
18. Komunist, etj.
Pse shkollat Jordan Misja në Shkodër
dhe liceu artistik në Tiranë!?
Duke kerkuar në internet tek Wikipedia, gjeta këtë
shkrim, të cilin po e ofrojmë pa e çensuar, sikurse shkruajnë me passion
vetë biografët e komunizmit.
Në një shkrim të historikut të liceut
në Tiranë, që mban emrin Jordan Misja, thuhet se ai ishte piktor, por nuk
tregohen asnjë pikturë e tij dhe tematikat e “krijimive” të tij artstike, gjoja
për të justifikuar emrin e tij në Tiranë, sepse tiranasit nuk e hanë sapunin
për djath sikurse shkodranët e “djepit të
kulturës”.
Po çfarë thuhet konkretisht dhe
tekstualisht:
“Jordan Misja serbisht: ?????? ???????,
Jordan Mišovi?;
Shkodër, 1911-1942) së bashku me Branko Kadinë dhe Perlat
Rexhepin është ndër "Tre heronjtë e Shkodrës". Me 22 qershor u
rrethuan në shtëpinë e Misjes. E motra, Sava së bashku me të ëmën, shërbyesen
dhe nipin Toma dolën pas kërkesës së policisë dhe kryeplakut të lagjes. Në
përpjekje u vranë milicët Zog Sokoli dhe Gjon Micani. Kadija me Rexhepin u
shpallën Heronj të Popullit, Misja dëshmor. Referime:
Juka, Gëzim H. (2018). Shkodranët e 7 prillit dhe të 29 nëntorit. Tiranë:
Reklama. fq. 202.”
Pra, sikurse shohet nuk ka asgje më shumë për biografinë
e tij. Nuk dihet se në cilën shkollë fillore apo të emsme ai shkoi, i mbaroi
apo jo mësimet elementare.
Nuk thuhet se në cilin universitet jashtë vendit shkoj
për të studiuar. Gjithashtu nuk thuhet asnjë fjalë se sa gjuhë të huaja ai
zotëronte dhe prirjet e tij “intelektuale”.
Atëherë pse duhet të vazhdoi të
qëndroi në qytetin e Shkodrës shkolla e mesme me emrin e tij!?
Por çudia nuk mbaron këtu!? Në Tiranë një
shkollë e mesme merr emrin: Liceu Artistik Jordan Misja, e cila është
një shkollë artistike në Tiranë, Shqipëri, për të rinjtë 6-18 vjeç. I
themeluar në vitin 1946, ai përfshinte klasa muzikore, baletit, arteve
dramatike, pikturës dhe skulpturës.
“Sot, shkolla në fjalë ofron studime të integruara të
klasave të përgjithshme dhe klasave të arteve, muzikës dhe skulpturës. Shumica
e artistëve profesionistë shqiptarë janë alumni të shkollës.
Liceu Artistik u krijua në vitin 1946 dhe
iu dha emri i Heroit të Popullit të Luftës së Dytë Botërore, Jordan Misja, i
cili kishte qenë piktor. Për disa dekada ishte e vetmja shkollë e mesme
artistike në Shqipëri.”
Pse shkolla 9-vjeçare Salo Halili?
Për emrin e personit të shkollës 9-vjeçare
Salo Halili në Shkodër, nuk ka asnjë biografi në internet!!!! Pse!?
Pse shkolla 9-vjeçare Perlat Rexhepi?
“Perlat Rexhepi (1919-1942), ka qenë anëtar i Grupit
Komunist të të Rinjve dhe themelues i Partisë Komuniste.
Historiografia komuniste e ka fshehur emrin e Perlat
Rexhepit nga pjesëmarrësit e ditës së parë të mbledhjeve të themelimit të
partisë. Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan Misjen dhe Branko
Kadiqin/Kadinë.”
Referime:
Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi
i PKSH-së. Tiranë: 55. fq. 195.
Pra, sikurse shihet nuk edhe këtu nuk ka asnjë të dhënë
tjetër për këtë person gjoja “hero” komunist. Nga ana e tjetër, gjithashtu nuk
dihet se në cilën shkollë fillore, të mesme apo universitet jashtë vendit ai
vijoi dhe mbaroi studimet e larta, sepse në fakt ai nuk ishte njeri i
shkollës, sepse ia kishte hanger me kohë dhia librat...
Çdo
figurë e pompuar dhe propagandë komuniste është me hije dhe nuk ka asnjë të
dhënë biografike si intelektual apo mësues.
E vetmja gjë që dihet me siguri 100% është se ai ishte
një militant komunist, që shquhej për atentate të tipit terrorist, kundër
kundërshtarëve politikë të ideve komuniste… dhe asgjë tjetër.
Pse shkolla 9-vjeçare Branko Kadia?
Ju vetem lexoni se çfarë shkruhet në Ëikipedia për këtë
“hero” komunist 24 karatsh shkodran. “Branko Kadia (serbisht: ?????? ?????
Branko Kadi?;
Shkodër, 30 qershor 1921 - 22 qershor 1942), ka qenë
komunist shqiptar dhe Hero i Popullit. Biografia: Leu më 30 qershor 1921 në
Shkodër, i biri i Pandos dhe i Dines. Pasi mbaroi shkollën fillore vazhdoi Gjimnazin
e Shkodrës. I përfshirë në Grupin e Shkodrës të Zef Malës, dënohet më 1939. Pas
pushtimit italian të Shqipërisë, raportohet ndër pjesëmarrësit e demonstratës
së parë antifashiste me studentë dhe konviktorë të Shkodrës me flamurin
shqiptar pa sëpatat e liktorit. Vritet në Tiranë më 22 qershor 1942 me Jordan
Misjen dhe Perlat Rexhepin.”
Referime:
Kaloçi Dashnor, “Akuzat ndaj 73 komunistëve në gjyqin me Qemal Stafën”,
Gazeta “Shqip”, Nr. 121, 6 maj, 2007, f. 18-19; Juka, Gëzim H. (2018). “Shkodranët
e 7 prillit dhe të 29 nëntorit”, Tiranë: Reklama. fq. 191; Dervishi,
Kastriot (2016). “Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së”,
Tiranë: 55. fq. 243.
Etj. etj.
Sikurse cekëm më lart, shumë nga këto persona ordiner
komunistë kanë qenë pa shkollë dhe kulturë dhe s’kanë lidhje me shkollën… dhe
librat si vatër e dijës dhe kulturës shqiptare dhe botërore…
Asnjë prej tyne nuk ka qenë intelektual apo shkrimtar… I
vetmi ishte Millosh Gjergj Nikolla (Migjeni), emri
i të cilit vendoset në vend dhe kohë të gabuar dhe jo tek ndonjë shkollë
fillore, sepse ai ishte mësues autodidakt i rëndomtë dhe asgjë më shumë…
Teatri i Shkodrës, me urdhër direkt të diktatorit Enver
Hoxha, i vendos emnin atij objekti të propagandës apo kulturës së mirëfilltë
komuniste (pa qenë asnjë orë, ditë, javë apo muaj aktor apo regjizor në skenë),
sepse Enveri e kishte pikë të dobët, mbasi kishte lexuar tregimin
propagandistik proletar të tij, me titull: "Këpucët e Lulit të vogël",
që ishin gati me hangër mësuesin e tij ... Migjenin…
Stadiumi i futbollit Loro Boriçi,
është i vetmi objekt i de-komunistizuar në qytetin e Shkodrës
I vetmi ri-emertim realist dhe dinjitoz shqiptar dhe
de-komunistizues, mbas vitit 1990 është ai stadiumit me emrin e lojtarit të
shquar shkodran Loro Boriçi (1922-1984), një lojtar i famshëm në vitet
1940 dhe 1950, i cili sipas brimeve historike italiane, ai ishte rezerva e Silvio
Piola në SS Lazio të Italisë.
Ai ishte ndera e qytetit të Shkodrës dhe e gjithë
Shqipërisë si kapiten i kombëtares së futbollit shqiptar, në vend të
debatikasit terrorist komunist malazez Vojo Kushi (serbisht: ???? ????? Vojo
Kuši?; 1918-1942) anëtar
i grupit komunist të Zef Malës, gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte
komandant i njësive guerile në mbarë Shqipërinë.
Stadiumi “Loro Boriçi”, ndërtuar në vitin 1953, është një
stadium shumë funksional në Shkodër, Shqipëri, i cili aktualisht përdoret
kryesisht për ndeshjet e futbollit dhe është shtëpia e Klub Futboll Vllaznia
(FCV), me një kapacitet rreth 16.000 vende, si i dytë më i madh në
Shqipëri, pas stadiumit me emrin e debatikasit komunist Qemal Stafa në Tiranë,
i cili nuk ka luajtur asnjë minut, orë, javë, muaj apo vit futboll.
Për më tepër asnjë prej tyre që përmendem më lart, nuk
kanë qenë mësues të mirëfilltë me diplomë apo me studime universitare jashtë
vendit ose si mësues autodikdakt…
Ata vetëm shqip e nashke kanë fol… sepse kishin lidhje
idealesh komuniste me serbët dhe malezezët… Ka ardhur koha për të bërë
de-komunistizimin e qytetit, shkollave etj.
Shkodra, ka pas dhe ka figura të
përbaltura dhe anatemuar nga komunizmi, të
cilët janë ndera dhe krenaria e qytetit tonë, si: Professor Emeritus Arshi
Pipa titull të marrë me meritë profesionale në universitetin amerikan dhe
jo nga shkolla apo universitete origjinale dhe vatra komuniste dje dhe sot në
Shkodër apo Tiranë.
Në Shkodër, fatkeqsisht nuk ka asnjë shkollë që mban
emrin e tij. Ai ka fol dhe shkruar në gjashtë gjuhë të botës shumë mirë (njësoj
sikurse në gjuhën shqipe), kurse “mësuesja” dhe “poliglotja” Shejnaze Juka
nuk ka ditur asnjë gjuhë të huaj dhe per çudi edhe sot në vitin 2024, shkolla e
mesme e Gjuhëve të Huaja vazhdon me kryeneçësi dhe me dëshirën e Bashkisë së
qytetit Shkodër të mbaj emrin e saj!!! Tmerr!
Pra, sot ende vazhdon të ekzistoj si për inerci të
komunizmit dhe dëshirën dhe vetëdijën e plotë të komunistëve dhe
neo-komunistëve safi shkodranë po qëndron me krenari emri i saj në shkollën e
mesme të Gjuhëve të Huaja të qytetit, ku unë kam qenë mësues.
Pse shkolla 9-vjeçare Ndre Mjeda dhe
dom Ndre Mjeda
Absurde të vjetra dhe të reja, ka vetëm në qytetin tonë
dje dhe sot. Frika e madhe apo ekzistenca e lepurit në bark, se po na idhnohet
komunizmi dhe komunistët apo neo-komunistët, ka bërë që të vijoi përçundinimi i
emrave të shquar të qytetit tonë.
Kështu po ofrojmë një shembull klasik turpi dhe fyerje
për Mjeden. Shkolla 9-vjeçare ka emrin Ndre Mjeda dhe jo dom Ndre Mjeda,
titull klerikal katolik.
Poeti i shquar kombëtar dhe shkodran vazhdon edhe sot në
vitin 2024 të thirret pa respekt si emer laiku, kur dihet se ai ishte klerik
katolik dhe një figurë qendrore e historisë kombëtare shqiptare, pikërisht
vetëm pse ishte klerik katolik. Duhet ritheksuar edhe një herë me të madhe, se
tek Kleri Katolik ndër shekuj binomi udhëheq “Fe e Atdhe”, ka qenë bashkudhëtare
në jetën e tyre shpirtërore baritore dhe atdhetare.
Këtë gjë e ka bërë me qëllim sistemi dhe regjimi komunist
antishqiptar dhe antikatolik i diktatorit Enver Hoxha, për të treguar se ai nuk
ishte klerik katolik.
Po të mos ishte klerik, ai nuk do të ishte as poet, as
figurë qendore amtare, sepse petku dhe pozita e klerikut atdhetar e rriti në
nivelin ku ai ishte, sikurse shkruan edhe mjedologu i shquar e i
paharruar prof. dr. Mentor Quklu (1939-2014), autori i 14 librave studimore
brilante, kushtuar jetës dhe veprës së shquar të dom Ndre Mjedës, vëllai të ipeshkvit
të Kosovës imzot Lazër Mjedja (1869-1935)…
Edhe këtu në New York, ka me dhjetra shkolla të niveleve
të ndryshme deri edhe universitete që mbajnë me krenari emrat e figurave të
shquara amerikane klerikale katolike apo edhe të besimeve të ndryshme.
P.sh. në qytetin e madh Bronx, është shkolla e mesme
(Cardinal Spellman High School) Cardinal Francis Joseph Spellman
(1889-1967), i cili ka qenë arqipeshkvi i kishës katolike dhe Kardinal i
shtetit të madh metropolitan të New York-ut me rreth 20 milion banorë dhe
njiherazi mik i ngushtë i mirditorit të arratisur nga komunizmi mons. dr.
Zef Oroshit (1912-1989)…
Muzikanti, ish studenti i inxhinierisë, erudisti dhe intelektuali
i shquar Kardinal Mikel Koliqi (1902-1997), gjithashtu nuk ëshë
përjetësuar me emrin e asnjë shkolle të mesme, kolegji apo universiteti në
Shqipëri, i cili tanë jetën e kaloi nëpër burgjet komuniste…
Sikurse dihet, Ai i përket gjithë shqiptarëve dhe jo
vetëm Shkodrës, sepse ai ishte Kardinal i të gjithë shqiptarëve, duke përfshirë
edhe ato në trojet etnike të Dardanisë etj…
Asnjë shkollë sot atje (Shkodër), nuk mban emrin e Hafiz
Sabri Koçit (1921-2004), që ka kaluar një jetë të tërë në burg gjithashtu,
sikurse Kardinali i parë mbarëshqiptar…
Asnjë shkollë nuk e ka në shenjë nderimi dhe respekti për
para-ardhësit tanë në qytet, emrin p.sh. Mbretnesha Teuta apo Mbreti Genti
ose shkolla Labeat etj.
Para Luftës së Dytë Botërore (WWII), ka ekzistue shkolla
e mesme Nana Mbretneshe, pra jo për mbretneshën Teuta, por për nanën e Mbretit
Zog …
E vetmja shkollë me emer simbol
shqiptar dhe kulturor është Shkolla e Mesme At
Pjetër Meshkalla S. J. (1901-1988) në
qytetin Shkodër…