Mendime
Aurel Dasareti: Kurthi për të ripushtuar Kosovën
E marte, 21.11.2023, 08:54 PM
Kurthi për të ripushtuar Kosovën
Nga
Aurel Dasareti, USA, ekspert i
shkencave ushtarake-psikologjike
Serbia e ndihmuar nga Rusia dhe jo vetëm, ka përgatitur kurthe
(shoqata-asociacione) për ta pushtuar sërish Kosovën. Askush nuk të garanton.
Prandaj asnjë asociacion (zero, zero...) e jo bla bla bla dhe pastaj: Kuku
nënë, Kosova na la...
***
Për Serbinë
naziste-terroriste hapi i parë më i rëndësishëm është krijimi i një shoqate “të
vogël” çetnike në Dardaninë pellazge-ilire-shqiptare. Pastaj vjen hapi i radhës,
shkëputje nga Kosova, aneksimi. Atë territor të Kosovës shqiptare, ku do të
jetë “Zajednica”, pas aneksimit, Serbia do ta shpallë si pjesë të Serbisë së
Madhe.
Duhet ta zbulojmë me sytë
tanë urtësinë më të rëndësishme të jetës, se çdo asociacion serb në territorin
e Kosovës shqiptare është 100% vdekjeprurës, dhe të mos besojmë në mashtrimin e
radhës me të cilin na ushqejnë të huajt keqdashës (vdekatarë të rëndomtë dhe
miq të Serbisë) të maskuar si “ndërmjetës”.
Kërkesat e çuditshme dhe të
pandalshme për formimin e një “shoqate” serbe në territorin e Kosovës, në asnjë
rast nuk duhet pranuar, pa marrë parasysh se “ndërmjetësit” e njëanshëm “garantojnë”
se nuk do të jetë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që ta
maskojnë dhe fshehin, është vdekjeprurëse. Është e vështirë të jesh humbës aty
ku është e ndaluar të jesh humbës.
***
Nëse duhet t’i përmbahemi
terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se
ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk
është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje
për të pushtuar një pozicion të ri.
Të gjitha
llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar.
Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht
është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces
gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la...
***
Një kurth është një mjet për
të kapur gjahun që është i dobishëm për ushqim ose lojë. Bëhet dallimi midis
kurtheve që vrasin gjahun dhe kurtheve që kapin gjahun të gjallë.
Është e qartë pse nga i
gjithë globi keqdashës kërkohet me çdo kusht një shoqatë serbe (një Serbi
brenda Kosovës). Por disa shqiptarë me dituri të kufizuara, nuk duan të shohin,
duan të jenë në terr. Aty gjejnë
sigurinë, duke mos u parë. Dhe ngaqë nuk shihen, humbasin, bien në grackën e
tyre.
Për Serbinë sllave-ortodokse
që nuk beson aspak në Zot por në Djall dhe fenë e ka vetëm si reklamim për të
përfituar simpatinë e Evropës së “krishterë”, është jashtëzakonisht e
rëndësishme (jetike) të pushtojë dhe përvetësojë sërish pasuritë marramendëse
të Dardanisë ilire-shqiptare: Miniera e Trepçës, Liqeni i Ujmanit...
Lotët që
shqiptarët duhet të gëlltisin pas përmbushjes (plotësimit të kërkesave) të atij
kurthi, gracke, mashtrimi, dredhie, dinakërie tinëzare të ngritur nga
"ndërmjetësit e paqes", janë shumë më të hidhur se ato që derdhni si
zakonisht.
Të bashkuar kundër një
armiku të përbashkët. T'i nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin? Është
vullneti dhe ndjenja e një uniteti të madh vëllazëror gjithëkombëtar që ka
rëndësi në situatën kritike në të cilën gjendet Kosova! Vullneti liron ose
bllokon.
Në
Dardaninë ilire-shqiptare ekzistonte një shtëpi që “zotëronin” bashkërisht
shqiptarët autokton dhe pushtuesit serbë (ardhacakët e egër) dhe quhej: e
kaluara, edhe pse kishin jetuar në dhoma të ndryshme. Megjithatë, ata kishin
një llogari të përbashkët bankare, shqiptarët dhe serbët. Shqiptarët futnin
para ndërsa serbët i nxirrnin.
***
Burrat
sipërfaqësorë besojnë në fat dhe shanse. Burrat e fortë besojnë në shkak dhe
pasojë.
“Ndërmjetësve”, sidomos atij
sllovak dhe spanjoll (vendet e të cilëve nuk e kanë njohur Kosovën si shtet
sovran) nuk duhet besuar aspak (zero). Janë dinakë dhe tinëzarë. Miq të
Serbisë. Përpiqen të na shkatërrojnë pas shpine, por pengohen nga rezistenca
jonë kolektive, na bëjnë më të fortë.
Jeta ka
zero garanci. Një garanci është një
premtim për të riparuar pjesët që nuk mund të prishen.
Ka vetëm
dy gjëra në jetë për të cilat mund të garantohet, dhe kjo është se koha kalon,
dhe se
jetës një herë i vjen fundi.