Mendime
Aurel Dasareti: Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre
E diele, 03.12.2023, 08:56 PM
Kjo është arsyeja kryesore pse burrat vrasin partneret e tyre
Nga Aurel Dasareti,
USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Vrasësit kalojnë nëpër disa faza
përpara se të vrasin partnerin ose ish-partnerin e tyre. Përndjekja nga ish-të
dashurit dhe sjellja kontrolluese duhet të ndezin dritat paralajmëruese.
***
Nevoja e mashkullit (burrit) për
kontroll të femrës (gruas) është një faktor i rëndësishëm, paralajmërues për
atë që mund të ndodhë.
Prindërit e mi (babai psikolog, nëna
psikiatër) kanë parë shumë shembuj të grave në marrëdhënie që fillojnë me
pasion të stuhishëm dhe më vonë zhvillohen në sjellje kontrolluese.
Gratë në rrethana të tilla mund të
kenë arsye të mira për të kërkuar ndihmë në një qendër krizash.
Kur burrat vrasin partneret ose
ish-partneret e tyre, ata shpesh kanë qenë jashtëzakonisht kontrollues. Dhe
krimi zakonisht planifikohet shumë më mirë sesa mendohej më parë.
Psikologët kanë identifikuar një
model shumë të qartë veprimi me disa faza që zakonisht i paraprin vrasjeve nga
burrat të grave me të cilat ata kanë pasur një marrëdhënie intime. Për
shembull, është e zakonshme që marrëdhëniet të bëhen serioze shumë shpejt, me
dasma apo fëmijë, përpara se burri të përpiqet të kontrollojë gruan...
Duke mësuar nga përvojat e vrasjeve
të mëparshme, është e mundur të identifikohet se cilat lloje të marrëdhënieve
mund të jenë të rrezikshme për gratë. Shpresoj që oficerët e policisë,
punonjësit e shëndetësisë dhe autoritetet ta kenë parasysh këtë kur takojnë gra
që kontaktojnë për ndihmë.
Vrasjet kryhen në shumë mënyra. Por
hapat që çojnë në veprim janë mjaft të qëndrueshme.
Modeli me disa hapa (faza) mund të
përdoret në lidhje me forma të tjera të vlerësimit të rrezikut. Mund të
kontribuojë në një dimension shtesë kur profesionistët dhe viktimat duhet të
vendosin se çfarë të bëjnë.
?***
Gratë kanë një rrezik shumë më të
lartë për t'u vrarë nga të dashurit ose ish-bashkëshortët e tyre sesa
anasjelltas. Shpesh burri ka disa faktorë rreziku që mund të
interpretohen si "flamuj të kuq".
Më shpesh, vrasja ndodh në afekt, por
herë pas here është edhe e planifikuar.
Është e rrallë që burrat të vrasin
gratë e tyre në psikozë. Ata përgjithësisht konsiderohen të kenë qenë penalisht
të arsyeshëm.
Burrat, nga ana tjetër, kanë më shumë
gjasa të vriten nga miqtë ose të njohurit meshkuj.
Shumë burra kanë një nevojë më të
madhe për kontroll dhe ndjenja e tyre e nderit kërcënohet në një masë më të
madhe nëse gruaja, p.sh. dëshiron të largohet prej tyre, t`i lërë ata.
Disa meshkuj mund të ndihen aq të
kërcënuar nga braktisja saqë reagojnë me zemërim, inat dhe xhelozi. Ilustrim: “Nëse
nuk mbetesh e imja, nuk do të jesh e askujt tjetër”
Këta janë disa faktorë rreziku që
shpesh kanë të përbashkët vrasësit partnerë. Autori:
·
Ka qenë shpesh dëshmitarë i dhunës (mes prindërve) në
moshën fëmijërore
·
Është rrahur e dhunuar nga prindërit në moshën fëmijërore
·
Ka ushtruar vetë dhunë në të kaluarën
·
Ka qenë i dënuar më parë
·
Ka abuzuar me alkool dhe/ose droga të tjera
·
Mjedisi i dëmshëm social në fëmijëri dhe në moshë
madhore...