Mendime
Kimete Berisha: Boll më!
E enjte, 07.12.2023, 08:55 PM
Boll
më!
Nga
Kimete Berisha
Vdekja
duhet të jetë private!
I
vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë, Aman, përderisa t'i ndahet
mishi nga ashti.
Jeni
çmendur.
Flisni
për jetën private të të vdekurit, pa e njohur.
Të
gjithë sillen sikur i dinë ujë punët e tjetrit, por nuk e shohin elefantin në
dhomën e tyre.
E
kam njohur një grua, e cila i dinte punët e krejt çarshisë, ama unë
e
dija se asaj i kalonte miu nëpër mustaqe dhe ajo nuk e shihte (kurrë nuk i kam
treguar).
Shqiptarët
i ka mbuluar terri.
Urgjent
kërkojnë arsye dhe logjikë se pse dikush
e vrau gruan e vet.
Secili
më Agata se tjetri, secili me versionin e vet personal për arsyen e
e
vrasjes dhe nuk qetësohen derisa ta
gjejnë motivin.
Je
manjak, i pa edukatë, je një adhurues i vdekjes, që nuk përton të flasësh për
diçka që nuk di e as që kërkohet nga ti ta dishë.
Të
kërkosh logjikë në veprime të palogjikshme - është padije e madhe, sepse s'ka
logjikë.
Veprimet
e një psikopati nuk mund të analizohem me logjikë të shëndoshë, sepse ti e
analizon me ndjenja, por nuk e kupton që psikopati nuk ndjen as frikë, as
mëshirë, as turp.
E
ti i kërkon tek vrasësi virtytet që nuk i ka.
Nuk
mund të kërkosh ndjenja aty ku nuk ka.
Me
logjikë nuk mund ta analizosh një kanibal.
As
një vrasës serik.
Ju
kam treguar se e kam lexuar Fromin kur
pyet
se nëse Hitleri ka qenë ujku, a kanë qenë dele miliona veta që shkuan pas tij?
-
S'kanë qenë, se delja nuk shkon pas ujkut.
Gjithë
kjo psikologji, dhe ende askush nuk e di se çfarë e motivoi Hitlerin të vrasë
miliona hebrenjë!
-
Ka dashur të bëhet piktor, por e ka dekurajuar një mësues hebre?
-
Ju nuk e dini se më shumë i dhemb gruas nëse e quani 'lopë' ose 'grua plakë' pa
qenë plakë, sesa nëse ia shkulni flokët.
Dhimbja
mentale dhe shpirtërore është më e madhe se fizike.
-
Ose nëse e quan një burrë 'të paaftë' është më e rëndë sesa nëse e rrahë.
Prandaj,
hesht.
-
Çfarë motivi kishte Kaini për ta vrarë vëllain e vet Abelin (që ështl vrasja e
parë në historinë e njerëzimit).
-
Xhelozi dhe lakmi për pushtet kishte.
Kaq.
Donte
të ishte kryesori...Krejt bota ishte e tyre, sepse bota ishte e zbrazur, por
nuk mundën ta ndajnë!
Çfarë
ndjente Sulejmani i Madhërishëm kur e mbyti të birin e tij Mustafanë, me varje!
-
Ndjeu frikë nga humbja e pushtetit, ndjeu frikë se i biri do t'ia merrte
pushtetin.
Kaq.
Se,
çfarë të bën të
vuash
tjetër përveç se egoja, të cilën duhet 'ta vrasësh' të parën, nëse do të jesh i
qetë, sipas Jungut.
-
Por, trego ti si quhet kjo kureshtje mbarëkombëtare për problemet intime të një
çifti tragjik!
Për
nga turpi, përgojimi mbarëkombëtar i tragjedisë nëpër studio televizive e
portale, i afrohet turpit të tragjedisë.
Sepse
ta zhveshësh pamëshirë lakuriq midis studios, një grua të vdekur para botës,
është vrasje morale, është vrasje mbi vrasje, është varr mbi varrin.
Gazetarët
shqiptarë përnatë ia hapin varrin gruas me dy arkëmorte, gruas me dy varre, dhe
e analizojnë jetën e saj,
të
ciën e keqkuptojnë,
e
keqinterpretojnë,
diçka
ua merr mendja për të,
aludojnë,
e
paragjykojnë,
japin
sugjestione për të,
e
gjykojnë, e qajnë, e vajtojnë.
-
Njeriut nuk i mjafton një jetë për ta njohur as vetveten, e dikush pretendon të
të njoh ty...pa të njohur.
Pra,
gazetarët shqiptarë po e shfrytëzojnë gjakun e viktimës për ta përtërirë jetën
e
tyre.
Janë
disa fjalë që nuk thuhen.
Të
flasësh të pavërteta është mëkat i madh.
Fjalët
gati gjithmonë teprojnë.
Preokupimi
i shqiptarëve me vrasjen e një gruaje nga burri i saj gjithmonë lidhet me seks,
me pabesi, me sekrete, me mashtrime.
Prandaj,
gjithë kjo kërshëri.
Për
ta hequr dhimbjen për viktimën shqiptarët kanë nevojë për një informatë që e
bën fajtore viktimën.
Askujt
s'i ka hije të flas për jetën seksuale të askujt!
As
babait për të birin.
As
burrit për gruan.
As
gruas për burrin.
-
Mund të ndodh që të gjithë ta njohin partnerin tënd më mirë seç e njeh ti.
Të
gjithë duhet të heshtin.
S'ka
më fisnike se heshtja.
E
bash ata që duhet të
flasin
- po heshtin.
Duhet
të tregojë prokuroria se kush nga prokuroria ka lejuar dykuptimësi për pranimin
e fajësisë nga i dyshuari për vrasjen e gruas së
tij!
-
Paraja hyn në prokurori para të së vërtetës!
Pse
gjithë ky luks i prokurorisë për të pritur derisa të fshihen gjurmët, qysh jemi
mësuar ne me drejtësinë kriminale shqiptare, qe 25 vite janë vrarë shqiptarët
ditë më drekë e vrasësit nuk janë zbuluar kurrë.
Dhe,
janë vjedhur dëshmitë e krimeve para kamerave në stacionin policor.
'Tre
veta mund ta mbajnë sekretin, nëse dy prej tyre kanë vdekur' (Benjamin
Franklin)
P.S.
'Nuk
ka më Diell.
Nuk
ka më Hënë.
Nuk
je më Ti.
Nuk
jam as Unë.
Askush
nuk ka mbetur.
Na
ka mbuluar terri i luftës.
E
unë po pyetem, i dashur, çfarë do të bëhet me Ne!'
(g).