Mendime
Nikoleta Kovaçi: Nanë Liza perballe SPAK-ut
E hene, 11.12.2023, 08:54 PM
Nanë
Liza perballe SPAK-ut
Nga
Nikoleta Kovaçi
“Dua
shtëpinë, jam 80 vjeçe. Nuk kam ku mbledh fëmijët e mi, jemi 14 vetë. Veliaj
dhe Rama të bëjnë vitin e ri. Deputetët marrin nga 5 milionë, unë 100 mijë
lekë. SPAK të nisë nga kryet. Pa firmën e Ramës dhe Veliajt, nuk bëhej kjo gjë.
Për popullin nuk flet kush. Bëhen 2 vite që në janar, që jam jashtë shtëpie. I
bëj thirrje Amerikës, shteteve të huaja që të na përkrahin. Kur vijnë të huajt,
shtrojnë tapetin e kuq, por për shqiptarët kanë shtruar tapetin e zi”,-thote
Liza Marku ne dyert e SPAK!
Uaaaaa,
nuk i paska marre 500 m2 ndertim Nane Liza? Uaaaa, spaska nenshkrue marreveshje
me mafien e ndertimit te 5 Maji? Uaaaa, çunat e saj, objekt te asaj OFL-se ne
sherbim te mafies nuk qenkan pasaniker e?
Erion
Veliaj e shpura e vet kriminale genjyen publikisht per gruen fisnike dhe
rezistuese ndaj nje pushteti zuzar qe i dhunon, plaçkit e grabit diten per
diell, perdhuni e nan thundren e policise se mjere qe i sherben nji regjimi pa
fre!
SPAK-u
nuk mundet me nis nje hetim kryesisht vete per kurrgja, Ambasada Amerikane fle
mbi dafinat e shtrueme nga mafiet gjithfaresh ktu, BE-ja nuk na ka ne liste per
kurrgja qe ndodh mrena kufijve tone, kta te PD-ve kane firma ndertimi te 5
maji, kane konflikt interesi, populli i shkrete e ka hup rrugen ne oborr masi
asht marre peng prej stomakut, e 5 maji na kercenon te gjitheve! Mbajeni mend,
se hata te zeza kane me na ra kah pranvera me çeshtje pronash… Ulsi Manja,
ministri i dosjeve te Dibres i di ma mire kto pune!
PS:
po flet nji njeri qe ska asnje prone vec tokes se te pareve ne Qelez te Pukes,
edhe ate se mendoj kurre prone, po perjetesi! Ndaj duhet me lujt sod se neser
kena me kane vone!