Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Kush ishte heroi që kishte guxuar të përballej me përbindëshin?
E hene, 11.09.2023, 06:59 PM
Prof. Blerim Latifi:
Ky
lajm gazete është i vitit 1938. Në të paraqitet vrasja e Arkanit të kohës së
Kralit, Mili? Kërsti?it. Shkrimi më poshtë flet kontekstin e kësaj ngjarje.
Në
të drejtën romake ekzistonte figura e "homo sacer". Ajo përfshinte
njerëzit e përjashtuar nga çdolloj e drejte e ligji. I dehumanizuar, i zhveshur
nga çdo e drejtë, homo sacer-i mund të keqtrajtohej e vritej nga kushdo, pa
pasur asnjë pasojë ligjore e morale.
Filozofi
italian Giorgio Agamben ka punu shumë mbi këtë figurë, duke na dhënë disa nga
shqyrtimet më të thella në filozofinë politike bashkëkohore. Tek hebreu i
mbyllur në kampet naziste të shfarosjes, Agamben sheh mishërimin modern të homo
sacer-it antik.
Gjatë
kohës që nazizmi po hidhte hapat e parë drejt Holokaustit, në Ballkan një
popull i tërë ishte kthyer në homo sacer. Ky popull ishin shqiptarët e Kosovës
nën sundimin monarkist serb midis dy luftërave botërore.
Të
zhveshur nga çdo e drejtë, ata ishin subjekte të të gjitha formave të dhunës
shtetërore, dëbimit, shpronësimit, përdhunimit, torturës dhe vrasjes. Dhe jo
vetëm regjimi, por edhe civilët serbë e gëzonin drejtë mbi homo sacer-in
shqiptar.
Njeriu
që e përfaqësonte në mënyrën më brutale këtë gjë ishte Mili? Kërsti?i, një
komandant paramilitar serb, profili i të cilit na e kujton Arkanin e kohës së
Millosheviqit.
Regjimi
serb e përdorte Kërsti?in për t'i terrorizuar shqiptarët përditë, në mënyrë që
atyre t'u bëhej jeta e padurueshme dhe për pasojë ata të detyroheshin të iknin
në Shqipëri apo Turqi. Dhe Kërstiçi do ta bënte me përkushtim këtë punë për
shumë vjet. Ai nuk i zgjidhte viktimat e tij. Vriste gra e burra, të rinj e të
moshuar, madje edhe fëmijë. I mjaftonte që ata të ishin shqiptarë, pra homo
sacerë, njerëz të dehumanizuar, pa të drejta, pa mbrojtje ligjore.
Aq
të tmerrshme ishin vrasjet e Kërsti?it, saqë në imagjinatën popullore kishin
filluar ta përfytyronin me terma mitikë. E quanin Divi i Zi, përbindësh që
ushqehej me mish e gjak njeriu. Dhe në heshtje ëndërronin për ardhjen e një
Shën Gjergji për ta vrarë këtë përbindësh. Dhe vërtet Shën Gjergji erdhi. Një ditë qershori të vitit 1938 lajmi mori
mori dhenë: Miliç Kërstiçi ishte vrarë. Hakmarrja e pritur kaq gjatë nga nënat
e fëmijëve të masakruar, kishte ndodhur.
Po
kush ishte heroi që kishte guxuar të përballej me përbindëshin?
Një
djalosh nga Istogu, të cilin Kërsti?i e përdorte si rrogtar. E quanin Selman
Kadria. Regjimi serb ishte tronditur. Kush ishte ky njer që kishte guxuar të
shtinte mbi vojvodën e paprekshëm?
Mijëra trupa do të mobilizoheshin për ta zënë Selmanin. U dha urdhëri që
kushdo që e strehonte ose e ushqente, të pushkatohej në vend. Dhe, si në
tragjeditë antike, heroi në fund bie në kurthin e ngritur nga tradhtia e një të
afërmi. Të sakatosur për vdekje e dërgojnë në sheshin e Istogut për ta
ekspozuar. E torturojnë mizorisht për t'ia nxjerrë emrat e atyre që i kishin
dhënë bukë, por ai nuk flet. Dhe duke u rezistuar deri në fund torturave, jep
shpirt. Si heroi skocez, William Wallace, skenën e torturimit të të cilit na e
paraqet me një performancë të paharrueshme Mel Gibson në filmin "Braveheart". Kërstiçi varroset me
nderime shtetërore në oborrin e kishës serbe në Istog, ndërsa popat serbë e
bekojnë arkivolin e tij. Siç kanë bërë me sa e sa krimenelë të tjerë serbë para
e pas Kërsti?it. Siç premtojnë të bëjnë edhe në të ardhmen.