Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Donika Gërvalla, Bashkimi Europian "një tigër prej letre"!
E shtune, 08.07.2023, 08:01 PM
Blerim Latifi:
Ministrja
jonë e jashtme, Donika Gërvalla, e paska quajtur Bashkimin Europian "një
tigër prej letre".
Kjo
është një deklaratë e dëmshme për reputacionin diplomatik të Gërvallës dhe
rrjedhimisht edhe për imazhin e Kosovës.
Pse?
E
para, sepse ne nuk jemi në aso pozite sa të tallemi me dikënd duke i thënë
"je tigër prej letre", aq më pak Bashkimit Europian.
E
dyta, sepse në gjuhën diplomatike "tigri prej letre" është figurë
politike e komunizmit kinez, është sllogani ma i dashur i Mao Ce Dunit, i cili,
sa herë i nxirrin parasysh fuqinë amerikane, thoshte se "Amerika është
tigër prej letre".
Bashkimi
Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo
duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me
këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.
E
të dukesh qesharak në diplomaci, është dëm shumë i madh.