E marte, 19.03.2024, 06:08 AM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX

E premte, 11.11.2022, 08:05 PM


Prof. Blerim Latifi:

Në Beograd Vuçiq i paska dekoru Nenad Gjuriqin, ish drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe Aleksandar Filipoviqin, ish shef i Drejtorisë Rajonale. Të parin me “Urdhrin e Meritës” të Klasit të Parë për Mbrojtje dhe Siguri, ndërsa të dytin me Medaljen e Artë për Guxim “Milosh Obiliq”.

Vëmendje : A nuk ishin këta dy tipa pjesë e integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës, integrim të cilin e quanim  “një e arritur e madhe e shtetit të Kosovës”?

Çfarë mendojnë për këtë ceremoni dekorimi dhe mesazhet e dhëna gjatë saj, ata që po derdhin lot nga e premtja për “rrënimin e kësaj të arriture të madhe”?

Me gjasë jemi të vetmit në botë që besojmë se është e mundur të integrohesh në një shtet, pa qenë lojal ndaj tij dhe duke punuar kundër tij. Siç duket nuk na kanë quajtur kot "rast sui generis".

__________

"Në komunitetin tonë ende ekzistojnë të këqijtë dhe të mirët, të pasurit dhe të varfërit, të pushtetshmit dhe të përulurit dhe, krahas disa të mençurve, edhe një koleksion i vogël budallenjësh zbavitës, pa llogaritur të paaftit. Si kudo tjetër, kjo ishte një panoramë e vogël e botës së madhe dhe, duke qenë se të mëdhenj e të vegjël, mendjemprehtë e budallenj ishin të lidhur dhe kusherinj me njëri-tjetrin, krenaria absolute dhe marrëzia mendjengushtë mjaft shpesh shkelnin këmbët e njëra-tjetrës nën të njëjtën çati, kështu që jeta jonë ofronte hapësirë të mjaftueshme për depresionet dhe komedinë njerëzore".

Herman Hesse.

Si ta kishte shkruar për katundin tonë të madh me emrin Kosovë.

__________

Kjo është parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX. Të gjitha masakrat e regjimeve të ndryshme serbe mbi shqiptarët e Kosovës, nga viti 1912 deri në vitin 1999, janë kryer me këtë parullë. Të gjitha fushatat e dëbimeve të shqiptarëve nga Kosova dhe vetë spastrimi total etnik i vitit 1999 janë kryer po me këtë parullë.

Sot ajo është rishfaqur gjithandej veriut. Dhe të shfaqurit e saj është krejt njësoj sikur sot hebrenjve t’ua shfaqësh përpara parullën “Arbeit macht frei“, e cila qëndronte e shkruar në hyrjet e kampeve naziste të shfarosjes së hebrenjve. Sikur kjo të ndodhte, hebrenjtë do ta ngrinin në këmbë botën, ndërsa ne, jo që nuk arrijmë të alarmojmë botën, por as veten nuk nuk e alarmojmë dot, sepse krejt energjinë dhe pasionet i kemi të orientuara në parullat kundër njëri tjetrit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora