Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë
E diele, 30.10.2022, 07:57 PM
Prof. Blerim Latifi:
Gjithmonë
ka dy mënyra për ta ndryshuar sjelljen politike të tjetrit: njëra quhet arti i
të bindurit, tjetra detyrimi me forcë. Aktualisht ne nuk i kemi në dispozicion
asnjërën prej këtyre mënyrave për t'i bërë serbët e Kosovës që të ndryshojnë
sjelljen e tyre në raport me shtetin e Kosovës.
Nuk
i bindim dot, sepse për ta shteti i Kosovës është një krijesë e përkohshme dhe
në të ardhmen Kosova sërish do të bëhet pjesë e Serbisë edhe praktikisht.
Nuk
i detyrojmë dot, sepse ushtarakisht nuk jemi në gjendje t'i detyrojmë, por edhe
sikur të ishim, vështirë se do të na mirëkuptonte bota perëndimore.
Çfarë
duhet bërë në situata të tilla kur as me t'mirë e as me t'keq nuk mund ta
zgjidhësh një problem?
Parasegjithash
duhet filluar me premisën se kur nuk ka rrugë të shkurtër, duhet t'i biesh
rrugës së gjatë, e në rastin për të cilin po flasim rruga e gjatë është
zhvillimi e fuqizimi i shtetit.
Pse
kjo është rrugë e gjatë?
Sepse
kërkon mund të jashtëzakonshëm kolektiv dhe atdhedashuri të llojit si të
hebrenjve. Edhe pas 74 vitesh të formimit të tij, fqinjtë arabë nuk e pranojnë
ekzistencën e shtetit të Izraelit, por asnjëri prej tyre nuk ia mban t'ia mësyj
asgjësimit të tij, sepse e di se çka e pret: një katastrofë edhe ma e madhe se
Lufta e 6 Ditëve e vitit 1967.
A
jemi të aftë që një lloj vizioni të ngjashëm ta ndërtojmë për të tashmën dhe të
ardhmën e shtetit tonë?
Me
kët' elitë politike që kemi dhe me kët' nivel të mjerë kulture që kemi,
vështirë të japim përgjegje pohuese në kët' pyetje.
Si
kompensim për mungesën tonë politike e kulturore, na mbetet të besojmë në atë
që Konica e quan "fatbardhësia e rasteve historike". Por të besosh në
fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë.
___________
Ditë
e premte. Njëra ndër ditët më të ngarkuara në Prishtinë. Komuna çohet dhe e
bllokon qytetin. Shto kësaj situatën kur çmimet e naftës janë në kulm dhe
pritjet me orë në kolonat e makinave, natyrshëm ua dyfishojnë koston e
derivateve qytetarëve e bizneseve. Siç duket kanë vendos që ta çmendin kët'
shoqni. Sepse një shoqni, ashtu si edhe individi, çmendet kur gjithë kohën
eksperimentojnë me të. Sepse eksperimenti e traumatizon edhe kafshën, e jo më
njeriun.