E marte, 08.10.2024, 06:42 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ndarjet sektare prodhojnë urrejtje

E diele, 04.09.2022, 07:55 PM


Blerim Latifi:

Ndarjet sektare brenda organizatave pothuajse gjithmonë janë traumatike, prodhojnë shume mllef dhe urrejtje, e cila duket sikur nuk shterron kurrë.

Janë të panumërt shembujt historikë që na e konfirmojnë këtë.

Në historinë e Islamit e kemi ndarjen sektariste midis sunive e shiive. Edhe sot militantët e të dy krahëve e përjetojnë këtë ndarje si të kishte ndodhur dje, e jo para 1400 vitesh.

Në krishterimin mesjetar ndarjet sektare kanë qenë tmerrësisht brutale.

Edhe në ideologjitë moderne ndarjet kanë shkaktuar trauma e urrejtje të pashterrshme midis atyre që në fillim i takonin të njëjtës vëllazëri ideologjike. Ja një shembull i këtyre:  Stalini e Trocki ishin bashkëthemelues të bolshevizmit, luftuan së bashku për Revolucionin e Tetorit dhe gjatë luftës civile që e pasoi atë, por në fund Trocki përfundoi i masakruar nga një vrasës i porositur prej Stalinit.

Edhe ky mllefi e urrejtja midis VV-së dhe PSD-së janë të kësaj natyre, sektariste.

Fatmirësisht jemi shtet demokratik, se në kushte të tjera një tjetër këngë do të këndohej mes tyre.

_________

Asgjë nuk është analfabetizmi grafik (paaftësia me shkru e me lexu pa probleme), në krahasim me analfabetizmin konceptual (paaftësia me kuptu përmbajtjen abstrakte të një teksti).

Që nga themelimi i saj, shkolla shqipe në Kosovë ka vuajtur nga një problem fundamental: metoda e të mësuarit mekanik.

Kjo metodë nuk kërkon mendim të thelluar mbi përmbajtjen që lexohet, por vetëm memorizim të saj dhe pastaj raportim para mësuesit apo profesorit.

Posa të kryhet procedura e memorizimit dhe e raportimit, fillon procesi i harrimit. Nxënësi dhe studenti e harrojnë atë që e kanë memorizuar mekanikisht. Kështu ata i kalojnë të gjitha fazat e shkollimit duke mos e përvetësuar kompetencën themelore të cilin duhet ta mundësojë një shkollë moderne: kompetencën e të menduarit kritik.

Me vite ne flasim për reforma në arsim, por kurrë askush nuk e ka marrë seriozisht faktin se kjo reformë duhet të fillojë pikërisht nga eleminimi i traditës së të mësuarit mekanik. Vetëm kur kjo të ndodhë atëherë nxënësit e studentët do të fillojnë të mendojnë, e bashkë me ta edhe mësuesit e tyre. E tek pasi të fillojnë me mendu, nisin edhe me kuptu atë që e lexojnë.

Sokrati, njëri nga themeltarët e të menduarit kritik në filozofinë perëndimore, u thoshte miqve të tij: "Unë nuk mund t'i mësoj askujt asgjë. Unë vetëm mund t'i bëj njerëzit të mendojnë". Në fakt ai donte t'u thoshte atyre se aftësia për të menduar në mënyrë kritike është rruga që shpie tek dituria. Kush ndjek rrugë tjetër do të përfundojë në injorancë. Në mënyrë të sigurtë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora