Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Si shpjegohet ikja masive e njerëzve nga Shqipëria?
E hene, 14.11.2022, 07:59 PM
Blerim Latifi:
E
lexova në media se sipas shifrave të autoriteteve britanike emigrantët që po
kalojnë kanalin anglez për të hyrë ilegalisht në Britani të Madhe kryesisht
janë iranianë, afganë dhe shqiptarë.
Krejtësisht
e qartë pse njerëzit duan të arratisen nga Irani, i cili, siç edhe na e treguan
protestat e fundit, është kthyer prej kohësh një regjim totalitar ku jeta për
një pjesë të madhe të popullatës është bërë e padurueshme.
Po
ashtu e qartë e arsyeja e arratisjes nga Afganistani, ku kushtet e jetës
njerëzore janë bërë edhe më mizore se në Iran, prej se në pushtet u kthyen
talibanët mesjetarë.
Por
si të shpjegohet ikja masive e njerëzve nga Shqipëria?
Shqipëria
nuk është shtet totalitar, si Irani dhe Afganistani. Pra nuk bëhet fjalë për
shkaqe politike të arratisjes. Bëhet fjalë për një shkak tjetër. Ai lidhet me
stërgjatjen e tranzicionit demokratik shqiptar. Ka tridhjetë vite që zgjat ky
tranzicion. Gjatë këtyre tridhjetë viteve është lindur dhe rritur një brez
shqiptarësh, të cilit, nga foshnjëria e deri në maturim, i është dashur të
edukohet me ideologjinë e ksenocentrizmit.
-
Kjo është ideologjia në të cilën njeriu mësohet ta mbivlerësojë kulturën e huaj
në dëm të kulturës së vendit të tij.
-
Kjo është ideologjia në të cilën njeriu mësohet ta përçmojë veten, vendin e
tij, gjithçka që përfaqëson ai dhe ta idealizojë të huajën, botën që shtrihet
përtej kufijve të vendit të tij.
-
Kjo është ideologjia e cila ia injekton njeriut kompleksin e inferioritetit në
raport me të huajën dhe, rrjedhimisht, edhe urrejtjen për vendin e tij.
-
Kjo është ideologjia, e cila në fund të ditës ia jep një orientim final njeriut
: ikjen nga vendi i tij. Madje me çdo lloj mënyre a rruge që të mundet. Edhe me
rrezikun që të humbas jetën mes dallgëve te detit të trazuar.
_________
FSK
bën roje nderi para një pllake memoriale, e cila nderon ushtarët e rënë në
luftë në Kosovë midis viteve 1912-1918!
Hiç
më larg se dje.
Po
kush ishin ushtarët e rënë në vitin 1912, të cilëve u referohet pllaka në
serbisht, e vendosur në kohën e Millosheviqit në Lagjën "Arbëria" të
Prishtinës?
Nuk
ishin francezë. As gjermanë. Ishin ushtarë serbë, pjesë e armatave serbe, të
cilat gjatë vjeshtës dhe dimrit të viteve 1912- 1913, e dogjën Kosovën dhe i
masakruan 25 mijë shqiptarë.
Sot
në Kosovë nuk ka asnjë memorial për këta shqiptarë të masakruar, por ka një
memorial të vrasësve të tyre.
Ka
edhe injorantë në krye të shtetit të Kosovës, që i dërgojnë djemtë e FSK- së
aty, për të bërë roje nderi të memoriali i vrasësve të të parëve të tyre.
Ambasadori
francez dhe ai gjerman që vunë kurora lulesh tek kjo pllakë, thanë se këtë e
bënë në përkujtim të datës së
përfundimit të Luftës së Parë Botërore dhe të rënëve të saj. Por datat në
pllakë nuk përkojnë me ato të fillimit të kësaj lufte, e cila kishte nisur me 1914
dhe përfunduar me 1918. Ka një datë tjetër aty: viti 1912. Dhe çfarë kishte
ndodhur në këtë vit në Kosovë, u tha pak më lart në këtë shkrim.
_________
Për
shekuj me radhë plisi dhe uniforma ushtarake kanë qenë në taborre të kundërta,
të papajtueshme, armiqësore. Uniforma ushtarake simbolizonte shtypjen, e plisi
mosbindjen, kryengritjen kundër saj.
Do
të duhej të vinte Epoka e UÇK- së që ky përqafim të bëhej i mundur. Ky përqafim
që i thotë të gjitha.
_________
Sa
herë ndodhë që dikush në Perëndim ua jep ndonjë shpullë të fortë, si kjo e
tanishmja në Londër, shqiptarët vrapojnë të nxjerrin fotografitë e Nënë
Terezës, portretet e Skënderbeut dhe të tundin flamurin kombëtar të trashëguar
prej tij. Kështu duan të mbrojnë fytyrën e tyre të vetnëpërkëmbur duke i
përdorur këto ikona të historisë së tyre. Dhe sapo nuk u duhen më për këtë
punë, i lënë mënjanë, i hudhin, madje edhe i bëjnë objekt talljeje. Dhe këtë më
së miri e tregon ky fakt: sot përqeshësit dhe ofenduesit më të mëdhenj të
këtyre ikonave në botë, janë vetë shqiptarët.