E hene, 15.04.2024, 01:51 AM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Elegji për babën

E diele, 23.04.2023, 07:54 PM


ELEGJI PËR BABËN

Nga Blerim Latifi

U ktheva te kafja në Skënderaj, aty ku rrije me shokët e tu.

Bosh ish vendi ku uleshe - zgavër në zemrën time, ulërimë fluturash kujtimi për ty

se Prekazi nuk vajton.

Një pikë loti më tradhtoi kur u largova

e nuk kisha kujt t'i them: Hajde plak se po shkojmë në shpi!

Nuk të gjeta as te berberi, aty afër.

As te furra e bukës, në anën tjetër të rrugës.

As mbi udhëkryqin e Prekazit,

aty ku ndaloje shpesh për t'u mbushur frymë

e me u falë me udhëtarë me një tungatjeta burrë!

Ndalova tek arat tona.

Fara e grunit që hodhe në vjeshtë, ka fillu me lulëzu.

Kush mund ta dinte se ajo do të ishte fara e fundit e hedhun nga duart e tua të palodhuna.

Eh, sa e doje gjelbërimin e grunit të ri!

– Na ka dalë e mirë fara sivjet,- thoshe.

Kur të piqet gruni një buqetë me kallinj kam me ta vendosë mbi vorr. Besën e ki!

Sepse e di që kunorë ma të bukur nuk kishe me dashtë.

Ende nuk kam taku në botë njeri ma të dashunuem në tokën, si ty.

Nuk kishte vend në shpirtin tand për asnjë lloj urrejtje,

përveç urrejtjes për tokën e lanun djerrinë.

Ktheva kah shpia, por kambët nuk po më bënin të hyja në oborrin e lanun pa fërkemët tu të kudondodhun.

Si të takohem me boshin, si me u pajtu me ikjen e Zotit të ksaj shpie?

Si ta duroj peshën e madhe të heshtjes n’ shpi e oborr?

Se aty çdo send ka zânin tand ushtimë prej babe.

E, more burrë Prekazi, sa shpejt ka fillu me më marrë malli!

Ai malli që âsht dhimbje për kthimin e pamundun në ditët kur unë nga kudo e kurdo që vija, isha i gzuem se gjeja babën që mbante trarët e shpisë mbi supe

me praninë e tij!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Blerim Latifi: Masakra e harruar dhe studenti i Sorbonës Blerim Latifi: Trashëgimia e Milosheviqit nuk jeton vetëm në politikën aktuale serbe, por edhe fushat e tjera të jetës, përfshirë sportin Blerim Latifi: Një histori nga Drama e Madhe e Nëntorit 1912 Blerim Latifi: Aktet solemne të shpalljes së pavarësisë së një kombi gjithmonë bartin një ngarkesë të madhe simbolike Blerim Latifi: Pse ky obsesion medial, në dukje i çmendur, me Vuçiqin? Blerim Latifi: Dy shënime Blerim Latifi: Pranoni paligjshmërinë e Serbisë brenda territorit tuaj! Blerim Latifi: Përvjetorët e mëdhenj të kombit - Ushtria Çlirimtare e Kosovës Blerim Latifi: Si shpjegohet ikja masive e njerëzve nga Shqipëria? Blerim Latifi: Parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX Blerim Latifi: Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është fundi i një farse të madhe Blerim Latifi: Dhuna është variabël e varur nga pushteti Blerim Latifi: Të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë Blerim Latifi: Ringjallja e natyrës Blerim Latifi: 110 vjet më parë, Prishtina do të përjetonte një nga ditët më tragjike në historinë e saj Blerim Latifi: Te kulla e Ali Fazlisë Blerim Latifi: Pasqyra ma objektive e rënies intelektuale e kulturore Blerim Latifi: Gratë iraniane kanë ngritur zërin kundër shtypjes fetare Blerim Latifi: Paradokse shqiptare Blerim Latifi: 'Krejt mendimi perëndimor është veç një fusnotë e Platonit'

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora