E merkure, 13.11.2024, 06:06 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Trashëgimia e Milosheviqit nuk jeton vetëm në politikën aktuale serbe, por edhe fushat e tjera të jetës, përfshirë sportin

E hene, 05.12.2022, 07:58 PM


Blerim Latifi:

Futbolli, në esencën e tij, gjithmonë ka qenë një sport mashkullor, një sport i shpikur për të celebruar fuqinë fizike të mashkullit dhe shkathësinë e tij për ta mposhtur kundërshtarin.  Kjo na tregon pse përpjekjet për ta bërë një sport edhe për femrat, kurrë nuk kanë pasur sukses.

Ndërkaq, në vendet që kanë probleme serioze politike me njëra tjetrën, ndeshjet e futbollit gjithmonë e marrin edhe një domethënie psiko-politike, sepse fusha e futbollit përfytyrohet dhe përjetohet si një fushë beteje mes kombeve që janë në sherr.

Kjo vlen sidomos për Ballkanin ku kontestet politike mes shteteve ende janë të mëdha dhe të ngarkuara shumë me barrën e historisë.

Gjeneratat më të vjetëra e kujtojnë fare mirë se si shkatërrimi faktik i Jugosllavisë Socialiste nisi nga një ndeshje futbolli midis Dinamos së Zagrebit dhe Cervena Zvezdës së Beogradit, me 13 Maj të vitit 1990. Në atë ndeshje pat ndodhur një përleshje masive midis kroatëve dhe serbëve, përleshje e cila kishte përfunduar me qindra të lënduar dhe me stadiumin e përfshirë nga flakët.

Një fakt tjetër shumë domethënës : tifozët serbë të asaj kohe udhëhiqeshin nga Arkani, krimineli famëkeq i luftërave në ish Jugosllavi, ndërsa selektori i sotëm i kombëtarës serbe të futbollit, siç na treguan mediat, është një ish mik dhe admirues i Arkanit.

Kjo na tregon se trashëgimia e Milosheviqit nuk jeton vetëm në politikën aktuale serbe, por edhe fushat e tjera të jetës, përfshirë sportin.

__________

Në fillim të Shekullit XX, kur nisi udhëtimin e saj nëpër trevat shqiptare, Edith Durham për pak ditë qëndroi edhe në Korçë. Siç tregon vetë Durham, Korça e mahniti aq shumë me rregullin dhe pastërtinë e saj, saqë nuk hezitoi fare ta quante "qyteti më i pastër i krejt Perandorisë Osmane". Begatia ekonomike e qytetit- shtonte Durham,- vinte nga paratë që  mërgimtarët korçarë dërgonin në familjet e tyre. Dhe më pas konkludonte: Ndonëse në kushtet aktuale shqiptari e ka të vështirë të përparojë në vendin e tij, ai tregon aftësi të mëdha pune në vendet e tjera.

Ka kaluar shumë kohë nga viti kur Durham hodhi në letër këtë konstatim të saj, por vlera e tij vazhdon të jetë aktuale edhe sot, fatkeqësisht.

Edhe sot shqiptarët brenda vendit të tyre nuk po ia dalin dot të përparojnë, por sapo dalin jashtë e dëshmojnë të kundërtën. Dhe ne vrapojmë të mburremi me ta, me sukseset e tyre, për të ngushëlluar sadopak veten për faktin se këtu në atdhe punët na shkojnë mbrapsht.Pothuajse gjithmonë.

__________

Potencialisht vrasësit e nesërm të grave janë ata që sot shkruajnë komente përmes të cilave e arsyetojnë dhe e justifikojnë kët' monstrumin që vrau gruan shtatzanë. Këto komente janë  paralajmërime të hershme të krimeve të radhës.

Sepse ai që e justifikon një vrasës të tillë, nuk e ka hiç të vështirë të bëhet vetë vrasës në rrethana të ngjashme. Sepse justifikimi i krimit gjithmonë shpie në përsëritjen e tij.

__________

Ende pa u ba një javë nga vrasja makabre e mësueses 63 vjeçare nga burri i saj, sonte një vrasje edhe më makabre e një gruaje tjetër para dyerve të institucionit ku lindë jeta, e ardhmja.

Ky është feminicid.Në kuptimin e plotë të fjalës. Po ndodhë nën hundët tona, në Kosovën e Shekullit 21.

__________

Derisa një masë e madhe e burrave në Kosovë martesën e konsideron si marrëdhënie pronësie, ku ata janë pronari e gruaja prona, dhuna e mizoria e tyre kundër grave nuk ka me u ndalë. Ajo ka me vazhdu me shkaktu viktima të tjera, ndërsa ne, të paaftë me e çrrënjos' kët' mentalitet feminicidal, kemi me vazhdu me i mbushë rrjetet sociale me reagime sentimentale dhe me lotë virtualë. Duke fillu nga kryeministri e teposhtë. Sepse një gjë dihet mirë: sentimentalizmi nuk është zgjidhje: sentimentalizmi është pafuqia me gjetë zgjidhje.

__________

Përtej kapjes së një situate të tensionuar sportive, kjo fotografi shpreh gjithë thelbin e marrëdhënies tonë historike me serbët: dëshirën e tyre të papërmbajtur për të na shtypur e ngulfatur dhe përpjekjen tonë për t'u rezistuar, për të mos u gjunjëzuar para poshtërimit të tyre. I gjithë agresiviteti dhe racizmi i sotëm serb ndaj nesh, e ka një shkak fundamental: dështimin e projekteve tyre për ngulfatjen e shqiptarëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora