Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Blerim Latifi: Donika Gërvalla, Bashkimi Europian "një tigër prej letre"!

| E shtune, 08.07.2023, 08:01 PM |


Blerim Latifi:

Ministrja jonë e jashtme, Donika Gërvalla, e paska quajtur Bashkimin Europian "një tigër prej letre".

Kjo është një deklaratë e dëmshme për reputacionin diplomatik të Gërvallës dhe rrjedhimisht edhe për imazhin e Kosovës.

Pse?

E para, sepse ne nuk jemi në aso pozite sa të tallemi me dikënd duke i thënë "je tigër prej letre", aq më pak Bashkimit Europian.

E dyta, sepse në gjuhën diplomatike "tigri prej letre" është figurë politike e komunizmit kinez, është sllogani ma i dashur i Mao Ce Dunit, i cili, sa herë i nxirrin parasysh fuqinë amerikane, thoshte se "Amerika është tigër prej letre".

Bashkimi Europian mund dhe duhet kritikuar për shumë gjëra në raport me Kosovën, por jo duke u shërbyer me fjalor politik kinez. Sepse jo vetëm që nuk arrijmë gjë me këtë lloj fjalori, por, përkundrazi, mund të dukemi edhe qesharakë.

E të dukesh qesharak në diplomaci, është dëm shumë i madh.