E marte, 18.06.2024, 08:59 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Marash Ulaj - atdhetar dhe aktivist i njohur malësor në komunitetin shqiptaro-amerikan

E enjte, 15.06.2023, 08:26 PM


Marash Ulaj - atdhetar dhe aktivist i njohur malësor në komunitetin shqiptaro-amerikan

Nga Gjekë Gjonaj

Më 30 maj 2023 në moshën 75 vjeçare  pushoi së rrahuri zemra bujare  e Marash ( Masho) Ulaj në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky malësor i mirë  nga fshati Kojë i Malësisë, u largua nga vendlindja  e tij  një gjysmë shekulli më parë dhe u vendos në Miçigan-Detroit.    U lind më 6 qershor 1948 në një familje me traditë të gjatë  atdhetare    njohur  edhe për besë, burrëri, urti e trimëri  të Pretash Zekës Ulaj , flamurtar i Kojës,   familje  e cila u përfshi  në lufta të përgjakshme, herë kundër shkjaut ( serbo-malazezëve) e herë kundër turqve në mbrojtje të  vatrave të tyre shekullore. Kur  mbërriti në SHBA, shqiptarët në Ballkan ishin  shumë të dobët. Shqipëria vuante në komunizëm. Jugosllavia ishte  e paprekshme, Kosova ishte krahinë  autonome, etj.

Ai ishte një njeri i respektuar dhe i dalluar në komunitetin shqiptar në Detroit dhe më gjerë.  I brumosur me atdhedashuri dhe me virtyte e vlera të larta morale  e njerëzore  si dhe me traditat fisnike të Malësisë së Madhe u burrërua  në shkollën e vatrës familjare  dhe në kuvendet e burrave  zëmëdhenj të Kojës  së “ vogël”, por trime e heroike. Edhe pse me trup ishte në Shtete të Bashkuara të Amerikës, me shpirt dhe zemër ishte gjithmonë në Malësi, Shqipëri e  Kosovë. Në bisedat e tij me miq e shok   shprehej me emocione të mëdha    se  Malësia, Shqipëria dhe Kosova janë dashuria dhe krenaria  e tij e përjetshme.  Këtë thënie  apo fjalë zemre të tij e arsyetoi  me vepra konkrete. Veprimtaria  e këtij atdhetari dhe aktivisti   të shquar  në diasporë   për çështjen shqiptare është e pasur dhe e larmishme.

Kudo u paraqit nevoja  për çështjen kombëtare, Marash Ulaj  ishte në mesin e mërgimtarëve të parë malësorë (shqiptarë)   për të ndihmuar  materialisht dhe moralisht vendlindjen e tij Malësinë, përpjekjet   për   lirinë dhe pavarësinë e Kosovës  si dhe të gjitha trojet etnike shqiptare.  Qëkur i shkeli këmba në  vendin e mundësive të mëdha, respektivisht në tokën e premtuar dhe të bekuar , siç e quajnë Amerikën , për të cilën  Fan.S. Noli  i madh do thoshte “ Mbahu nënë mos ke frikë , i ke djemtë në Amerikë,   e kishte të qartë  si dritën e diellit se  pa rolin dhe kontributin e diasporës  shqiptare  nuk  është i mundur çlirimi i Kosovës , më 12 qershor të vitit 1999 dhe pavarësimi i  saj    më 17 shkurt 2008 ,   nga regjimi i egër  barbar i Sllobodan Millosheviqit “kasapit të Ballkanit”   dhe se nuk do të kishim liri, pluralizëm dhe demokratizim të Shqipërisë  në vitet ’90. Dëshmia më e freskët dhe kuptimplote është pjesëmarrja e mërgimtarëve tanë nga SHBA, me Batalonin “ Atlantiku” në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet e armatosura të fundit që ndodhën në trojet tona etnike. Ndihma e tij ishte e madhe  edhe në krijimin dhe suksesin e  Fondit për  ndihmë Kosovës.

Marash Ulaj ishte organizator, mbështetës,  përkrahës dhe pjesëmarrës i proceseve politike  pothuaj në të gjitha  protestat dhe demonstratat nga viti 1981  e deri në çlirimin e Kosovës.  Ky malësor atdhetar u jepte zemër  bashkatdhetarëve të vetë të atjeshëm se liria  dhe pavarësia e Kosovës  është e afërt dhe   se  Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë në anën e  drejtësisë dhe popullit shqiptar.   Ky burrë fisnik u rreshtua  në grupin e atyre  mërgimtarëve shqiptarë për t’u dalë zot bashkëvendësve të vet  në Malësi, duke i ndihmuar  me donacione të ndryshme vullnetare  në ndërtimin e objekteve të ndryshme infrastrukturore e  të tjera  me qëllim    përmirësimit të kushteve të tyre ekonomike  e jetësore. Kontributi i tij kuptimplotë  ka qenë edhe  angazhimi dhe zëri i tij i fuqishëm për bashkimin e subjekteve dhe partive  politike shqiptare  në prag të fushatës së zgjedhjeve të para  vendore për Komunën e Tuzit, që u zhvilluan më 3 mars 2019.   Ai  vlerësonte se bashkimi i partive kryesore  përbën një hap të mençur dhe atdhetar drejt maksimalizimit të votave të shqiptarëve  në Komunën e Tuzit. Sipas tij vetëm shqiptarët bashkë mund të luftojnë, siç thoshte ai, armikun dhe të ndalojnë ushtrimin e pushtetit tridhjetëvjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve  të Millo Gjukanoviqit, dhe  Malësia gjithsesi   të administrohet nga malësorët. Marash Ulaj kontribuoi edhe për ardhjen  e kongresistëve  amerikanë në Malësi dhe   ka qenë nënkryetar i Shoqatës “ Malësia e Madhe “ në Miçigan. Me ndihmën e tij dhe të diasporës sonë në Shtete të Bashkuara të Amerikës janë bërë shumë gjëra të rëndësishme  që kanë vlera të mëdha për komunitetin tonë dhe për Komunën e Tuzit.

Me vdekjen e Marash Ulajt,  Malësia dhe shqiptarët humbën një veprimtar të dalluar  e të çmuar në komunitetin shqiptaro-amerikan për të cilin të gjithë ata që e kanë njohur në mërgatën tonë , e cila është shtylla e  kombit, familjeve tona dhe mirëqenies mbarëkombëtare, flasin fjalë miradije.  Komuniteti shqiptaro-amerikan  me largimin  e tij nga kjo jetë  humbi një nga bijtë e vet më të mirë, që do të kujtohet  gjatë si shembull  për t’u ndjekur, si patriot, që do të frymëzojë brezat  e rinj të shqiptarëve  që jetojnë fizikisht larg atdheut, por shpirtërisht nuk ndahen kurrë  nga trualli arbëror dhe synojnë  zhvillimin  dhe përparimin e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Hasan Hasanramaj: Kontributet e legjendës historike Prof. Dr. Idriz Ajetit Vlash Prendi: Dëgjoje këngën time Gjekë Gjonaj: Kontributi i çmuar arsimor dhe shkencor i akademikut Anton Kolë Berishaj Gani Qarri: Musa Shehzade, heroi i vrarë dhe i zhdukur, pa shenj as varr Vlash Prendi: Kur këndonte Qamili i Vogël Hasan Hasanramaj: Përvjetori i vrasjes së nënkryetarit të LDK Fehmi Aganit nga forcat serbe Vilhelme Vrana Haxhiraj: U nda nga jeta në moshën 58 vjeçare, botuesi i gazetës “Minerva”, gazetari Nebil Çika Albert Vataj: Albert Ajnshtajn, urtësia dhe largëpamësia që pasuroi botën me dije Idriz Zeqiraj: Një vit pa luftëtarin dhe kryetarin Isuf Qetaj Selman Etemi: Monsinjor Dr. Zef Oroshi intelektual i përmasave gjithëpërfshirëse kombëtare Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i çmimit ''Beqir Musliu'' Albert Vataj: Ndre Mjeda, ma i bylbylshmi za Ndue Dedaj: Gjon Krasniqi dhe 'Stema e Artë' e Bamirësisë Ndue Dedaj: Fran Çukaj, profesori emeritus i mirditorëve Fran Gjoka: Sejdo Harka, një jetë plot vrull, që pulson tek shkolla, gazetaria dhe arti e letërsia Dorian Koçi: Themistokli Gërmenji - Martiri i lirisë së shqiptarëve Albert Vataj: Marie Curie, e shenjta Mari e shkencës, e para grua e lauruar me çmimin Nobel Albert Habazaj: Ali Asllani, sa lirik i shquar, aq diplomat i zoti LDK: Lavdi jetës dhe veprës së kryetarit historik të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçit! Ndue Dedaj: Prend Buzhala, në odeonin e letërsisë shqipe

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora