Kulturë
Tahir Bezhani: Në pritje
E enjte, 04.05.2023, 06:50 PM
Tahir Bezhani: tri poezi.
NE PRITJE....
Sot
Tërë
ditën jam në pritje
Do
më vizitojnë shumë miq
Që
me mallin e kohës së ikur
Fortë
do i përqafoj
Ata
Moti
nuk i kam parë
Edhe
pse gjithnjë më rrinë varur
Në
bebëzat e syve
Si
shkrumb i mbetur moteve
Sot
Jam
në pritje të takimeve të reja
Të
përhajreve të viteve të përcëlluara
Të ngushticës së
oxhaqeve
Të
nxira nëpër motet
Edhe
zerzeleve të rritës sime
Dera
po troket lehtë edhe gëzueshëm
Hyni
U
them trokitjeve të ngroha
Më
djegin përqafimet
E
lagën parmakët e heshtur
Po
pse t’i numëroj vitet në lodhje
Këta
barinj të shpirtit
Që
ruajnë bukurinë time
Sa
interesant
Heshtja
që rri në pritjen e gëzuar
Si tingëllimë e bukur......
DALLGË TË VETMUARA
Më
vijnë shushurima të lehta,
Si
zhurmë gjethesh n ‘erë
Hyjnë
pa trokitje në dhomën e
mendimeve
Nguliten në merimangat e pyllnajës
Buzëqeshja
e hidhur i zbukuron këndet
Pa
trazime me krisma anash
Ledhatojnë
vetminë time hijeve të mjegullta
Sa
më janë ënjt sytë e pafjetur moti
Mes
ngrirjes e shkrirjes është tharë ashti
Ndiej
fishkëllima këngësh të moçme
Do
tela në dridhje vajesh valëviten
Duke
i kënduar durimit të bardhë
Floska
malli përkunden rrasave të gurta
Diçka si tym digjej në brendi,
Në
heshtje
E
pi lotin si piklat e shiu etshëm
Buzëqeshja tretet
qiellnajës
Rrugëve
të jetës mistike.....
PIKLA NGA QIELLI....
Një
re e zezë n ‘hapësirë
Sillet
në boshtin e rrëmujave
Konfrontohet
sferave trishtueshëm
Udhëtimeve
të asteroideve në galaktikë
Në
planetin toke dridhet frika
Pikla
nga qielli vijnë, re të zeza...
Kundërmojnë
mbetjet mëngjeseve
Frika
humbë rrugën merdianeve
Fjalëboshet
i mëshef hëna
N
‘horizont shëtisin mjegullat
Në
boshtin e vet të rrëmujave
Rrezet
e diellit ndriçojnë ëndrrat
Ripërtërihet
buzëqeshja e vrarë
Pikla
nga qielli vijnë pandarë.....
Gjakovë,
Mars,2023