Kulturë
Sadbere Emshiu: Takime të ndërsjellta të dobishme ne Hamburg
E merkure, 03.05.2023, 08:49 PM
Takime të ndërsjellta të dobishme ne Hamburg
Nga
Sadbere Emshiu
Ditën
e martë më 25 prill, mbas takimit me ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë,
deputeti i parlamentit të Hamburgut Sami Musa së bashku me disa përfaqësues
ndërshqiptarë ,personalitete të sferave të ndryshme, si nga sporti me ikonat
Luan Krasniqi, Altin Lala, ish kapiten i përfaqësuese shqiptare, kapiten i
skuadrës së Hanoverit, ciftin Suzana e Lulzim Zhuta përfaqësues të novitetit të
energjisë në Hamburg dhe mbarë Gjermaninë, përfaqësuesen e Konzilit të Kosovës
Arjola Caka, me BIBA –Ibrahim Mislimi humanist me origjinë nga Gostivari icili
në lokalin e tij VOTRA në lagjen Vedel ndihmon shqiptarë në nevojë. Ishin të
ftuar Albert Bisaku, kryegastronomi i restorantit të njohur Dubrovnik, gazetari
i pavarur i rrethinave të Hamburgut
etj.Në këtë takim mbrëmje tepër mikpritse pjesmarrësit u bënë diskutime e propozime si dhe u njohën dhe me mesazhin që përcolli
ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti.
Perfaqësitë
diplomatike (ambasadat), dihet se janë nyjet më të rëndësishme të lidhjeve dhe
mardhënieve midis shteteve. Në vecanti midis shteteve të tilla të fuqishme si
Gjermania, në këto mardhënie, ato marrin një rol të vecantë e prioritar. Në
linkun e publikuar nga ambasadori I Republikës së Kosovës zoti Faruk Ajeti midis të tjerave njoftohet:”Bashkë me
Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë,
Artur Kuko,zhvilluam një vizitë zyrtare me autoritetet e landit të
Hamburgut, ku patëm takime mjaft përmbajtësore me Jan Porksen, Sekretar I
Shtetit në Senatin e landit të Hamburgut dhe deputët e landit Dr.Sven Tode
(SPD), Sonja Lattëesen (Grune),David Erkalp (CDU), Anna von Treuenfels-Froëein
dhe Sami Musa(FDP). Në qendër të takimeve ishin
-Thellimi
I bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me landin e Hamburgut.
-Fuqizimi
I bashkëpunimit parlamentar.
-Përforcimi
i bashkëpunimit në fushën ekonomike, kulturore dhe turistike.
-Kanalizimi
i potencialit të diasporës tonë.
Kënaqësi
të takonim edhe Sami Musa, deputetin e parë me prejardhje nga Kosova në
parlamentin e Hamburgut, I cili mund të jetë një urë e rëndësishme e thellimit
të bashkëpunimit me landin e Hamburgut.Samiu është djali i një veprimtari të
hershëm të cështjes së Kosovës në Gjermani dhe i një emer të përvecëm:Bacës
Xhelil.” Në thelb të këtij linku kaq njoftohet. Por duhet theksuar se ky takim
pune ka një rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe atë të Shqiperisë.
Filozofia e sotme është se fuqia e një vendi është te ndryshimet, jo te
ngjashmëritë. Ballafaquar me kërkesat e
kohës, ndryshimet e këtyre dy vendeve lidhur me mardhëniet me shtetin gjerman,
janë të mëdha. Tehu i takimit, sikurse shihet në njoftimin e ambasdorit Ajeti,
kap një diapason të gjërë mardhëniesh, ekonomike, kulturore,turistike,
parlamentare etj. Nëpërmjet këtyre veprimtarive e mardhënieve realizohen
interesa të ndërsjellta të cilat i shërbejnë sejcilit shtet.
Ndjejmë
kënaqësi të vecantë që në këtë takim merr pjesë direct dhe zoti Sami Musa
deputet i parë me prejardhje nga Kosova në parlamentin e Hamburgut. Kemi
ndjekur me kujdes fushatën e zgjedhjeve të deputetëve të parlamenitit të
Hamburgut. Në atë fushatë zoti Sami bëri disa premtime para elektoratit, të
cilat shkallë-shkallë po i realizon me sukses. I tillë ishte dhe premtimi për
bashkëpunim të gjithëanëshëm që po konkretizohet. Gjermania e vecanërisht
Kosova dhe Shqipëria .janë përpara një sfide të madhe për konkretizimin e
vënien plotësisht në jetë të këtyre marveshjeve dhe problemet që dalin për ato.
Kjo gjendje ve në pozita më të mira pune e zbatmin e ligjeve gjermane edhe
mërgatën e imigrantëve që për këtë land ata janë disa dhjetra mijë, duke lojtur
një rol të rëndësishëm në ekonominë e Gjermanisë dhe të ekonomive të tyre.Koha
do të nxjerrë në evidencë dhe nevojën e takimeve të tjera, si dhe realizimin e
objektivave të këtyre takimeve përmbajtësore.
Sadbere Emshiu
Prill 2023
Hamburg