Kulturë
Nuhi Veselaj: Rreth kuptimit parakombëtar të emrit polietnik serb dhe si u Imponua në shek. XIX-XX
E premte, 28.04.2023, 08:57 PM
Dr. Nuhi Veselaj:
rretH kuptimit parakombëtar të emrit polietnik SERB
DHE SI U IMPONUA në shek. xix-xx SHTET- KOMBI NJËNACIONAL
serbo-sllav në kUrriz e armiqësi me shqiptarët (1)
(Me pështy nalt –pështyma në sy - me
pështy poshtë –pështyma në gji.)
/Pljuvati pogore -pljuva?ka u lice –
pluvati podole - pluva?ka u sise.
(Mohuesve serbë të historisë shqiptare)
Hyrje
/Rreth ligj-kodeve mbrojtëse anase,
si reaksion ndaj atyre shkatërruese të pushtuesve/
Është fat i madh që populli shqiptar viteve të fundit,
edhe pse jo në mënyrë të organizuar shteto-institucionalsht, siç kërkohet, po
përjeton ringjallje të historisë nga studiuesit e bimës së vet, të cilët po ia
vërtetojnë rrënjët e tij që nga Pellazgia e këndej. Kështu, po
faktohet që pellazgët Siujdhesën Ilirike, nga Adriatiku në Detin e Zi, e
kishin truall të vetin dhe mund ta përshkonin edhe këmbë dhe së andejmi nga
Azia e Vogël e më gjerë dhe së këndcjmi nga përtej Adratiku e më gjerë mund të
të lëviznin e të përkapnin shtigje të reja, duke pranuar e lidhur miqasi e
hapur tregtishta në të gjitha viset e Mesdheun e tutje.gjithnjë e më tepër po
zbardhet e vërteta që lidhja e tyre me qiellin vërtet ishin malet e Siujdhesë
Ilirike, gjë që për këtë dëshmon gjuha shqipe, e cila, përkundër halleve e
telasheve që u sillnin turmat barbare, ajo, gjuha shqipe del e ruajtur kaq mirë
vetëm në këtë Siujdhesë. Është e vërtetë që pushtuesit që e shkelën këtë vend,
gërryen dhe zhgërryen smirëzisht palcën e këtij populli paqësor e të vyeshëm,
megjithatë shqipo-shqiponja hylleshë ringjallej feniks me ligjërimin e
pavdeksisë në prehërineë kësaj kohë-hapësire dhe të këtij nënqielli.
Ne duke pëshëndetur studiuesit tanë të palodhshëm në këtë
vijë, para se të flasim për raportin serbosllav–shqiptar, me theks në Kosovë,
kryesisht nga dy shekujt e fundit, në këtë hyrje kemi dëshirë të vëmë në pah
disa vëreja vetjake gjatë jetës sime 90 vjeçare se si shoqëria jonë shqiptare,
spontanisht e me vetëdije mbrohej nga ideologjitë e ligj-normat që sillnin
pushtuesit në këto troje. Ndër të tjera kam vërejtur që familjet tona
tradicionale për me ruejtë identitetin e vet karakteristik nacional e
socio-gjuhësor, me gjasë, si në epoka e periudha të mëhershme që nga
pellazgo-iliria dhe pas implikimit me fe pagane e abrahamovite e gjithsesi me ideologji të
ndryshme, kanë bashkëpunuar njëra me tjetrën, duke krijuar edhe ligj-kode
vetmbrojtëse që vetëm popujt me rrënjë të thella civilizuese e me kulturë kanë
mundur me i krijue, Faktet idhur me këtë
dëshjmojnë këtë thamë, do t’i përmendim tash fill. Mesa mbaj mend bashkësitë tona familjare
tradicionale në rrethana të veçanta, pa marrë parasysh ndasitë shoqërore e
fetare që kishin, çdo pushtues e kanë konsideruar si flamosje kaluese të
shëndetit vetjak që e shprehnin sipas motos:
Turbullinat ikin shkojnë - zalli
mbetet, na do të rrnojmë.
Prandaj, duhet ta ruanin njëri-tjetrin si fqinj e si
gjinë të arsyeshëm. Së këndejmi, kam vërejtur se edhe të gjithë pushtuesit, apo
epranët e tyre, cili më shumë e cili më pak, kur iknin e shkonin apo i hante
toka jonë si mollat e kalbura, në zallë-tokën e vetëdijes së popullit tonë linin
gërricje jo pa pasoja, qoftë negative, qoftë edhe ndonjë pozitive. Kështu ka
ndodhur edhe në bashkësinë tonë të gjerë familjare në këto 90-100 vitet e
sapokaluara, që kanë të bëjnë me pushtuesin kolonialist mjaft afatgjatë
serbosllav.
Po përsërisim nga çdo pushtues familjet tona me fe të
ndryshme tek ne gjenin strehim-shpëtimi ose mbrojtje te njëra tjetra. Besoj që
në këtë periudhë në situata të tilla derisa zgjaste hallakama, si në fshatin
tonë të lindjes, Reçan të Suharekës, ashtu veprohej edhe gjetiu. Madje,
varësisht nga motivi dhe organizimi kundër pushtuesit e kod-normave të tij,
kishte edhe rezistenca spontane, besa edhe të organizuara. Por këtu në këtë
vijë, po e cek si dukuri përbashkimie, apo si akte të mbara të suksesshme
mbrojtëse, ku dinjiteti i palës respektohej natyrshëm në kuadër të bashkimit të
fiseve shqiptare (feshë të ndryshme dhe me mentalitete të përafërta), punë kjo,
që si më përpara mund të dëshmohet edhe sot, pasi ky virtyt ende ka mbetur i
ravijëzuar në vetëdijen e masës sonë të gjerë autoktone. E kam fjalën në
autoritetin e fiseve që në periudhën e fëmijnise e të rinisë sime, edhe pse
ishim në robni klasike, jo vetëm katolikë e muslimanë, por edhe ortodoksët,
serbët apo shkiet e vendit, kishin fise me emërtime të njëjta si shqiptarët,
madje kishin fise edhe familjet e moçme turke e egjiptiane. Kjo përbashkimi si
akt mbrojtës shprehej respektueshëm në disa mënyra e forma, si:
Së pari, në formë të kultit të zotit të shpisë,
qoftë në familjen e ngushte, qoftë atë të gjerë;
së dyti, të kultit të fqinjësisë së mirë,
kushdoqoftë në mahallë, katund e më gjerë;
së treti, të kultit të kushërinisë qoftë me lidhje
fisnore, lidhje gjaku, qoftë me lidhje martesore, ndërmiqasie krushqie;
së katërti, si e veçantë del ndërlidhja e shenjtë nipa/dajë,
në e me ambiente ndërfisnore e ndërfetare;
së pesti, po thuaj të njëjtën vlerë kulti e kishte edhe ndërlidhja
me kumari e vëllamëri;
së gjashti, kishte vlerë koncepti i kultit mik me kuptim të veçantë sipas motos:
më i mirë një mik se një çiflik, apo ndikonte kulti në formë të
mikëpritjes: oda e shqiptarit e mikut dhe e shtegtarit që ndërlidhej
me sprova e harmoni karakteresh e
idealesh, pa dallim feje;
së shtati, paraqiste kult vet oda e shpianikut, si
odë fisi krenarie (Oda e Xhekës, Oda e Mehmetit, Oda e Palushit), pra Oda e
Shqiptarit, ku ndërlidhej detyrimi ndaj strehuesit: shtegtarit a
hallexhiut, ngase vetë bukëdcënia ndërlidheshin me dorëzani
konaku. Buka si dorëzani siguronte besëpaqe të përkohshme, madje ajo
dorëzani e përkohshme vlente me dhënien e ndonjë shenjë karakteristik me
vlerë miku ndër besë m’dore edhe kur përcillej jashtrë kufirit të zotit
të odës a katundit . Shenjë e m’ndores mund të ishte sipas
namit të personitg, kali, apo zakonisht
shami, maHRAMË, një shami, mahramë, deri edhe ndonjë degëz druri
karakteristik, lisi, blini, apo peme të njohur të shpianikut, shenj
autoritativ, rast ky që shërbente si dorëzani për një rrugë, deri sa Pleqnia ta
shpallte besëpaqen dhe ta marrë dorë zgjidhjen e procesit përkatës.
Së teti, por, mbi të gjitha faktori që e mbante shoqërinë
e tillë gjalluese e sado të bashkuar në zonat e caktuara ishin doket e
përbashkëta e në veçanti, e drejta kanunore, pleqnitë me dorëzani,
por mbi të gjitha për ne ishin parullat në shqip, si Besa-Besë!, Në m’ndoren
tande!, Ndërmjet burra! (jam filani), Ndërmjet burra! (jam e motra,
e bija e …), Të kam ra m’ndorë!, A ke konak, burrë i dheut (!) etj.
Madje kishte edhe shprehje kushtrimi për luftë (Mule…!
Hiq djalë…, Kush a‘ trim!). Kishte thirrje kushtrimi esdhe në rast
fatkeqësisish, nga (uji, zjarri, furtuna, llava e ujqve etj., madje edhe për ndërmjetësim për paqe, në rast
ngatërresash mes turmash, fshatrash, lagjesh e të ngjashme. Por vlen të
theksohet se kurr nuk ka pasur kushtrim burrash për mos tolerance fetare apo
për hakmarrje individuale.
Që të gjitha këto kulte, madje edhe të tjera, si kulti
i individit që të gjitha ishin shprehje në shqipe, i takonin ligjërimin shqip të trashguar që nga
lashtësia, etapë pas etape, brez pas brezi, kur nuk kishte shtet shqiptar me
kuptimin e fjalës dhe këto masa të
kohëve pa shtet që nuk duken primitive, andaj duhet vlerësuar që ishin
pasqyrim kulturë edhe në fushën e legjislaturës së pashkruar popullore. Me këtë
po due me thënë, që edhe nga kjo mënyrë e shprehjes kuptohet rëndësia e
studimit të lashtësisë historike të popullit tone, kulturë e vërtetë kjo,
mjerisht e mohuar nga elitat shtetërore e fetare të popujve tanë fqinj.
Dhe kjo bëhej për qëllime të ulta egoiste e primitive, për grabitje të
pasurive,të hapësirave gjegrafike,të botës shpërtërore e historike të popullit
tone të lashtë, kundër të cilit u përdor dhunë e paprovokuar.
Në të vërtetë, këto shprehje edhe në kohë të Perandorisë
Osmane ishin normë shoqërore që zbatoheshin, por ende ekzistonin dhe në kohën e
femijnisë sime si edukim shoqëror, por megjithatë, nën trysninë e
politikave dhe ideologjive të pushtuesve, siç ishte kjo serbosllavja e këtyre
160 viteve të fundit e shoqëruar me propaganda të organizuara e të ndihmuara
nga pushteti e në veçanti nga kisha pravosllave konakare nga osmanët,
duke shfrytëzuar sarhosh pushtetarët turq e sherrat serborusë, pati arritur me
krijue ndjeshëm ftohje e prishje të tolerances ndërfqinjësore ndërkonfesionale
mes shqifolësve ortodoksë në njerën anë ndaj palës muslimane e katolike në anën
tjetër. Ështe e vërtetë, siç thoshte im atë, se në kohë të Turqisë, para vitit
1912, pushteti më shumë i përkrahte ortodoksët se shqiptarët muslimanë. Por
shkitë e vendit gjatë kryengritjeve shqiptare, nuk bashkëpunonin me turq, por
bënin përjashtim individët të organizuar nga njerëzit e kishave dhe nga
intelektualët e familjeve të njohura ortodokse të qyteteve nga Prizreni,
Gapiqët e Qeremikiqët etj. që bashkëpunonin me turqit e njëhjerazi mbanin
lidhje me bandat çetnikëve që sapo kishin filluar të vepronin ilegalisht.
Ndërkohë, kisha serbe ishte shumë aktive, për të keq,
nxiste nguca armiqësie ortodoksish (shkive të vendit) me katolikë e muslimanë
dhe kjo, fatkeqësisht ndodhi pas vitit 1912, kur pushteti shovinist barbar i
Kralevinës përkeqësoi raportet serbo-shqiptare Ndërkohë, pushteti i fundit
serbosllav i rikthyer pas vitit 1944 si qeveri komuniste rankoviçe-milosheviçe
ndoqi të njëtin avaz politik shqiptarofob, bile
edhe më keq se ajo e kralevinës, sepse kjo e fundit gjakosi fqinjtë: shkije-shqiptarë që më parë
ishin të pathyeshëm, por megjithatë ende ka familje shqiptare e serbe-shkije që
mund të rikuperojnë mirëkuptim të plotë ndërfqinjësor njezishmërisht.
Së këndejmi, pikërisht rreth këtij infiltrimi
mentalitetesh të politizuara me urrejtje, plaçkitje e abuzime, përvetësime
objektesh kulti, shkaktuar nga elita e
komb-shtetit serb, që kishte bekimin e kishës pravosllave (serbe), duke
shkaktuar armiqësi me fqinjtë, por politika e tillë vetvrau shkitë vendit, ortodoksët:
shqipfolës, të cilët pasi i joshi me gënjeshtra të poetopolitizuara të deklarohen serbë, marr shembull shkitë e
fshatit tonë, të cilët as për nga gjaku, as nga gjuha e zakonet nuk ndaheshin
nga shqiptarët, fatkeqësisht të tillët arriti që në luftën e fundit me i
gjakosë me fqinjtë e vet, dhe pasi humbën këtë fqinjësi humbin gjithçka, andaj
ushtria serbojugosllave me rastin e tërheqjen e vet nga Kosova si humbëse, i
tërhoqi edhe ata i me vete në Serbi.
Sido që të ketë ngjarë, për t’u kuptuar më mirë lidhjet
historike shqiptaro-serbo-shkije e serbosllave, hilet e shtuara serbomëdha që
nga srpskipreporod-i i shekullit XIX e deri në ditët e sotme, ne këtë
punim i kemi në analizë këto katër çështje ballore:
Së pari, rreth kuptimit parakombëtar të konceptit
etnik sllav, përkatësisht serb e sllavoserbë, në
simbiozë me shqiptarë (arbano-maqedono-epirotë) që nga periudha e
Perandorisë Romake e në vazhdimësi;
Së dyti, rreth mohimit të historisë së pëbashkët
shqiptaro-serbe nga nacional- shovinizmi fetaro- serbosllav shqiptarofob;
Së treti, si lindi dhe u rrit territorialisht me dhunë
komb-shteti sllavoserb në shek. XIX e XX, në kurriz e armiqësi me shqiptarët
dhe
Së katërti, si ndodhi Çlirim-shpëtimi i Kosovës shqiptare
nga kththetrat e Serbi-Jugosllavisë fashisto-komuniste kolonialiste dhe
përpjekja ndërkombëtare për paqetim e njohje reciproke shtetërsie Kosovë –
Serbi.
Gjithsesi do të përpiqemi mos me përbaltë popullin e
pafajshëm, qoftë të ashtuquajtur serbë, qoftë shqiptarë, popuj këta që kanë
vuajtur kaq shumë nga elitat shoviniste serbomëdha, të cilat nuk e deshën
bashkëpunim e ofruar për çlirim nga sundimi Osman bashkë me shqiptarët e në
vazhdimësi, po zgjodhën shqiptarofobinë, mbollën urrejtje fetaro-nacionaliste
kundër shqiptarëve pa pasur kurrfarl provokimi prej tyre dhe rriten veten me
dhunë mbi kurriz dhe armiqësinë ndaj fqinjve besnikë, pa pasur kurrë asnjë të
keqe prej tyre.
Nëse lexohet me kujdes punimi si dhe të tjerë të kësaj
natyre, do të kuptohet më mirë përmbajtja e motos nga ballina që vlen
parësorisht për mohuesit serbë të historisë dhe fatit të përbashkët
shqiptaro-serbë:
Me pështy nalt të bie në sy / me
pështy poshtë të bie në gji.
/Ako nagore pjluješ, pada ?e ti u
lice – Ako podole pljuješ pada ?e ti u sise.
Prej nga del mesazhi, se cili përbalt fatin historik të
përbashkët me fqinjin, ai përbalt veveten, përbalt e njollos historinë dhe të
vërteten e popullit të vet.
I.
Rreth kuptimit historiko-etnik parakombëtar I FJALË-TERMIT SERBO+SLLAV
Sihyrje
Në fillim të shekullit XIX, andej nga kufiri i
Austrohungarisë nën ndikimin lëvizjes Renesanca - Rilindja Europiane, si
rezultat e së cilës u formuan shtete kombëtare gjithandej, u prek edhe lëvizja
pansllaviste. Kështu ndodhi te disa intelektualë serbosllavë të Smederevës,
sanxhak e pashallëk ky, ku pati jehonë jeta dhe rrita e nacionalizmit serb kur
edhe u shkri nën emërtimin: Pashallëku
i Beogradit, dhe prej andej u shtri në masë si lëvizje rilindëse
serbosllave që, mesa di, mori emrin Preporod (rilindje). Së këtejmi kjo
lëvizje preku masën e pakënaqur popullore nën sundimin e osmanëve, që u shpreh
si revoltë e organizuar e quajtur: Kryegritja e Parë Serbe, e cila edhe
pse nga ushtria turke u shua pas tetë vitesh, megjithatë ky ishte sukses, ngase
Turqia u detyrua të amnistojë shumicën e kryengritësve. Së këndejmi kjo
kryengritje mori ngjyrim kombëtar, që do të ravijëzohet më qartë në revoltën
tjetër vijuese popullore që u quajt: Kryengritja e Dytë Serbe, ku
atributi serb srpsko do të jetë edhe më i theksuar dhe i përshkallëzuar
si term politik, si emërtim i një etnie, i etnisë njënacionale serbosllave
Kjo kryengritje nuk u shua me luftë, po me bisedime, nga të cilat Serbia do
të marrë elemente shteti në raport me Perandorinë Osmane dhe më gjerë.
Sidoqoftë, për ne, meqë edhe në atë pashallëk popullsia
ishte etnikisht e fetarisht e përzier, zgjon interes përdorimi i atributit serb,
gjejësisht kompozitës serbosllavë me kuptim njëetnie, kur
statistikat flasin që Pashallëku në atë kohë përbëhej më shumë nga të tjerë se
nga serbosllavë, ku shumica e të tjerëve ishte shqiptare, muslimanë
e të krishterë (katolikë e ortodoksë të ritit grek, por edhe ortodksokatolikë
jo serbosllavë), por ishte fakt që atributi serb srpstvo, fitoi
shtrirje të ligjshme sociopolitike, si:
Kryengritja e parë serbe,
Kryengritja e dytë serbe, Srpska
Kneževina (Principata serbe),
populli serb, srpski narod, kisha serbe ortodokse -srpska
crkva - pravoslavna etj.
Së këtejmi, nënkuptohej se ky atribut si pjesë termi
kishte të bënte vetëm me kuptim njënacional serbosllav që edhe sipas
kishes ortodokse serbe më parë faktikisht nuk e kishte, po tani bekohej edhe
prejsaj. Po jap një shembull se Kisha
pravosllave ruse edhe kjo serbe faktikisht kishin karakter shumetnik,
përthithnin disa etni, mirëpo ndërkohë e prekur nga nacionalizmi serb Kisha
pravosllave serbe filloi të përdoret vetëm si kishë serbesllave një etnike.
Në të vërtetë historikisht emërtimi kishë serbe pati përdorim që në
Mesjetë në kohën e sundimit të dinastisë Nemani, përkatësisht gjoja dinasti serbe
Namanjiqe, me shtrirje: Rashka-Prizren-Shkup që bashkë me betejen
apo Luftën e Kosovës (Kosovski boj 1379), u mitizuan nga
njerëzit e kishës. Madje knjaz Llazari, humbësi i luftës dhe i jetës në
atë betejë (në Kosovë) u hyjnizua, u viktimizua si Krishti për njerëzimin, por
ky vetëm për populllin serb (!), popull ky, i cili afro 500 vjet rroi i
qetë nën mbrojtjen e viktmizuesit të Lazarit Turqisë Osmane duke i ndenjur të
urtë e butë nën vazalitetin e asaj fuqie, apo jo?
Me fjalë të tjera në realitet Serbia, si emërtim
gjeografik si dhe epitet-atributi serb, nuk e kishin nocionin e një
nacionaliteti, qysh ia dhanë murgjit dhe e përvetësoi nacional-shovinizmi serb
i rilindjes kombëtare serbosllave, prandaj për ne del e diskutueshme dukuria
pse termi Serbi dhe atributi serb, fluturimthi (lete?i) u
bart në Pashallëkun e Beogradit, veprim ky që për mendimin tim,
ishte veprim me sherr shumë të madh. Themi “me sherr të madh”, sepse
bart në vete mesazhin që komb-shteti i sapolindur, serbosllav në atë Pashallëk
ta kërkojë bazën serbosllave, andej nga ia kishte përgatitur Kisha
serbe me mitin për Kosovës, dhe për shtetin gjoja serb të dinastisë
nemnjite gjithkëndej në Mesjetë. Pra ky mit gjithsesi i fryrë me të me të pavërteta,
u gëlltit nga nacional shovinizmi dhe do të ketë pasoja edhe të pamira për
fatin e popullit serbë në marrëdhëniet me shqiptarët. Mos të kujtohen vetëm
barabaritë kundër shqiptarëve, por edhe plojat kundër ushtarëve serbe në troje të huaja jashtë atij pashallëku!
Sidoqoftë, pikërisht pse emërtimet serb e sllav
ishin dhe janë të diskutueshëm dhe pse ishte me shumë sherr bartja e
këtij epitet-emërtimi serbosllav në Pashallëkun e Beogradit do ta
trajtojmë, fill pasi të zbërthejmë:
Së pari, etimologjinë e këtyre fjalëtermave: sllav dhe
serb
dhe
Së dyti, të japim disa sqarim-fakte në raportin
serbë-shqiptarë, shkas barsvlerësit: Serb/ *Sherb dhe Sllav/
*Shklav ndaj barasvlerësve të serbishtes, me rëndësi e jashtëzakonshme
kjo për të kuptuara historinë e përbashkët shqiptaro-serbe dhe gjuhës shqipes
dhe serbishtes në krahasim me gjuhët klasike: latinisht e greqisht, ku assesi
prania e gjuhës shqipe nuk mund të mohohet.
1) Analiza etimologjike e
fjalë-termave sllav e serb
Këto dy fjalë-terma: sllav e serb, edhe pse
pjesërisht kanë një përafri sinonimie, siç i ndeshëm të reflektuara në burime
të caktuara, në analizë (shih trajtat në skemën e mëposhtme), po i paraqitim
veç e veç, në katër gjuhë, me shtesë kuptimet e sotme shqip e serbisht: _______________________________________________________________________
-----------1------------------2---------------3-------------------------4------------------ shq.
serb.
1) lat. Sclavus gr. Sclabos shq. *Shkllav/ët serb.
Sllav/en, sllov/en) skllav,
rob!
2)
lat. Servus gr. Servos
shq. *Sherb/ ës serb.
Serb/in (*sarb!) sherb/yes,
sluga!
a) Me fjalën lat. Sclavus, gr. Sclabos, u quajtën
kryesisht turmat sllave që kishin invaduar në ato vise-gjeografike, ku në
Perandorisë Romake jetonin etni iliro-dardano-shqiptare që atëbotëj pjesa dërmuese e tyre ishin klasë e nënshtruar si
edhe turmat ardhëse që u përzien me ta. Kjo masë ardhësish nga sundimtarët
latino-grek e vendës, u quajtën: skllavë skllevër (rob): lat.
Sclavus, gr. Sclabos).
Është me rëndësi të ceket e vërteta se trajtë-emrin latin
sklav-us në shqipe e ndeshim të reflektuar që nga fillimishtja në
trajtën *Shklav-ë (dallimi:
nistorja Sh =S + mbaresë-prapashtesat shqipe e latine). Kjo fjalë
sclav/us shq. shklav/i, në ligjërimin e gjallë të shqipes ndërkohë
ka pësuar këto ndryshime: shkla-vi, shkja-vi shka-vi shka –u etj.,
ndërsa shumësi përveç shkavellat, vjen si rast me kontamini nga fjala lat. schism, shq.
shkizmë (dallimi SH=S): shkij shkije, shkie, shqe, shkini). Studiuesit Vedat Shehu (për çka i duhet
rishikim) mendon se nga fjala na/shke fundorja -shke që me këtë
shtesë e quajnë gjuhën e tyre sllave malazezët, por edhe, po shtojmë ne: goranët,
torbeshët e shkitë tanë (vendës), të cilët kinse për këtë shkak, sipas
Vedatit, shqiptarët i quajtkan: shkja
shke! shkje. Në të vërtetë, në një Wikimedi lexova që edhe rumunët
serbët i quajtkan: sclav/us (skllavë) e shqiptarët shkje,
ndërsa hungarezët i quajtkan rashiani, sipas qytetit Rasha sot Rashka,
ku zuri fill mbretëria (tribale serbe!) Nemane.
Sidoqë të jetë, kuptohet që te ne, në shqipe ndërkohë
trajta shklavi shkjavi shkavi shkiet shkjetë u përdor me kuptimsi
besimtari të ritit shkizmatik (shkja shkje shkije), me kuptim: – ortodoks jokatolik, por shki- (shkizmatik),
ortodoks shqipfolës vendës.
Më në hollësi shka e shkizmë shih veprën; “Injorimi
dhe dëshmimi me pahir i gjuhës shqipe si
kriter i së vërtetës, shkas vepra e M.S. Milojevic (1866-1873) dhe epranët
e pasuesit e tij” (zsh 2017; Prihtinë
2021 - internet ). Gjithsesi Sh-ja
del e ndërkëmbyeshme me S nistore të latinishtes, greqishtes e të gjuhëve të
tjera.
Së këndejmi trajta *shklav e shqipes ka ndryshuar
jo vetëm nga shqiptimi po edhe në ndonjë nuance kuptimore, por gjithsesi
funksioni barasvlerës e forma e hershme shkrimore e shqipes në trajtën *shklav
(shkja shkavi, shkavellat në raport
me gjuhët klasike nuk mund të mohohet dot, gjë që është tejet e rëndësishme për
shkencën, historinë shqiptare e gjuhën shqipe, sepse kjo argumenton, përveç praninë edhe shtrirjen e
shqipes e të shqiptarëve në të githa kohëhapësirat përkatëse gjeografike, ku
edhe sot jetojnë shqiptarët si anas, mbase disa edhepse të asimiluar ende
identifikohen me ndonjë gjurmë si të tillë, apo jo?
Njëherazi të vihet re përkimi shqip serbisht i LL= L,
shqiptimisht te fjalë-trajta e re e shqipes Sllav/ët ndaj serbishtes: Slav/eni
SLov/eni (Sllovenët).
b) Gjiithashtu edhe emri serb për etni e Serbi si
toponim, nga gr. Serv/os, lat. Serv/us (Servia) që kishte njëfarë sinonimie
më përcaktuese kuptimore ndaj asaj shklavë lat. sclavus gr. sclabos që
për sundimtarët greko-bizantinë mund të ketë pasur kuptim më praktik, sepse serv-ët
kishin të bënin me robin aktiv: servos e serbula (vesha), shq.:
shërbëtor, sll. sluga, që në shqipen e atëhershme ndeshet e reflektuar
me paralelen barasvlerëse *sherb-i apo *shërb/S /srb?, gjë
që faktohet sot katërcipërisht nga rrënja e foljes shërb/ej shërb/im dhe të emrave: shërb/yes,
shërb/im, shërb/ëtor etj. Madje edhe trajtat Saro për Sim
(birin e Noes (ind.) apo këto fjalë-fisesh ilire: Sarbeati, Sraba,
Sarmati (!) që i ndeshim të shënuara nga dikush, ku është shprehur mendimi
që së andejmi mund ta ketë prejardhjen etnonimi: serb srb/in, po
sido qoftë, prania e fjalës shqipe *Sherb me të gjithë elementat përbërës:
/Sh(S)+E+R+B/, si ndërndikuese assesi nuk mund të mohohet, apo jo?
Të vihet re që fjalë-trajta e shqipes *sherb, e
cila fillimisht si fjalë njërrokëshe ka pasur funksion polisemantik (si emër,
mbiemër; folje, ndajfolje), ashtu si shumë fjalë të shqipes që kanë zhvillim të
ngjashëm normal, por parësorisht sot kanë mbetur ndajfolje, pasi emrat e foljet
e prejardhura prej asaj rrënjë-teme morën prapashtesa të specifikuara me të
cilat pëdoren sot, mirëpo kjo që po themi nuk është supozim pa bazë logjike e
praktike. Kujto rastet, si: njom, trill, trisht, fill, lum, lag, lig; qip e
shqip, but e zbut, beq e zbeq etj. ngase, siç do të shohim rrënjë-tema sherb-
ndërlidh konceptin e shërbëtorit, përkatësisht skllavit (servus
sclavus)) me *sherb-shërbyesin në shqipe dhe së këndejmi edhe me
etnonimin Serb-in, trajtë kjo e ndajmbathur mbase si
kontaminim, qoftë nga trashëgimia (!), qoftë e rikrijuar nga trajtë-rrënja e
gjuhëve klasikeose edhje më e sigurt shqipe, po gjithsesi me kuptimin etnonimi
që e jep trajtë-emri *sherb i shqipes, me kuptim shërbyesi,
apo jo?
Sido që të ketë ndodhur në burime të caktuara
serbe, edhe pse nuk janë të një mendjeje, thuhet se fjala serb, (serv,
*sarb, srbru), pra me kuptim shërbyesi
në këto troje, si trajtë me nocion etnik (që për këtë i jep logjikë trajta e
shqipe *sherb (shërb/yes), e cila del më e hershme se ajo sllav,
por ka të tillë që e thonë të kundërten, të cilët citojnë se këtë fjalë,
pëbuzëse servos serb/ula ua kanë vënë me qëllim poshtnimi etnisë sllav-skllevërve,
zotnijtë grekë, atëherë kur skajshmërisht i shfrytëzonin dhe i nënçmonin, kurse
ata për vete (grekët): “vetëm këndonin e argëtoheshin” (Milojevic).
Unë nuk kam për qëllim të polemizoj me faktin se si
shpjegohet etimologjia e fjalës serb nga disa “studiues”serbë: strunga
apo “sarbu”apo srp (draper) etj., dhe aq më keq nga sanskr. *safara apo *savara (divlaci
– të egërit) apo prs. *sar’ (glavoseca – kokëprerës!), sepse, e themi pa
shibla, nuk kam kurrfarë tendence anshmërie pos objektivitetit. Madje sa për
ilustrim po e shënoj në origjinal tekstin serbisht që e ndeshëm në një
wikipedi:
Srb, odnosno “Serv” servus (kao i
sclavus sklav slav-i) na jezik Rimljana
(italijana) je re? koji ozna?ava robove a na tom jeziku obi?no i rije? srbula
koja ozna?ava siromašnu obo?u.
(Serb, përkatësisht servus (ashtu si edhe sclavus
skllav sllav) në gjuhën e romakeve (italiane) është fjalë pejorative, ku edhe
fjala serbula tregon veshje vobegtish).
Madje nga Fjalori i Klajiqit po i shtojmë këto shprehje
përçmuese nga latinishtja:
“servus homollimus, servi
pro nulis habentus, servi pro nulis
dhe servus est res”.
Gjithsesi, këto kanë mbetur si shprehje me kuptim më të
ulët pejorativ, ngase grekët e latinët serbët (servët skllavët) si etni,
atëherë nuk i kanë konsideruar si njerëz, as si gjinë as si gja, po si sende,
si vegla që i shfrytëzonin skajshmerisht me përbuzje. Kuptohet që edhe
shqiptarët e robnuar të ndërlidhur me të njëtin fat me serbosllavët nuk duhet
të kenë qenë më pak të shtypur, të përbuzur, po sidoqoftë për shqiptarët si
pellazgoilirë do t’i japim disa të dhëna të rëndësishme që assesi nuk duhet të
mohohen, apo të neglizhohen sot si më parë, siç ka ndodhur nga elita
fetare-intelektuale e serbëve të verbuar nga ndjenja eprane e megalomanisë dhe
e shqiptarofobisë.
2) Disa sqarime të rëndësishme në
raportin serbë-shqiptarë, shkas
barsvlerësit: *sherb e *shklav ndaj
srb/in, serbo- slav/en)
Së këtejmi, qëllimi ynë kryesor është që botës shkencore
e njerëzore të interesuar, ne veçanti botës serbe dhe elitës së saj, aq sa
mundemi dhe dimë, t’ia bëjmë me dije disa të dhëna, në disa pika, ku implikimi
i shqiptarëve, gjuha dhe të qenët e tyre nuk mund të anashkalohen nga historia
e përgjthshme e popujve të qytetëruar, as nga ajo e përbashkëta me
serbosllavët. Këtë po e bëjmë, pikërisht mbështetur nga termat e trajtuar këtu,
shklavë e sherbë, si:
E para, edhe me këto dy fjalë *shklavë dhe *sherbë
pohohet jo vetëm primati i SH-së ndaj S- së vetvetes, por edhe
ndaj gjuhëve të tjera. Kjo nuk bie ndesh me studiuesin Nezir Myrta, i cili
mendon se edhe Sh-ja e shqipes më
në lashtësi kishte qenë S, dukuri kjo e njohuir, e cekur edhew në
punikmetg tona. Ndërkaq, këtu del sheshit edhe e vërteta tjetër e mohuar deri
tani nga disa qarqe kryesisht serbosllave, të cilat, qoftë në mënyrë
tendencioze, qoftë mbase nga mosdija, qoftë për mungesë koncepti, mohojnë
praninë e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në këto troje ilire, gjithsësi para
dyndjes së sllavëve këndej:
“të kësaj race të re mongole që në Europë u trajtuan
si skllavë, dhe u vetëquajtën sllav slaveni ose sloveni.”(Shih:
gazeta Diaspora shqiptare në int.).
Konkretisht këtë që e thamë e argumenton edhe implikimi i
fjalëve të shqipes, lashtësinë e të cilave e dëshmojnë vetë trajtat *shkllav-ët
(s(h)kllav) dhe *sherb-ët (s(h)erb), të cilat që në
fillimishte katërcipërisht ishin reflektuese ose ndërndikuese në barasvlerësi
me gjuhët klasike e të tjera.
E dyta, dëshmohet edhe me këto dy fjalë që kjo racë sllave
të ardhurish u përzie apo u simbiozue, me shqipfolësit, në territoret e tyre,
simbiozim ky që pohohet edhe me gjuhët e sunduesve latinë e grekë, fjalë të
cilat u takonin edhe gjuhëve zyrtare edhe fetare sakrale të sunduesve, ngase në
shqipe sot fjala shklav shkjav shkavi shkavelli, nënkujpton ortodoksin,
pa marrë parasysh prejardhjen e tij, pra shkitë tanë të vendit apo ata
ardhës (serbosllavë), madje, edhe fjala e shqipes *shërb, me -B fundore
(krahaso V=B: serV/sherB) që tregon shërbyesin jo shërbëtorin
(-tore formë e mëvonshme nën ndikimin e italishtes), paraqet pra
shërbim-kryerësin më koncept jo aq të përbuzur në gjuhën e shqiptarit, që
ndryshon konceptualisht nga gjuha e sundimtaeëve grekë e romanolatin.
Trajtë-emri e shqipes shërbyes, në kuptim neutral, në serbishte ka
barasvlerës: uslužitelj, obavlja? poslova.
E treta, vërtet, para e pas ardhjes së sllavëve, nuk mund
të mohohet as përzierja ndërkohë edhe e shërbyesve të tjerë që nuk ishin
serbosllavë, as shqiptarë
(arbanaso-pasdardanë), të cilët në zonën e caktuar që fillon të
quhej Serbi, mund të ishin shumicë ndaj sllavëve ardhacakë, si:
vllaho-rumunë, maqedono-bullgarë, epiroto-grekë, kroato-dalmatinë etj., por
pasi kryenin punë shërbyese në atë territor gjeografik që quhej Serbi,
atëherë ishte krejt normale që administrativisht e në thjeshtëligjërim edhe ata
të quheshin serbë (servus), shqip sherb/ë shërbyes, të
cilët, pra nuk ishin serbosllavë, por për nga prejardhja emërtimi serb përfaqësonte
një konglomerat komunitetesh që ndërkohë, edhe u emancipuan, u bënë të zotët e
vetvetës po vazhdonin ta mbanin emrin s(h)erbë,
qoftë nga të tjerët, qoftë edhe vetë dhe kështu ta përgjithsonin dhe ta
përvetësonin atë etnonim, madje edhe pasi u bënë pronarë pasurish apo të
arrinin pozita e thirrje të larta shoqërore si fisnikë, mbretër, dhe po
me atributin serb të emërtonin feudin, principatën apo mbretërinë
që administronin. Në raste të tilla kuptohet se atributi serb nuk
përdorej më me kuptim pejorativ po realisht as me nocionin të një kombësie, po
shprehnin nocionin e një konglomerati etnish të shkrira në fjalën serb.
E katërta, shtrohet pyetja, ku dhe kur lindi emërtimi serb
me kuptim jopejorativ?
Si toponim thuhet se është identifikuar së pari diku në
Greqinë e sotme, por dihet se Kosova, sipas propagandës së fryrë, ishte epiqendra
e atij nocioni me përcaktim gjeografik joperojativ, ndërsa si atribut kombësie
etnie e kishe përmendet te zhupania Nemani në qytetin Rasha (Rashka në
Serbinë e sotme). Konkretisht përmendet
që mbrteti i parë serb! i kurorëzuar i Dinasttisë Nemani ishte mbreti
Stefan Nemani, ndërsa i pari fesë serbe pravosllave ishte i vëllai i tij Sveti
Sava. Edhe emri Stefan, edhe Sava kanë prejardhje greko-bizantine, i pari ka të
bëjë me nocion kurore, ndërsa i dyti me kuptim hyll-shenjtërie. Thuhet se
Nemanët si familje katolike kishin ardhur nga Mali i Zi i sotëm, po në Rashë,
mbanin të dy ritet e krishtena, por për shkaqe politike e përzgjodhën
ortodoksinë. Në të vërtetë, Stefani u kurorëzua mbret serb! nga Papa katolik,
ndërsa Sveti Sava, i vëllai, themeloi Kishën serbe pravosllave të uruar nga
Patriku ortodoks. Përsëri po pyes sa qendron atributi mbret serb,
kur Stefani nuk ishte as serb as sllav(!!!) dhe sundonte më shumë etni
të tjera se serb. Po ashtu edhe Sava nuk ishte as sllav as serb
dhe në atë fe më shumë kishte besimtarë të tjerë se serbë. Meqë siç u tha,
as njëri as tjetri nuk ishin as serbë as sllavë, ngase i takonin fisit ilir tribal,
edhe pse jam i vetëdijshëm për simbolikën që kanë apo që mund të kenë pasur
këto dy fjalë-terma, nuk po mund të ndalem pa i shtrua këtë pyetje e vetvetes:
Sa qendron atributi serb te emërtimi feja serbe pravosllave ose
siononimi feja e Sveti Savës, kur kemi parasysh origjinalitetin kuptimor
të baravlerësit feja ortodokse, kur as mbreti as kryepopi nuk ishin
ardha ak ndër serbë, apo jo ?!
Gjithsesi për njeriun e thjeshtë supozim-besimi i tillë
duket si një krijim-supozim imagjinativ si mashtrim i madh (velika zabluda),
por në punë të fesë ndodhin gjera që duhet besuar edhe atë “çka s’ta merr mendja”, apo jo? Dihet
se drejtuesi i Greqisë gjerman nuk quhet grek, as Princ Vidi nuk quhet
shqiptar, apo jo?!
E pesta, gjithsesi del e diskutueshme edhe me
sherr pse atributi serb e ai sllav që u përvetësuan politikisht në emër të
tribalëve që i takonin fisit ilir, atëherë realiteti, sipas logjikës së sotme
nuk ka mbështetje as në gjuhën latine, madje as sllave sllav (skllav),
sa ka me logjikën e trajtë-fjalës shqipe shërb (s(h)erb), sepse nuk vihet në
dyshim prejardhje ilire e shqiptarëve si
edhe si edhe tribalëvet, apo jo? Së
këtejmi, pra, kokëfortësia shkencore thotë se origjina e fjalës serb fillimisht
ka gjasa të ketë prejardhje më të forte liroshqiptare se sllave, megjithatë,
për mua është atraktiv, shpjegimi eufemik me fjalën sllava për S(k)llav,
Slova për Slov/en. Gjithsesi mendoj se është me interes të
vazhdojë hulumtimi rrethj prejardhjes së fjalëve: Serb e Sllav, apo jo?
E gjashta, edhe krahasimi me trajtën bizantine ortodokse servos
e atë katolike latine servus me trajtën e shqipes *sherb apo atë
shqipe-serbe: sërb/srb dhe
të foljes aktive të shqipes: shërbej me shërbye, serb. služiti (sluga)
me trajtat foljore përfaqësuese latine e greke, përkatësisht, me ato të sotmet:
angl. (to) serve, fr. server, it.servire shq. serv/oj (shërbej), serb.
servirati (služiti), ku duhet vlerësuar jo vetëm situatën përkatëse, por
edhe trajta shkrimore, që është vetë fundorja e trajtës së shqipes -B,
*ShërB, shërBej ShërBi shërBim, e cila përkon me fundoren e supozuar në
serbishte, si:, SRB: *SarB-an, *SerB-an, - *SerB-u, edhe me
trejtën e sotme srb Srb/ija. Së
këndejmi del e veçnta që dua ta theksoj: në bazë të fundores trajta serb,
përkon me shërb të shqipes jo me serv të latino-greqisahtes. Edhe nga ky
këndvështrim kuptohet se, ndikim-implikimi i shqipes së folur në trajtat e
supozuara të sllavo-serbishtes assesi, nuk mund të mohohet. Shihet qartë implikim-përkimi konstant i
fundores -B, të fjalëtemës së shqipes *sherb shërb (sërb), të
asokohshme, ndaj SRB, dhe trajtave të tjera supozuese në serbishte.
E shtata, në Fjalorin e fjalëve ndërkombëtare të Klaiqit
për të njëjtin kuptim, qoftë si toponim, qoftë si etnon qëndrojnë trajtat
paralele me fundoret B =V: serb/ serv Serbia/Servia, por kemi raste paralele edhe me instore: B=V që kanë
shtrirje sipas sferave të ndikimit lashtogrek em atë latin, si te shembujt: Bizanti,
barbar, barbarizëm ndaj Vizantia,
varvar, varvarizam etj.
E teta, po lidhur me ndikimin autoriteti pushtetor
politik, kulturor e fetar, qoftë nga Roma (Vatikani) qoftë nga Konstantinopoja
(Patrikan), përkatësisht Stambolli (Sulltania) ndeshim në përdorim trajtën e
caktuar serv/ serb me kuptim territori gjeografik, por jo me
kuptim serbosllavi njëetnike. Kështu p.sh. Trepça e Artana kur përmendet me
dominim të elementi katolik, quhej Albani, ndërsa Prizreni, Peja,
ku përmendet dominues elementi ortodoks quhej Serbi (Metohi).
Kështu ndodhte edhe me Arnautistan e Serbistan, varësisht nga mbizotërimi i
elementi përkatës katolik që ndërlidhej me Albani apo ortodoks që ndërlidhej me
Serbi.
E nënta, është e vërtetëtë se të njëjtën dukuri
emërtimesh e përdornte edhe Perandoria Osmane, edhe pse të njëjtat treva i
kishte ndarë në vilajete, sanxhaqe e pashallëqe, që ndëlidheshim edhe me nahi,
bajraqe, si p. sh. Vlk Vilajet, Arnautistan, etj, por ato toponime
të trashëguara si ndarje politike në kontekste të caktuara sidomos nga jashtë
ende përdoreshin si: Albani, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Epir e kështu me radhë.
E dhjeta, lidhur me pikën e mësipërme, po shtojmë të
vërtetën, se të ashtuquajturën Serbi, (Vilajeti i Kosovës e më gjer)
Pjetër Budi në një shkrim e ka quajtur Servi, Frang Bardhi Shkiavoni
(si pjesë të Ilirisë), ndërsa Pjetër Bogdani e shënon Shërbi. Kështu me Sh
nistore e hasa në një dorëshkriim origjinaltë tij (fotokopje) dhe nuk dua të besoj
se ishte gabim shtypi, sepse përkon me dukurinë e vërtetuar katërcipërisht që
nistorja S e latinishtes në shqipe atëbotë dilte e reflektuar në Sh.
Për mendiminm tim pse mos me dale e diskutueshme: çështja e primatit (e
përparsisë) Sh-ja e shqipes në krahasim me gjuhët klasike e të tjera). Nuk
është nevoja të shtojmë këtu shembuj të tjerë për dukurinë, siç doli trajta e
sugjeruar: S=SH, Serb /*Sherb-, servir/ shërbej, me shërbye
shërbyes, të shpjeguar pak më sipër.
E njëmbëdhjeta, dihet mirëfilli që Pjetër Bogdani i ka
shërbyer komunitetit fetar katolik (shqiptar) jo “serbëve” në Serbi e
Bullgari, kuptohet edhe në Vilajetin e Kosovës që quhej Serbi në Vilajetin e Shkodrës që quhej Albani,
në Vilajetin e Manastirit, që quhej Maqedoni apo Epir, po ai në Kosovë
:*Shërbi (krhaso shërbyes /servus) kishte ndeshur ortodoksë që flisnin
shqip, por që zyrtarisht quheshin “serbë” dhe ua qan hallin pra
serbëve arbanishtfolës që fëmijët e tyre nuk po mund të edukoheshin e
shkolloheshin qysh duhet në fenë kristiane (katolike) që në serbisht quhej
arbanashka vera.
E dymbëdhjeta, shtrohet pyetja: Atributi srb srpsko,
në fillim të shekullit XIX, i bartur sifluturimthi në Pashallëkun e Beogradit
me nocion njënacional, ishte uzurpim, apo jo? Përgjigjja del: PO, bile: shumë
me sherr, sepse propagandisht kisha serbeedhe tashti si më parë e kishte
sforcuar mitin e dinastisë gjoja serbe të Nemanëve e në veçanti aq më tepër
mitin serb për Kosovën serbe, jo për Pashallëkun e Beogradit, pasi në
atë kohë Beogradi, jo vetëm gjeografikisht, por as politikisht e ushtarakisht
nuk ka qenë i implikuar as me dinastin nemane as me betejën e Kosovësas em
Serbisë, si topçonim politik.
E trembëdhjeta, ç’është e vërteta, Kosova asnjëherë nuk
ka qenë serbe me kuptim të një etnie sllave. Madje as territori i
Pashallëkut të Beogradit në shek XIX nuk përfaqësonte realisht një shtet
kompakt strikt sllavoserb me gjuhë e territor të një kombësie, prandaj
përdorimi i atributit serb siç e përpallte, edhe do ta propagandonte, pa
të drejtëtëër rrjeti propagndistik shtetëror e prirë nga
kisha pravosllave serbe ishte ipunë e pçadrejtë padrejtë dhe me sherr.
Ç’është e vërtea, kisha serbe të gjithë ortodoksët i
quante serbë dhe këtë koncept do ta përvetësojë gabimisht edhe elita
intelektuale e politike e shtetit serbosllav në formim e sipër në Knezhevinën e
atij pashallëku dhe në këtë mënyrë u shkaktua padrejtësi fatale ndaj
shqiptarëve, fillimisht sidomos asaj pjese që i takonte ritit ortodoks ose
ortodokso-katolik, sepse nga Beogradi ortodoksizmi idetifikohej si i
sllavizuar me termin pravoslavlje,
term i përdorur edhe nga kisha rusepor jo me kuptim njënacional.
E katërmbëdhjeta, sa më sipër, bartja e emërtimit serb
e Serbi në Pashallëkun e Beogradit me kuptim njënacional vetvetiu kuptohet
se ishte abuzim, shtrembërim i të vërtetës, ngase, siç e pamë më sipër në
Kosovë koncepti i emërtimit serb përfaqësonte konglomerat etnish, ku
kishte fare pak slavë serbë, ku s’do mend, shumicë absolute që mbizotëronte
ishte etnia arbanase e konfesionit ortodoks ose e krishterë
(ortodokso-katolike e muslimano laramane).
E pesëmbëdhjeta, së këtejmi nuk është aspak konstatim
tendencioz, kur thuhet se në Kosovë, pra në Serbinë e Vërtetë (të vjetër)
(term i Milojeviçit dhe nga statistika e viteve 1866-1873 e rishikuar, nga
shumica e banorëve në total nuk ishin jo vetëm serbë as sllavë, por as ortodoksë,
sepse mbi 80% ishin poturë e të tjerë, ishin shkipë shqipfolës,
të cilët Turqia i kishte poturëzua me fe e gjuhë shqipe dhe kështu me dhunë
“serbët”(e Serbisë së Vërtetë /Prave Srbije) i kishte bërë shkipë (shqiptarë)!!!!
Madje edhe ortodoksët jo vetëm që ishin shqipfolës po më
shumë i përkitnin ritit grek se atij pravosllavë, apo ruanin ndërlidhjen
ndaj Papës, po me kohë rritja pravosllave pati favore në shtetin
pravosllav serb.
E gjashtëmbëdhjeta, në të vërtetë, nuk di, në Pashallëkun
e Beogradit e gjithandej sa ka qenë e përhapur më parë propagandisht fjala serb,
por dihet se në këtë kohë, pas kryengritjeve, kjo propagandë e sforcoi kët term
për qellime politike që ishte në përputhje me kërkesat e rilindjes serbe, ngase
vendi ishte në kufi me Austrinë dhe së andejmi kishte mundësi për veprime të
tilla politike e të tjera dhe Austria me aneksimn Bosnjës
sugjeroi Serbinë që duhet të provojë zgjerimin e vet drejt Turqisë
ballkanike Rumelisë , drejt Kosovës, ku emri serb kishte pasu folenë, apo jo?
E shtatëmbëdhjeta, sido që të ketë qenë, që në fillim të
shekullit XIX me përvetësimin apo bartjen e fuqizimin e atributit serb
me konotacion të ri në Pashallëk, në të vërtetë u mboll dhe lindi ai sherri
i madh kundër shqiptarëve, me të cilët në vend që të bashkëpunonin serbët,
edhe pse kishin ofertë, ata me propagandë të organizuar mirë, dhe duke
manipuluar me fe e gjuhë liturgjike zyrtare, shrytëzuan rastin me bë asimilime
masive të ortodoksëve shqiptarë në kombësi serbe.
E tetëmbëdhjeta, fjala serb, u tha disa here, nuk
kishte nocion të një komuniteti, ajo përfaqësonte një konglomerat komunitetesh
e më së shumti edhe pse zona quhej Serbi, kishte iliro–dardano-arbanë, pra shqiptarë.
Le të kujtohet fakti që në dy Jugosllavitë, në të parën shqiptari banor i
Serbi-Jugosllavisë kralevinë, quhej serbin ose srbin muslimaske vere,
kurse në Jugosllavinë komuniste i shënohej me nënshtetësi serbe në
Serbi, maqedone në Maqedoni, malazez (crenogorac) në Mal të Zi
dhe jugoslloven në Jugosllavi. Dhe kudo në botë shqiptarët e
Jugosllavisë njiheshin si jugosllavë, apo jo?
E nëntëmbëdhjeta, është e vërtetë se me emrin serb e
Serbi, u manipulua nga fetarointelektualët e Serbisë djallëzisht, sepse,
meqë sllavoserbët nuk kishin histori tjetër pos ardhjes përtej Karpateve,
atëherë shpikën gënjeshtërisht se ishin stërnipër të nemanëve tribalë, fis
gjoja serboilir që gjithsesi i konsideronin të
serbo-sllavizuar, të cilët si të tillë përvetësuan emrin serb, dhe ky
ishte fati që serbosllavët e shekullit XIX gjetën gjyshërit e kombit tek tribalët (të cilët nuk ishin as serbë as
sllavë), por që në mesjetë kishin sunduar për një kohë Serbinë (Kosovë-Metohi),
Maqedoni e më gjerë. Kjo gjetje ishte me
sherr të madh e me pasoja për marrëniet serbo-shqiptare, gjithsesi në dëm të
shqiptarëve.
E njëzeta, si përfundim, serbët paten gabuar e po gabojnë
edhe më shujmë sot, pse nuk po e pranojnë realitetin që etnia serbe (srbska
srpstvo) u formua në simbiozë me iliroshqiptarët
vendas, fakt ky që po jep drit në hulumtimet e reja, sepse të dy popujt (Shqiptarët
komb me histori të lashtë dhe Serbët kombi ri
pa ndonjë histori të lashtë pos adhjes përtej Karpateve, kishin
inteeres të bashkëpunonin, ngase për një
kohë të gjatë kishin histori të përbashkët, por serbët në vend të shftytëzonin
rrugën e bashkëpunimit, dijen e punës së
përbasahkët dhe gjuhën e marrëveshjes
siç tregon vetë lidhshmëria e hershme që fakton edhe ndërtimin fjalë-termave
serb (*shërb) e slav(*shklav), zgjodhën rrugën e zhdukjes së
popullit shqiptar.
Së këtejmi, jo intelektualët armiq serbë, po studiues të
së vërtetë, të paanshëm nga pala serbe
me katarzën në shpirt e mendje t’i gjykojnë ato 40 projekt-
programe ndaj shqiptarëve, duke goditur edhe fajtorin historik, i cili tash e
200 vjet ka mohuar paskrupullisht deri historinë e përbashkët me shqiptarët dhe
ende po i mban të acaruara dhe në armiqësi marrëdhëniet serbo-shqiptare
kosovare e përgjithësisht.
Po cila është ajo histori e përbashkët dhe të veçantat e
mohuara nga elitat serbe? Durim lexues i nderuar! Një pjesë e përgjigjjes, në
dy pjesët vazhduese të këtij punimi.