Kulturë
Përparim Hysi: Dinjiteti i myzeqarëve në një roman
E merkure, 26.04.2023, 05:53 PM
Dinjiteti i MYZEQARËVE në një roman
Romani
"URTA e MUZAKËS" të NAUN KULES
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Kur
mbarova së lexuari romanin "URTA e MUZAKËS" të shkrimtarit NAUN KULE,
u binda me faktin se jo çdo e keqe vjen për keq. Pikërisht, gjatë një të keqeje
që sulmoi krejt globin, kur njerëzit mend humbën ekuilibrin dhe po i
nënshtroheshin një izolimi brutal(për shkak të covidit), por, pikërisht gjatë këtij izolimi, NAUN KULE shkruan një roman historik me shumë
vlera, E ka shkruar me një ndjenjë të
brendshme shpirtërore dhe aq e dukshme është kjo ndjesi e brendshme e autorit, sa
ti, si lexues, bindesh dhe bie dakord me
atë që ka thënë me kohë i madhi, NIKO KAZANZAQI :"Libri, para se ta shkruaj, është në zemrën time". Pa dyshim, kështu
ka ndodhur dhe me NAUN KULEN.
OSHO
RAJNESH(1931-1990) romanin historik e quan si një hendek midis trillimit e të
vërtetës dhe, pse është kështu dhe pse, brenda këtyre parametrave, krijohet një
raport shumë me interes për lexuesin.
Autori
ka udhëtuar"drejt visesh" dhe, përmjet imagjinatës.vjen e na i selit
mu para sysh. Para nesh.si lexues, kalojnë jo vetëm një galeri personazhesh, por
edhe ngjarje që, siç ndodh dhe në jetë:herë na gëzojnë dhe herë na lëndojnë.
Claud
Bernard thotë:"Romani historik i ngjan një
monumenti që bëhet më i dukshëm se të tjerët". Dhe në futesh, mandej,
në pyetje të tjera, pyetja më e saktë
është:- A ia vlen të bëhet objekt studimi? Unë i përgjigjem:-Po.
Kjo
"po" është imja, por, siç besoj e çdo lexuesi:-Ia vlen se ai përbën
një shembull të lavdisë nacionale. Veç tjerash, është shkruar në mënyrë
realiste dhe duket sikur autori"është ulur shesh" dhe komunikon me
lexuesit.Kur flitet për raportin autor-lexues, nuk ke pse hamendëson shumë: ka
një stil aq të thjeshtë dhe aq të qartë, sa mjafton të dish të lexosh dhe e sos
qetë-qetë që gjithë romanin. "Qartësia në stil, - thotë KARL POPER, -
është vlerë intelektule". Kjo
qartësi ia rrit vlerat autorit se nuk është nga ta lloj krijuesish që
si"moto" të tyre kanë shprehjen:-Unë kam borxh të shkruaj dhe në s'më
ndiqni a nuk më kuptoni, është puna juaj".Jo.NAUN KULES për punë stli i
rri për shtat thënia me vlerë e POETIT
të madh Amerikan, WOOLLT WITMAN që thotë:"Arti i artit, lavdia e shprehjes
dhe rrezëllimi i dritës së shkronjave, është thjeshtësia".
* *
*
"Të
shkruash, është bukur, - thotë CEZARE PAVEZE, - se bashon dy gëzime:flet me
veten, por dhe me të tjerët.
Pse
e vlerësoj këtë roman historik të NAUN KULES? Këtë e bëj për disa arsye:
Së
pari, se, siç thotë ROBERT HEINLEIN, -
Një brez që injoron historinë nuk ka as të kaluar dhe as të tashme.
Së
dyti, ky roman më bind me një fakt shumë
domethënës:me NAUN KULEN ka ndodhur
ajo që ndodh me shkrimtarë me vlerë, se, siç thotë NOBELISTi PATRIC
MODIAN:"Çdo shkrimtar është i lidhur me kohën kur ka jetuar, aq, sa ai, nuk
mund t'u shpëtojë asaj kohe, aq sa dhe ajërin e vetëm që thith, është ai që
quhet ajëri i kohës, të cilën ai e sjell në veprën e tij."
DOSTOJEVSKI
është edhe ca më i drejtpërdrejtë, kur thotë:"Por si mund të thuash se kam
jetuar, kur nuk ke një histori për të treguar?" DHe NAUN KULE para
DOSTOJEVSKIT e ka faqen të bardhë. SE jo vetëm një histori, por shumë histori.
Nuk është kozmopolit, por me ADN të fortë ATDHETARE dhe, në tërësinë e shkrimeve të tij, të duket Se LIBOFSHËN, ARDENICËN
dhe gjithë MYZEQENË e ka me vete:frymon e shkruan po me MYZEQENË.
Krijimi
është një sidurgji apo veprimtari mendore që nuk ndodhet në natyrë, por në
mendjen e krijuesit.Të menduarit është
një lloj të folurit me veteven, -thotë PLATO.SHkrimtari, NAUN KULE.me
penën e tij, në LETRAT SHQIP, si dhe në romanin "URTA E MUZAKËS" bën
atë lidhjen e ralitetit:me ç'ndodh apo ç'duhet të ndodhë.NAUN KULE (unë i njoh
pothuaj që të 18-librat që ka shkruar), më duket nga ajo "sindroma e
KAFKËS". KAFKA thotë:"Arti i të shkruarit ësht haraçi që i paguajmë
djallit".
* * *
Kur
bëj një sintezë të gjithë romanit"URTA E MUZAKËS", më duket sikur është"vëllai siamez"
i "Lumit të vdekur". Në gjykimin tim, pa bërë fare blasfemi për
vlerat e të pavdekshme të një mjeshtërie made in JAKOVA XOXA, por tek"URTA
E MUZAKËS" gjen një"larushi" ngjarjesh, sa gazmore, aq
tronditëse njëherësh. Nga koloriti myzeqar, nga vokopolari aq ngjitës i MYZEQESË, kandari im rëndon nga NAUN KULE. Të
ngjiten si me zamkë shprehje të folura vendçe dhe jovetëm kaq: sa me mbresa janë vargjet e këngëve
popullore.
Në
shterimin e kësaj sinteze, në gjykimin tim, në këtë roman gjen të gjithë ato që
ka thënë SOLOMONI:"ZOTI neverit, sytë mburravecë, gjuhën gënjeshtare;duarët e përgjakura;zemrën
që kurdis të keqen dhe këmbët që turren drejt së keqes.Dëshmitarin e rremë dhe
atë që fut grindjen". Lexojeni dhe
do t'i gjeni tek këta pesonazhë të romanit.
Siç
e shihni, kam theksuar se flitet për DINJITETIN MYZEQAR. E shkruaj me të madhe
këtë togfjalësh se MYZEQARËT jo vetëm e meritojnë, por të urtë dhe të dururar
si askush, janë aq dinjitozë, sa të
marrin gjak në vetull.Në roman, të tillë nuk janë veç burrat, por dhe gratë. Të
ruajtë ZOTI nga zemërimi i njeriut të
duruar. Të tillë janë NDINI, GJERGJi, KRISTO, Profi dhe..., por dhe gratë, si
URTA, MARIA, SHAQJA dhe, për më tej... mos shuajmë kuriozitetin e lexuesit.
NAUN
KULES vetëm urime dhe pena t'i bëhet plug!
Tiranë, 23 prill 2023