Kulturë
Resmi Osmani: Balona
E enjte, 20.04.2023, 07:18 PM
Balona
Fragment
nga romani “Me sytë e fëmijës”
Nga
Resmi Osmani
Aty
ku mbaronte lagjia jonë, niste kodra e Mbyetit,dhe ca te tjera, të buta e të
ulta, që të zëna dorë për dore
lartoheshin e madhoheshin duke ecur drejt lindjes, Tek-tuk me ca shkurre
drize, ferra e gjëmbaç, sheshe e çeltira që shërbenin si kullotë. Kodra
lartohej me një kulm të rrafshët, që quhej Bregu i Erës, ngaqë erërat aty
kishin shtëpinë e tyre dhe frynin ditë-natë, e pastaj zbriste tatëpjetë në një
prroskë ku niste kodra tjetër. Në të
zbritur, nga ana lindore Rridhte një burim me ujë të bollshëm, brisk I ftohtë.
Në atë breg, moshatarë të mitë, por edhe më të vegjël e më të mëdhenj, ngrinin
balonat dhe sanxhakët e zhvillohej një
garë e vërtetë se kush do të ngjitej më lart. Vendosa ta provoja. Jo të bëhesha
pjesë e e çetës së garës, por për qejf
tim, të synoja qiellin!
Duhej
ndërtuar balona. Bleva një tabak letre të kaltër në librari dhe një fletore
punëdore me ngjyra, një rodhan me penjë te çertexhinjtë, dhe një kallam nga
gardhi i xha Saqushit. Kallamin e çava, fijet i gdhenda e hollova që të ishin
sa më të lehta. Katër syresh i kryqëzova dhe i lidha në qëndër sa morën formën
e yllit,përbërë nga tetë trekëndësha që kulmonin në mes, i lidha me kujdes dhe forcova fundet me fill ku do të ngjitej
tabaku, për ngjitje bëra pak brumë të hollë. Pastaj përgatita bishtin larush me
letrat me ngyra, të gjatë që të mbante drejtpeshimin. Me tre penjë, që kishin
gjatësinë sa periferia në qëndër, sajova mekanizmin që do të mbante barazpeshën
dhe tendosjen nga era gjatë fluturimit. I sajova edhe dy krahë,një majtas e nje
djathtas, si krahë future me ngjyra. Marifete jo shaka! Balona doli e hatashme.
Sanua që po e ndiqte atë që po bëja, shqeu sytë dhe la mendjen kur i thashë se me këtë ballonë do
të ngitesha në qiell!
Vrapova
drejt Bregut të erës. Mbrrita. Bregu ishte i gjithi imi.
Kisha
një balonë, që e ndërtova me duart e mia, të bukur të lehtë që do të fluturonte
drejt qiellit.
Kisha
edhe erën, një fllad që frynte nga perëndimi dhe sillte freskinë e ujë rave të
detit.
Kisha
edhe qiellin, pa fund e anë. Të pastër si lot, të kaltër e tërë dritë sa më
lbyrte sytë.
Kisha
edhe diellin, mbret i qiellit e gjithësisë, që kur lindëte i jepte dritën e
gjallërinë botës mbarë dhe kur ikte sillte natën, me yje e hënë. Edhe ai rrinte
atje në kupë të qiellit, më shikonte dhe buzëqeshte me rreze drite
Isha
i pasur pa pasuri. Atë çast, e vetmja psuri, ishin dëshirat dhe imagjinata, se mund të ndodhte një mrekulli.
Fluturo
balonë!
Dola
në të kundërt të erës dhe mora turravrapin. E lëshova balonën, filli u tendos,
balona nisi fluturimin, bishti vallëzonte, krahët fërfërinin. Lëshova fill.
Balona ngjitej në lartësi. Dukej që më lart era frynte më fort dhe balona e
tendoste fillin. E shtiliksja fillin pak e nga pak për të shijuar ngjitjen në
lartësi drejt qiellit. Më në fund, filli I
rodhanit u shtill i gjithi. Atje lart, balona vallzonte në erë dhe dukej
më e vogël se sa ishte.
Më
lindi një dshirë e marrë, të fluturoja e të ngjitesha në qiell bashkë me të. Po
si t’ia bëja? Unë s’kisha krahë fluture, pëllumbi apo shqiponje. I krijuar për
të ecur, por jo për të fluturuar. Kujt t’i drejtohesha për ndihmë? Erës!
“Erë
moj erë, a më dëgjon?”
“Po”-
mërmëriti era me gjuhën e saj të fshehtë por që unë e kuptoja.- Ç’farë dëshiron
të më thuash?”
“Ndihmomë,
dua të bëhem si ti, të fluturoj, të ngjitem në qiell bashkë me balonën!”
Për
një çast era u zatet. Duket që pyetja i erdhi e papritur.
“Përse
do që ta bësh këtë?”Pyeti era e habitur.Ti je bërë për të ecur e jo për të
fluturuar!
“Është
ëndërra ime.Ta shoh botën nga lart, deri aty ku shkon shikimi, një botë ndryshe
nga ajo që shoh tani.
“Nuk
mund ta bëj, ne jemi të ndryshëm.Unë jam ajr, ti nga mish e eshtra. Unë jam pa
peshë, bërë për të fryrë e fluturuar, mbi tokë e në qiell, ti për të
ecur.Vogëlush, kuptohet që nuk na njeh. Ne jemi shumë motra.Jemi bija të
diellit, fryma e tij. I biem botës an e mbanë, i shohim të gjitha, i dimë të
gjitha edhe çfarë ke ti në zemrën tënde! Unë jam Zefiri, që flladit botën, kaq
është fuqia ime. Jemi
shumë
motra e me shumë emra. Ty mund të të vijë në ndihmë motra Tramundanë. Kur i
hipën zemërimi, ajo trazon detin, ngre shkulme e dallgë, mbyt anije, shkul nga
rrënja lisat madhështorë, shemb çatitë, godet me rrufe dhe pështyn me kokrra
breshëri. Ngre rërën nga shkretëtira dhe errëson qiellin. Ajo mund të të
ndihmojë.” Tha Zefiri dhe vijoi të fryjë lehtë- lehtë për qejf të tij.
“
Tramundanë, apo Furtunë, sido që të quhesh, ndihmomë të ngrihem në qiell, ashtu
siç po ngre zefiri balonën!”
Duket
më dëgjoi, se papritur, një shtjellë e vrullshme përdredhore ajri më mbështolli
të gjithin dhe si të isha pupël, më ngriti lart e me lart. U shkëputa nga toka
dhe se ndjeja peshën time, këmisha dhe pantallonat u frynë si tyollumbace.
Mbahesha me të dy duart pas fillit të balonës. Lart e më lart. O ç’mrekulli.
Qëndroja pezull me krahë hapur, pëndë i
lehtë dhe hapsira mu hap në të katër horizontet: shikimi rroku fusha, kodra,
male, pyje, rudina e ograja, lumenj e dete, fshatra e qytete dhe njerëz që
ngisnin rrugëve e dukeshin si të ishin
milingona. Isha i ngazëllyer e mrekulluar dhe vetiu nisa të recitoja
vargjet”O malet e Shqipërisë dhe ju o lisat e gjatë….” Teksa nga lartësitë,
jehonin tingujt e një muzike hyjnore që
shoqëronin recitimin tim……
Dëgjova
një zë: ”Ku shkon mor’i marrë, mos guxo të ngjitesh më lart!-Ishte dielli- se
rrezet e mia do t’a djegin balonën” Por se kisha veten në dorë, ngitesha e ngjitesha. Balona
mori flakë. Nisa të bija tatëpjetë. Klitha me sa zë kisha. Ishte llahtar,gjithçka
posht levizte me shpejtësi marramendëse,
po bija si gur dhe do të përplasesha në tokë e do të bëhesha copë e çikë ashtu
siç thyhet një enë qelqi. Ndjeva një dorë rreth belit. Ishte një njeri- zog, me
dy krahë të mëdhenj puplorë shqiponje në
supe. Flokë e mjekërgjatë krejt i thinjur. E pashë. Më erdhi goja. Ishte
ëngjëlli im mbrojtës, por gabohesha.Po të ishte ëngjëll do të ishte i ri dhe i
bukur.
”Kush
je ti, shpëtimtari im?”
“Ti
s’më njeh, por duhet të kesh dëgjuar për mua. Jam Dedali, babai i Ikarit.Unë
ndertova krahët. Ne bab e bir, guxuam dhe fluturuam.Kur u ndodhëm midis detit
dhe qiellit, edhe pse e porosita, djali nuk më dëgjoi, u ngjit lart e më lart që të arrinte diellin.
Por dielli, që s’le askënd ti afrohet, e shkriu dyllin me të cilin ishin
ngjitur puplat, krahët u shpupluan dhe im bir ra nga lartësit dhe u mbyt në
det. Që
atëhere,
Zeusi më mori në olimp, më bëri të pavdekshëm. Une rri e vëzhgoj gjithë ata që
duan të fluturojnë dhe u vi në ndihmë kur nuk ia dalin. Jam aty kur duhet.Të
fluturosh është ëndërra e gjithkujt, por vetëm një gjë e bën të pa arritshme,
frika nga dështimi. Por njerëzit kanë shpikur ata zogjtë e hekurt e fluturojnë
me ta. Megjithatë, guximtarët që duan të fluturojnë, nuk mungojnë. Ja edhe ti
kuturise ta bësh”-Tha këto dhe Dedali plak, flokë e mjekërbardhë, me krahë
shqiponje më uli ngadalë në sheshin e bregut të erërave dhe vetë u zhduk
fluturim si të ishte erë.
U
përmënda. Ishte një ëndërr me syhapur. Balona vallzonte atje lart në kaltërsi.
Por ah, filli u këput. Balona nisi të bënte kollotumba dhe lakadredhas po binte
në tokë. E ndoqa me sy.E shtyrë nga era, u rrëzua prapa kodrës, në prroskë.
Vrapova që ta merrja. Nuk mund ta humbisja. Më kishte bërë të ëndërroja, ta
shoh botën siç më pëlqen të jetë dhe , jo siç është në të vërtetë.